Politika Ekonomike Ligjerata-6

You might also like

Download as ppt, pdf, or txt
Download as ppt, pdf, or txt
You are on page 1of 20

Politika Ekonomike

Ligjërata 6

Artor Nuhiu, Doktorant


Email:artornuhiu@gmail.com
Web: www.artornuhiu.com
21 Prill 2015
Ligjërata 6

Instrumentet e politikës ekonomike


Instrumentet e politikës ekonomike dhe kuptimi i tyre

• Me instrumentet e politikës ekonomike shteti realizon qëllimet e parashtruara.

• Instrumetet në politikën ekonomike kanë shumë kuptime:


1. Instrumentet paraqesin madhësi ekonomike (p.sh. norma e kamates ose
tatimit);
2. Instrumentet janë element i sistemit institucional (rregullimi i restrikcioneve
praktike nga qeveria me qellim të arritjes së efekteve të ndryshme);
3. Instrumentet janë mjete me anë të të cilave realizohen detyrat e caktuara
ekonomike.
Detyrat dhe masat e politikës ekonomike
Grupi i parë (I) i detyrave janë të natyrës konjukturale dhe me afat të shkurtër:
1.Punësimi i plotë;
2.Stabiliteti i çmimeve;
3.Përmirësimi i bilancit të pagesave.

Grupi I dytë (II) i detyrave janë të natyrës strukturale dhe me afat të gjatë:
4. Zgjerimi i prodhimit;
5. Ndryshimet në faktorët e prodhimit;
6. Përmbushja e nevojave kolektive;
7. Përmirësimet (ndryshimet) në shpërndarjen e të ardhurave dhe pasurisë;
8.Dhënia e prioriteteve dhe masave mbrojtëse regjioneve dhe degëve të
ekonomisë.

Grupi i tretë (III) përfshinë detyrat më pak të rëndësishme:


9. Përmirësimi i konsumit personal;
10. Siguria në furnizim;
11. Ndryshimet në strukturën e popullsisë;
12. Zvogëlimi – shkurtimi i orarit të punës.
Kuptimi i masave dhe klasifikimi i instrumenteve
• Masat nënkuptojnë përdorimin e instrumenteve në momente të caktuara me
qëllim të realizimit të një apo më shumë detyrave ekonomike.

• Masat në politikën ekonomike mund të jenë:


a) Zvogëlimi i tatimit në të ardhura ;
b) Aprovimi i buxhetit;
c) Heqja e ndonjë instrumenti (p.sh. heqja e kontrollit direkt);
d) Abrogimi i ligjit.

Klasifikimi i instrumenteve të politikës ekonomike:

1. Instrumentet në analizat ekonomike;


2. Instrumentet në teorinë ekonomike.
Instrumentet në analizat ekonomike
Në kuadër të instrumenteve më të rëndësishme në analizat ekonomike hyjnë:

1. Instrumentet e politikës fiskale (instrumentet nga grupi i financave publike);

2. Instrumentet e politikës monetare;

3. Instrumentet e politikës së tregtisë së jashtme (kurset devizore);

4. Instrumentet e kontrollit direkt;

5. Reforma e sistemit.
Politika fiskale – Objektivat, instrumentet dhe efektet
• Politika fiskale bashkë me politikën monetare janë dy komponentet themelore të
politikës ekonomike shtetërore të cilat shfrytëzohen për qëllime makroekonomike:
influencimin e produktit të përgjithshëm vendor, nivelin e punësimit, të ardhurave
dhe nivelin e çmimeve.

• Politika fiskale lidhet me veprimet e qeverisë në ndryshimin e përbërjes së të


hyrave dhe shpenzimeve publike, me qëllim të menaxhimit të kërkesës agregate
për të mbajtur rritje të qëndrueshme ekonomike me punësim relativisht të lartë, pa
gjenerim të inflacionit, pa rritje të borxhit publik dhe me bilanc të kënaqshëm të
pagesave.

• Varësisht nga ecuritë ekonomike, politika fiskale mund të jetë ekspansioniste dhe e
shtrënguar (restriktive).
• Një ekspansion fiskal do të thotë shkurtim i taksave ose rritje e shpenzimeve
publike me qëllim të stimulimit të rritjes së konsumit, respektivisht rritjen e
kërkesës agregate.

