Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 33

Republika e Kosovës

   Republika Kosova - Republic of Kosovo


       Qeveria - Vlada – Government

    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve Ministarstvo Finansija, Rada i Trasfera Ministry of Finance, Labour and Transfers

DEPARTAMENTI I PENSIONEVE
DEPARTMAN ZA PENZIJE
PENSION DEPARTMENT

Departamenti i Pensioneve në Kosovë


Divizioni i Pensioneve të Jashtme
Skender Asllani: Zv Drejtor i Departamentit të Pensioneve Pergaditja Slide/ Interporabiliteti / Raportet / database / IT

Berat Zhinipotoku: Udhëheqës i Divizionit të Pensioneve të Jashtme Edmond Murati : Head of IT -Administrator i S.I.I DP
Departamenti i Pensioneve në Kosovë

Skender Asllani
Zv Drejtor i Departamentit të Pensioneve

2
DEMOGRAFIJA STATISTIKORE RETH KOSOVËS
POPULLSIA Përllogaritje 2022 1,806,279
Dendesija e popullsise 197 / km²
Teritori 10. 908 km²

Rajoni administrativ Sipërfaqja (km²) Banorë


Grupet etnike
Ferizaji 1 024 185 695
Shqiptare 92.00%
Serb 5.30% Gjakova 1 236 196 867
Grupet Tjera 2.70% Gjilani 1 331 181 459

26.5 Mitrovica 2 051 275 904


Mosha mesatare
Peja 1 366 236 823
Struktura sipas Gjinise
Prishtina 2 157 494 677
Mashkuj 51.60%
Femra 48.40% Prizreni 1 747 331 620

Shpërndarja sipas moshës


0-14 vjet 28%
15-64 vjet 65%
65 e me të vjetër 7%

3
SISTEMI PENSIONAL I REFORMUAR
NË KOSOVË – I FILLUAR NGA VITI 2002

Nga vitin 2001 Kosova shkëputet përfundimisht nga sistemi pensional i aplikuar në ish Jugosllavi .
Bazuar në nevojat urgjente me ndihmën e faktorit ndërkombëtar në Kosovë krijohet
sistemi i ri pensional i reformuar , që nihet si Sistemi Pensional i ndarë në tri Shtylla.

Ky sistem pensional fillimisht në Kosovë rregullohet përmes Rregullores së UNMIK-ut nr. 2001/35 , e cila rregullore
është ndryshuar dhe plotësuar me 2005 sipas Rregullores 2005/20
Si dhe se fundi : ME LIGJIN NR. 04/L-131 PËR SKEMAT PENSIONALE TË FINANCUARA NGA SHTETI
• SHTYLLA E PARE
Pensioni Bazike ( pensioni i pleqrise nga mosha 65 Vjeqare)
Pensioni baze Kontributive ( pagesa shtese lineare per kategorite qe kane kontribuar
ne ish sistemin Pay as You Go

• SHTYLLA E DYTE
Përfshin kursimet pensionale individuale të obligueshme për të gjithë të punësuarit. Kontributi është caktuar të jetë 10 përqind
e shumës së pagës , me pjesëmarrje të kontributeve 5 % punëdhënësi dhe 5 % i punsuari.
Kursimet Pensionale janë të administruara nga institucioni i pavarur , Trusti i Kursimeve pensionale të Kosovës e cila është
licencuar dhe mbikëqyret nga Banka Qendrore e Kosovës.

• SHTYLLA E TRETE
Sistemi pensional vullnetar ( plotësues)- Suplementar i cili ploteson shtyllen e pare dhe te dyte
4
DEPARTAMENTI I ADMINISTRATËS PENSIONALE - MFTP

• SHTYLLA E PARË

SKEMAT AKTUALE TË PENSIONEVE TË FINANCUARA NGA BUXHETI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS.


