Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 22

Shkrimi Akademik

Ligjërata e Tetë

Nga e shkruara në të folur


Përbërësit e shkrimit

 Procesi i të shkruarit përbëhet nga dy pjesë:


 1.Përmbajtja
 2.Pamja dhe renditja
 Përmbajtja e shkrimit përfshin koncepte të njëjta ose të

ndryshme midis shkruesve. Përmbajtja mund të jetë e njëjtë


për shumë shkrues mund të realizohet në të njëjtën kohë
apo në kohë të ndryshme, mund të ketë të njëjtat burime
informacioni, mund të diktohet nga të njëjtat kushte
ekonomike-shoqërore dhe politike.
Pamja është forma e shkrimit
 Pamja është forma e shkrimit,ajo që ndryshon nga njëri
shkrues tek tjetri, pothuajse tërësisht edhe kur përmbajtja
mund të jetë e njëjtë. Pamja e shkrimit lidhet me shumë
elemente formale që e formësojnë dhe e bëjnë konkret atë,e
bëjnë të vëzhgueshëm, të qortueshëm të lexueshëm.
 Lidhja midis përmbajtjes së shkrimit dhe formës së tij është

një lidhje shumë e ngushtë. Ato asnjëherë nuk mund të


shihen ndaras.Ato kanë ndikim të dukshëm tek njëri-tjetri.
Pjesët përbërëse të procesit të të shkruarit
 Pjesët përbërëse të procesit të të shkruarit lidhen me;
  Idetë
  Përqëndrimin
  Mbështetjen
  Draftin/variantin e parë(ideimi ose skicimi)
  Rishikimin
  Draftin final/variantin final(ideimi përfundimtar)
Idetë

  Idetë kanë të bëjnë me grumbullimin, gjetjen dhe krijimin e


detajeve dhe me të menduarit tonë rreth temës që do të
zhvillojmë.
 Përqëndrimi ka të bëjë me momentin e parë kur fillojmë të

hedhim idetë e para të temës.


 Mbështetja është momenti kur ne fillojmë të kërkojmë dhe

gjejmë informacion dhe shembuj për ilustrim.


Drafti/varianti i parë

 Drafti/varianti i parë ka të bëjë me përgatitjen me shkrim të


variantit të parë të shkrimit, kur ne e përgatisim shkrimin tonë për
ta konsultuar me shokë, me qëllim që të marrim ide paraprake,
lidhur me punën që kemi bërë deri në atë çast.
 Me draft apo variant të parë ne do të kuptojmë edhe diçka tjetër; që
punimit tonë ne i kemi dhënë një formë. Rishikimi ka të bëjë me
çastin kur ne reflektojmë dhe bëjmë ndreqje të mundshme, të cilat
na duken të përshtatshme për t’i bërë.
 Sugjerimet e të tjerëve por edhe ndërrimi i ideve na lejojnë që ne të
bëjmë ndryshime të mundshme. Drafti final, varianti përfundimtar
ka të bëjë me të shkruarit në formën më të pëlqyeshme për të tjerët
dhe për vetë autorin.
Kërkesa ndaj të shkruarit

 a-Gjatë procesit të të shkruarit struktura është e rëndësishme


përsa i përket pjesës formale të të shkruarit.
 Duke qenë se një ese apo lloj tjetër i të shkruarit; raport,
përbledhje, studim, tezë etj., mund të përmbajë një sasi të
konsiderueshme materiali të detajuar,që ka nevojë të jetë i
strukturuar me kujdes për të shmangur përsëritjet dhe për të
qenë i qartë .
 Është shumë e rëndësishme që çdo model të shkruari të ketë
një strukturë organike të shkrimit të dallueshme nga njëra-
tjetra.
Kërkesa ndaj të shkruarit
b-Materiali duhet të parashtrohet logjikisht. Çështje të
përafërta duhet të grumbullohen së bashku në tituj dhe
nëntituj të përshtatshëm.
 c-Gjatë të shkruarit është e rëndësishme të respektohen

