Teoria e Praktika e Edukimit Ne Distance

You might also like

Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 22

Teoria e praktika e edukimit ne distance

Permbajtja

1. Hyrje
2. Pamje e pergjithshme e edukimit ne distance sot.
a) Koncepti e edukimit ne distance.
b) Evolucioni i edukimit ne distance.
c) Edukimi ne distance dhe mesimi i hapur.
d) Menyrat e mesimdhenies dhe te mesuarit te edukimit ne
distance.
e) Potenciali i edukimit ne distance. 
3. Permbajtja e edukimit ne distance
a) Pyetjet thelbesore ne lidhje me edukimin mesimdhenien
dhe te mesuarit.
b) Hapja e rruges per mesimdhenien dhe te mesuarit
Pamje e pergjithshme e edukimit ne distance sot.

• Hyrje
Zakonisht studentet mesojne ne menyre individuale.
Ata nuk i perkasin nje grupi apo klase megjithate ka
shume perjashtime nga ky rregull. Universitetet
ndonjehere me disa grupe studentesh perdorin metodat
e edukimit ne distance dhe me disa grupe te tjere
perdorin metodat tradicionale te mesimdhenies duke u
quajtur organizata dy-metodeshe per mesimdhenien.
Edhe Universitetet qe perdorin vetem nje metode te
mesimdhenies ne mjaft raste perpiqen ti mbajne
studentet ne grupe duke vendosur rregulla te ndryshme.
Pamje e pergjithshme e edukimit ne distance sot.

• Koncepti i edukimit ne distance.


Koncepti i edukimit ne distance perfshin komunikimin jo te
vazhdueshem mes organizates dhe studenteve. Ky komunikim eshte
i dy llojeve:
– Lloji i pare ose trafiku i njeaneshem perfshin materialet e
parapergatitura te kursit te cilat dergohen nga organizata
mbeshtetese dhe i bejne studente te bashkeveprojne me
tekstet. Ky mund te pershkryhet si nje komunikim i stimuluar.
– Lloji i dyte ose trafiku i dyaneshem perfshin komunikimn real
mes studenteve dhe organizates mbeshtetese.
Pamje e pergjithshme e edukimit ne distance sot.

- Edukimi ne distance do te perkufizohej si perfshires i


formave te ndryshme te studimit te te gjitha niveleve te
cilat nuk jane nen kontrollin e menjehershem dhe te
vazhdueshem te tutoreve sic mund te ishin ne klasat e
mesimit por perfitojne nga planifikimi, udhezimi dhe
mesimdhenia e organizates mbeshtetese.
- Te tjere kane shkuar me tej ne perkufizimet
pershkruese te edukimit ne distance duke perfshire
rolin e mundeshem te oreve suplementare te
mesimdhenies te drejtperdrejte (ne klasa) dhe aspektet
organizative dhe administrative ( Keegan, 1980a).
Pamje e pergjithshme e edukimit ne distance sot.

• Evolucioni i edukimit ne distance

– Referenca ne lidhje me edukimin me korespondence na shfaqen qe ne vitet


1720, ndersa ne vitin 1830 kemi qartesisht edukim me korespondence
( Battenberg 1971).

– Qe prej viteve 1970 edukimi ne distance eshte emertimi qe gradualisht eshte


adaptuar ne UK dhe Irlande, ne Ameriken e Veriut, Australi, Zelanden e re
pjese te tjera te botes anglishtfolese. Megjithate ishte themelimi i Universitetit
te Hapur ne mbreterine e Bashkuar 1970 nje shenoi themelimin e nje epoke te
re
Pamje e pergjithshme e edukimit ne distance sot.