Përcaktimi i politikës ekonomike lidhur me pensionet , si pjesë e politikës buxhetore dhe fiskale , është përgjegjësi e
Qeverisë.
Qeveria e zbaton këtë politikë nëpërmjet Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve
Në kuadër të MFTP si njësi administrative vepron Administrata Pensionale e Kosovës.
Përgjegjësia e AP-së është menaxhimi dhe administrimi i Skemave Pensionale aktuale të shtyllës së parë , të cilat janë të
financuara nga buxheti i Kosovës .

Adminsitrata Pensionale është e organizuar në 5 Divizione , dhe 7 Qendra Rajonale si dhe me shtrirje në të gjitha Komunat e
Kosovës. Të punsuar jan 162 Përsona.

• 1. Divizioni për Politika Pensionale


• 2. Divizioni i Skemave Pensionale
• 3. Divizioni i Pensioneve të Jashtme
• 4. Divizioni i Monitorimit dhe Kontrollimit
• 5. Divizioni i Komisioneve Mjekësore
5
DEPARTAMENTI I ADMINISTRATËS PENSIONALE - MFTP

Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Pensioneve janë:

• Menaxhimi dhe administrimi i skemave pensionale të përcaktuara me legjislacionin përkatës në fuqi;


• Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive për sistemin pensional
në Republikën e Kosovës;
• Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit për skemat pensionale;
• Menaxhon me kohë pagesat e pensioneve të pensionistëve;
• Menaxhon dhe mirëmban regjistrat dhe statistikat për pagesat e pensioneve;
• Siguron zbatimin e procedurave për realizimin e të drejtave për pensione për qytetarët e Kosovës që kanë
punuar jashtë vendit;
• Propozon dhe inicion procedurat për arritjen e marrëveshjeve bilaterale nga fusha e sigurimeve sociale;
• Mirëmban dokumentacionin për të gjitha shpenzimet lidhur me shpërndarjen e pensioneve;
• Monitoron statusin e personave që janë përfitues të pensioneve;
• Harton raporte të rregullta periodike nga fusha e pensioneve

6
DEPARTAMENTI I ADMINISTRATËS PENSIONALE - MFTP

Departamenti i Pensioneve në kuadër të veprimtarisë së vet organizon , drejton dhe koordinon


programin e përgjithshëm të pensioneve dhe benificioneve si :
EMRI SKEMES NUMRI SHUMA
• Pensioni baze 125515  90.00 €
• Pensioni baze kontributiv    
Kategoria 1 17348 182.00 €
Kategoria 2 20710 198.00 €
Kategoria 3 5598 214.00 €
Kategoria 4 5909 265.00 €

• PPAK 19034 75.00 €


• Kompensimi I Arsimit 90/99 12686 70.00 € te ndryshme
• FSK 673 610.00 € te ndryshme
• Kompensimi per te verber    
3 vite 391 125.00 €
5 vite 1419 250.00 €
• Pensioni familjar 3318 90.00 €
• Pensioni Invalidor i Punes 61 90.00 €
• PPTP-Paraplegjik & Tetraplegjik    
3 vite 537 150.00 €
5 vite 2127 375.00 €
• TMK 1265 1,208.00 € te ndryshme
• Trepca 7 1820 126.00 €
DEPARTAMENTI I ADMINISTRATËS PENSIONALE - MFTP

Skemat qe menaxhohen nga Departamenti i Pensioneve

Pensioni PPTP-
Pensioni baze Kompensimi I Kompensimi Pensioni
Pensioni baze PPAK FSK Invalidor i Paraplegjik & TMK Trepca
kontributiv Arsimit 90/99 per te verber familjar
Punes Tetraplegjik
• përfshin të • përfituesit e • Pershfin • Perfshin
gjithë qytetarët pensionit bazë personal e personat e
të cilët arrin të cilët kanë moshes 18 moshes 50
moshën 65 paguar deri 65 vjeq deri 65 vjeq te
vjeçare për dy kontributet për me paftesi te pa afte per
Gjinit pa marr sigurim plote per pune pune e
• parasysh pensional e e vlersuar nga vlersuar nga
mardhenjen e invalidor , Komisioni komisioni
punes bazuar në Mjeksor mjeksor
dispozitat profesional I
ligjore të ish menaxhmentit
sistemit të te kompleksit
RSFJ-së më Trepca
tepër se
• 15 vite