• Kjo ndodh kur qeveria vëren ngecje apo shtim të ngadalshëm ekonomik ose kur
papunësia është e lartë. Kështu, me shkurtimin e taksave, individëve dhe firmave u
lihet një sasi më e madhe parash për t’i shfrytëzuar në shpenzime konsumi ose
investime. Kjo ndikon drejtpërdrejtë në rritjen e punësimit dhe shtimin ekonomik.
• Politika fiskale shtrënguese do të thotë ulje e shpenzimeve publike dhe rritje e
taksave, përmes së cilës qeveria synon uljen e kërkesës agregate për të
ngadalësuar shtimin ekonomik apo uljen e inflacionit.

• Kur qeveria përcaktohet për politikën fiskale, ajo bënë paraprakisht vlerësimin e
një numri të madh faktorësh përfshirë dhe ecurinë e variablave dhe indikatorëve
kryesorë makroekonomik dhe financiar, për shkak të ndikimit të tyre në shumën e
të hyrave të grumbulluara përmes taksave me të cilat përmbushen nevojat e
financimit të programeve qeveritare.

• Vendimet lidhur me politikat fiskale në masë të madhe varen nga konsideratat


politike si, besueshmëria dhe roli që luan qeveria në ekonomi por edhe nga
reagimet publike lidhur me drejtimin dhe veprimet e qeverisë.

• Vendimet e tilla mund të ndikohen edhe nga faktorët e jashtëm që do të thotë se


qeveria duhet të merr parasysh trendet globale ekonomike dhe politikat fiskale të
vendeve tjera, të cilat mund të kenë efekt në rishpërndarje të kompanive vendore
përmes beneficioneve fiskale.
Objektivat e politikës fiskale
• Në procesin e formulimit të politikës fiskale, politikëbërësit përcaktojnë objektivat
të cilat synojnë t’i realizojnë dhe instrumentet me të cilat ato objektiva bëhen të
realizueshme, duke iu përmbajtur detyrimisht principeve të menaxhimit fiskal si:
a) transparenca lidhur me objektivat, implementimin e politikës fiskale dhe
publikimin e llogarive publike;
b) stabiliteti i procesit të bërjes së politikës fiskale;
c) efikasiteti i ndikimit të politikës fiskale në ekonomi;
d) përgjegjësia në menaxhimin e financave publike;
e) efikasiteti i modelimit dhe implementimit të politikës fiskale;
f) drejtësia (paanësia) duke përfshirë atë ndërmjet gjeneratave.

• Objektivat e politikës fiskale lidhen me rritjen e mirëqenies së përgjithshme


shoqërore si qëllim parësor i një shoqërie bashkëkohore.

• Kjo mirëqenie sigurohet vetëm në kushtet e një ambienti që e cilësojnë stabiliteti


ekonomik, politik dhe social.
Objektivat e politikës fiskale përfshijnë:
•përmbushjen e nevojave publike përmes një sistemi të shëndoshë të financimit
publik;
•realizimin e punësimit të plotë;
•rritjen e normës së shtimit ekonomik;
•ruajtjen e stabilitetit të çmimeve;
•stabilitetin e bilancit të pagesave;
•përmirësimin e kushteve të punës duke përfshirë përmirësimin e strukturës
kualifikuese të fuqisë punëtore dhe përparimin teknologjik;
•stimulimin e kursimeve dhe investimeve;
•rritjen e aftësisë konkurruese të produkteve dhe shërbimeve vendore;
•rritjen e cilësisë së shërbimeve në arsim dhe shëndetësi.
• Qëllimet themelore të politikes fiskale ndërlidhen me qëllimet
themelore ekonomike te shtetit, e ato janë:
 Punësimi i lartë (plotë);
 Inflacioni i ulët dhe stabil;
 Pozicioni i qëndrueshëm i bilancit të pagesave;
 Rritje e lartë dhe stabile ekonomike.

• Politika fiskale mund të këtë edhe qëllime të tjera siç janë:


 Zvogëlimin e pabarazisë ekonomike,
 Zvogëlimin e dallimeve regjionale,
 Përmirësim i ambientit jetësor, etj.
• Qëllimet e politikes fiskale realizohen përmes të hyrave publike, të
dalave publike, deficitit fiskal (buxhetor) dhe borxhit publik.

