Download as ppt, pdf, or txt
Download as ppt, pdf, or txt
You are on page 1of 19

LENDA : EDUKIM FIZIK, SPORTE

DHE SHENDET
MESUES DHE TRAINER: MAJLINDA LEKA
(GONXHE)

1
(Material për mësues, studentë dhe nxënës të rritur)
Majlinda Leka

NJOHURITE DO NA NDIHMOJNE TE MENAXHOJME


MARDHENIET E SHUMFISHTA NE JETE

 Të dashur kolegë STRESI DHE STRESORËT që e


shkaktojnë atë, janë të pranishëm çdo ditë në jetën tonë.
Jo vetëm të rriturit por edhe fëmijët në mosha të
ndryshme, jetojnë strese të ndryshme. Nxënësit përballen
me një sërë stresesh që lidhen: me vlerësimet në shkollë,
provimet, presionet në shtëpi, konfliktet me miqtë etj.
 Shkaqe të ndryshme gjatë rritjes së individit, si dhe
faktorët psiko-socialë, si ankthi, fobitë, ndryshimet e
humorit dhe përjetimet emocionale ndikojnë në cilësinë
e jetës. Ka disa faktorë individualë dhe kolektivë që
dëmtojnë jetën e shëndetshme.
 Njohuritë rreth kësaj teme do na ndihmojnë në
mardhëniet me veten, kolegët, familjarët dhe nxënësit 2
tanë.
Majlinda Leka

ÇFARE ESHTE STRESI?

 STRESI është mënyra si reagon trupi


dhe mendja jonë ndaj stimujve të
jashtëm fizikë, mendorë dhe
emocionalë. Stresi zhvillohet në
situata të ndryshme pozitive dhe
negative.
 Për pasojë kemi stres pozitiv (kur keni
një festë, ditëlindje, udhëtim familjar,
një ndeshje të sapofituar, takim me një
partner etj.) dhe
stres negativ (kur përfshiheni në situata
konfliktuale, dhunë familjare, humbje
të personave të dashur, provime, 3
ndarje nga partneri etj.).
Majlinda Leka

STRESI ËSHTË MBROJTJA NATYRALE E


TRUPIT KUNDËR RREZIKUT.

 Nën efektin e stresit trupi prodhon hormone dhe e përgatit


organizmin për të shmangur ose për të përballuar rrezikun.
 Kjo njihet si mekanizmi “lufto ose fluturo (humbet kontaktin
me realitetin)”. Kur ballafaqohemi me një sfidë, një pjesë e
përgjigjes së trupit tonë është fizike. Trupi aktivizon burime të
brendshme për të na mbrojtur nga rreziku imediat, duke na
përgatitur për të qëndruar dhe për të luftuar, ose për t’u larguar
sa më shpejt që të jetë e mundur.
 Trupi prodhon sasi më të mëdha të kimikateve kortizol,
adrenalinë dhe noradrenalinë. Këto shkaktojnë një rritje të
ritmit të zemrës, gatishmëri më të lartë të muskujve, djersitje
dhe vigjilencë. Të gjithë këta faktorë përmirësojnë aftësinë për
t’iu përgjigjur një situate të rrezikshme ose sfiduese. 4
Majlinda Leka

KUSH QUHEN STRESORE?

 Faktorët e mjedisit që shkaktojnë reagim quhen stresorë


(burim stresi). Këtu përfshihen: zhurmat, sjellja agresive e
personave që na rrethojnë, ardhja e një makine me shpejtësi,
momente të frikshme në filma, apo situata të ngjashme.
 Sa më shumë stres që përjetojmë, aq më shumë reagojmë duke
nxitur mekanizmat tanë mbrojtës. Psh.
 Kur jemi para një aktiviteti sportiv të rëndësishëm, nga stresi i
tepërt mund të kemi 2 anët e medaljes. Nga njëra anë na nxit
të japim maksimumin dhe arrijmë rezultate të larta, por nga
ana tjetër mund të kemi ulje të funksioneve fizike dhe
fiziologjike që çojnë në humbje të garës.