8
DEPARTAMENTI I ADMINISTRATËS PENSIONALE - MFTP

3 Dimensional perqindja e numrit te Skemave

Pen-
sioni
Pen- baze
sioni kon-
baze tribu- Skema Numri perqindja
57% tiv Pensioni baze 125515 57.49%
23% Pensioni baze kontributiv 49462 22.65%

PPAK 20710 9.49%


Kompensimi I Arsimit 5598 2.56%
90/99
PPAK FSK 5909 2.71%
9% Kompensimi per te verber 1810 0.83%

TrepcaTMKverberFSKArsimi Pensioni familjar 3513 1.61%


1% 1% 1% 3% 3% Pensioni Invalidor i Punes 74 0.03%
PPTP
1% PPTP-Paraplegjik & 2664 1.22%
Pensioni familjar
Tetraplegjik
2% Invalidor i Punes TMK 1265 0.58%
Pensioni baze
Pensioni familjar
Pensioni baze kontributiv
Invalidor i Punes
PPAK
PPTP
Arsimi
TMK
FSK
Trepca
verber
0% Trepca 1820 0.83%

9
Organogrami i nje lende ne DP - MFTP
PËRSHKRIMI I PROCESEVE TË PUNËS
Të gjitha skemat brenda DP-se dhe gjithashtu brennda Sistemit Informativ të Integruar përcjellin një shabllon të
procesit të punës. Në vijim paraqesim procesin e përgjithësuar të një skeme që përfshinë ne kete rast edhe Komisionin Mjekësorë.

3 kontrolla gjat procesimit te lendes - 3-pairs-of-eyes principle

Paraqitja ne zyren Rajonale

Plotsimi i formularit

Percaktimi i skemes

dorzimi tek zyrtari perkates

regjistrimi nga zyrtari i pare ne formen e regjistrimit


vendimi mbi lenden refuzim apo aprovim nga zyrtari i vendimeve - Shtypja e Vendimit

Vendosja ne Pages nga zyrtari i 3te

FUND
1
0
Organogrami i nje lende ne DP - MFTP
PËRSHKRIMI I PROCESEVE TË PUNËS
Të gjitha skemat brenda DP-se dhe gjithashtu brennda Sistemit Informativ të Integruar përcjellin një shabllon të
procesit të punës. Në vijim paraqesim procesin e përgjithësuar të një skeme që përfshinë ne kete rast edhe Komisionin Mjekësorë.

1
1
Sistemi Integrues Informative IT
PËRSHKRIMI I PROCESEVE TË PUNËS DHE INFRASTRUKTURA E TI-se .

1
2
Sistemi Integrues Informative IT
PËRSHKRIMI I PROCESEVE TË PUNËS DHE INFRASTRUKTURA E TI-se .

INFRASTRUKTURA HARDUERIKE SOFTVERIKE DHE E


RRJETIT

Qasja brenda rrjetit qeveritar LAN-i qeveritar

Qasja jashtë rrjetit qeveritar Përmes VPN me adresë publike


Windows 2012 64 Bit
Serveri Primar MSSQL 2014 64 Bit
Windows 2012 64 Bit
Serveri Sekondar (Backup) MSSQL 2014 64 Bit
Web Application, ASP.NET, MS
PLATFORMA ACCESS
RDBMS Microsoft SQL Server
KODI BURIMOR Visual Studio
RAPORTET Reporting Services
GJUHA E NDËRFAQES Shqip, Sërbe, Angleze
1
3
LIGJ PËR SKEMAT PENSIONALE TË FINANCUARA NGA SHTETI

