Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 7

DITA,NATA DHE STINËT E VITIT

HYRJE
Jetojmë në planetin Tokë, i vetmi planet në të cilin ekziston
jeta.
Mendimet e hershme të njezve kanë qenë të tillë që kanë
menduar se Toka është e palëvizshme dhe se gjithçka
rrotullohet rreth saj. Mirëpo me kalimin e viteve mendjet e
ndritura arritën në përfundim që në fakt është Toka ajo që
lëviz. Edhe atë kryen lëvizje edhe rreth vetes edhe rreth
Diellit.
ROTACIONI
 Rotacion quajmë lëvizjen e Tokës rreth boshtit të vet
imagjinar, bosht ky që kalon nëpër polin e veriut,
qendrën e Tokës dhe polin e jugut.
 Rotacionin Toka e realizon nga perëndimi drejt lindjes
brenda 24 h ( 23 h 56’ 4’’).
Pasojat e rotacionit janë:
 Ndërrimi i ditës dhe natës – kur njëra anë ballfaqohet
me Diellin ajo anë themi se është gjatë ditës kurse ana
tjetër në natë dhe anasjelltas.
 Lëvizja e imagjinuar e Diellit – në mëngjes e shohim në
lindje, në mesditë e shohim në zenit dhe në muzg e
shohim në perëndim. Mirëpo realisht jemi ne që lëvizim
nga perëndimi në lindje prandaj Diellin e vëzhgojmë si të
tillë.
REVOLUCIONI
 Revolucioni paraqet lëvizjen e Tokës rreth Diellit që e realizon
brenda një viti duke përshkuar rrugën në formë elipsoide që
njihet si orbitë.
 Pasojë e revolucionit janë stinët e vitit. Madje pretendimi më i
shpeshtë dhe më i gabuari është që vera është stina më e
nxehtë e vitit sepse Toka është më afër Diellit.
 Por kjo nuk është arsyeja, arsyeja se përse ne i përjetojmë
stinët e vitit është boshti i Tokës është i anuar ndaj rrafshit të
orbitës së Tokës. Derisa Toka rrotullohet rreth Diellit, drejtimi i
boshtit ngelet i fiksuar, ajo çka ndryshon është këndi i rrezeve
të Diellit që bien në Tokë.
 Kur Dielli gjendet më lartë në qiell këndi është më i madh dhe
supozohet që kjo ndodh gjatë verës dhe kjo ditë quhet ditë e
zgjatur ( fillon me 21 qërshor), kurse kur rrezet e Diellit bien
nën kënd më të vogël atëherë fillon dimri dhe ajo ditë quhet
ditë e shkurtër ( fillone me 22 dhjetor).
A KANË DITË, NATË, STINË PLANETËT TJERË?

Përgjigja është po. Megjithatë duke patur parasysh që disa


planetë rrotullohen më shpejtë dhe disa më ngadalë
kohzgjatja e ditës dhe natës ndryshon shumë kurse sa i
përket stinëve disa planetë kanë nga 2 stinë e disa të tjerë
vetëm nga një.

You might also like