paragrafët dhe shumë elementë të tjerë që kanë të bëjnë me


anën pamore të shkrimit.Mendimi në paragrafë duhet të
rrjedhë në mënyrë logjike dhe ato të jenë rezultat i njëri -
tjetrit.
Kërkesa ndaj të shkruarit
 d-Gjuha ka rëndësinë e vet. Gjatësia e fjalive duhet të jetë e
tillë që të mos krijohen zinxhirë pafund dhe të pakuptueshëm
fjalish. Për realizimin me sukses të procesit të të shkruarit
vetë shkruesit e tij kanë vendosur kërkesa të cilat ndikojnë në
përmirësimin e tij të vazhdueshëm, si në planin e tij
përmbajtësor, ashtu edhe në atë të formësimit të tij.
 e-Respektimi i shenjave të pikësimit është një kërkesë e

rëndësishme,pasi duke i respektuar drejt ato edhe shkrimi


fiton qartësinë dhe kuptimin e duhur.
Kërkesa të tjera lidhur me të shkruarit
  
 1. Njohuritë dhe konceptet janë të rëndësishme për shkruesin.
 2. Formimi i ideve është shumë i rëndësishëm për të qartësuar shkrimin,
kështu që të pasqyrosh saktë idetë duhen shembuj për t’i konkretizuar ato.
 3. Shembujt zbulojnë dhe hulumtojnë idetë, mendimet, përvojën, kërkimin.
 4. Të shkruarit është proces krijimi dhe komunikimi. Si i tillë ai shërben për
të realizuar praktikisht shkëmbimin e ideve në komunikimin e dijeve, e
ideve të nevojshme të rëndësishme dhe të suksesshme.
 5. Dija fitohet kur ne zhvillojmë dhe pasurojmë idetë tona, përmes të
shkruarit mirë dhe saktë i cili fitohet në ushtrimin e tij të vazhdueshëm.
 6. Procesi i të shkruarit duhet parafytyruar në formën e një spirali që
përbëhet nga komponentë që janë shumë mirë të lidhur me njëri-
tjetrin,që pasurohen dhe zgjërohen vazhdimisht dhe që krijojnë një
lidhje të vazhdueshme dhe të konsoliduar, kur ai respekton kërkesat e
vazhdueshme që lidhen me të.
 7. Prezantimi, paraqitja e qartë dhe sistemimi i materialit në kompjuter.
 8. Sigurimi nëse e keni kuptuar qartë temën dhe strukturën e saj.
 9. Mbaj gjithmonë para sysh qëllimin pse po e shkruan këtë shkrim dhe

çfarë do të realizosh përmes tij.


 10. Shtrirja bëj kujdes që gjatë punës për shkrimin tënd të zënë vend

këto pika kryesore: Hapja/ hyrja


 11. Pjesa kryesore/ procesi /trupi i shkrimit
 12. Paragrafi është një pjesë teksti, pjesë apo temë e veçantë.

Paragrafi është njësi teksti që zhvillohet nga një ide me detaje


të specifikuara.
 13. Pyetjet/bëj pyetje për të zbuluar idetë
 14. Konkluzionet /përfundimet
 15. Pikësimi
 16. Bibliografia/ Referencat/citatet
Fjalori, mënyra e të shkruarit
 Përgatitja është çast i rëndësishëm që duhet të merret
parasysh. Qëllimi dhe objektivi gjatë fazës së përgatitjes duhet
të jenë shumë të qarta.Në këtë çast shkruesi ka nevojë për të
bërë një bashkëbisedim (brainstorming) rreth problemit për të
cilin përgatitet të shkruajë, duke sistemuar me mend gjithçka
që i duhet dhe i nevojitet. Audienca (ka të bëjë me shkruesit,
lexuesit, dëgjuesit e shkrimit të cilët janë në të njëjtin
mjedis)është një çështje tjetër që nuk duhet të nënvleftësohet.
Shkruesi duhet ta ketë të qartë se kujt ja drejton shkrimin e
tij.Sa ka karakter personal të të shkruarit, aq ka edhe karakter
pubik.
Asnjë shkrues nuk shkruan vetëm për vete
 Asnjë shkrues nuk shkruan vetëm për vete. Edhe në shkrimet me
natyrën më personale siç janë letrat apo ditaret , edhe ato kanë lexuesit
dhe publikun e tyre, edhe pse ndonjëherë shumë të ngushtë.
 Lloji i informacionit që duhet të kërkohet, përzgjidhet dhe sistemohet,

