Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 12

Borxhi publik dhe deficiti

buxhetor ne Shqiperi...
Borxhi i qeverisë (i njohur edhe si borxh publik dhe borxh kombëtar) është borxh nga një
qeveri qendrore. Në kontrast, vjetor "Deficiti i qeverisë" i referohet diferencës midis
arkëtimeve dhe shpenzimeve qeveritare në një vit të vetëm, që është, rritja e borxhit mbi
një vit të caktuar. Qeveritë zakonisht marrin hua nga lëshimi i letrave me vlerë. Vendet më
pak të besueshëm për kredi ndonjëherë marrin hua drejtpërdrejt nga një organizatë
nderkombëtare (p.sh. Bankën Botërore) ose institucione financiare ndërkombëtare.
Ashtu si qeveria tërheq të ardhurat e saj nga shumica e popullsisë, borxhi i qeverisë është
një borxh indirekt ndaj taksapaguesve. Borxhi i qeverisë mund të kategorizohet si borxh i
brendshëm (borxh për huadhënësit brenda vendit) dhe borxh i jashtëm (borxh për
huadhënësit e huaj). Borxhit sovran zakonisht i referohet
borxhit të qeverisë që ka qenë i lëshuar në monedhë të huaj.
Një ndarje tjeter zakonshme e borxhit të qeverisë, është duke u bazuar ne kohëzgjatjen
deri në shlyerjen e tij. Borxhi afat-shkurtër në përgjithësi konsiderohet të jetë për një vit
ose më pak, afat të gjatë është për më shumë se dhjetë vjet. Borxhi afatmesëm eshte në
mes të këtyre dy kufijve.
Stoku i borxhit publik për 2010 (në fund të tremujorit të tretë) ishte rreth 715.5
miliardë lekë ose 58.5% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Nga ky total,
407.5 miliardë janë borxh i brendshëm (57%), dhe 308 miliardë janë borxh i
jashtëm (43%).

Sikurse mund të shihet nga grafiku, vihet re një rritje e qartë e peshës
së borxhit të jashtëm, kundrejt borxhit të brendshëm. Gjatë vitit 2010, u
emetua për herë të parë eurobond-i1 në
tregun e huaj të kapitaleve, me shumën 300 milionë Euro, me maturim
04/11/2015. Pagesa e interesit vjetor për këtë obligacion është 7.5%,
ose 22.5 milione Euro në vit. Të ardhurat nga eurobond-i u përdorën për
parapagimin e kredisë të vitit 2009, dhe për plotësimin e nevojave për
financimin e buxhetit.
Bazuar në të dhënat, rezulton se borxhi i
brendshëm nga viti 2008 është rritur me
vetëm 1.8%, ndërsa borxhi i jashtëm është
rritur me rreth 58%, duke demostruar qartë
strategjinë e shtetit shqiptar për sigurimin e
kapitaleve në tregjet e huaja.
Përsa i përket mbajtësve të borxhit të brendshëm, borxhi mbahet kryesisht nga sistemi
bankar. Më konkretisht mbajtësit e borxhit të brendshëm paraqiten sipas tabelës:

Ndërsa mbajtësit e borxhit të jashtëm paraqiten sipas kësaj tabele :

