PREZENTIM - Mekanizmi Për Transport Vertikal Në Ndërtimtari

You might also like

Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 43

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

FAKULTETI I NDËRTIMTARISË DHE ARKITEKTURËS


KONSTRUKTIV

PUNIM HULUMTUES : Mekanizmi për transport vertikal në Ndërtimtari


Lënda : Teknologjia e ndërtimit të lartë

Punuan:
Profesori i Lëndës: Shkodran Shkodra Flamur Kastrati
Prof. Dr. Esat Gashi Landrit Thaçi Alban Bytyqi
Argtim Kastrati
PËRMBAJTJA

• Historiku i Vinçave
• Parimet Mekanike
• Llojet e Vinçave
• Rritja e efikasitetit të Vinçave
• Makinat e ngjashme
• Operatorët e Vinçave
• Fakte Interesante dhe kuriozitete rreth Vinçave
HISTORIK I SHKURTËR I VINÇAVE

• Vinçat e parë janë shpikur nga Grekët e Lashtë


- Përdoreshin për ngarkim-shkarkimin e mallit në porte detare.
•  Janë aktivizuar përmes Punës Mekanike
-  Nga Kafshët
-  Nga Njerëzit,
- Nga Peshat e rënda.
• Materialet me të cilët janë ndërtuar
këta vinça kanë qenë kryesisht
Druri dhe Çeliku
Vinçi i Grekëve të vjetër

Vinçi i Romakëve
Rota Magna - Francë rreth vitit 1225
HISTORIK I SHKURTËR I VINÇAVE

• Pas revolucionit indusrial,


Puna mekanike u zëvendësua nga motorët me avull
• U bënë zhvillime në shkencën e fluideve
Sistemet hidraulike u
mundësuan vinçave ngritjen
e ngarkesave më të mëdha

• Vinçi i parë hidraulik u shpik nga


William Armstrong në vitin 1845
KËRKESAT PËR MEKANIZMAT
PËR TRANSPORT VERTIKAL NË
NDËRTIMTARI

•  TË ARRIJ LARTËSI TË DËSHIRUESHME.


•  TË JETË SA MË I AUTOMATIZUAR.
•  TË MIRËMBAHEN LEHTË.

GJATË PUNËS SË TIJ.


•  TË MOS JETË I ZHURMSHËM

•  SHPEJTËSIA E MANOVRIMIT
PARIMET MEKANIKE

• Gjate projektimit te vinçave duhet ti kemi parasysh tri gjëra.

• SË PARI, VINÇI DUHET TË JETË NË GJENDJE QË TË NGRIS


NGARKESËN,
• SË DYTI, VINÇI NUK DUHET RRËZUAR DHE
• SË TRETI, VINÇI NUK DUHET TË KËPUTET.

Tek parimet mekanike të Vinçave rolin kryesor e ka


STABILITETI.
STABILITETI

• Për të pasur stabilitet, shuma e të gjitha momenteve


rreth qendrës së vinçit duhet të jetë e barabartë me
zero në mënyrë që vinçi të mos përmbyset.

• Në praktikë, ngarkesa e cila hiqet me anë të vinçit


është peshë më e vogël se sa ngarkesa e lejuar (për
të cilën është dimensionuar vinçi), duke siguruar
kështu një diferencë të sigurisë.
ANALIZA E ZHVENDOSJEVE DHE RROTULLIMEVE TË
VINÇIT
LLOJET E VINÇAVE

• Ka shumë lloje të ndryshme të vinçave të cilët përdoren në ndërtimtari, dhe të cilët bazohen në
transportin vertikal dhe horizontal në lartësi të ndryshme.
• Vinçi është një makinë e cila është e aftë për të bërë ngritjen, uljen dhe lëvizjen e materialeve
(barrave të ndryshme) të rënda me përdorimin e rrotullave dhe kabllove.
• Vinçat kryesisht ndahen në tri grupe kryesore:
1. VINÇAT MOBIL
2. VINÇAT E FIKSUAR
3. VINÇAT SPECIAL
VINÇAT MOBIL

• Lloji më i thjeshtë i vinçit mobil përbëhet nga një krah i vinqit i cili është i montuar në një
platformë të palëvizshme të një kamioni – qoftë ai lloj i kamionit i cili lëvizë në rrugë, hekurudhë
apo ujë.