përbën një kërkesë që duhet respektuar gjatë procesit të të


shkruarit.Shkruesi nuk mund të shkruajë duke u mbështetur vetëm në
njohuritë e veta empirike mbi botën.
 Një shkrues i nivelit të lartë shkollor, nuk mund të pranojë që të

shkruarit e tij është rezultat vetëm i krijimit të mendimit vetiak.Për të


qenë një shkrues në nivel “akademik”, shkrimi juaj duhet të mbështetet
në sa më shumë informacione të mundshme, në sa më shumë materiale
autentike të krahasueshme dhe të interpretueshme nga ana juaj.
Burimet e informacionit

 Pa argumente dhe pa përdorur materiale të tjera të krahasueshme dhe


bindëse, shkrimi do të jetë mjaft anemik dhe skeletik.
 Duhen kërkuar sa më shumë burime informacioni. Burimet e
informacionit janë çështje të tjera që duhen vlerësuar.Burimet e
informacionit duhen kërkuar në mënyra të ndryshme.
 Kërkimi në biblioteka,kërkimet në internet, kërkimet përmes botimeve të
përditshme në median e shkruar. Burime informacioni duhen konsideruar
edhe bisedat me qëllime të caktuara me personalitete,individë të
ndryshëm që përfaqësojnë nivele të ndryshme të shoqërisë.
 Pyetësorët dhe anketat janë një tjetër mundësi për t’i përdorur si burime
për thithjen e informacionit të kërkuar.
Evidenca e të dhënave
 Kanalet televizive dhe shumë burime të tjera të medias elektronike
sigurojnë informacione të vlefshme lidhur me çështjet për të cilat
ne duam të shkruajmë. Vjetarët, udhëzuesit dhe guidat e larmishme
janë burime të tjera informacioni të cilat kontribuojnë në vjeljen e
informacioneve të nevojshme dhe të përdorshme nga shkruesit.
 Shkrimi reflektiv
 Formë e përgjigjes apo e reagimit tuaj ndaj njohurive të reja,
përvojës, situatave etj. Evidenca e të dhënave nga të menduarit
reflektiv Është më personal se llojet tjera të shkrimit akademik. Ne
të gjithë mendojmë në mënyrë reflektive në jetën e përditshme por
jo në thellësitë që kërkon shkrimi reflektiv i nivelit universitar.
Mendimi reflektiv
Në kontekst akademik, mendimi reflektiv përfshin: Analizën e
ideve, të menduarit në thellësi dhe në perspektiva të ndryshme,
përpjekje për t`u sqaruar problemi i një teme të caktuar të kursit
Të menduarit me kujdes lidhur me rëndësinë e temës dhe
ndikimit të saj në zhvillimin tuaj profesional.
 Shkrim reflektiv është: Reagimi i juaj ndaj përvojave, opinioneve,

ngjarjeve, informacioneve të reja. Reagimi i juaj ndaj mendimeve


dhe ndjenjave. Një metodë e të menduarit për të eksploruar të
nxënit tuaj. Një rast i mirë për të hulumtuar dhe fituar vetë
njohuri. Një mënyrë për të pasur një pasqyrë më të qartë të asaj
çka mëson dhe për t`i dhënë kuptim asaj çka mëson .
Shkrimi reflektiv
 Shkrim reflektiv nuk është: Vetëm përcjellje e informatave ose argumenteve .
 Përshkrim i pastër (edhe pse ka elemente përshkruese) Nuk është mendim apo

vendim i prerë (për diçka që është e drejtë apo e gabuar, e mirë ose e keqe) .
 Zgjidhje e thjeshtë e problemit

