7.1 Tregu I Punes

You might also like

Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 15

7.

1 TREGU I PUNËS

FJALË KYÇE: oferta e punës, kërkesa e


punës, kërkesa e prejardhur, tregu i punës
Oferta dhe kërkesa për faktorë prodhimi

⚫ Faktorët e prodhimit ndahen në dy grupe kryesore: burime njerëzore (puna),


burime jonjerëzore (toka dhe kapitali).
⚫ Tregu i faktorëve te prodhimit është i ngjashëm me tregun e mallrave, por roli
i kërkuesit dhe roli ofruesit janë të kundërt.
⚫ Në tregun e mallrave dhe sherbimeve, firmat ofronin mallra dhe konsumatorët
blejne (kerkojne)mallra.
⚫ Në tregun e faktorëve te prodhimit firmat kërkojnë te blejne faktorë (punë,
tokë, kapital),kurse pronarët qe zoterojne keto faktore (punë, tokë, kapital), ia
shesin ato faktore firmave .
⚫Kërkesa për çdo faktor është një kërkesë e prejardhur, ajo
rrjedh nga kërkesa e konsumatorëve për produkte. Kërkesa për
burime ekziston sepse ekziston kërkesa për mallra, të cilat
prodhohen me këto burime.
⚫Kërkesa për faktorë do të përcaktohet nga çmimi i faktorit. Me
rritjen e çmimit te faktoreve, sasia e kërkuar e faktorit do të
bjerë. Lakorja e kërkesës për faktorë ka gjithashtu pjerrësi
rënëse.

⚫Pronarët e burimeve do t’i përdorin faktorët e prodhimit që t’i


lejojnë ata të marrin përfitime sa më të mëdha.
Rritja e çmimit të faktorit, do te beje qe pronaret e burimeve
te ofrojne me shume faktore prodhimi në treg, kurse ulja e
çmimit të faktorëve çon në zhvendosjen e faktorit në aktivitete
të tjera. Pra, lakorja e ofertës për faktorë prodhimi ka pjerrësi
Ekuilibri i tregut të punës
⚫ Çmimi i faktorit “punë”, që është paga, përcaktohet në tregun e punës nga pikëprerja e
kërkesës dhe ofertës për punë.

⚫ Paga dhe sasia e punës kanë rezultuar nga ekuilibri i ofertës dhe kërkesës. Çdo ndryshim në
kërkesën dhe ofertën e punës duhet të ndryshojë edhe pagën ekuilibër.
ZHVENDOSJA E GRAFIKUT TË KËRKESËS PËR KRAHUN E PUNËS

⚫ 2 faktorë që mund të shkaktojnë zhvendosjen e lakores së kërkesës për


krahun e punës janë:

1. Çmimi i produktit - Një rritje në çmimin e mollëve, për shembull, rrit vlerën e
produktit margjinal të secilit punëtor që mbledh mollë dhe kësisoj rrit kërkesën për
krahun e punës nga firmat që ofrojnë mollë dhe anasjelltas.

2. Ndryshimi teknologjik - Përparimi teknologjik e rrit produktin margjinal të krahut


të punës, që nga ana e vet rrit kërkesën për krahun e punës.
Shembull. Nje rritje e cmimit te bicikletave do sjelle nje
zhvendosje te kerkeses ne te djathte ,kjo do te sjelle nje rritje te
numrit te punetorve por njekohesisht dhe nje rritje te pages ekuiliber.
ZHVENDOSJA E GRAFIKUT TË
OFERTËS PËR KRAHUN E PUNËS
3 faktore qe zhvendosin lakoren e ofertes per krah pune.

⚫ Ndryshimet në shije - Një gjeneratë apo dy më parë, ishte normë që gratë të qëndronin në
shtëpi për të rritur fëmijët. Sot, familjet janë më të vogla dhe më shumë nëna zgjedhin të
punojnë. Rezultati i kësaj është rritja e ofertës për krahun e punës.

⚫ Ndryshimet në mundësitë alternative - Në qoftë se paga e marrë nga mbledhësit e dardhave


rritet befas, atëherë disa mbledhës mollësh mundet që të zgjedhin të ndryshojnë punë. Oferta për
krahun e punës në tregun për mbledhësit e mollëve bie.