Ligji nr. 04/L-131


Ky ligj rregullon dhe përcakton
 Pensionet bazike të moshës, pensionet kontribut paguese të moshës,
pensionet e aftësisë së kufizuar,pensionet e parakohshme, pensionet familjare
dhe pensionet invalidore të punës, si pensione të Shtyllës së I-rë të financuara
nga shteti;

 konsolidimin, harmonizimin dhe unifikimin e skemave pensionale të


aplikueshme, të cilat aktualisht financohen nga Buxheti Shtetëror i Kosovës;

 krijimin e një kornize ligjore te unifikuar për sigurimin e vazhdueshëm të


këtyre pensioneve për shtetasit e Republikës së Kosovës si dhe për shtetasit e
huaj, në përputhje me marrëveshjet bilaterale të sigurimeve sociale, të cilat i
nënshkruan Republika e Kosovës me shtetet përkatëse;

 kriteret dhe procedurat administrative të domosdoshme për njohjen e të


drejtës në pension për pagesat e pensioneve.

1
Divizioni i Pensioneve të Jashtme

Berat Zhinipotoku
Udhëheqës i Divizionit të Pensioneve të Jashtme

1
5
Divizioni i Pensioneve të Jashtme
Divizioni i Pensioneve te Jashtme funksionon në kuadër të Departamentit të Pensioneve .
Ky Divizion merret me inicimin e procedurave për realizimin e të drejtave nga
fusha e SPI-së për puntorët Kosovarë të punesuar përkohsisht në shtetet e
ndryshme të Evropës Perendimore, bazuar në marrëveshjet e nënshkruara
sipas Konventave Ndërkombëtare, nga ish Federata Jugosllave.
Kto marrëveshje edhe ma tutje ne i zbatojm deri me nënshkrimin e
Marrëveshjeve të reja.
Divizioni i Pensioneve te Jashtme pergadit lendet ne bazë te
kërkesave dhe shkresave të parashtruara , si dhe zbaton të gjitha
procedurat deri në realizimin e plotë të kërkesës për të gjitha llojet e pensioneve sic jane

• Pensioni I të Moshuarve ( pleqërisë).


• Pensioni invalidorë I punes
• Pensioni i të Mbijetuarve ( familjar ).
• Kthimi i kontributeve
1
6
Divizioni i Pensioneve të Jashtme
Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Pensione të Jashtme janë

• Siguron zbatimin e politikave për realizimin e të drejtës së pensioneve jashtë shtetit


• Siguron zbatimin e marrëveshjeve bilaterale dhe multilaterale nga fusha e sigurimeve sociale në të cilat palë nënshkruese
është Republika e Kosovës;
• Siguron zbatimin e legjislacionit relevant ndërkombëtar për pensione që ndërlidhet me punësimin jashtë vendit;
• Ofron informata për procedurat që duhet të ndiqen për aplikim;
• Siguron zbatimin e standardeve të përfshirjes së pensioneve të jashtme në skemat pensionale,
• Propozon, harton dhe siguron zbatimin e procedurave për pensionet e jashtme, konform marrëveshjeve bilaterale dhe
multilaterale të sigurimeve sociale;
• Harton analiza dhe raporte të rregullta periodike në fushën e pensioneve të jashtme;
• Përgatitë informatat dhe siguron formularët e nevojshëm për realizimin e kërkesave për të gjitha llojet e pensioneve për
qytetarët e Kosovës që përkohësisht kanë punuar jashtë vendit, në harmoni me marrëveshjet në fuqi;
• Verifikimi dhe kompletimi i stazhit pensional të punës për të siguruarit kosovarë që kanë punuar jashtë vendit.

Numri i të punësuarve në Divizionin për Pensione të Jashtme është 12.