Në grupin e Vinçave Mobil bëjnë pjesë:


1. KAMION-VINÇAT
2. VINÇAT ME KRAH NGA ANASH - SIDELIFTERS
• GJITHASHTU BËJNË PJESË EDHE:

• VINÇI I PËRGJITHSHËM
• VINÇI PËR TERRENE TË ASHPËRA
• VINÇI MERR DHE MBAJË (PICK AND CARRY)
• VINÇ- SI MBAJTËS KUVERTË (CARRY DECK)
VINÇAT MOBIL

• VINÇ-MBAJTËSI TELESKOPIK
• VINÇI ZVARRITËS - CRAWLER
• VINÇI HARBOR
VINÇAT MOBIL

• Vinçat HEKURUDHORË
• Vinçat LUNDRUES
• Vinçat AJRORË
VINÇAT E FIKSUAR

Nevoja për ngritjen e ngarkesave shumë të mëdha dhe për të arritur lartësitë më të
mëdha, karakterizojnë faktin se struktura kryesore e këtyre vinçave është statike
dhe nuk ndryshon gjatë periudhës së përdorimit.

Strukturat në thelb janë të fiksuara në një vend dhe trupi i këtyre vinçav përbëhet
nga shufrat të lidhura në mes veti duke formuar një lloj të sistemit kapriatë që e
mundëson vinçin e tillë të arrij lartësi shumë të mëdha dhe të kryej punë për
ngritje në ndërtimtari. Në këtë grup të vinçav bëjnë pjesë:

1. Vinçkullat
2. Vinçkullat vetë-montuese
3. Vinçkullat Teleskopike
4. Vinçkullat me kokë Çekani
VINÇKULLAT

• Vinçkullat janë forma më moderne e vinçave


që përdoren ditëve të sotme në ndërtimtari.
• Këta lloj vinçash për dallim nga vinçat mobil
janë të fiksuar në tokë për pllakën e betonit.
• Nganjëherë janë të bashkangjitur në pjesët
anësore të strukturave.
• Vinçkullat janë mekanizmat më të përdorur për
ngritje vertikale në ndërtimin e godinave dhe
objekteve të larta (psh. pendave,
termocentraleve, objekteve tjera të veçanta, etj).
KLASIFIKIMI I VINÇKULLAVE

Vinçkullat klasifikohen në dy grupe kryesore:

Vinçkullat Statike
(montohen jashtë objektit por që fiksohen në objekt mëpas,
Vinçkullat zvarritëse që zgjaten ashtu siq përparon objekti në drejtimin
horizontal

Vinçkullat Mobile – lëvizin mbi binarë, goma, zingjirë etj.


KOMPONENTËT KRYESORE TË VINÇIT

Komponentet kryesore të vinçkullave janë:


1. BAZA E VINÇIT – pjesa ku mbështetet vinçi.

2. PYRGU – pjesa vertikale e vinçit.

3. KRAHU I VINÇIT – pjesa horizontale e vinçit.

4. KABINA OPERATIVE E VINÇIT – kabina e cila dirigjon vinçin.

5. KURORA E VINÇIT – pjesa më e lartë e vinçit.


KOMPONENTËT SPECIFIKE TË VINÇIT
• 13.Siguruesi i pozitës së vinçit
• 1.Pragjet • 14.Pyrgu
• 2.Binarët • 15.Kabina e operatorit te vinqit
• 3.Rrotat • 16.Koka e pyrgut
• 4.Platforma • 17.Krahu i vinçit
• 5.Mbështetësi • 18.Litari për rregullimin e krahut
• 6.Mbështetësi i lëvizshëm • 19.Pajisja për barazimin e litarëve
• 7.Shtëpiza e lëvizshme • 20.Mbajtësi i krahut
• 8.Hapësira për kundërpesha • 21.Litari që tërhiqet
• 9.Frenat • 22.Mbajtësi i litarit të tërhequr
• 10.Siguresa për mbingarkesë • 23.Çikërku për ngarkesë
• 11.Siguresa me ndërprerës • 24.Mbështetesi i krahut
• 12.Ndërprerësi i mbrendshëm • 25.Siguresa e litarit që tërhiqet
NDËRTIMI DHE MONTIMI I VINÇKULLAVE TË FIKSUARA

