Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 20

MAKINAT DHE INSTRUMENTAT PRERES TE DRURIT

Metodat e përpunimit mekanik të drurit:

Përpunimi mekanik i drurit realizohet me anë të prerjes, çarjes, presimit dhe coptimit (thërmimit)
• Prerja kryhet me prishjen e lidhjeve midis pjesëve të materialit sipas drejtimit të caktuar
• Prerja kryhet me formim ashklash dhe pa formim ashklash
• Çarja është ndarja e drurit sipas shtresave në dy pjesë
• Presimi ndryshon formën e drurit me anë të përkuljes ose presimit
• Coptimi i drurit kryhet me ndarjen në pjesëza në formë të çrregullt
Struktura e makinave të përpunimit mekanik të drurit

 Makinat e përpunim drurit përbëhen nga kombinime mekanizmash që realizojnë lëvizje të duhura
për plotësimin e operacioneve të caktuara. Gjatë punës në makinë kryhet bashkëveprimi midis
objektit qe përpunohet dhe organeve (pajisjeve) të punës. Organet e punës së makinës ndahen në
kryesore dhe ndihmëse. Organet kryesore kryejnë proceset e përpunimit, p.sh.operacionet e prerjes,
avansit.

 Organet ndihmëse kryejne funksionet e bazimit, drejtimit, shtrëngimit, fiksimit, ngarkim


shkarkimit, regjistrimit, mbështetës, pajisjet e sigurimit teknik, kontrollit etj.

 Makinat e përpunimit të drurit përbëhen nga tre mekanizma: të lëvizjes, të transmetimit dhe
plotësues.
 Mekanizmat e lëvizjes në llojin e elektro-, hidro-, pneumo-, ose transmesion tjetër krijojnë energjinë
lëvizëse të makinës.
 Mekanizmat e transmetimit transmetojnë lëvizjen nga lëvizësi tek mekanizmat plotësues.
 Mekanizmat plotësues keryejnë shpesh vetëm lëvizjen e punës të domosdoshme për përpunim
(prerjen ose avansin).
 Në strukturën e makinave të përpunim drurit futen mekanizmat dhe elementët si vijon:
 Mekanizmat e prerjes dhe avansit, mekanizmat e bazimit, mekanizmat e lëvizjeve ndihmëse,
mekanizmat e lëvizjes së transmetimit, regjistrimit ose pajisjet e drejtimit, element mbështetës dhe
pajisjet e sigurimit teknik.
Klasifikimi i makinave të përpunimit mekanik të drurit

Në industrinë e drurit përdoren shumë lloje makinash


Kriteret e klasifikimit janë:
 Mënyrat e ndryshme të përpunimit
 Forma dhe përmasat e materialeve që përpunohen
 Të dhëna kinematike
 Shkalla e universalitetit
 Shkalla e specializimit dhe automatizimit
Sipas teknologjisë së punimit kemi:

 Makina për prerje(sharrim)


 Makina për zdrukthim
 Makina për frezim
 Makina për formimin e thithave
 Makina për hapjen e birave
 Makina për tornim
 Makina për përpunimin siperfaqësor të drurit
 Makina për ngjitje, rimesim dhe montim
 Makina për lustrim
Sipas shkallës së përhapjes

 Makina të përgjithshme
 Makina për prodhime special, makina per prodhimin e vozave, skive, shkrepseve, lapsave,
kallëpeve të këpucëve etj

Sipas shkallës së specializimit

 Makina universale
 Makina të specializuara
 Makina të specializimit të ngushtë
Sipas numrit të shpindelave
 Makina me një shpindel
 Makina me shumë shpindela

Sipas numrit të operacioneve


 Makina që kryejnë një operacion
 Makina që kryejnë shumë operacione
Sipas shkallës së mekanizimit

 Makina gjysmë të mekanizuara


 Makina të mekanizuara
 Makina gjysme të automatizuara
 Makina të automatizuara
Sipas saktësisë së përpunimit
 Makina me saktësi të ulët
 Makina me saktësi mesatare
 Makina me saktësi të lartë
 Makina me saktësi shumë të lartë