1
7
Te drejtat në pensione
Ligji nr. 04/L-131 PËR SKEMAT PENSIONALE TË FINANCUARA NGA SHTETI

Neni 8 Kushtet dhe kriteret për njohjen e të drejtës në pension kontributpagues të moshës

1. Të drejtën në pension kontributpagues të moshës e realizojnë të gjithë personat të cilët kanë shtetësi të Kosovës dhe të cilët kanë mbushur moshën
gjashtëdhjetë e pesë (65) vjeçare;
2. duhet të ketë stazh pensional kontributdhënës, sipas Ligjit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor nr. 011-24/83 (Gazeta Zyrtare e KSAK nr.26/83) para datës
01.01.1999;
3. ofrojnë dëshmi të vlefshme mbi pagesën e kontributeve sipas dispozitave të Ligjit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor nr.011-24/83 (Gazeta Zyrtare e KSAK
nr.26/83) para datës 01.01.1999.
2. Kategorizimi i shfrytëzuesve të pensionit kontributdhënës, sipas kohëzgjatjes së pagesës së kontributit sipas strukturës kualifikuese dhe kritereve tjera,
përcaktohet me akt nënligjor, të cilin do ta miratoj ministria përkatëse.
3. Personat të cilët i plotësojnë kushtet dhe kriteret për pension kontributpagues të moshës, nuk mund të jenë edhe shfrytëzues të ndonjë skeme tjetër
pensionale të përcaktuar me këtë ligj.
4. Përjashtimisht, shfrytëzuesit e pensionit kontributpagues të moshës, dhe shfrytëzuesit e pensioneve tjera të përcaktuara me këtë ligj, mund të jenë edhe
shtetasit e huaj, me shtetin e të cilëve, Republika e Kosovës, lidh Marrëveshje Bilaterale për sigurimet sociale.
5. Dispozitat e Marrëveshjeve Bilaterale të sigurimeve sociale, të cilat i lidh Republika e Kosovës me shtetet përkatëse, kanë epërsi ndaj dispozitave të këtij ligji
dhe ligjeve tjera nga fusha e sigurimeve sociale. 6. Me këtë ligj u njihet stazhi i punës për pension kontributdhënës për vitet 1989-1999 punëtorëve të arsimit, të
shëndetësisë dhe të tjerëve që kanë punuar në sistemin e Republikës së Kosovës.
6. Me këtë ligj u njihet stazhi i punës për pension kontributdhënës për vitet 1989-1999 punëtorëve të arsimit, të shëndetësisë dhe të tjerëve që kanë punuar në
sistemin e Republikës së Kosovës.

1
8
Te drejtat në pensione
Ligji nr. 04/L-131

Neni 11 Kushtet dhe kriteret për njohjen e të drejtës për pension invalidor të punës

1. Të drejtën në pension invalidor të punës e realizojnë të gjithë ish shfrytëzuesit e pensionit invalidor, nën moshën gjashtëdhjetë e pesë (65) vjeçare të cilët e
dëshmojnë realizimin e kësaj të drejte me Vendim apo (fletëpagesë) të pensionit që tregon se kanë qenë shfrytëzues të pensionit invalidor të punës, sipas
dispozitave të Ligjit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor nr. 011-24/83 (Gazeta Zyrtare e KSAK-së nr. 26/83), para datës 01.01.1999.
2. E drejta në pension invalidor të punës iu njihet edhe të gjithë të punësuarve aktual, tek të cilët është shfaqur paaftësia e plotë për punë, si pasojë e lëndimit në
punë apo e sëmundjes profesionale.
3. Lartësia e pensionit invalidor të punës është në shumë të njëjtë me pensionin bazik të moshës.
4. Verifikimin dhe vlerësimin e lëndimit në punë dhe sëmundjeve profesionale do ta bëjnë institucionet publike të specializuara të Mjekësisë së Punës në
Republikën e Kosovës.
5. E drejta në pension invalidor të punës si dhe procedurat administrative për realizimin e kësaj të drejte, në mënyrë të detajizuar, do të përcaktohen me akt
nënligjor, të nxjerrë nga Ministria.