⚫ Emigracioni Lëvizja e punëtorëve nga rajoni në rajon, ose nga një vend në një vend tjetër,
është i rëndësishëm ne zhvendosjen e ofertes për krah pune.
Shembull. Gjate emigrimit nga Shqiperia ne Gjermani oferta
për krahun e punës në Gjermani rritet, kjo sjell nje
zhvendosje te ofertes djathtas ,rritje te krahut te punes , por
paga ekiuiliber do te bjere.
Tregu i punës dhe përcaktimi i pagës
⚫ Në qoftë se do të bëheni programues kompjuteresh ju do të paguheni më shumë sesa
një punetor distributori nafte.

⚫ Çfarë e përcakton atëherë se cila punë do t’ju japë pagë më të lartë? Përse disa
punëtorë marrin paga më të larta se të tjerët?

- Për t’ju përgjigjur këtyre pyetjeve, do të mbështeteni tek oferta dhe kërkesa për
krahun e punës, e cila përcakton çmimet e paguara për punëtorët, pra pagën.
Oferta e punës
⚫ Që një individ të pranojë të punojë në tregun e punës, atij duhet t’i jepet një pagë
për orë pune. Sa më e lartë që të jetë paga e ofruar, aq më shumë njerëzit do të
punojnë në treg. Pra, pagat e larta i nxisin njerëzit që të punojnë më shumë dhe të
kufizojnë kohën e lirë.

⚫ Një lakore rritëse e ofertës për krahun e punës ka kuptimin që një rritje e pagës i
stimulon punëtorët të rritin sasinë e orëve të punës që ata ofrojnë. Meqenëse koha
është e kufizuar, më shumë orë pune kanë kuptimin që punëtorët të kënaqen me më
pak kohë të lirë.
Kërkesa për punë - Për shembull, në qoftë se rritet kërkesa për mollë, do të rritet
edhe çmimi i mollëve, do të çojë në rritjen e kërkesës për vjelës molle

⚫ Firmat të cilat kanë si qëllim të maksimizojnë fitimin shqetësohen më shumë për


paratë se sa për produktet. Si rezultat, kur vendos sesa punëtorë të punësojë, firma
merr në konsideratë se sa shumë fitim do të sjellë secili punëtor.

⚫ Meqenëse fitimi është i barabartë me të ardhurat totale minus kostot totale TC- TR,
fitimi nga një punëtor shtesë është i barabartë me kontributin e punëtorit në të
ardhurat minus pagën e punëtorit.

⚫ Pra sa më e lartë të jetë paga aq më pak punëtorë do të punësojë firma dhe e anasjella.
Lakorja e kërkesës për punë ka pjerrësi rënëse.
DETYRE SHTEPIE
Ne tabelen 7.1 tregohet menyrat e llogaritjes se treguesve MRP dhe MWC te
nje firme qe vepron ne tregje mallrash dhe pune ne nje konkurrence te
plote , kur dime se firma prodhin nje mall, te cilen e shet me cmimin P= 5 lek
dhe me page W= 10.
L TPP MPP P = MR MRP (L) W TWC MWC

0 0 - - -

1 8

2 14

3 18

4 20
Pra ju mund ta përdorni atë çfarë mësuat për t’ju përgjigjur pyetjes se përse disa paguhen më
shumë sesa punëtorët e tjere? Kjo sepse programuesit mund të prodhojnë një mall me vlerë
më të madhe të tregut sesa një punëtor në një distributori karburanti.

Njerëzit janë të gatshëm të paguajnë shumë për një lodër kompjuterike, por ata janë të
gatshëm të paguajnë më pak për t’u furnizuar me naftë apo për të larë xhamin e makinës së
tyre. Pagat e këtyre punëtorëve pasqyrojnë çmimet e tregut të mallrave që ata prodhojnë.

Në qoftë se njerëzit befas lodhen nga përdorimi i kompjuterëve dhe vendosin të shpenzojnë
më shumë kohë duke ngarë makinën, çmimet e këtyre mallrave do të ndryshojnë dhe po
kështu edhe pagat e ekuilibrit të këtyre dy grupeve të punëtorëve

You might also like