Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 12

Origjina e matematikës

Përpara kohëve moderne dhe përhapjes së gjerë në të gjithë botën e


njohurive, kemi vetëm disa zhvillime që kanë dalë në dritë.Tekstet më të
lashta në matematikë janë dokumenti i njohur si Plimpton 322, Papirusi i
Rhindit dhe Papirusi i Moskes.Interesant është fakti se të gjitha këto
dokumente përmbajnë të ashtuquajturën sot Teorema e Pitagores që
rezulton zbatimin matematikorë më të përhapur dhe më të lashtë.

Plimpton 322- Tabletë,model i Papirusi i Rhindit- Dokument, model i


matematikës babiloniane matematikës egjiptiane
• Studimi i matematikës si fushë fillon në Greqi në shekullin e VI para
Krishtit, dhe vetë termi matematikë rrjedh nga fjala greke mathema që do
të thotë mesim, studim, shkence perveç kësaj ajo përgjatë kohëve ka marrë
nje kuptim më të ngushtë dhe më teknik që do të thotë ''studim
matematik''.Kontributi më i madh ka qenë grek dhe helenistik, që i dha
formë si degë matematikës, por gjithashtu edhe Kina, sistemi numerik
hindu-arabik nga India, islamik, të cilat u mblodhën dhe u përkthyen në
latinisht duke e çuar atë ne periudhën e Evropës Mesjetare.

Kjo tabelë tregon ndarjen e sistemeve numërike


Historia e matematikës
• Fillimet e matematikës humbën në thellësitë e shekujve.Matematika u shfaq si rezultat i
vështrimeve dhe përvojës së njerëzve në përballje me problemet dhe nevojat
praktike.Sistematizimi dhe përmbledhja e njohurive matematikore ka filluar relativisht
vonë.Kinezët e lashtë,civilizimi i Inkëve,pastaj në Indi kishte një zhvillim të
konsiderueshëm të matematikës. Në Greqinë antike matematika përjetoi një zhvillim te
paparë nga një grup i madh matematikanësh siç ishin : Pitagora, Talesi, Platoni, Eudoksi,
Euklidi, Arkimedi etj.Grekët e vjetër matematikën e kuptonin në sensin e gjeometrisë dhe
të parët ishin ata që të vërtetat matematikore i quanin teorema dhe i vërtetonin.Në vijim
janë paraqitur disa nga matematikanët e shquar ne Greqinë Antike.

Arkimedi Euklidi Platoni Pitagora Talesi


• Njohuritë matematikore të grekëve të vjetër më vonë i përvetësuan dhe i pasuruan
arabët, të cilët quheshin edhe themelues te algjebrës.
Pastaj shtytjen dhe zhvillimin e matematikës e morën në dorë evropianët. Në këtë
periudhë mund të përmendim Vietin, Cardanon,Fibonaccin etj. Më vonë dolën në
skenë Rene Descartes, Pascali, Leibnitzi, Gausi, Euleri etj. Në fund të shekullit XIX
David Hilbert nje matematikan i shkëlqyer gjerman në Kongresin Ndërkombëtar të
Matematikanëve të mbajtur në Paris në vitin 1900 propozoi dhe i formuloi 23
probleme matematikore, ku 10 janë te zgjidhura, 7 janë zgjidhur pjesërisht dhe 2
janë ende të hapura , 4 të mbetura janë formuluar shumë lirshëm per t'u deklaruar
nese zgjidhen apo jo. Disa nga matematikanët më të shquar të asaj kohe ishin :

Cantor Cauchy Descartes Euleri Fermat Gaussi

Leplace Njutoni Paskali Pitagora Russel


Konferenca e parë ndërkombëtare e matematikës
Konferenca ndërkombëtare e matematikës është konferenca më e madhe për
temën e matematikës, e cila mbahet çdo 4 vjet. Felix Klein dhe Georg Cantor në
vitet e 1890, kontribuan me idetë e tyre për formimin e një konference
ndërkombëtare te matematikës.Konferenca e parë ndërkombëtare e matematikës u
mbajt ne Zyri, Zvicër në Gushtin e vitit 1897.Organizatorët e kësaj konference ishin
Luigi Cremona, Felix Klein, Georg Cantor, Gosta Mittag-Leffler, Andrey Markov etj.
Në këtë konferencë morrën pjesë 208 matematikanë nga 16 shtete, duke përfshirë
këtu 12 nga Rusia dhe 7 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Herën e fundit kjo
konferencë u mbajt ne vitin 2014 në Seoul te Kores Jugore dhe do të mbahet në
vitin 2018 në Rio De Janeiro të Brazilit.

