Java 10 Pasojat Juridike Te Denimit

You might also like

Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 11

UNIVERSITETI PUBLIK “KADRI ZEKA” GJILAN

FAKULTETI JURIDIK
STUDIMET BACHELOR

PËRGJEGJËSIA PENALE
E PERSONAVE JURIDIKË

PASOJAT JURIDIKE TË DËNIMIT

Prof. Ass. Dr. Albulena Hajdari Krasniqi


1

Gjilan, Dhjetor 2020


PASOJAT JURIDIKE TË DËNIMIT
KUPTIMI
 Me shprehjen pasoja juridike të dënimit duhet nënkuptuar të gjitha
efektet përkatësisht ndikimet të cilat i shkakton dënimi ndaj personit
të dënuar në aspektin e realizimit të të drejtave të caktuara. Pasojat
juridike të dënimit manifestohen në kufizimin, humbjen apo shuarjen
e të drejtave të caktuara ose ndalimin e fitimit të të drejtave të
caktuara.

 Pasojat juridike të dënimit në parim parashihen me ligj. Zgjidhje të


tillë ka paraparë edhe Kodi penal i ynë (n. 93). Sa i përket pasojave të
dënimit edhe LPPJVP ka dhënë zgjidhje, ashtu që këtë çështje e ka
rregulluar me nenin 16. Megjithatë se me të dy këto ligje penale janë
paraparë zgjidhje ligjore për pasojat juridike të dënimit, megjithatë në
mes tyre ka dallime në përmbajtje.

2
NDRYSHIMET KRYESORE LIGJORE LIDHUR ME PASOJAT
JURIDIKE TË DËNIMIT

 Miratimi i Kodit penal të ri ka krijuar ndryshime të shumta në


institutet kryesore të të drejtës penale materiale, përfshirë
dënimet, parashkrimin, parashikimin e veprave penale të reja,
duke ia përshtatur ato kërkesave të kohës.

 Përveç tjerash ka bërë ndryshime edhe sa i përket pasojave


juridike të dënimit. Rrjedhimisht, ndryshimet e përfshira në kod
kanë mundësuar që ndaj kryesve të veprave penale ndaj të cilëve
shqiptohet gjoba apo vërejtja gjyqësore të mos kenë pasoja
juridike, pasi që këto dy lloje të dënimeve nuk evidentohen në
evidencat e personave të dënuar, andaj edhe pasojat juridike të
tyre nuk kanë efekt në kufizimin e ndonjë të drejte ligjore për
personat e dënuar.
3
DALLIMET E KODIT PENAL DHE LPPJVP LIDHUR ME
PASOJAT JURIDIKE TË DËNIMIT

 Me dispozitën e Kodit penal është paraparë se shqiptimi i dënimit me gjobë


si dhe vërejtja gjyqësore nuk krijojnë pasoja juridike për personin e dënuar,
ndërsa LPPJVP ka paraparë se edhe shitimi i dënimit me gjobë krijon pasoja
juridike sikurse dënimet tjera.

 Dilema në këtë rast se cila zgjidhje duhet të mbizotërojë në lidhje me çështje


duhet zgjidhur sipas parimit «Lex specialis derogat legis generalis» që
nënkupton se vlen zgjidhja e paraparë në LPPJVP sepse ky ligj përbën ligj
special në raport me Kodin penal, përfshirë edhe pasojat juridike të dënimit.

 LPPJVP në nenin 17 ka paraparë institutet e të drejtës penale nga pjhesa e


përgjithshme të cilat zbatohen përshtatshmërisht edhe në procedurë penale
ndaj personave juridikë, mirëpo në këtë nen nuk është përfshirë çështja e
pasojave juridike, në atë mënyrë që kjo çështje është rregulluar në mënyrë të
pavarur me nenin 16 të LPPJVP.
4
LLOJET E DËNIMEVE TË CILAT KRIJOJNË PASOJA JURIDIKE

 Në procedurë penale ndaj personave juridikë pasoja juridike krijojnë


këto sanksione penale:
1. Dënimi me gjobë;
2. Ndalimi i kryerjes së veprimtarisë në bazë të lejes, autorizimit apo
të koncesionit të lëshuar nga organet shtetërore;
3. Ndalimi i marrjes së lejes, autorizimit apo të koncesionit të cilat i
lëshojnë organet shtetërore.