5
ÇFARË NDODH GJATË Majlinda Leka

STRESIT?

 Stresi kryesisht: rrit presionin e gjakut dhe ritmin e pulsit,


frymëmarrja bëhet më e shpejtë, sistemi i tretjes ngadalësohet,
zvogëlohet aktiviteti imun, muskujt bëhen të tensionuar dhe
fillojnë çrregullimet e gjumit dhe humorit.
 Stresi ngadalëson funksionet normale trupore, siç janë
sistemet e tretjes dhe imunitetit. Ai shkakton dhimbje stomaku
dhe të gjitha energjitë mund të përqendrohen në frymëmarrje
të shpejtë, rritje e tensionit të gjakut, rritje e vigjilencës dhe
reagim i shpejtë i muskujve.
 Mënyra sesi reagojmë ndaj një situate të vështirë ndikon në
përjetimin e nivelit të stresit duke përdorur më me efikasitet
mekanizmat mbrojtës. Stresorët prekin individët në mënyra të
ndryshme. 6
Majlinda Leka

SHKAQET E STRESIT
 Ne jemi unik dhe, për këtë arsye, reagojmë ndryshe ndaj
situatave stresuese. Ajo që është stresuese për një person,
mund të mos jetë e tillë për një tjetër.
 Shkaqet madhore që gjenerojnë stres janë: konflikti,

presioni dhe frustacioni, dhuna, vetëvlerësimi i ulët etj.


Ngjarjet e përbashkëta të jetës si i rritur që mund të
shkaktojnë stres përfshijnë: çështjet e shkollës ose punës;
mungesa e kohës ose e parave; humbja e një të afërmi;
problemet familjare; sëmundjet; ndryshimi i shtëpisë apo
qytetit; marrëdhëniet; martesa apo divorci.
7
Majlinda Leka

STRES

 Stresi shkaktohet edhe nga: humbja e një ndeshjeje;


qëndrimi në trafik të rënduar ose frika nga një aksident;
frika se nuk do të kesh sukses në garë apo ndeshje; frika
nga krimi apo problemet me fqinjët, shtatzënia dhe
prindërimi, humbja e shtatzënisë, zhurmat e tepruara,
mbipopullimi dhe ndotja, pasiguria ose pritja e një
rezultati të rëndësishëm.
 Ka edhe raste kur nuk ka ndonjë shkak të
identifikueshëm si stresor. Disa njerëz përjetojnë stres të
vazhdueshëm pas një ngjarjeje traumatike, të tilla si një
aksident ose një lloj abuzimi.
 Kjo njihet si çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD). 8
Majlinda Leka

LLOJET E STRESIT
 Janë tre lloje stresi të njohur, të cilët kërkojnë nivel të
ndryshëm menaxhimi.
 1. Stresi akut. Ky lloj i stresit është afatshkurtër dhe është
mënyra më e zakonshme në të cilën përjetohet stresi. Stresi
akut shpesh shkaktohet nga të menduarit rreth presioneve të
ngjarjeve që kanë ndodhur së fundmi, ose kërkesave në të
ardhmen e afërt.
 Psh.nëse nx. kohët e fundit është përfshirë në një debat me
shokët e skuadrës apo trajnerin, apo mësuesin, që ka
shkaktuar mërzitje, mund të ndjejnë stresin akut. Ky lloj stresi
do të zvogëlohet ose largohet sapo debati të zgjidhet.
 Efektet afatshkurtra përfshijnë dhimbje koke dhe stomaku, si
9
dhe shqetësim të vazhdueshëm.
Majlinda Leka

STRES AKUT EPISODIK


 Një person me shumë angazhime dhe organizim të dobët
mund të gjejë veten duke shfaqur simptoma episodike të
stresit. Këto përfshijnë një tendencë për të qenë nervoz
dhe të tensionuar.
 Individët, të cilët shqetësohen shumë në mënyrë
konstante, mund të gjejnë veten përballë këtij
lloji të stresit.
o Ky lloj i stresit mund të çojë gjithashtu në presionin e

lartë të gjakut dhe sëmundjet e zemrës.


o Kanë ndodhur raste të vdekjes së lojtarëve në fushën e

lojës si pasojë e një ngarkese të lartë emocionale.