1
9
Te drejtat në pensione
Ligji nr. 04/L-131

Neni 12 Kushtet dhe kriteret për njohjen e të drejtës në Pension Familjar

1. Të drejtën për pension familjar e realizojnë të gjithë ish shfrytëzuesit e pensionit familjar të cilët janë nën moshën gjashtëdhjetë e pesë (65) vjeçare dhe të cilët
realizimin e kësaj të drejte e dëshmojnë me Vendim apo fletëpagesë të pensionit që tregon se kanë qenë shfrytëzues të pensionit familjar, para datës 01.01.1999,
sipas dispozitave të Ligjit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor nr.011-24/83 (Gazeta Zyrtare e KSAK nr.26/83).
2. Sipas paragrafit 1 të këtij neni, të drejtën në pension familjar e realizojnë, anëtarët e ngushtë të familjes, të ish të siguruarit që ka vdekur pas datës 01.01.1999, të
cilët dëshmojnë se i siguruari ka paguar për pesëmbëdhjetë (15) vite kontributet për stazhin pensional.
3. Të drejtën në pension familjar e realizojnë anëtarët e familjes të të punësuarit/ës, që kanë vdekur pas vitit 01.01.1999, si pasojë e lëndimit në punë ose
sëmundjes profesionale, pa marrë parasysh kohëzgjatjen e stazhit të punës.
4. Të drejtën në pension familjar, sipas paragrafit 2 dhe 3 të këtij neni, e realizojnë:
4.1. bashkëshorti/ja, deri në moshën gjashtëdhjetë e pesë (65) vjeç, që dëshmojnë se janë në kurorë si dhe nuk janë në marrëdhënie pune ose të vetëpunësuar;
4.2. Bashkëshorti/ja, nën moshën gjashtëdhjetë e pesë (65) vjeçare, i shpallur invalid i përhershëm dhe i pa aftë për punë;
4.3. fëmijët deri në moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeçare përkatësisht njëzet e gjashtë (26) vjeçare, nëse ofrojnë dëshmi përkatëse për vijimin e shkollimit të rregullt
universitar.
5. Lartësia e pensionit familjar, sipas paragrafit 1, 2 dhe 3 të këtij neni është e njëjtë me lartësinë e pensionit bazik të moshës.
6. Në rastet, kur pas vdekjes së personave sipas paragrafit 2 dhe 3 të këtij neni apo pensionistit invalidor të punës, përveç bashkëshortit/ës, shfrytëzues të
pensionit familjar janë edhe fëmijët, atëherë shuma e pensionit familjar për secilin fëmijë rritet për njëzet përqind (20%) të pensionit bazik të moshës.
7. Nëse fëmijët janë pa asnjë prindër dhe i plotësojnë kushtet dhe kriteret për shfrytëzimin e pensionit familjar, baza e pensionit familjar, është në lartësinë e
pensionit bazik të moshës, dhe duke përfshi rritjen prej njëzet përqind (20%) sipas paragrafit 6 të këtij neni.

2
0
Marrëveshja për Sigurime Sociale ndërmjet Republikës së
Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës

Dispozitat mbi perfitimet


1. Personat te cilet jetojne ne Zvicerr dhe parashtojne kerkese per pension kontributpagues te moshes,
pension invalidor te punes dhe pension familjar sipas legjislacionit Kosovar, kerkesen e tyre e dergojne drejtperdrejte tek
Arka e Kompensimit Zviceran. Arka kompensuese zvicerane me pas e dergon kerkesen tek Divizioni I Pensioneve te
Jashtme, ose mund ta dergojne edhe drejtperdrejte tek Divizioni I Pensioneve te Jashtme.

2. Personat te cilet jane ne Kosove dhe bejne kerkese per pension pleqerie, familjar apo invalidor te zvicres, duhet te
parashtrojne kerkese drejtperdrejte tek Divizioni I Pensioneve te Jashtme ne Ministrine e Financave Punes dhe
Transfereve ne Kosove. Divizioni I Pensioneve te Jashtme pastaj dergon kerkesen tek Arka e kompensimit te Zvicrres.