Këta ishin Felix Klein dhe Georg Cantor,


matematikanë të cilët ishin
organizatorë të kësaj konference
Simbolet matematikore
Simbolet në matematikë shërbejne për krijimin e shprehjeve
matematikore dhe lidhjen e tyre në forma më komplekse. Me kalimin e
kohës dhe sidomosë me zhvillimin e matematikes logjike fjalori i
matematikes është pasuruar dhe pasurohet gjithnjë e më shumë me
simbole të reja. Zakonishtë për simbolizimin e variableve të ndryshme,
varsisht nga lëmia përdoren shkronjat e alfabetit latin dhe alfabetit
të vjetër grekë. Në shek XVIII, Euleri futi në matematikë një numër të
madh simbolesh të cilat përdoren edhe sot.Ja disa nga ato :
Matematika sot
Matematika ne ditet e sotme përjeton një zhvillim marramendës dhe është e
shpërndarë në shumë degë të specializuara të cilat janë mjaft abstrakte.Sot
është e pamundur të gjendët një autoritet si Hilberti i cili të ketë një pasqyrë të
përgjithshme për të gjitha degët e matematikës. Matematika ka depërtuar edhe
në ato degë të shkencës në të cilat deri para pak kohe as që ishte e
imagjinueshme.Shumica e simboleve që përdoren sot në matematikë nuk ishin
zbuluar deri në shekullin XVI. Matematika shkruhej me fjalë dhe kjo e kufizonte
zhvillimin e saj. Në shek XVIII, Euleri futi në matematikë një numër të madh
simbolesh të cilat përdoren edhe sot.Disa njerëz e konsiderojnë matematikën të
mërzitshme por ajo është shumë e rëndësishme për jetën.
Qëllimi:
Të njohim historikun e zhvillimit të shkencës së matematikës në shekuj.
Të krijojmë konceptet e nevojshme mbi lidhjen e matematikës me kontekstet social-
kulturore dhe ekonomike.
Të ndërgjegjësohemi për rolin e matematikës në zhvillimin e shkencave të tjera.

Objektivat:
•Të mësojmë se zhvillimi I matematikës ka ecur nëpër disa faza të caktuara.
•Të kuptojmë lidhjen ngushtë të zhvillimit ekonomik në zhvillimin e shkencës së
matematikës.
•Të njohim biografitë e matematicienëve të rëndësishëm.
•Të argumentojmë rolin e matematikës në zhvillimin e shoqërisë njerëzore.
•Të aplikojmë metoda të sakta kërkimore në përputhje me qëllimin e projektit.
Matematika Babilonase!
Matematika Babilonase I përket matematikës së njerëzve të Mesopotamisë, që nga
qytetërimi hershëm Sumerian, përgjatë periudhës Helenistike, deri ne Krishtërim.
Quhet matematika Babilonase për shkak të vendit ku u studiua. Më vonë gjatë
sundimit Arab, Mesopotamia, vecanërisht Baghdadi, u bë një qendër e rëndësishme e
studimit të matematikës islamike.

Matematika Egjiptiane.
Matematika egjiptiane I referohet matematikës të shkruar në gjuhën egjiptiane.
Nga periudha helenistike, grekët zëvendësuan gjuhën egjiptiane si gjuhë të shkruar
të dijetarëve egjiptianë. Studimi matematikor në Egjipt vazhdoi vonë nën sundimin e
Perandorisë arabe, si pjesë e matematikës islame, kur arabishtja u bë gjuha e
shkruar e dijetarëve egjiptianë
Matematika Greke.
Në Greqinë antike matematika përjetoi një zhvillim të madh nga një plejadë e tërë
matematikanësh siç janë : Pitagora, Talesi, Platoni, Eudoksi, Euklidi, Arkimedi, etj.
Grekët e vjetër matematikën e kuptonin në sensin e gjeometrisë dhe ishin ata të
parët që i vërtetonint ë vërtetat matematikore të cilat ato i quanin teorema.
Njohuritë matematikore të grekëve të vjetër më vonë i përvetësuan dhe i pasuruan
arabët të cilët quhen edhe themelues të algjebrës. Përkthimet arabe të veprave të
matematikanëve grekë në mesjetë depërtuan në Evropë.
 

Matematika Kineze
Matematika e hershme kineze është aq e ndryshme nga ajo e pjesëve të tjera të
botës se pse është e arsyeshme të supozojmë një zhvillim të pavarur. Teksti më i
vjetër matematikor që është ruajtur nga Kina është Pei Chou Ching Suan, e cila
daton nga 1200 pes dhe 100 pes.
Historia e numrit!
Numrat ose simbolet e përdorura për numërim kanë ekzistuar që kur njeriu mësoi
për të numëruar. Arkeologët dhe historianët tregojnë se numrat janë përdorur 32.000
vjet më parë. Ata e bazojnë këtë teori mbi gjetjet arkeologjike të tilla si eshtra dhe
shkëmbinj me shenja mbi ta. Këto mund të ketë qenë numra ose shenja të përdorura
për të mbajtur gjurmët e kohës ose të sasive të objekteve, të tilla si ushqim apo
blegtori.

Shpikja e Numrit Zero


Numri zero është përdorur nga popuj të ndryshëm duke përfshirë mayat, egjiptianët,
babilonasit dhe indianët. Egjiptianët përdorën zeron në regjistrat e tyre kontabël.
Indianët e referuan zeron si "zbrazëti." Grekët kureshtarë u çuditën nga kjo figurë
dhe zhvilluan pikëpamje filozofike shumë interesante mbi këtë temë.
Fund
Ky projekt na ka ndihmuar shumë në lidhje me historinë e
matematikës.Gjatë punës sonë ne zgjeruam njohuritë tona sa i
përket historisë së matematikës.Matematika është lëndë
shkencore e cila u shfaq në kohët shumë të lashta si rezultat i
vështirësive të njerëzve në përballje me problemet në jetën e
përditshme.Falë ketij projekti mësuam për tekstet më të lashta
të matematikore, për matematikantët e lashtë, konferencën e
parë të matematikës, matematikën babiloniane dhe
greke,simbole te ndryshme matematikore të lashta të cilat
përdoren edhe sot,ndryshimet në matematikë gjatë shekujve.

You might also like