• Edukimi ne distance dhe mesimi i hapur


- Mbiemri i “ Hapur” perdoret shpesh ne lidhje me Edukimin ne
Distance padyshim per shkak te ndikimit te fuqishem te Universitetit
te Hapur Britanik dhe organizatave te tjera te mesimdhenies ne
distance. I “ Hapur” ne origjine i referohet aksesit dhe shmangies se
disa kufizimeve. Ne vetvete nuk ka te beje me edukimin ne distance,
sic ben te qarte Dewal:
ndersa edukimi ne distance i referohet kryesisht menyres se
shpendarjes, edukimi i hapur u referohet ndryshimeve strukturore. Nje
institucion i edukimit ne distance mund gjithashtu te jete nje
institucion i hapur por jo domosdoshmerisht. Edukimi i hapur u
referohet ndryshimeve strukturore per ta bere nje institucion te
hapur: i hapur ne lidhje me vendin, kohen, permbajtjes se te mesuarit
menyren e te mesuarit etj. Nje intitucion i te mesuarit ne distance
mundet gjithashtu te jete i mbyllur. ( Dewal 1986. 8)
Pamje e pergjithshme e edukimit ne distance sot.

– Perkundrejt ketyre qe thame vihet ne dyshim


ndihmesa qe na jep perdorimi i termit mesim i
hapur. Do te ishte me mire po te vinim re dallimet
qe bene Dewal dhe Foks. Por ndoshta paqartesia e
tij e ben ate te pranuashem ne perdorimin e
perditeshim. Mesueset te cilet e shohin edukimin
ne distance si nje term te ndaluar mund ta
zevendesojne ate me mesimin e hapur.
Pamje e pergjithshme e edukimit ne distance sot.

• Menyrat e te mesuarit dhe mesimdhenies ne Edukimin ne


Distance.

Mesimdhenia dhe te mesuarit ne Edukimin ne Distance bazohen ne dy


elemente perberes qe pershkruajne: nje kurs te parapergatitur dhe nje
komunikim jo te afert midis studenteve dhe organizates mbeshtetese me tutoret
dhe keshilltaret.
- Kurset e parapergatitura jane ndertuar qe te pervetesohen vete nga nxenesit.
Ato mund te jene te printuara dhe zakonisht te shoqeruara me nje material
audio. Disa here programe radioje ose televizori, video te regjistruara,
dokumenta hypertext etj.
- Roli i elementit te dyte perberes, komunikimit jo te afert ndermjet
tutorit(udheheqesit, drejtuesit te kursit) dhe nxenesit nepermjet letrave te
shkruara, telefonit, internetit ose mjeteve te tjera qe ndryshojne ne Edukimin ne
Distance.
Pamje e pergjithshme e edukimit ne distance sot.

• Dy trajtime te ndryshme mund te permendim


si me kryesoret per organizatat e edukimit ne
distance.
– Ato quhen sistemet e Edukimit ne Distance te
shkalles se madhe(British Open University,
FernUniversitat ne Gjermani etj) dhe
– sistemet e Edukimit ne Distance te shkalles se
vogel(Universiteti i New England ne Australi).
Pamje e pergjithshme e edukimit ne distance sot.

Kjo eshte shprehur nga shume autore midis te cileve, Charles A.


Wedemeyer(1981), nje perfaqesues i denje i studimeve te pavarura
Amerikane, ne nje liste ne qe mund te konsiderohet si permbledhje e
deklaratave te qellimit me te cilat mund te identifikohen shume
edukatore te mesimit ne distance, por edhe shume mesues qe perdorin
teknologjine ne mesimdhenie:

– Instruksionet duhet te jene te vlefshme kudo ku ka studente, edhe nqs eshte nje
student i vetem dhe pavaresisht ka apo jo mesues.
– Instruksionet duhet ti vene rendesi te madhe te mesuarit mbi studentet.
– Sistemi i instruksioneve duhet ta liroje pegagogun nga detyrat e kujdestarit
keshtu qe nje pjese me e madhe e kohes do ti kushtohet realisht detyrave te
mesimdhenies.
– Sistemi i instruksioneve duhet tu ofroje nxenesve me shume mundesi zgjedhje
per sa ju perket lendeve, metodologjive, formateve etj.
Pamje e pergjithshme e edukimit ne distance sot.