• Politika fiskale ndikon në:


– Kërkesën agregate (rritjen, zvogëlimin dhe ndërrimin e strukturës);
– Likuiditetin e ekonomisë;
– Subvencionimin e mallrave dhe faktorëve të prodhimit krahas ndërrimit relativ
të çmimeve;
– Ndërrimin e të ardhurave reale të qytetareve dhe ndërmarrjeve të cilat
ndikojnë në nivelin e kërkesës.

• Dy mekanizmat e parë ndikojnë në kërkesë, i treti ne ofertën, ndërsa i katërti ne


ofertën dhe kërkesën.

• Dy mekanizmat e pare ndikojnë ne afate te shkurtër dhe janë te natyrës


makroekonomike ndërsa dy të tjerat veprojnë në afatë të gjatë dhe janë të natyrës
mikro-ekonomike.
Instrumentet dhe efektet e politikës fiskale

• Përmes politikës fiskale, shteti mund të ndikoj drejtpërdrejt në ekonomi. Kur ai


vendos për taksat që i grumbullon, transfertat, të mirat dhe shërbimet që i blen,
financimin deficitar, në fakt angazhohen në politikën fiskale.

• Çfarëdo ndryshimi në nivelin e këtyre instrumenteve ka efekt të drejtpërdrejt në


rrjedhat e përgjithshme ekonomike.

• Përmes instrumenteve të politikës fiskale ndikohet në punësim dhe nivel të


çmimeve, në rishpërndarjen më të mirë të të ardhurave dhe pasurisë, në shtimin
ekonomik, në rritjen e kursimit, në nivelin e investimeve, në çështjet e edukimit,
arsimit, kulturë dhe shëndetësi.
Ndikimi i politikës fiskale në shtimin ekonomik
• Me masat e politikës ekonomike dhe të politikës fiskale tentohet arritja e një norme
optimale e matur e shtimit ekonomik e jo ajo maksimale. Norma maksimale arrihet me
punësim të plotë të të gjithë faktorëve të prodhimit.
• Me rastin e hartimit dhe formulimit të politikës fiskale duhet marrë parasysh edhe faktorë
tjerë si ruajtja e ambientit jetësor. Prandaj, nuk mund të bëhet fjalë për një punësim të plotë
të të gjithë faktorëve të prodhimit në kushte ideale.
• Norma optimale e rritjes ekonomike do të thotë shfrytëzim i faktorëve të prodhimit duke
marrë parasysh edhe faktorë tjerë me ndikim në interesat e përgjithshme shoqërore.

• Meqë GDP rritet me rritjen e angazhimit të faktorëve të prodhimit dhe me shfrytëzim më të


mirë të tyre, atëherë ndër masat e politikës fiskale në drejtim të nxitjes së shtimit ekonomik
mund të numërohen ato që kanë ndikim në rritjen e produktivitetit të punës dhe
shfrytëzimin më të mirë të kapitalit, në përparim teknologjik dhe shfrytëzim më të mirë të
faktorëve të prodhimit, si:
 stimulimi i investimeve përmes lehtësive tatimore;
 subvencionimi i sektorëve të ndryshëm ekonomik;
 rritja e investimeve të infrastrukturës;
 nxitja dhe rritja e investimeve në kërkime, edukim dhe trajnim;
 heqja e rregullimit të tepërt i cili mund të pengoj zgjerimin e bizneseve.
Ndikimi i politikës fiskale në rishpërndarjen e të ardhurës dhe pasurisë
• Përmes politikës fiskale ndikohet në vendosjen e raporteve të dëshiruara në
fuqinë ekonomike të qytetarëve. Duhet theksuar se këtu shteti nuk ka për qëllim
të ndikon në barabarësinë e qytetarëve sa i përket fuqisë ekonomike, sepse kjo
mund të ketë pasoja në humbjen e motivimit që me punë më të mirë e me
përpjekje më të mëdha dhe me përgjegjësi të madhe në vendin e punës, të
realizohen të ardhura më të larta respektivisht pasuri.

• Nga ky këndvështrim varen edhe masat të cilat duhet ndërmarrë për vendosjen e
raporteve të caktuara në të ardhurat dhe pasurinë.

