Fceddea7 Eab1 42a3 A2bb Aca27fffc552

You might also like

Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 23

TREGJET DHE

INSTITUCIONET FINANCIARE

(Pjesa hyrese)

Prof. Florije Miftari, Tregjet dhe institucionet financiare


Çka paraqet sistemi financiar?
 Sistemi financiar- pëfshinë tërësinë e
tregjeve financiare, ndërrmjetësve
financiarë, shërbimeve dhe instrumenteve
financiare të përcaktuara nga autoritetet
monetare dhe financiare, që mundësojnë
fluktuimin e përhershëm dhe të
njëhershëm, pa kufizim kohe, vëllimi dhe
hapsire, të financave (fondeve) të familjeve
me financat e bizneseve dhe financat
publike.
Struktura e sistemit financiar
 Në aspekt të aktiviteteve financiare, në
sistemin financiar janë të përfshirë edhe
nënsistemet si:
◦ Sistemi monetaro-kreditor
◦ Sistemi bankar
◦ Sistemi i tregjeve financiare
◦ Sistemi financiar jobankar (sigurimet financiare)
◦ Sistemi financiar afarist
◦ Sistemi fiskal
Pse duhet te kemi njohuri për funksionimin e
tregjeve dhe institucioneve financiare?
 Paramendoni se në lajme ndëgjoni se Banka Qendrore ka
rritur normat e interesit per 0.5 pike.

 Si do reflektohet kjo në normat e interesit për blerjen p.sh. Të


një automobili me kredi?...

 Do të thotë kjo se ju në të ardhmen më lehtë mundë të


siguroni një shtëpi?...

 Do jetë më lehtë apo më vështirë për të gjetur një punë, etj.?...

A do të mundet atëherë më lehtë të arrihet deri tek mjetet


financiare të nevojshme?...
Studimi i menyrës së funksionimit të tregjeve dhe institucioneve
financiare na mundeson që te japim pergjigje këtyre pyetjeve

 Tregjet dhe instituconet financiare nuk kanë ndikim vetëm në jetën e


përditshme te individit, por përfshijnë rrjedhat e mëdha të fondeve në
ekonomi me ç’rast ndikojnë në profitet e bizneseve.

 Nëpërmjet tyre qarkullojnë shuma të mëdha dhe në këtë mënyrë


ndikojnë në flukset monetare te ekonomisë botërore. Alokimi dhe
plasimi I parave në mënyrë kthyese ndikojnë në prodhim, në fitim nga
afarizmi dhe në mirëqenien ekonomike te shtetit.

 Se çka ndodh në tregjet dhe institucionet financiare është çështje


shumë e rëndësishme për politikanët, madje mundë të kenë ndikim
edhe në zgjedhjet. Për këtë arsye ato janë edhe çështje me rëndësi
politike.

 Secili shtet që ka për qëllim inkuadrimin në rrjedha botërore, synon


që këto tregje sa më shumë ti zhvillojë, për faktin që pikërisht tregjet
janë në mënyrë të drejtpërdrejtë përgjegjëse për invesime dhe për
zhvillim dhe rritje afatgjate të sistemit ekonomik.
Rrjedha dhe transferi i fondeve
Rrjedhat e kursimeve dhe investimeve

Institucionet
depozitare

Institucionet
jodepozitare
Pjesëmarrësit e sistemit financiar
 Personat fizikë
 Ndërmarrjet
 Institucionet shtetërore, etj.
 Institucionet financiare
◦ Institucionet bankare
◦ Institucionet jobankare (kompanitë e sigurimeve,
fondet pensionale, fondet investuese, etj.
 Tregjet financiare
◦ Tregu i parave
◦ Tregu i kapitalit
 Instrumentet financiare
FUNKSIONE TË SISTEMIT FINANCIARE
 Rialokim i mjeteve- nga agjentet suficitar kah agjentët deficitar.

 Funksioni i kursimit-mekanizëm i mobilizimit të kursimit, kursimi transferohet në


investim.

 Funksioni mbrojtjes së pasurisë- instrumentet financiare paraqesin një mënyrë të


përshtatshme për rruajtje të vlerës së kursimeve.