– Sistemi i instruksioneve duhet te perdore sipas mundesive te gjitha mediat


dhe metodet qe kane provuar efikasitet ne procesin e mesimdhenies.
– Sistemi i instruksioneve duhet te kombinoje mediat dhe metodat ne menyre
qe cdo lende ose teme brenda lendes te mesohet ne menyre efektive.
– Mediat e ndryshem ose teknologjia e perdorur duhet te riforcojne njera-
tjetren dhe strukturen e lendes dhe planin e mesimit.
– Sistemi i instruksioneve duhet te ruaje dhe te permiresoje mundesine e
pershtatjes me ndryshimet midis nxenesve te ndryshem dhe gjithashtu edhe
midis mesuesve.
– Sistemi i instruksioneve duhet te vleresoje arritjet e nxenesit jo duke u nisur
nga barrierat qe mund te ngrihen ne lidhje me vendin ku studenti meson,
ritmin me te cilin ai meson ose metoden me te cilen ai meson por duke
vleresuar ne menyre sa me direkte arritjen e qellimeve te mesimit.
– Sistemi i instruksioneve duhet te lejoje nxenesit te fillojne, ndalojne dhe te
mesojne ne vendet perkatese te mesimit.
Pamje e pergjithshme e edukimit ne distance sot.

Potenciali i Edukimit ne Distance:


Eksperienca ka treguar sidoqofte se nuk eshte e
nevojshme te perjashtohen lende nga aplikimi i tyre ne
sistemin e mesimit ne distance. Edhe disa lende ne lidhje e
kirurgjine dhe mjekesine jane provuar te jene te sukseseshem
ne edukimin ne distance. Puna me edukimin ne distance bere
nga Center for Medical Education ne Dundee, Skoci deshmon
per kete.
Pamje e pergjithshme e edukimit ne distance sot.

• Me poshte po tregojme disa role qe sipas (Ljosa, 1992a)


edukimi ne distance duhet te mbushe, per shembull:
o balancimi i pabarazive midis moshave ne grupe, ofrimi i nje
mundesie te dyte per shkollim dhe perditesim,
o zhvillimi i fushateve te medha per informacion dhe edukim,
ofrimi i edukimit ne fushat e “reja”, trajnimi i shpejte dhe eficent i
grupeve te cilesuar si “ key target”duke mos harruar grupet e tjere
te lene “menjane”,
o rritjen e hapesires gjeografike te mesimit, ndihma per studentet
qe te perballojne jo vetem shkollen por edhe jeten familjare ose
punen,
o krijimi i mundesive per krijimine e aftesive te shumfishtave dhe
ofrimi i studimeve per studente te nacionaliteteve te ndryshme.
Permbajtja e edukimit ne distance

• Pyetjet baze ne lidhje me edukimin, mesimdhenien dhe te mesuarin.

– Cdo perpjekje edukative ka nje qellim. Mesimdhenia dhe te mesuarit ne


distance, si cdo menyre tjeter e mesimdhenies dhe te mesuarit mund te
servire perfundime te ndryshme. Nuk ka shume sens qe ne baze te qellimit te
ndajme edukimin e vertete nga trajnimi i nje aftesie te caktuar ( Wedemeyer
1981).
– Nxenie( te mesuarit ) nenkupton me shume se perfitimi i njohurive, per
shembull, te nxjerresh kuptime nga prezantime te komplikuara dhe te
interpretosh fenomene dhe rrethana; nxenia eshte procesi i transforminit te
eksperiences ne njohuri, aftesi, sjellje, vlere, arsye dhe emocion Jarvis (1993).
Permbajtja e edukimit ne distance

Konsiderimi i te nxenit si fitimi i nje aftesie per tju pergjigjur


korrect disa pyetjeve ( shkalla e pare) eshte nje perqasje
primitive Perry (1970). Ketij vleresimi i largohen edhe
studentet e rendomte ne Universitete sepse duke studiuar e
kuptojne se ne shume raste nuk ka gjithmone nje zgjidhje ose
pergjigje qe te jete absolutisht e vertete. Ky relativizem
(shkalla 2) perfaqesojne eksperience te rendesishme ne baze
te se ciles studenti mund te arrije konkluzione dhe te marre
pozicionet e tij (shkalla 3).

