Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 28

E drejte administrative

LEKSION I
Literatura

E drejta administrative / pjesa pergjithshme, Ermir


Dobjani
E Drejta administrative, Zejnullah Ballanca
Legjislacioni
Kushtetuta
Kodi i Procedurave administrative
Ligji “Per vetqeverisjen vendore”
Ligji “ Per rregullat e etikes ne administraten publike”
etj
Jurisprudenca e gjykates se larte dhe asaj Kushtetuese.
Historik i shkurter i se drejtes administrative

Kuptimi etimologjik i fjales “administrate”: ka


prejardhje latine dhe d.m.th “per te sherbyer”.
Perdorej nga romaket per te treguar veprimtarine qe
zhvillohej nen vartesine e dikujt, nen drejtimin e
dikujt, si dhe bashkesine e njerezve apo autoriteti qe
merrte persiper per te kryer sherbimin.
Periudha e monarkise absolute: Parimi i ndarjes se
pushteteve nuk konceptohej. Te gjitha kompetencat
e shtetit ishin shtrire tek Monarku/princat.
Rrënjët e para të së drejtës administrative, si
degë e veçantë të së drejtës, si dhe ato të shkencës
së sajë, i gjejmë në Francë.

edhe lindja edhe zhvillimi i shkencës të së drejtës


administrative janë të lidhura ngusht me
Revolucionin Borgjez-Francez.
Kuptimi dhe veçorite e se drejtes administrative.

E drejta administrative eshte dege e shkencave


juridike e merret me studimin e normave te se
drejtes administrative .
E drejta adm perben nje dege te vecant te se drejtes,
te cilen e perben nje grup i normave juridike me te
cilat rregullohen te gjitha marredheniet shoqerore qe
kane te bejne me administraten shteterore dhe ate
publike. Keto norma konsiderohen si pjese e
marredhenieve shoqerore qe kane te bejne me
administraten shteterore dhe ate publike.
E drejta adminstrative si dege e se drejtes publike (veçorite)

 Ne raport me deget e tjera, eshte nje dege relativisht e re e te drejtes, jo vetem ne


vendet ku eshte origjina e saj, por edhe ne vendin tone.
E drejta administrative rregullon nje shumellojshmeri te pafund lendesh, ashtu si
nuk e ben asnje dege tjeter e se drejte publike ose private
Eshte nje dege e se drejtes shume e levizshme sepse normat e saj zevendesohen ose
ndryshohen shume me shpejt dhe me shpesh sesa ne deget e tjera te se drejtes.
Marredheniet me te shpeshta te subjeteve te se drejtes administrative bazohen ne
parimin e pabarazise pavaresisht se keto marredhenie vendosen ndermjet vete
organeve te administrates publike,ose midis tyre dhe privateve.
Ne te drejten administrative, disa lloje te konflikteve juridike qe krijohen ndermjet
organeve te administrates publike dhe privateve zgjidhen zakonisht por qe, ne
shkalle hierarkije, ndodhen me lart se sa organi qe ka shkaktuar konfliktin
administrativ
Aktet dhe veprimet e tjera administrative, si forma te veprimtarise se organeve te
administrates publike, i nenshtrohe vec kontrollit administrativ edhe kontrollit te
organeve qe realizojne kryesisht detyrat e pushtetit gjyqesor.
Kuptimi “administrate publike”

Koncepti negativ: ka ne thelb parimin e ndarjes se


tre pushteteve. Administrate eshte ajo veprimtari qe
nuk ben pjese as ne veprimtarine legjislative as dhe
ne veprimtarine gjyqesore (shkolla gjermane)
Koncepti pozitiv: ka ne thelb aspektin funksional.
Kuptimi i administrates del nga pikepamja e
veprimtarise se saj, nga pershkrimi i puneve e
funksioneve te saj.
Administrate publike

ne sensin material apo funksional, perkufizohet si aktiviteti


instrumental i personave te se drejtes publike ose te se
drejtes private qe jane te lidhur ngushte me personat e se
drejtes publike, te cilet permbushin nje mision sherbimi
publik, jashte funksioneve legjislative dhe gjyqesore.
Ne sensin organik apo organizativ: administrata publike
perkufizohet si bashkesia e organeve qe sigurojne
funksionin administrativ, qe kryhet nepermjet personave
publike, te cilet varen nga pushteti ekzekutiv dhe kjo varesi
rezulton ose nga nje lidhje nenshtrimi direkt ne kuadrin
shteteror ose nga kontrolli ekzekutiv
Kuptimi i Administrates sipas Z.Ballances.