2
1
Marrëveshja për Sigurime Sociale ndërmjet Republikës së
Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës

Kompletimi i dokumentacionit

1. Leternjoftimi kopje
2. Ekstrakti I lindjes se pales, bashkeshortes/tit, dhe femijeve
3. Certitifikata e bashkesise familjare
4. Certifikata e kurores (ose vertetimi nga arkiva ne rastet e vdekjes se bashkeshort)
5. Deshmi per pervojen e punes
6. Llogaria bankare
7. Per femijet nga mosha 18 deri ne 25 vjec, vertetimi I vazhdimit te shkollimit.
8. Dokumentat mjekesore(pension invalidor te punes
9. Certifikata e vdekjes se te diguruarit (pens Familjare)

2
2
FORMULARET QE APLIKOHEN DHE SPJEGIMI TYRE
Formulari : Pensioni familjar Formulari : Pensioni kontributpagues

2
3
FORMULARET QE APLIKOHEN DHE SPJEGIMI TYRE
Formulari : Pensioni Pleqeris me vendbanim Zvicer
Formulari : Pensioni invalidor i punes

2
4
FORMULARET QE APLIKOHEN DHE SPJEGIMI TYRE

2
5
Pyetje dhe pergjigjjet
• A kanë të drejtë në pension të pleqërisë ( kontributdhënës) persona
kontributdhënës para luftës në Kosovë?

• Cilat janë kushtet për realizimin e një pensioni kontributdhënës për personat të cilët kanë punuar në
Kosovë më pak se 15 vjet, pas Marrëveshjes së nënshkruar në mes të dyja vendeve?

• A mund të bëhet kërkesa për realizim të të drejtës në pension kosovar nga Zvicra dhe kujt duhet drejtuar

• A shkëmbehen të dhënat personale të personave lidhur me të drejtat sociale në të dyja vendet nënshkruese
të marrëveshjes?

• Kemi shumë ankesa nga qytetarët kosovar jashtë vendit, se gjatë mbylljes së përvojës së tyre të punë në
librezat e punës, në ndërmarrjet ku ata kanë punuar, ju është mohuar një periudhë e punës( gjegjësisht
është gabuar në llogaritje), si mund të vërtetohet përvoja e tyre ?

• A mund të rishqyrtohen përvojat kontributdhënëse?

2
6
Pyetje dhe pergjigjjet

Kush mund të bëjë kërkesë për përfitime zvicerane?

Persona, të cilët e kanë arritur moshën e rregullt të pensionit (64 vjeçe për gra, 65 vjeç
për burra), dhe të cilëve mund t’u llogaritet të paktën një vit nga kontributet kanë të
drejtë për një pension pleqërie. Gjithashtu personat, të cilët i plotësojnë kushtet për
pensione invaliditeti apo pensionet e trashëgimtarëve,
mund të aplikojnë për përfitime. Shtetasit e Kosovës, të cilët kanë marrë kontributet,
si dhe trashëgimtarët e tyre nuk kanë mundësi të kërkojnë asnjë të drejtë tjetër për
përfitime nga Sigurimi i Pleqërisë, i Trashëgimtarëve dhe i Invaliditetit duke u bazuar
në këto kontribute dhe në kohët e pagesës së kontributeve.

2
7
Pyetje dhe pergjigjjet
• Cili është organi kompetent për pensionet, në Kosovë?
Organi kompetent per Pensionet ne Kosove eshte Departamenti I Pensioneve.

• Si të kërkohet pensioni për periudhat e punës jashtë vendit ?


Fillimisht plotesohet dokumentacioni i kerkuar dhe pastaj dorezohet kerkesa tek
Divizioni I Pensioneve te Jashtme ne adresen:
Rr: “Edit Durham” nr 46, Prishtine 10000.

2
8
Pyetje dhe pergjigjjet
• Kush ka të drejtë në pension të pleqërisë -
kontributdhënës në Kosovë?
Cdo qytetare qe ka arrite moshen 65 vjedh dhe ofron deshmi per 15 vite pervojne e punes para dates
01.01.1999.

• Sa është një pension kontributdhënës në Republikën e Kosovës?