Ky studim me tre shkallet e te kuptuarit dhe zbatim i te mesuarit duhet te jete nje
pike referimi per mesuesit e edukimit ne distance.
Permbajtja e edukimit ne distance

• Mesimdhenia shpesh eshte konsideruar si nje transferuese


e njohurive nga ene ne enen tjeter (Fox 1983). Ky
kendveshtrim konsiderohet si shume i ceket dhe autori i
siperpermendur ka identifikuar edhe disa paraqitje te te
mesuarit:
– ka nje teori qe e trajton mesimdhenien si nje proces e modelimit ose
gdhendies se studenteve sipas nje forme te paracaktuar. Ka nje teori
tjeter qe e trajton nje lende si nje territor qe duhet eksploruar me
kodra qe duhet te ngjitesh per te permiresuar pamjen... dhe me
mesuesin si nje shok udhetimi ose si nje guide.
Permbajtja e edukimit ne distance

Disa autore te tjere tentojne te japin perkufizime te te


mesuarit dhe mesimdhenies si te ndervarura nga njera tjetra.
Per shembull (Roger 1969) thote se mesimdhenie do te thote
lehtesim i te mesuarit, qe shikohet si nje aktivitet individual
menduar qe ti sherbeje nje qellimi te caktuar. Keto lloj
perkufizimesh jane te rendesishme sepse na drejtojne ne nje
kundeshti te bazuar qe trajton mesimdhenien dhe te mesuarit
si nje pakete. Kundeshtia qendron ne faktin se mesimdhenia
dhe te mesuarit jane nganjehere pak te lidhura me njera
tjetren.
“Mesimdhenia eshte nje perpjekje, disa here e sukseseshme, per te
lehtesuar te mesuarin drejt disa qellimeve finale.”
Permbajtja e edukimit ne distance

• Qellimi i edukimit ne distance eshte te ofroje lehtesira per


mesidhenien dhe te mesuarit, me pikepamjen qe te
mbeshtete qellimet e edukimit si me siper.
• Shihet qarte se paketat mesimore te strukturuara shume
mire dhe shume ne detaje mund ta bejne nxenesin shume te
varur nga menyra e mesimdhenies dhe detyrimisht demtojne
individualitetin dhe lirine e nxenesit duke demtuar nje nga
karakteristikat kryesore te ketij lloj mesimi.
Permbajtja e edukimit ne distance

• Hapja e rruges per te mesuarin dhe mesimdhenien.

Cdo individ i lidhur me metodologjine e te mesuarit dhe


mesimdhenien duhet ti pergjigjet pyetjes nese mund te kete nje strukture
ose metodologji te pergjitheshme ose secila lende ka karakteristika kaq
speciale sa psh kurset e gjuhes mund te kene te bejne pak me kurset le te
themi te matematikes ose fizikes.
– Amos Comeinius, specialist ne fushen e edukimit ne shekullin e 17, ka dhene disa
rekomandime duke u nisur nga shume vrojtime te fenomeneve te natyres te cilat lidhen
me kete kontekst. Ato nenkuptojne se ka struktura te qenesishme per disa permbatje
mesimore te prodhuara nga karakteristika dhe natyra e pandryshueshme e realitetit
Permbajtja e edukimit ne distance

Kjo menyre te menduari ka influancuar shume debatin


rreth te mesuarit ne Gjermani, ku fjala didaktike perdoret
shpesh per te treguar principet e mesimdhenies vecanerisht
lidhur me permbajtjen si e kundert me metodologjine.
Ne Gjermani ka patur shume debat rreth rolit lider te
principeve lidhur me permbajtjen “ content related
principles” ne mesimdhenie.
Permbajtja e edukimit ne distance

• Sic thote (Muller, Schneider and Schulz 1985) ‘ teoria e


pergjithshme e mesimdhenies nuk eshte direkt e interesuar
ne drejtim te aktivitetit pedagogjik ne situaten formale te
mesimdhenies dhe te mesuarit por e kufizon vetveten ne
procesin e analizes pedagogjike nga te cilat mund te nxiren
pergjithesime te vlefteshme.’ ndersa qellimi i teorise se
mesimdhenies te bazuar ne lenda eshte ‘ ti jape nje lende te
caktuat nje forme konkrete mesimdhenieje ‘ dhe ‘ te gjykoje
per vlerat praktike te koncepteve te percaktuara teorikisht ne
situaten konkrete te mesimdhenies. Keshtu qe tenton te
percaktoje formen praktike te sjelljes pedagogjike’.

You might also like