 Funksioni i likuiditetit- për pasurinë e investuar në instrumentet financiare, tregjet


financiare mundësojnë shëndrimin e këtyre instrumenteve në para.

 Funksioni kreditor- tregjet financiare ofrojnë kredi për financim të konsumit dhe
investimeve.

 Funksion pagesor- mekanizëm për realizimin e pagesave për mallra dhe shërbime
(llogaritë rrjedhëse, kartelet kreditore, etj.)

 Mbrojtje nga risqet- me shitjen e polisave të sigurimit , ofrohet mbrojtje prej


risqeve që kanë të bëjnë me shëndetin, jetën, pronën dhe pasurinë.

 Funksion të politikës ekonomike- tregjet dhe institucionet financiare paraqesin


kanalin kryesor nëpërmjet të cilit shteti e realizën politikën e tij, duke tentuar të
stabilizoj ekonominë dhe të shmang inflacionin.
TREGJET FINANCIARE
 Tregu financiar definiohet edhe si vend dhe hapsirë e organizuar
në të cilin ofrohen dhe kërkohen mjetet e lira financiare dhe në
bazë të ofertës dhe kërkesës formohet niveli i çmimit të atyre
mjeteve.

 Tregu financiar paraqet një formë të organizuar të transferit të


fondeve mes subjekteve ekonomike suficitare dhe subjekteve
ekonomike me fonde financiare deficitare.

 Tregu financiar (tregu i fletëobligacioneve dhe i aksioneve) janë të


rëndësishëm në promovimin e një efikasiteti më të mirë ekonomik
duke kanalizuar fondet nga personat që nuk kanë ndojë përdorim
produktiv të mjeteve kah ato të që kanë ide dhe projekte investive.
 Funksionimi i mirë i tregjeve është faktor kyç i
rritjes ekonomike, kurse organizimi i dobët i
tregjeve financiare janë një nga shkaqet që
shumica e vendeve në botë ngelin në varfëri të
skajshme.

 Aktivitetet në tregun financiar poashtu kanë një


ndikim të drejtpërdrejtë në pasurinë e
individëve, në sjelljen e bizneseve dhe
konsumatorëve, dhe në performancat
ekonomike.
 Tregu financiar është treg specifik pasiqë në
te tregtohet mall specifik (para, kapital, letra
me vlerë, valuta dhe deviza) në mënyrë dhe
kushte specifike.

 Pse?
◦ Pasiqë punët në tregun financiar duhet të realizohen sipas
procedurave të caktuara dhe në kohë të caktuar.

◦ Aktivitetet e tregut financiar janë objek i kontrollës së disa


organeve dhe institucioneve specifike.

◦ Në tregun financiar mundë të marrin pjesë vetëm anëtarë


të tregut.

◦ Secili anëtar i tregut ka llogarinë e tij në të cilën ka një sasi


të caktur parash për realizim të pagesave dhe arkëtimeve
që kanë të bëjnë me shitblerjen.

◦ Aktivitetet ndërmjetësuese në tregun financiar mundë ti


realizojnë vetëm persona të autorizuar: dilerët, brokerët,
etj.
Klasifikimi kryesor i tregjeve
financiare
 Sipas afatit të maturimit:
 Tregu i parave (Money Market)

Tregu i kapitalit (Stock Market)
 Sipas organizimit
 Tregu primar
 Tregu sekundar
 Sipas llojit të instrumenteve financiare
 Instrumente te borxhit dhe të pronësisë
 Tregu devizor
INSTITUCIONET FINANCIARE
 Funksion kryesor i institucioneve financiare
është akumulimi i mjeteve financiare dhe
plasimi i tyre në formë të krediteve dhe
realizimi i shërbimeve të ndryshme financiare.

 Janë ndërmarrje fitimprurëse, profiti i të cilave


rrjedh nga përcaktimi i kamatës së
huamarrësve që është me e madhe nga
kamata që u paguhet depozituesve të mjeteve
(huadhënësve).
 Institucione financiare më të rëndësishme
janë:

◦ Institucione depozitare- bankat afariste,


komerciale, hipotekare, univerzale etj.