Mbajtësit kryesorë të borxhit të jashtëm janë institucionet shumëpalëshe


(IBRD2, EIB3, etj.) dhe kreditorët privatë (banka të huaja). Gjatë dy viteve të
fundit pesha e kreditorëve privatë ka ardhur në rritje nga 17.4% në 2008 në
27.4% në 2010.
Edhe pse emetimi i eurobond-it rrit diversifikimin e borxhit publik të Shqipërisë,
duke qënë eurobond (i emetuar në një monedhë të ndryshme nga monedha
vendase, dhe për shlyerjen e interesit dhe vetë borxhit kur të maturohet, është
i domosdoshëm këmbimi në monedhën Euro), ai si dhe rritja e peshës së borxhit
të jashtëm në përgjithësi, rrit rrezikun e kursit të këmbimit dhe koston e borxhit
nëse Euro (apo monedhat e tjera) forcohen kundrejt monedhës vendase Lek.
Sa është borxhi i Shqipërisë? Është i madh apo i vogël?  Ç’po ndodh më borxhin publik të
Shqipërisë, po rritet apo zvogëlohet?
Mund t’ju them se në periudhën e qeverisjes së opozitës së sotme borxhi ka qenë sigurisht shumë
më i lartë dhe ka pësuar një rënie nga viti në vit për të shkuar në 58 % në vitin e fundit të
qeverisjes së tyre. Është e vërtetë që gjatë viteve të para të qeverisjes së këtij koalicioni ne
mundësuam uljen e borxhit publik deri në nivelin 53.5 % të PBB-së, pra një zvogëlim me 4
pikëpërqindje brenda mandatit të parë. Është e vërtetë që borxhi publik në dy vitet e fundit të
presionit  të krizës ekonomike globale, në Shqipëri është rritur me 4 pikë %.
Nga ka ardhur kjo rritje e borxhit? Për cfarë është rritur ky borxh?
Dua të them së pari se rritja e borxhit publik në Shqipëri ka për faktor kryesorë rritjen e moderuar
dhe më të moderuar në rajon dhe në Europë, ka për bazë ngadalësimin e rritjes ekonomike, e cila
sic dihet,në vitin 2009 ishte 3. 3 % dhe për vitin 2010 është programuar dhe do të mundësohet
një rritje prej 4 %, rritje ekonomike e vendit.
Po cilët janë faktorët që kanë ndikuar në vlerë absolute?
Së pari është kursi i këmbimit, i cili nuk përbën një borxh real. Është një borxh i përllogaritur, një
borxh fiktiv në kuptimin e rivlerësimit të stokut të borxhit dhe që  influencon në nivel prej 1.5 %
të PBB-së.
Gjatë kësaj periudhe qeveria ka riskeduluar, ka rinjohur, ka diskutuar dhe ka marrë përsipër
borxhet e vjetra të regjimit komunist, vlera totale e të cilëve, e përfshirë në borxhin publik kap
një vlerë prej 12 miliard lekësh, që përbën afërsisht 1 % e PBB-së.
Së dyti, qeveria ka lëshuar garanci për borxhin e jashtëm në një vlerë prej 40 miliard lekësh,që
janë të marra nga kompanitë publike shqiptare të cilat tashmë llogariten si borxh i qeverisë, si
borxh i vendit. Janë kreditë e marra për linjat e interkonjuksionit të energjisë elektrike, kreditë
për ndërtimin e portit të Durrësit, kredia për ndërtimin e TEC-it të Vlorës apo kredi të tjera të
përmirësimit të infrastrukturës elektrike.Së treti,  qeveria ka njohur dhe ka përfshirë në borxh atë
që ju nuk e bëtë por e kishit detyrim ligjor, efektet e kursit të këmbimit që nga viti 1998 deri në
vitin 2005 nuk ka qenë njohur dhe  bëhet fjalë për një vlerë prej 20 miliard lekësh, që është
njohur dhe përfshirë në borxhin publik të vendit. Të gjitha këto sëbashku poërbëjnë 10 % të
PBB-së ose e përllogaritur në të njëjtat kushte në parametrat e krahasuara me vitin 2005 borxhi
public i vendit sot do të ishte vetëm 50 % e PBB-së.
Çfarë po ndodh me borxhet e vendeve të tjera?
Ju të gjithë e dini që vendet që përjetuan krizën e sistemit financiar, u detyruan të rrisin në
mënyrë të dukshme borxhet publike. Mjafton t’ju them se në vendet e BE-së borxhi public në
harkun e dy viteve të fundit, pa përfshirë 2010-ën pasi ende nuk mbyllur, është rritur me 22 % të
PBB-së. Grupi i G – 20-ës, që përbëjnë njëzet ekonominë më të zhvilluara në botë, në periudhën
e dy viteve të shkuara e kanë rritur borxhin me 40 pikë përqindje. Nga 80 % të PBB-së së këtyre
vendeve në 120 % të PBB-së të vendeve më të zhvilluara në Europës. Vendet e rajonit e kanë
rritur borxhin public në këtë periudhë nga 4 – 10 % sepse ka qenë rajoni më i paprekur
drejtpërdrejt nga kriza. 
Pse e përdorim këtë borxh. A është një borxh i mirë apo i keq? A është një borxh që
abuzon qeveria apo është një borxh që ndihmon zhvillimin e ekonomisë së vendit?
Argumentat për këtë cështjje do përpiqem t’i paraqes përmes vëllimit të investimeve publike
që janë zhvilluar respektivisht në dy periudha 2001-2004 dhe 2006-2009. Si dhe njëkohësisht
borxhin e marrë në këtë periudhë.