• Së pari përgatitet themeli i


vinçkullës, në të cilin themel
vendosen ankerët, dhe duhet të
presim deri sa të ngurtësohet
betoni.
• Pastaj përmes auto-vinçave
bëhet montimi i elementeve të
pyrgut të vinçkullës, deri sa të
arrihet lartësia e nevojshme.
MONTIMI I VINÇAVE
VENDOSJA E KABINËS OPERATIVE
VENDOSJA E KRAHUT DHE KURORËS SË
VINÇKULLËS
DEMONTIMI I VINÇKULLAVE

• Demontimi i vinçkullave
nganjëherë është proces më
kompleks se sa vet montimi i
vinçkullës.
• Vinçkullat demontohen ashtu
edhe siq montohen d.m.th
pjesë pjesë duke filluar nga
kurora e deri në themele ku
më pas baza e vinçkullës
çmontohet nga pllaka e
betonit
VENDOSJA E ÇIKRIKUT DHE LITARIT
KARAKTERISTIKAT E VINÇKULLAVE

• Vinçkullat janë komponente shumë e rëndësishme e ndërtimit, në ditët e sotme


nuk mund të parashikohet një ndërtim i lartë pa vinçkullë.
• Gjatë ndërtimit të një objekti mund të vendosen edhe 4 Vinçkulla, por me kusht që
gjatë rrotullimit të tyre të mos kenë kontakt ndërmjet vete, sepse mund të shkaktojnë
fatalitet (në njerëz por edhe në objekt).
• Vinçkullat si komponente të ndërtimit qëndrojnë në kantier deri sa të përfundon i
gjithë ndërtimi i godinës.
• Lartësia e vinçkullës mund të rritet ose zvogëlohet duke shtuar ose hequr elemente
të pyrgut.
VINÇAT SPECIAL

• Vinçat special ndahen në:

1. Vinçat Portal
2. Vinçkullat vetë-montues
3. Vinçkulla Teleskopike
VINÇAT SPECIAL

1. VINÇI ME KOKË ÇEKANI


2. VINÇI I NIVELIZUAR (LUFFING)
3. VINÇI KURVETË
4. VINÇI ME LEVË
5. VINÇI NGARKUES
6. VINÇI KARIKUES
RRITJA E EFIKASITETIT TË VINÇAVE

• Një nga gabimet më të zakonshme në vendet e ndërtimit është përdorimi i shumë vinçave. Shpesh
herë, për të përfunduar një projekt, menaxherët kanë tendencë të mbështeten në drejtim të vinçave
më shumë në teorinë se kjo do të mundësojë që projekti të përfundojë më shpejt. Duke përdorur
këtë teori në shumë raste ju jeni në të vërtetë duke kufizuar sasinë e punueshmërisë që çdo vinç
është në gjendje të kryejë, dhe në kthim duke kufizuar sasinë e ngritësve që është në gjendje të
kryejë.
• Në këto raste kemi gjetur se vinçat zakonisht punojnë vetëm me efikasitetin 30% deri në 50%. Kjo
është shumë joefikase dhe rrit koston e projektit për shkak të kostos së vinçave, plus punën e
nevojshme për ngritjen, servisimin, operimin dhe çmontimin e vinçave gjatë shtrirjes së projektit.
Një vend ndërtimi duhet të jetë i projektuar për të pasur një efikasitet pune të vinçkullave deri në
80%. Kjo lejon çdo vinç të ketë gamë të plotë lëvizjeje gjatë gjithë kohës, duke punuar në rreze
maksimale të saj pa ndërhyrje nga vinça të tjerë të pozicionuar shumë afër në vend.
IMPLEMENTIMI I VINÇKULLAVE

• Efikasiteti i vinçave operues të vinçkullës është shumë i


rëndësishëm për të ulur kostot e projektit dhe planifikimin.
Megjithatë, planet e ngritjes shpesh nuk menaxhohen siç duhet
sepse planet e ngritjes së vinçkullave kryesisht zbatohen bazuar
në listat e përditshme të punës të mbajtura nga operatorët e
vinçkullave. Përveç kësaj, pavarësisht nga fakti që shpenzimet e
larta mujore të qirasë për vinçkullat ndikojnë ndjeshëm në kostot
e projektit dhe planifikimin, studimet e operacioneve të
vinçkullave në projektet e ndryshme janë kryer rrallë. Në këtë
drejtim, për të siguruar referencë për analizat bazë për të
përmirësuar efikasitetin e vinçkullave, ky studim ka matur kohën
e operimit dhe heqjen e ngarkesave të vinçave të kullave për tri
ditë në strukturën e betonit që përbën më të mirën pjesë të
shpenzimeve të projektit.
EFIKASITETI I PUNËS PËR VINÇKULLA