Administrata shteterore paraqitet ne dy forma


themelore:
1. Ne formen e instrumentit shteteror/kuptimi formal
ose organizativ
2. Ne formen e veprimtarise shteterore/ kuptimi
material ose funksional
Administrate shteterore eshte ajo forma e vecante e
ushtrimit te pushtetit shteteror qe cilesohet si veprimtari
ekzekutive –urdherdhenese, dhe qe ushtrohet nga
organet administrative, ne baze dhe ne zbatim te ligjit,
per organizimin e drejteperdrejte praktik te realizimit te
funksioneve te shtetit tone… Veprimtaria ekzekutive
urdherdhenese eshte nje veprimtari e njejte dhe e vetme
pushteti, e cila shfaqet ne te njejten kohe ne dy aspekte,
ate ekzekutiv dhe urdherdhenes, por qe jane dy ane te se
njejtes veprimtari shteterore, qe ushtrohet nga i njejti
sistem organesh shteterore dhe qe jane njekohesisht edhe
ekzekutive edhe urdherdhenese.
Dallimi Administrate shteterore vs Administrate publike

Administrata publike eshte e lidhur ngushte me pushtetin ekzekutiv


(administrate shteterore). Por veprimtaria administrative publike
nuk ushtrohet vetem me pushtetin ekzekutiv dhe me administraten
shteterore pasi ka nje sfere me te gjere perfshirjeje. Veprimtari
administrative ushtron edhe pushteti legjislativ dhe pushtetit
gjyqesor.
Ndaj “administrata publike” perfshin veprimtarine e administrates
shteterore si psh organet e pushtetit ekzekutiv qendror (qeverine,
ministrat etj)e veprimtarine dhe autoritetet e administrates publike
vendore (bashkite dhe qarqet) dhe veprimtarine administrative te
organeve te pushtetit legjislativ dhe pushtetit gjyqesor si dhe
veprimtarine dhe organet e enteve publike. Psh (Kuvendi,
Presidenti, Gjykatat, Prokuroria, Avokati i popullit, KLSH) ….
Veprimtaria e administrates publike: vecorite:

Karakteri nenligjor: Ajo varet nga ligji dhe ushtrohet gjithmone ne


baze dhe per zbatim te ligjit, duke zbatuar parimin e ligjshmerise
pa i mohuar te drejten e diskrecionit apo te drejten e vetveprimit.
Karakteri organizues:
a) Udheheqja ose drejtimi: eshte nje forme e te vepruarit gjate se
ciles nje person ose nje organ publik drejton veprimtarine e
personave ose organeve te tjere me cilesine per te drejtuar te
njohur nga norma juridike.
b) Kontrolli i veprimtarise se administrate: N.q.s kjo administrate do
te mjaftohej vetem me nje udheheqje dhe drejtim pa ushtruar nje
kontroll per zbatueshmerine e ligjeve e normave ne fuqi gjate
veprimtarise se saj atehere detyrat e saj nuk do te realizoheshin
me sukses.
Lidhja dhe dallimet e se drejtes administrative nga deget e tjera te
se drejtes
E drejta adm ka lidhje te ngushte me te drejten kushtetuese : e
drejta kushtetuese eshte disipline themelore juridike, kurse e
drejta administrative disipline e lidhur me te.

- si ligj themelor i shtetit, Kushtetuta sanksionon parimet themelore të


rendit shoqëror e shtetërorë.
Përcakton parimet themelore të organizimit dhe të veprimtarisë së
organeve të administratës shtetërore.
*drejta kushtetuese kufizohet vetëm me parimet e organizimit
dhe të veprimtarisë së organeve të administratës shtetërore,

*e drejta administrative synon studim më të thellë,


respektivisht zbërthim dhe konkretizim të tyre.
E drejta administrative & e drejta financiare:
E drejta financiare lidhet me te drejten
administrative sepse e drejta financiare perfshin
teresine e normave qe lidhen me formimin,
ndarjen e organeve te administrates qendrore dhe
perdorimin e fondeve ne para te caktuara nga
buxheti i shtetit per nevojat publike.
E drejta financiare dallon nga e drejta
administrative fale objektit specifik por edhe sepse
ne te perfshihen norma qe rregulloje veprimtarine
financiare te nje sere organeve dhe institucioneve
te tjera qe nuk konsiderohen pjese e adm. Publike.
Me të drejtën civile:
janë degë më tipike të së drejtës. E drejta civile paraqet
degën më të rëndësishme në sferën e rregullimit juridik të
marrëdhënieve pasurore. Psh (kontratat administrative
tregojne lidhjen e ngushte midis ketyre dy te drejtave).
Dallimi qendron tek menyra e rregullimit te marredhenies
juridike.
E drejta civile: parimi i vullnetit te lire te paleve per tu futur
ne nje marredhenie juridike
E drejta adm: parimi i hierarkise dhe jo ai i barazise ne nje
marredhenie juridike administrative.
E drejta administrative:
- me të drejtën penale (të drejtën e kundërvajtjes)
- me të drejtën e punës
Marredheniet shoqërore që krijohen në procesin e punës
së nëpunësve në organet e administratës shoqërore psh.
sigurimi social i nëpunësve, rastet e sëmundjes, të
invaliditetit etj.
Burimet e se drejtes administrative