10
Majlinda Leka

STRESI KRONIK
 Ky është lloji më i dëmshëm i stresit dhe zgjat për një
periudhë më të gjatë.
 Varfëria e vazhdueshme, një familje jofunksionale, ose
dështime apo mosarritje të njëpasnjëshme mund të
shkaktojnë stres kronik. Kjo ndodh kur një person nuk
sheh një rrugë shpëtimi nga shkaku i stresit dhe ndalon
së kërkuari një zgjidhje.
 Njerëzit me stres kronik kanë të ngjarë të kenë një krizë
përfundimtare, e cila mund të çojë në veprime vetë
dëmtuese, veprime të dhunshme ndaj të tjerëve, atak në
zemër dhe goditje në tru.
11
IDENTIFIKIMI I STRESIT, EFEKTET
FIZIKE E EMOCIONALE TË TIJ Majlinda Leka

 Identifikimi i stresit mund të bëhet nga vetë personi që e


mbart atë pasi ndjen simptomat emocionale e fizike, por
edhe nga bashkëmoshatarët dhe mësuesit, të cilët mund
të shohin ndryshime në sjellje, reagime të forta
emocionale gjatë komunikimit në mjedis shkollor.
 Efektet fizike të stresit përfshijnë: djersitje, dhimbje në
shpinë ose gjoks, dhimbje ose spazma muskulore,
këputje, dhimbje koke, sëmundje të zemrës, presion të
lartë të gjakut, imunitet i ulët kundër sëmundjeve,
dhimbje muskulore, tronditje nervore, mpirje, vështirësi
për të fjetur dhe qëndruar në gjumë, stomak të trazuar.
12
Majlinda Leka

 Efektet emocionale përfshijnë: zemërim, ankth, lodhje


nervore, çështjet e përqendrimit, depresion, një ndjenjë
pasigurie, harresë, nervozizëm, ngrënie e thonjve,
shqetësim, trishtim.
 Sjelljet e lidhura me stresin përfshijnë: nevoja e
pakontrolluar për ushqim (të hahet shumë ose shumë
pak), shpërthime të papritura të zemërimit, abuzim me
drogën dhe alkoolin, konsum i lartë i duhanit, mbyllja
sociale, qarje të shpeshta, probleme në marrëdhëniet
ndërpersonale.

13
TEKNIKAT PËR SHMANGIEN E
EFEKTEVE TË STRESIT Majlinda Leka

 1. Aktiviteti fizik dhe sporti.


 Studimet kanë treguar se stërvitja mund të përmirësojë
gjendjen mendore dhe fizike të një personi. Përveç
lirimit të endorfinës në tru, aktiviteti fizik ndihmon në
relaksimin e muskujve dhe lehtësimin e tensionit në trup.
Veprimtaritë rekreative janë ideale për uljen e nivelit të
stresit.
 2. Meditimi, masazhi dhe joga.

 Ato mund të ndihmojnë për të menaxhuar situatën.


Teknikat e frymëmarrjes dhe relaksimit mund të
reduktojnë shqetësimin dhe ndihmojnë të relaksoheni.
14
Majlinda Leka

 3. Reduktimi i marrjes së alkoolit, drogës dhe


kafeinës.
 Këto substanca konsumohen nga individi i stresuar me
qëllim reduktimin e shqetësimeve, por ndërkohë ato japin
efekt të kundërt në organizëm. Ato krijojnë varësi edhe
pasi situata stresuese ka përfunduar dhe mund të bëhen
shkak për sëmundje të tjera.
 4. Ushqimi.
 Një dietë e shëndetshme dhe e ekuilibruar me shumë
fruta dhe perime ndihmon në ruajtjen e sistemit imunitar
në kohë stresi. Ushqyerja e varfër në “fast food” apo me
ushqime frigoriferike dhe pije energjike do të shtojë
simptomat e stresit dhe shkaktojë probleme shëndetësore.