• Shumica e hulumtimeve mbi planin e ngritjes së vinçkullave janë bazuar


në përzgjedhjen e pajisjeve dhe vendndodhjes optimale dhe planeve të
instalimit të vinçkullave. Në mënyrë që të vlerësohet koha efikase e
operimit për punën ekzistuese të ngritjes së vinçkullave, ekspertët
përcaktuan faktorët që nuk u konsideruan në vlerësimin e kohës për
operacionet ekzistuese të ngritjes. Bazuar në këto rezultate, për të
parashikuar kohën e ngritjes, është përdorur një analizë e shumëfishtë e
regresionit për kohën e ngritjes së nevojshme për operacionin e
vinçkullave. Përveç kësaj, ekspertët duke përdorur teknologjinë GPS,
kryen një analizë mbi kushtet e operimit të vinçkullave të kërkuara për
ndërtimin dhe kohën e kaluar për heqjen e punës. Megjithatë, nuk janë
kryer studime mbi mënyrat e ndërtimit të vinçkullave në mënyrë efikase
në ndërtim. Në këtë drejtim, të dhënat e mbledhura nga vendi i këtij
studimi mund të përdoren si të dhëna bazë për analizën e efikasitetit të
vinçkullave në projektet e ndryshme të objekteve shumë katëshe.
STUDIMI I RASTEVE PËR
EFIKASITETIN E VINÇKULLAVE

• Ky studim mund të kryhet me matjen dhe analizimin e


videoklipeve të operacioneve të vinçkullave të marra nga
një vend lokal i një projekti për tre ditë apo edhe më shumë.
Në këtë studim, të dhënat grumbullohen nga një njësi e
vinçkullës e cila kryen të gjitha punët e parapara brenda një
orari të punës. Sipas listave të përditshme të punës paraqiten
operacionet e kryera gjatë tri ditëve ku përfshihen bartjen e
ngarkesave, etj. Kështu, koha e ngritjes së matur në këtë
studim është koha e kaluar e vinqkullës për të cilën më pas
mund të përcaktojmë efektin praktik të saj.
AFTËSIA MBAJTËSE E VINÇAVE DHE SHPEJTËSIA E
NGRITJES SË PESHAVE

• Aftësia mbajtëse e Vinçave duhet të jetë e vështruar në dy mënyra:


1. Momenti që lind në krahun e Vinçit nga pesha e ngarkesës dhe vinçi të jetë stabil në të
gjitha fazat e lëvizjes në cfarëdo kushte të punës (era, bora, shiu etj.)
2. Aftësia mbajtëse maksimale që mund të bart një vinç me paisjet e veta (cikërku, koka
lëvizëse, litarët etj).

Pesha kN kNm Lartësia (m) Krahu (m)

E Vogël 0-20 deri 300 20-30 15-25

E Mesme 30-50 deri 600 30-50 20-45

E Madhe >50 deri 1000 >50 >50


AFTËSIA MBAJTËSE E VINÇKULLAVE
DHE SHPEJTËSIA E NGRITJES SË
PESHAVE

• Vinçat me aftësi mbajtëse të vogël shfrytëzohen për bartjen e ngarkesave të lehta (zakonisht deri në 10 Kn) dhe për
objekte të vogla, si për bartjen e pahive, armaturës, betonit etj. Vinqat me aftësi bartëse të mesme më së shumti përdoren
për ndërtimin skeletor, montazh dhe gjysmë-montazh me elemente të lehta. Vinqat me aftësi bartëse të mëdha
shfrytëzohen për ndërtimin e objekteve të larta afariste në ndërtimtari, për objekte tjera inxhinierike si dhe për objekte
montazh me pesha shumë të mëdha që nevojiten në objekte siq janë ashensorët, kaldaja etj. Ashtu edhe sic u cekë edhe
më herët ka shumë prodhues të ndryshëm në botë të vinqave që prodhojnë vinqa të llojeve dhe madhësive të ndryshme
dhe secili prej tyre jep katalloget e prodhimeve të veta që ndryshe me një emër njifen edhe si specifikacionet teknike të
Vinqkullave.
AFTËSIA MBAJTËSE E VINÇKULLAVE
DHE SHPEJTËSIA E NGRITJES SË
PESHAVE

• Shpejtësia e lëvizjes së disa pjesëve të vinqave janë veti shumë e rëndësishme e këtyre
paisjeve për arsye të efikasitetit të punës së Vinqit.