Burimet themelore:
1) Kushtetuta e Republikes se Shqiperise
Ne Kushtetuten e R.Sh perfshihen norma qe lidhen me
organizimin dhe funksionimin e organeve te
administrates publike ( psh neni 13, neni 76, neni 114
etj)
2) Marreveshjet nderkombetare
3) Ligji (perfshihen ato ligje qe percaktojne organizimin
dhe veprimtarine e institucioneve te vecanta shteterore
te parashikuar ne kushtetute dhe jo vetem. Kodi proc
adm, kodi zgjedhor, ligji per shtetesine etj..)
Aktet normative me fuqine e ligjit (neni 101 i kushtetutes,
kuptimi nocionit nevoje dhe urgjence)
Dekretet e presidentit(neni 92 kushtetutes) jane burim se
drejtes adm, atehere kur regullojne marredhenie te se
drejtes administrative. Psh dekrete per caktimin e dates se
zgjedhjeve; akti per lidhjen e nje marreeshje nderkombetare.
Aktet nenligjore:
a) Vendimet e Keshillit te Ministrave dhe Udhezimet.
b) Rregulloret e K.M, Ministrave etj
c) Urdherat e Kryeministrit
d) Urdherat dhe udhezimet e ministrave
e) Aktet juridike qe nxjerrin autoritetet e adm publike te
qeverisjes vendore.
f) Statutet e enteve publike
Vendimet e Gjykates Kushtetuese
Vendimet unifikuese te Gjykates se Larte
Normat e se drejtes administrative

Normat e se drejtes administrative jane dispozitat qe parashikojne


subjektet qe marrin pjese si dhe kushtet, menyrat, kohen, vendin
dhe te drejtat dhe detyrimet e subjekteve ne nje veprimtari
administrative.
Ne aspektin e struktures se tyre , si ne cdo lloj tjeter norme juridike,
normat e se drejtes administrative perbehen nga tre elemente:
1) Hipoteza e normes: tregon dhe sakteson rrethanat dhe kushtet
kur zbatohet ajo norme konkrete si dhe subjektet te cileve iu
referohet.
2) Dispozita : tregon se cfare veprimesh duhet te bejne apo cfare
mosveprimesh nuk duhet te bejne subjektet
3) Sanksioni: tregon pasojat e mos respektimi te dispozites.
Klasifikimi i normave juridike administrative

Sipas objektit te rregullimit:


Kategoria I: norma qe rregullojne krijimin, organizimin dhe funksionimin e
organeve te ndryshme publike.
Kategoria II: norma qe rregullojne marredheniet e organeve te administrates
publike me personat fizike dhe juridike.
Kategoria e III: norma qe rregullojne pergjegjesine administrative te personave
fizike dhe juridike ne rast shkelje te normave jurdike administrative.
Kategoria e IV: normat adm proceduriale qe rregullojne format si zhvillohet
veprimtaria e organeve te adm publike.
Sipas sferes se perfshirjes:
Norma te pergjithshme: qe kane nje sfere te gjere rregulluese psh Kodi Prc.
Administrative
Norma te posacme : qe rregullojne nje problem te caktuar psh legjislacioni
urbanistikes, qarkullimi rrugor etj.
Norma te jashtezakonshme: qe rregullojne situate te shfaqura papritur (emergjente
Vijim…

Sipas forces se tyre juridike:


1) Norma te organeve eprore: V.K.M
2) Norma te organeve vartese: urdhera dhe udhezime te ministrave
Sipas dispozitivit te tyre:
1) Normat detyruese: jane ato norma qe i ngarkojne subjektet e se drejtes adm me detyrimin e
kryerjes se veprimeve te treguara prej tyre.
2) Normat lejuese: jane ato norma te cilat i lene te lire subjektet te kryejne veprimet e
parashikuara prej vete normave
3) Normat ndaluese: jane ato te cilat urdherojne subjektet te cilave ju drejtohen, qe te
permbahen ose te ndalojne veprime te caktuara p.sh ndalimi i duhanit ne zyra,ndalimi
iparkimit ne vendet e ndaluara.
Sipas kohese se veprimit:
1) Norma me afat te caktuar
2) Norma pa afat te caktuar
Sipas territorit mbi te cilin shtrijne veprimin e tyre:
1) Norma qe veprojne ne te gjithe territorin e R.Sh
2) Norma qe verpojne vetem ne nje territor te caktuar (psh ne nje bashki, qark)
Kuptimi i Marredhenies juridike administrative

Marredhenia juridike administrative lind, ndryshon


ose shuhet ne kushtet e parashikuara nga normat e
se drejtes administrative qe rregullojne krijimin,
organizimin, funksionimin dhe veprimtarine e
organeve apo autoriteteve te administrates publike.
Elementet e marredhenies juridike administrative:

Marredhenia Juridike administrative ka tre elemente perberes:


A) Subjekti: jane ato organe apo autoritete te administrates publike
te njohura te tilla nga ligji si dhe personat fizike apo juridike, qe
duke qene te veshur me te drejta dhe te ngarkuara me detyrime
ne fushen e veprimtarise administrative, hyjne midis tyre ne
marredhenie jurdike.
B) Objekti: quhet ajo gje mbi te cilen drejtohen te drejtat subjektive
dhe detyrimet juridike te subjekteve te se drejtes administrative
dhe per shkak te te ciles keto subjekte hyjne ne marredhenie
midis tyre.
C) Permbajtja: perbehet nga teresia e te drejtave qe kane dhe
detyrimeve qe ju ngarkohen subjekteve qe marrim pjese ne nje
marredhenie juridike administratve te caktuar
Zotesia juridike adm dhe Zotesia adm per te vepruar

Zotesia Juridike Administrative: aftesia e subjektit per te pasur te drejta dhe detyrime
juridike ne fushen e administrates publike. Zotesia juridike administrative e organit
publik shfaqet ne kompetencat e tij, sepse kompetencat percaktojne llojet e
marredhenieve juridike ne te cilat do marre pjese. Per personat fizike(shtetas shqiptar
ose te huaj) zotesia juridike administrative fillon me lindjen dhe mbaron me vdekjen e
tyre.
Zotesia Administrative per te Vepruar: quhet aftesia e subjektit te se drejtes
administrative qe me veprimet ose mosveprimet e tij te fitoje te drejta ose te krijoje
detyrime juridike ne fushen e veprimtarise administrative. Qe nje subjekt te kete zotei
administrative per te vepruar duhet te kete patjeter zotesi juridike administrative. P.sh
per organet e adm publike dhe personat juridike si subjekte te marredhenies juridike
administrative eshte vecori fakti I perputhjes se momentit te lindjes se zotesise juridike
a.d.m dhe te zotesise administrative per te vepruar, te cilat fitohen me ane te akteve te
krijimit, themelimit ose konstituimit, zgjedhjes apo emerimit te tyre. Per personat
fizike z0tesia administrative per te vepruar lind me vone (psh mosha 18 vjec per te
votuar) se zotesia juridike administrative (qe ne momentin qe lind)
Lloje e marredhenieve juridike administrative.

Sipas karakterit te tyre:


1. Marredhenie juridike administrative materiale
2. Marredhenie juridike administrative proceduriale
Sipas kuadrit te sistemit te adm publike
1. Marredhenie administrative te varesise hierarkike
2. Marredhenie administrative te bashkepunimit
3. Marredhenie administrative te pjesmarrjes.
Vecorite e marredhenieve juridike administrative.

Njeri nga subjektet pjesmarres ne marredhenie eshte ne te gjitha


rastet, nje organ public, nje funksionar I organit public ose
perfaqesues I nje sherbimi public
Keto marredhenie lindin, ndryshohen ose shuhen me shprehjen e
njeaneshme te vullnetit te subjektit qe hyn ne keto marredhenie.
Mosrespetimi I detyrimeve qe burojne nga marredhenia juridike
administrative shkakton pergjegjesine administrative ose
disiplinore dhe ne rastet e kontratave administrative dhe
pergjegjesine pasurore
 Zgjidhja e konflikteve juridike te shfaqura nga mosrespektimi I
detyrimeve behet zakonisht nga vete autoritetet e adm publike
pervec rasteve kur palet I drejtohen gjykatave administrative.
Faleminderit !

You might also like