◦ Institucione kursimore kontraktuale -Kompanite e


sigurimeve, fondet pensionale, etj.

◦ Ndërmjetësit investues -korparatat financiare,


fondet investive, etj.
 Ndërmjetësit financiar janë burim më i
rëndësishëm i financimit të korparatave se sa
tregjet financiare.

 Pse?....

 Për tu përgjigjur është e nevojshme që të


kuptojmë rolin e:

◦ Kostos së transaksionit
◦ Shpërndarjes së riskut
◦ Informimit asimetrik
Institucione jobankare (Jodepozitare)
më të rëndësishme janë:
 Kompanitë e sigurimeve
 Fondet pensionale
 Fondet investive
 Organizata të tjera të specializuara
jobankare (ndërmarrje aksionare- holding,
të cilat kanë institucione të veta financiare
për realizim të transaksioneve në para,
deviza e kapital, etj.
Roli i sistemit financiar në zhvillimin
ekonomik
 Sitemi financiar siguron shërbime të nevojshme për
ekonominë moderne si p.sh:

◦ Orienton (drejton) fondet nga huadhënsit (kreditorët) kah


huamarrsit.

◦ Krijon likuiditet dhe para.

◦ Siguron mekanizëm pagesor.

◦ Sistemi financiar siguron mjete për pagesë me çrast


reduktohen shpenzimet e shitblerjes, duke specijalizuar në
këte mënyrë prodhimin.

◦ Siguron shërbime financiare si ato të sigurimeve dhe


pensioneve.
Roli i sistemit financiar në zhvillimin
ekonomik
 Mobilizim të kursimit financiar, duke siguruar të
ardhura (kamatë) atraktive, likuditet të lartë dhe
nivel të ulët risku.

 Alokim të resurseve në projekte më të mira.-


egzistimi i llojeve të ndryshme të intermedierëve
financiar nxit konkurencën.

 Konkurenca me e madhe ndikon në zgjedhejn e


projekteve më të mira, financimi i të cilave rrit
profitabilitetin e investimit.
PRA..........
 Sistemi financir është katalizatori,
laboratori, ku zhvillimet ekonomike marrin
trajtën apo formën e duhur.

 Niveli i zhvillimit dhe rolit të sistemit


financiar mbi ekonominë përcakton fazën
në të cilën ndodhet zhvillimi ekonomik i
një vendi.

 Sipas rolit që luan sistemi financiar në


ekonomi, dallohen tre faza të zhvillimit
ekonomik:
edhe ate:
 Faza empirike që karakterizohet me sistem financiar
të pazhvilluar, kjo fazë i përket ekonomisë natyrale,
qarkullimit të dobët të kapitalit dhe rentës që
rezulton me ritme të ulta të rritjes dhe të zhvillimit.
Një ekonomi ndodhet në fazën empirike, kur sistemi
financiar dominohet nga ekonomia e cashit.

 Faza e ekonomisë së kredisë, karakterizohet me


zhvillim të institucioneve dhe ndërmjetësimit
financiar dhe të kredisë (bankave). Me
ndërmjetësimin e bankave sistemi financiar bëhet më
aktiv duke transferuar mjetet dhe fondet nga
subjekte suficitare kah ato deficitare, me çrast
përshpejtohet zhvillimi ekonomik dhe të arrdhurat
kombëtare.
 Faza e tregjeve financiare. Në këtë fazë
mbisundojnë paratë e padukshme (elektronike),
nëdërsa titujt dhe kapitalet transferohen pa
njohur kufijë kombëtar, sasior apo kohor.

Në këtë fazë, sistemi financiar është më i zhvilluar


dhe ka pamjen e një tërësie të pafundme lidhjesh,
transaksionesh, marrëdhëniesh dhe këmbimesh
në flukse financiare dhe parash, të operacioneve
dhe të institucioneve të një vendi që formojnë një
seri transaksionesh.

Sa më I zhvilluar të jetë sistemi ekonomik aq më


i rëndësishëm është roli i sistemit financiar në të .

You might also like