Në harkun kohor 2001 – 2004 gjithë investimet publike të bëra në vend kanë qenë gjithsej 151.1
miliardë lekë të ndara respektivisht si më poshtë:

Në vitin 2001 – janë 43 miliard lekë investime


Në vitin 2002 – janë 38 miliard lekë investime 
Në vitin 2003 - janë 32 miliard lekë investime 
Në vitin 2004 – janë 38 miliard lekë investime 

Gjatë kësaj periudhe qeveria ka marrë borxh në një masë prej 122 miliard lekësh ose ka bërë një
deficit prej 152 miliard lekësh. Kjo do të thotë se qeveria gjatë periudhës 2001-2004 ka marrë 1.1
miliard lekë borxh jo për investime por për të bërë të mundur shpenzimet operative  të qeverisë.
Ndërkohë gjatë periudhës 2006-2009, vëllimi i investimeve,pa përfshirë investimet e  akorduara
pushtetit vendor, janë 297.5 miliard lekë, kurse gjithë deficit i bërë në këtë periudhë është 203.8
miliardë lekë, ose borxhi i marrë në këtë periudhë 155.7 miliardë lekë. E krahasuar në këtë formë
del se investimet publike gjatë qeverisjes sonë janë financuar : 100 % huaja për të financuar
investimet publike, 155.70 miliardë lekë dhe jo vetëm kaq, por për të rritur vëllimin e
investimeve publike kemi përdorur 48.5 miliardë lekë të ardhura nga privatizimet dhe kemi
përdorur nga të ardhurat e krijuara nga vjelja e tatimeve dhe taksave shumën prej 95 miliard lekë.
Pra më shumë se 1/3  e investimeve publike janë kryer prej të ardhurave të krijuara nga mbledhja
e taksave. Kjo do të thotë se buxheti ka qenë në gjëndje qëtë mbulojë shpenzimet dhe të kryejë
investime  reale në favor të ekonomisë dhe qytetarëve. Kjo dëshmon faktin që borxhi publik në
Shqipëri mirëpërdorohet dhe investohet për t’u rikthyer direkt në ekonomi. Nuk merret borxh për
shpenzimet operative të qeverisë sic ka ndodhur gjatë qeverisjes tuaj. 

Sa i kushton ky borxh Shqipërisë? Sa rritet kostoja etj?


Në periudhën 2001
– 2004 borxhi publik i asaj kohe i ka kushtuar ekonomisë së vendit 4.07 lekë për
cdo 100 lekë të PBB-së.
Në periudhën 2006
– 2009, borxhi publik i ka kushtuar ekonomisë së vendit 2.87 lekë për cdo 100
lekë PBB-së. Një ulje gati 50 % e kostos në krahasim me periudhën tjetër të
qeverisjes. Kjo ulje e kostos sigurisht i dedikohet një tërësie elementësh që
kanë të bëjnë me borxhin tonë publik.    
A është borxhi publik i Shqipërisë i rrezikuar? A është i leverdisshëm për ekonominë dhe të
ardhmen e vendit? A është i sigurt?

Është borxh pa risk ose me risqe të limituara. Pse e themi këtë :