• Shpejtësia e ngritjes së cikërkut


• Shpejtësia e rrotullimit të pyrgut
• Shpejtësia e lëvizjes së krahut
• Shpejtësia e ngritjes së ngarkesës nga pesha e ngarkesës
OPERATORËT E VINQAVE

• Operatorët e vinçave janë punëtorë të kualifikuar të cilët dirixhojnë punën e vinçit.


FAKTE INTERESANTE DHE KURIOZITETE RRETH VINQAVE

Kjo makinë mori emrin "vinç", sepse ajo ngjan, në formë dhe
strukturë, zog i njohur me këmbë të gjata dhe me qafë të gjatë
që ka të njëjtin emër - Crane. Këto zogj janë më të mëdhenj
kur krahasohen me zogjtë e tjerë dhe jetojnë në çdo kontinent
përveç Antarktikut dhe Amerikës së Jugut. Ata janë gjithashtu
zogjtë më të lartë fluturues që jetojnë në botë.

Njerëzit, që nga kohët e lashta, kanë


përdorur lloje të ndryshme makinash
ose pajisje për të ngritur ngarkesa ose
materiale shumë të rënda. I
ashtuquajturi "shaduf" ishte një nga
llojet më të hershme të një vinçi.
Shaduf u përdor më shumë se 4000
vjet më parë në Egjiptin e lashtë për
të lëvizur ujin. Shaduf është
përdorur ende sot në disa zona rurale
në Indi dhe Egjipt.
DEMET NGA SHKATRRIMI I VINÇAVE

• Ne shtator te 2015, nje vinç humbi stabilitetin dhe u rrëzua në Mekë, si pasoje e ererave te
forta, duke shkaktuar 111 persona të vrarë, dhe qindra të plagosur.
INCIDENTI NË MEKË, 2015

• Ky incident na mëson neve si inxhinierë të ardhshëm, se vinçat duhet të


dimensionohen në mënyrë më rigoroze sa I përket ndikimeve nga era.
FAKTE INTERESANTE DHE
KURIOZITETE RRETH VINQAVE

• Në shekullin e 19-të, kur motorët e avullit u shpikën, njerëzit dhe kafshët nuk u përdorën më si një
forcë për të vinçav. Vitet e hershme të shekullit të 20-të futën motorët me djegie të brendshme, dhe
këta motorë zëvendësuan motorët me avull në vinça. Gjithashtu, çeliku u bë material kryesor nga të
cilat u ndërtuan vinçat.
• Prishtina tani, tani per tani eshte vendi me me se shumti vinqa te montuar ne Ballkan.
LITERATURA

• Gashi E. – Teknologjia e Ndërtimit të ulët, Prishtinë 2016


• Rodiqi I. – Menaxhimi i ndërtimit, Prishtinë 2004
• Rodiqi I. – Organizimi dhe Teknologjia e Ndërtimit, Prishtinë 1993
• https://theconstructor.org/construction/types-of-cranes-used-in-construction/12384/
• http://www.seminarsonly.com/Civil_Engineering/Civil_engineering_seminar_topics.php
• http://norman-spencer.com/assets/files/programs/cranes/Types_of_Cranes.pdf
• http://www.cxl.de/source/baustoffkunde-arbeit.pdf
• https://en.wikipedia.org/wiki/Crane_(machine)
• http://www.morrow.com/crane101
• http://www.terex.com/cranes/en/cs/groups/webcontent/@web/@cra/documents/web_content/ucm02_058725.pdf
• http://www.craneblogger.com/crane-resource-library/how-are-tower-cranes-built/
• http://www.iaarc.org/publications/fulltext/P1-2.pdf
• http://www.terex.com/cranes/en/products/towercranes/selferectingtowercranes/index.htm
FALEMINDERIT

You might also like