 Përmbledhje e shënimeve gjatë kursit


 Ese e standardeve universitare
 Pse studentët vlerësohen përmes shkrimit reflektiv
 Për të qartësuar lidhjen midis asaj çka dinë dhe çka mësojnë, lidhjet mes teorisë

dhe praktikës, lidhjen mes asaj çka je duke bërë dhe pse je duke bërë
 Për të kontrolluar proceset e juaja të të nxënit (inkurajon përvojën tuaj të të

nxënit jo vetëm çka mëson por edhe si mëson)


Pjesët e shkrimit reflektiv

 Pjesët e shkrimit reflektiv


 Hyrje – përshkrim i shkurtër mbi arsyet e shqyrtimit dhe analizës së temës ,
 Interpretimi – idetë më të rëndësishme, interesante, relevante rreth temës.
 Si sqarohet nga autorët apo teoritë e ndryshme?

 Sa është i ngjajshëm dhe sa dallon nga të tjerët mendimi juaj?


 Përfundimi – Çka mësova prej kësaj?
 Çka do të thotë kjo për mua në të ardhmen? Titulli, nëntema, citate, literatura Citati –
“………………………”(Koliqi, 2004, fq. 45) ………………………………………
 (shih, Fullan, 2006) Literatura 1.Koliqi, H.(2004),
 Sistemi i arsimit në Kosovë, Libri shkollor, Prishtinë
 2.Fullan, M. (2006), Forcat e ndryshimit, Pegi: Tiranë, fq. 22-25

Përmbledhje e ligjeratave
Cka do të thotë të komunikosh?

 Gjuha gjendet kudo në komunikimin njerëzor. Dmth. bashkëbisedim,


ndërveprim, marrëdhënie. Mirëpo ne do të kufizohemi vetëm në komunikim
ndërmjet qenieve njerëzore.

 “ Shkrimi është një formë komunikimi dhe përfshin një dhënës, një marrës dhe
një hapësirë boshe në mes, e cila duhet mbushur.”
 Disa këshilla :
  Mos u shqetësoni për cilësinë e shkrimit tuaj sepse nuk është qëllimi kryesor.
  Filloni aty ku ndjeheni më të sigurtë.
  Nëse ju duket e vështirë të shkruani paragrafin e pare filloni me një paragraf
tjetër.
  Nëse ngeceni provoni të kopjoni atë që keni shkruar deri tani (printojeni).
  Merrni mendim të një shoku a të afërmi (që e njeh temën).
Përpara se të filloni të shkruani...
  Përpara se të filloni të shkruani, lexoni (familjarizimi me
problemin). përpiquni të ndiqni skemat ose grafikët. Bëni edhe
ndryshime. Çfarë e bën të veçantë një lexues?
 Leximi nga fillimi deri në fund bëhet më tërheqës kur ju
përjetoni emocione dhe kërshëri për të zbuluar se çfarë do të
ndodh më pas (tekste letrare artistike).
 Ndërsa kur lexoni tekste universitare, artikuj, raporte studimore,
ose ndonjë punim seminarik të kolegëve tuaj – procesi është më
i komplikuar dhe sfidues….kërkohet lexim i vëmendshëm dhe
mendim i thelluar, një proces për të lexuar në mënyrë kritike.
Identifikoni pikëpamjen
 Identifikoni pikëpamjen e folësit edhe kur nuk shprehet në
mënyrë të drejtpërdrejtë. Kjo do të thotë “të lexoni në
mendjen e tij”.
 Folësi mund të mos tregojë drejtpërdrejt se ç’pikëpamje ka,

por gjestet dhe shenjat për pikëpamje tjera për temën, janë
tregues që mund të përcaktoni pozicionin e folësit.
 Kërkoni prova për të verifikuar përfundimet rreth anës që

mban folësi .
 Pra esetë për nga mënyra e përmbajtjes klasifikohen në:

tregues, përshkrues,shpjegues dhe bindës.

You might also like