E para sepse 60 % e borxhit publik të Shqipërisë është borxh i brendshëm, që shërbehet në tregun
e brendshëm në lekë dhe që nuk shkakton asnjë implikacion perspektiv në qëndrueshmërinë
ekonomike të vendit. 40 % e borxhit është i jashtëm, dhe nga kjo shumë 90 % e tij është borxh
koncensionarë, kredi me afat 15 vjet mesatarja dhe me normë interesi 2 %. Kjo e bën borxhin
tonë të qëndrueshëm.Por borxhi ynë nuk ka risqe edhe për shkak të përmirësimittë administrimit.
Në vitin 2005, borxhi public i vendit, borxhi i brendshëm,shërbehej një herë në 194 ditë. Kjo do
të thotë që në harkun e një viti detyroheshin që të shisnin letra me vlerë në treg dy herë vëllimin e
borxhit.Pra do qarkullonin dy fishin e vëllimit të borxhit, do ta shisnin dhe do ta blinin. U
përmirësua administrimi, përmes një drejtorie të përgjithshme që merret me administrimin, sot
borxhi publik shëbehet 464 ditë, pra është gati një vit e gjysëm. KJo do të thotë se kemi rritur
instrumentet afatgjatë. Dhe jo vetëm i kemi dhënë qëndrueshmëri dhe ulje riskut, por kemi ulur
sic thashë më lart edhe koston e borxhit publik.
Qeveria në ikje ka shfrytëzuar të gjitha mundësitë e huamarrjes në tregun e brendshëm. Të
dhënat e fundit fiskale nga Ministria e Financave tregojnë se niveli i huamarrjes arriti për 7-
mujorin në vlerën 24,7 miliardë lekë, nga 22 miliardë lekë që ishte planifikuar për këtë
periudhë. Sipas shifrave kufiri i përcaktuar, për nivelin e borxhit është me 2.7 miliardë lekë
më shumë. Për gjithë vitin kufiri i huamarrjes së brendshme, i parashikuar në buxhetin e vitit
2013, është në vlerën 27.4 miliardë lekë, ndërkohë sipas përllogaritjeve, aktualisht kjo hua
është konsumuar në masën 88.3 për qind.

Borxhi publik ka prekur shifrën 63. 3 për qind të GDP-së. Për gjithë vitin kufiri i huamarrjes së brendshme, i
parashikuar në buxhetin e vitit 2013, është në vlerën 27.4 miliardë lekë, ndërkohë sipas përllogaritjeve, aktualisht
kjo hua është konsumuar në 89.3 për qind. Po të krahasohen shifrat me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar
rezulton një rritje e huasë prej 10.7 miliardë lekë. Kjo lidhet dhe me faktin se jemi në një vit zgjedhor dhe
investimet publike kanë njohur rritje të dukshme. Këto fonde kanë shkuar kryesisht për shlyerjen e kompanive qe
kanë kryer punë publike, por edhe për investime në projekte të reja.
Nga ana tjetër borxhi i jashtëm i ekonomisë shqiptare u rrit me rreth 5 për qind gjatë tre muajve të parë të vitit
2013. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të Marsit borxhi i jashtëm i vendit arriti vlerën e 5.33
miliardë eurove. Sipas të njëjtave të dhëna, borxhi i qeverisë ndaj subjekteve jorezidente arriti në 2.28 miliardë
euro, me një rritje 2.4 për qind ndaj fundit të vitit të kaluar.
Për periudhën janar- korrik 2013, mosrealizimet e të ardhurat në tatime dhe dogana tregojnë se mosrealizimet
janë të larta, jo vetëm ndaj planit, por edhe ndaj realizimit faktik të vitit 2012. Përkatësisht ato rezultojnë -7,6 për
qind dhe -2,2 për qind ose në madhësi absolute mosrealizimi është 132 milionë dollarë ndaj planit dhe 36 milionë
dollarë ndaj faktit të 2012, raporton Shekulli.
Të ardhurat buxhetore janë 6-7 miliardë lekë më pak se një vit me parë, borxhi ka arritur sipas Ministrisë së
Financave 871,8 miliardë lekë nga 828.2 miliardë lekë në fund të vitit 2012, deficitit buxhetor ka arritur 48.2
miliardë lekë, kur parashikimi vjetor është 48.9 miliardë lekë. Me të ardhurat nuk mbulohen shpenzimet korrente,
duke u shfaqur deficiti primar, kështu në fund të tremujorit të parë, raporti i borxhit publik ndaj PBB-së është
vlerësuar në 63.3 për qind duke kaluar kufirin e vendosur në ligjin buxhetor 62.6 për qind.
Faleminderit!

Punuan:
Ronalda Çela
Oliana Muça
Esmeralda Peca
Anisa Beqiri
Leonard Laska

You might also like