Sipas mënyrës së instalimit


 Makina stacionare
 Makina të transportueshme

Sipas karakterit të kompozimit


 Makina të kompozimit individual
 Agregate
MAKINAT PER SHARRIM NE GJATESI DHE SHKURTIMIN E DRURIT
Sharrat shirit, ndërtimi dhe funksionimi i tyre

 Makinat sharrë shirit karakterizohen nga përdorimi i instrumentit prerës në formë shiriti i cili është i dhëmbëzuar në njërën
anë dhe lëviz duke u mbështjellë në dy volante.
 Shiriti prerës 3, me gjerësi 10 – 50 mm dhe trashësi 0.4 – 0.8 mm montohet në dy volante
vertikale 4 dhe 11 me diameter 800 mm. Volanti i sipërm shërben për mbajtjen dhe drejtimin e
shiritit kurse volanti i poshtëm shërben për transmetimin e forcës dhe vënien në lëvizje të shiritit,
gjatë proçesit të sharrimit.
 Të dy volantët duhet të jenë me diameter të njëjtë dhe të veshur me kauçuk ose gomë të
vullkanizuar 13, për të bërë fiksimin e shiritit që ai të mos rrëshqasë mbrapa dhe të mos
dëmtohet çaprazi i tij.

 Volanti i poshtëm 11 është prej çeliku ose gize me disk të plotë ose me spica dhe montohet
i fiksuar në boshtin kryesor të makinës i cili rrotullohet në suportin 22. Po në këtë bosht
montohet edhe pulexha e transmisionit që vihet në lëvizje nga elektromotori 2, i vendosur
në pllakën regjistruese 1, nëpërmjet rripave të transmisionit. Numri i rrotullimeve të
volantit zgjidhet në varësi të diametrit, në mënyrë të tillë që shpejtësia e prerjes të jetë në
kufijtë 40 – 50 m/sek.
 Ai fiksohet në drejtuesen 14 e cila fiksohet në aksin 15 dhe suportin 16. Shtrengimi i
shiritit prerës regjistrohet me ndihmën e vidhës me dorezën 19 dhe mbahet në gjendje të
shtrenguar nga susta 21. Volanti i sipërm lëviz vertikalisht për të siguruar shtrëngimin e
shiritit dhe përdorimin e shiritave të shkurtër.
 Për sigurimin e punimit të mirë të makinës, forca tërheqëse e shiritit duhet të jetë 1.5 MPa.
Për të siguruar mosdaljen e shiritit nga volantet, volanti i sipërm pjerrësohet me ndihmën e
vidhave dhe dorezave 17 dhe 18.
 Prerja realizohet nga dega e shiritit që lëviz poshtë dhe kalon nëpër bankën e punës 20, ku
ka një vrimë në formë trapezi, ku vendoset tapa. Tapa shërben për të mbajtur drejtimin e
sharrës, ashtu edhe për të ruajtur çaprazin. Për sharrimin e materialit në kënd, banka e
punës mund të pjerrësohet në kendin 450.

 Qëndrueshmëria e shiritit në pjesën e prerjes bëhet me anë të drejtueseve të sipërme dhe të