• Dallimet në lartësinë e të ardhurave mund të zvogëlohen përmes:


a) aplikimit të normave tatimore progresive në të ardhurat;
b) lehtësive dhe përjashtimeve nga barra tatimore e tatimpaguesve me të ardhura të
ulëta;
c) aplikimit të tatimit diferencial në një pjesë të të ardhurave, ashtu që tatimpaguesit
me të ardhura më të larta të ngarkohen me një përqindje më të madhe të tatimit.
Efekte tjera të aplikimit të instrumenteve të politikës fiskale

• Instrumentet e politikës fiskale mund të aplikohen edhe për qëllime tjera si në


fushën e politikës së edukimit, arsimimit, për qëllime demografike, kulturore,
ndërtimore, shëndetësore dhe komerciale.

• Shteti paraqitet si punëdhënës në ndërmarrjet publike, në administratën


publike, në organet e ruajtjes së rendit dhe sigurisë.

• Përmes politikës doganore, shteti rrit eksportin dhe zvogëlon importin, e me


këtë zvogëlon deficitin në bilancin e pagesave dhe përmirëson vlerën e valutës
kombëtare.

• Me politikën fiskale ndikohet edhe në zhvillimin regjional dhe në përmirësimin


e strukturës ekonomike.
Pakoja e thjeshtësuar e reformës fiskale
• Reforma fiskale janë procese tё vazhdueshme, nuk ka sistem tatimor tё përkryer,
vazhdimisht krijohen kushte dhe kërkesa të reja të ndërlidhura me politikat ekonomike nё
brendi të shtetit, rajon dhe me gjerë tё cilat sistemi tatimor dhe politika fiskale duhet tё
komplementohet me kёto politika.

• Gjatё ndryshimeve tё politikave fiskale është me rendësi tё jepet përgjigje nё disa pyetje tё
rëndësishme, të cilat janë tё ndërlidhura nё mes veti dhe e plotёsojnё njëra tjetrën:
– A është politika fiskale ajo qё e pengon zhvillimin ekonomik?
– Nëse po, çka tё ndryshohet dhe nё çfarë përmasash?
– Cili do tё jetë qëllimi qё duhet tё arrihet?
– Çfarë do tё jetë afati kohor i realizimit tё tyre?
– Sa është i gatshëm kapaciteti institucional për ndryshime tё tilla?
– Çfarë rezultatesh do tё priten nё tё ardhmen nё ekonominë e vendit dhe rajon?
– Cili do tё jet mekanizmi i kontrollimit tё asaj qё është ndërmarr dhe sa është efekti i
tyre?

• Gjithashtu duhet të përmenden edhe anët negative tё cilat mund të kenë ndryshimet nё
politika fiskale, disa me tё rëndësimet janë:
• Ndryshimet e shpeshta mund tё shkaktojnë vështirësi nё sigurimin e tё hyrave buxhetore;
• Ndryshimet e tilla mund tё krijojnë probleme nё funksionimin e sistemit tatimor dhe
çrregullimin e tij;
• Ndryshimeve duhet t’ju paraprijnë përgatitja dhe ngritja e kapacitetit institucional;
• Ndryshimet e shpeshta mund tё ndikojnë nё humbjen e rëndësisë sё vet sistemit tatimor.
Kërkesat bashkëkohore që parashtrohen në fushën e tatimeve sot

oHarmonizimi i tatimeve
oTatimet neutrale
oZvogëlimi i ngarkesës tatimore
oThjeshtësia e tatimit
oPërparësitë e tatimit në konsum në raport me tatimin në të ardhura
oDrejtësia e tatimit

Teknika e llogaritjes së tatimeve

•Tretmani tatimor i personalizuar


Shkallëzimii tatimit
Tatimi me zbritje

•Tretmani tatimor i pa personalizuar


Tatimi paushall
Tatimi mesatar
Flat tax apo tatimi i sheshtë
Struktura e tatimeve në Kosovë
I. Tatimet qendrore:
Tatimi i paragjykuar,
Tatimi mbi vlerën e shtuar,
Tatimi në të ardhura personale,
Tatimi në fitim-korporata,
Akciza,
Taksa në dogana.

II. Taksat qendrore dhe lokale


Tatimi mbi pronën e paluajtshme,
Taksat, tarifat dhe ngarkesat tjera.
Ju faleminderit!

You might also like