1, Pensioni me pregatitje shkollore te ulet eshte: 182euro
2, Pensioni me pregatitje shkollore te mesme eshte: 198 euro
3, Pensioni me pregatitje shkollore te larte eshte: 214 euro
4, Pensioni me pregatitje shkollore superior: 265euro

2
9
Pyetje dhe pergjigjjet
• Nëse një qytetar kosovar jeton dhe vepron në Zvicër, si
mund ta realizoj pensionin kosovar?
Qytetaret Kosovar qe jetojne ne Zvicer dhe I plotesojne kriteret ligjore e parashtrojne kerkesen tek arka
zvicerane

• Ku mund të bëj kërkesë për përfitime?


a) Kërkues me vendbanim në Kosovë : Ju mund t’i merrni formularët e aplikimit për përfitimet
zvicerane dhe paraqisni kërkesat në vendin e mëposhtme. Divizioni i Pensioneve të Jashtme
Departamenti i Pensioneve Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale Rr. "Pashko Vasa" - Baraka Nr.1
10000 Prishtinë Tel: 03820026114 Republika e Kosovës https://mpms.rks-gov.net

3
0
Pyetje dhe pergjigjjet
• Ku mund të bëj kërkesë për përfitime?

b) Kërkues që nuk jetojnë as në Zvicër, as në Kosovë : Ju mund t’i drejtoni kërkesat për përfitimet zvicerane tek vendi i
mëposhtëm: Përfitimet në rast të moshës dhe për trashëgimtarë (gratë e veja, burrat e ve dhe jetimët): Formularë
aplikimi për pensionet e pleqërisë:
https://www.zas.admin.ch/zas/de/home/particuliers/demander-une-rente-devieillesse/nationalite-d_un-pays-avec-con
vention-de-securite-sociale-.html

Formularë aplikimi për pensionin e trashëgimtarëve:


https://www.zas.admin.ch/zas/de/home/particuliers/demander-une-rente-desurvivant/nationalite-d_un-pays-avec-co
nvention-de-securite-sociale.html

Schweizerische Ausgleichskasse SAK [Arka zvicerane e kompensimit] Av. Edmond-Vaucher 18 Postfach 3100 [Kutia
postare 3100] 1211 Genf 2 Schweiz [Zvicër]
Tel : +41 58 461 91 11
Faks: +4158 461 97 05
Internet: http://www.zas.admin.ch
3
1
Pyetje dhe pergjigjjet
• Ku mund të bëj kërkesë për përfitime?

Përfitimet nga sigurimi i invaliditetit


Formularët e aplikimit:
https://www.zas.admin.ch/zas/de/home/particuliers/demander-une-rente-dinvalidite/nationalite-d_un-pays-avec-con
vention-de-securite-sociale.html

IV-Stelle für Versicherte mit Wohnsitz im Ausland IVSTA [Zyra e IV për të siguruarit me vendbanim jashtë vendit] Av.
Edmond-Vaucher 18 3 Postfach 3100 [Kutia postare 3100] 1211 Genf 2 Schweiz [Zvicër]

Tel. +41 - 58 461 91 11


Faks +41 58 461 99 50
Internet: http://www.zas.admin.ch

3
2
Republika e Kosovës
   Republika Kosova - Republic of Kosovo
       Qeveria - Vlada – Government
    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve Ministarstvo Finansija, Rada i Trasfera Ministry of Finance, Labour and Transfers

DEPARTAMENTI I PENSIONEVE
DEPARTMAN ZA PENZIJE
PENSION DEPARTMENT

Ju Falëmderit
Thank you for your attention
Vielen Dank?
•Skender Asllani: Zv Drejtor i Departamentit të Pensioneve
•Berat Zhinipotoku: Udhëheqës i Divizionit të Pensioneve të Jashtme

Pergaditja Slide/ Interporabiliteti / Raportet / database / IT


Edmond Murati : Head of IT -Administrator i S.I.I DP
3

You might also like