drejtueseve të poshtme. Drejtuesja e poshtme nuk lëviz kurse drejtuesja e sipërme lëviz lart
e poshtë me ndihmën e kremalierës (vizore e dhëmbëzuar) 8 dhe dorezës 9 dhe fiksohet në
lartësinë e duhur, duke lënë hapësirë të mjaftueshme për kalimin e detalit që punohet.
Drejtueset vendosen për zvogëlimin e lartësisë së punës së shiritit dhe për pakësimin e
dridhjeve të tij. Drejtuesja e sipërme pajiset me një cilindër mbështetës që nuk lejon daljen
e shiritit nga volantët.
 Makina pajiset me ndaluese të shiritit prerës, gjatë këputjes së tij, për sigurinë në punë. Në
kontakt me shiritin prerës gjendet ruli 5. Gjatë këputjes së shiritit, ruli çvendoset nën veprimin
e dhembit ndalues me sustë (arpionit) 6 dhe frenat 7 kapin shiritin.
 Drejtueset e shiritit prerës në disa makina pajisen me dy rula anësorë 10 dhe një rul mbajtës 12.
Në modele të tjera përdoren drejtuese të palëvizshme 23, mbi të cilat vendosen tapa prej druri
fletor të forte prej druri të presuar tekstoliti ose materiale të tjera të qëndrueshme ndaj
nxehtësisë dhe fërkimit. Përdorimi i disa tipe drejtuesesh tregohet në fig.2.2..
 Largësia midis dy sipërfaqeve të drejtuesve bëhet pak më e madhe se trashësia e shiritit (0.6-
1mm). Drejtueset duhet të vendosen në mënyrë të tillë që fërkimi i tyre me shiritin të jetë sa
më i vogel, si dhe dhëmbët e shiritit të mos i takojnë ato për të mos humbur çaprazin.
 Gjatë sharrimit drejtueset nuk takohen me drurin. Takimi bëhet vetëm gjatë shmangies së
shiritit. Megjithëse takimi bëhet për një kohë të shkurtër, elementët e drejtueses konsumohen
dhe here pas here duhet bërë rregjistrimi i tyre.
Sharra shirit pajiset edhe me dispozitivët mbrojtës (fig.2.3) të cilët shërbejnë për mbulimin e shiritit
prerës në rast këputjeje ose dalje nga volantët. Dispozitivi mbrojtës, në pjesën prerëse të shiritit bëhet i
lëvizshëm në lartësi, për të lënë të zbuluar vetëm pjesën e nevojshme të shiritit në varësi të trashësisë së
drurit që pritet.
Karakteristikat teknike të makinave sharrë shirit zdrurkthtare jepen më poshtë:

 Diametri i volantëve 400-1000 mm.


 Gjerësia e volantëve 50 mm.
 Trashësia e shiritit 0.7 – 0.92 mm
 Lartësia e prerjes 200 – 400 mm
 Numri i rrotullimeve 720 – 1450 rrot/min.
 Fuqia e elektromotorit 2.2 – 7.6 kw
 Prodhimtaria e makinës sharrë shirit, cilësia e prerjes dhe vetë fortësia e shiritit prerës
varet drejtpërdrejt nga përgatitja për punë e sharrës shirit. Shiriti prerës, pas ngjitjes,
mprehjes, çaprazimit dhe tensionimit vendoset dhe shtrëngohet në volantët e makinës.
Gjatë vendosjes së shiritit prerës në volante duhet që dhëmbët e tij gjatë rrotullimit të
mbeten jashtë volanteve sa lartësia e dhëmbit që të mos prishet çaprazi i dhëmbëve
(fig.2.4.).
Shtrëngimi i shiritave prerës bëhet që të sigurojë qëndrueshmërinë e tij në volante dhe të mos
dale anash tyre kur ato të rrotullohen.

Pajisjet e drejtimit të sharrës rregullohen me saktësi sipas llojit të punës që bën sharra. Shiriti
prerës vendoset në këtë mënyrë: Në fillim hiqet mbrojtja e sipërme dhe pastaj mbrojtjet anësore
të volantëve.

Shiriti prerës vendoset në mënyrë që dhëmbët të qëndrojnë jashtë volantit.


Pas vendosjes së shiritit, bëhet ngritja lart e volantit të sipërm për shtrëngimin e shiritit.

Pasi shtrëngohet shiriti, vendosen mbrojtëset e tij, në fillim vendoset mbrojtësja e sipërme dhe
pastaj mbajtëse anësore. Pasi përgatitet makina për punë bëhet kontrolli i makinës duke e vënë në
punë në boshllëk.

You might also like