15
Majlinda Leka

 5. Vendosja e prioriteteve. Këshilloni nx. se:


 Duhet organizuar lista e detyrave, për të parë se çfarë është më
e rëndësishmja. Të fokusohen tek ajo që kanë arritur në fund
të ditës, në vend të asaj që kishin vënë objektiv. Me rëndësi
është të jenë të bindur që po bëjnë progres.
 6. Menaxhimi i kohës.
 Marrja e kohës së duhur çdo ditë, për veten. Duhet organizuar
jeta dhe aktiviteti, për t’u çlodhur dhe për të ndjekur interesat.
 Zotërimi i aftësisë së menaxhimit të kohës do lejojë vendosjen
e një ekuilibër të shëndetshëm në punë dhe në jetë. Duke e
menaxhuar kohën, mund të zvogëlohen shenjat e para të
stresit, si nervozizmi i vazhdueshëm, lodhja kronike,
vështirësia në përqendrim dhe harresa.

16
Majlinda Leka

 7. Ndarja e shqetësimit me të tjerët.


 Duke folur me familjen, miqtë, nx. me mësuesit, rreth
mendimeve dhe shqetësimeve, do lehtësoheni dhe mund të
kuptoni se nuk jeni “i vetmi/ e vetmja” që i përjetoni në një
mënyrë apo një tjetër problemet sidomos të kësaj moshe.
 8. Pranoni shqetësimet.
 Evidentimi i simptomave të stresit te vetja është hapi i parë
për të ndërmarrë veprimet e duhura. Ata që përjetojnë stresin e
punës ose të shkollës, për shkak të orëve të gjata apo
ngarkesës mësimore, mund të kenë nevojë të “bëjnë një hap
prapa”. Është koha të bëni një bilanc të arritjeve. Nëse ky
bilanc është pozitiv, jeni në rrugën e duhur.

17
Majlinda Leka

 9. Identifikoni elementët që ju japin pozitivitet.


 Shumica e njerëzve zhvillojnë disa veprimtari që i ndihmojnë
të relaksohen, të tilla si veprimtari rekreative (leximi i një
libri, dëgjimi i muzikës ose kalimi i kohës me një mik apo me
një kafshë shtëpiake etj.), palestra, ecja, sportet.
 10. Krijimi i grupit mbështetës. Psh.
aderimi i nx.në ekipe sportive brenda shkollës dhe jashtë saj.
Miqësitë që krijohen dhe zhvillohen në këto aktivitete sportive
janë mbështetje në rastet kur nx. kanë shqetësime apo
problematika.
Ndani shqetësimin me ta dhe mirëprisni dhe jepni këshilla. Një
mjek, një psikolog ose punonjës social i shkollës shpesh mund
të ndihmojë, p.sh. përmes trajnimit për menaxhimin e stresit
me kurse zhvillimi personal ose seanca individuale dhe në
grup.

18
Majlinda Leka
P.S.
 Mësuesit nuk mund t'i largojnë të gjithë këta stresorë,
por ata mund të ndihmojnë në krijimin e një mjedisi të
sigurt në klasë, të rehatshëm e të qetë, duke minimizuar
stresin dhe favorizuar mësimnxënien.
 Të gjitha lëndët, por sidomos mësuesit e edukimit fizik
kanë mundësinë e realizimit të krijimit të një atmosfere
të këndëshme në klasë. Tashmë kjo lëndë ka si qëllim
argëtimin dhe edukimin e lëvizjeve dhe të cilësive
nëpërmjet lojës. Implementimi i metodave të reja do ti
jepte kësaj lënde vlefshmëri të madhe. SUKSESE!!!

19

You might also like