5
KOHËZGJATJE E PASOJAVE JURIDIKE TË DËNIMIT

 Kohëzgjatja e pasojave juridike të dënimit është çështje e rregulluar me ligj.


Pasojat juridike për masat në vijim zgjasin deri në 5 vjet, nga dita kur
aktgjykimi dënues të ketë marrë formën e prerë:
1. Ndalimi i kryerjes së veprimtarisë në bazë të lejes, autorizimit apo të
koncesionit të lëshuar nga e organeve shtetërore;
2. Ndalimi i marrjes së lejes, autorizimit apo të koncesionit të cilat i lëshojnë
organet shtetërore.

 Pas kalimit të periudhës kohore prej 3 vjetësh nga dita e dënimit të ekzekutuar
apo të parashkruar, gjykata në bazë të lutjes së personit juridik të dënuar mund
të vendosë që të pushojë pasoja juridike e të dënuarit që ka të bëjë me ndalimin
e fitimit të drejtës së caktuar. Me rastin e vendosjes për pushimin e pasojave
juridike të dënimit gjykata merr parasysh sjelljen e personit juridik të dënuar se:
1. A e ka bërë kompensimin e dëmit të shkaktuar me veprën penale;
2. A e ka kthyer përfitimin pasuror të fituar me kryerjen e veprës penale si dhe
3. Rrethana tjera të cilat arsyetojnë pushimin e pasojave juridike të dënimit. 6
MËNYRAT E PUSHIMIT TË PASOJAVE JURIDIKE TË DËNIMIT

 Me ligj janë paraparë dy mundësi të pushimit të pasojave juridike të


dënimit ndaj personit juridik të dënuar. Ne nenin 16 të LPPJVP është
paraparë se pasojat e dënimit pushojnë:
1. Ex lege (sipas fuqisë së ligjit) kur të kenë kaluar 5 vjet nga dita e
plotfuqishmërisë së aktgjykimit dënues;
2. Me lutje (kërkesë) të personit juridik të dënuar kur të kenë kaluar
3 vjet nga dita e ekzekutimit të dënimit apo parashkrimit të tij.

 Përveç kalimit të afateve të cekura nga të cilat rezulton pushimi i


pasojave juridike të dënimit, ligji ka paraparë se ky efekt arrihet
edhe nga parashkrimi i ekzekutimit të dënimit.

7
PROCEDURA E PUSHIMIT TË PASOJAVE JURIDIKE TË
DËNIMIT

 Sipas përmbajtjes së nenit 16 të LPPJVP janë paraparë dy procedura


të cilat ndjekur për të pushuar pasojat juridke të dënimit.

 Mënyra e parë është kalimi i afatit ligjor prej 5 vjetësh, nga dita kur
aktgjykimi dënues të ketë marrë formën e prerë me të cilin është
shqiptuar dënimi. Gjykata e cështjes ex officio (sipas detyrës zyrtare)
kujdeset që kur të ketë kaluar ky afat të vendosë për pushimin e
pasojave juridike të dënimit.
 Mënyra e dytë është lutja përkatësisht kërkesa të cilën e bën personi
juridik në gjykatën e cështjes për të pushuart pasojat juridike të
dënimit, nëse kanë kaluar 3 vjet nga dita e ekzekutimit të dënimit apo
parashkrimit të tij.

8
ORGANI KOMPETENT PËR VENSOSJEN E PUSHIMIT TË
PASOJAVE JURIDIKE TË DËNIMIT

 Sipas ligjit organi kompetent i cili vendosë për pushimin e pasojave


juridike të dënimit është gjykata e cila ka zhvilluar procedurën
penale ndaj personit juridik, pra gjykata e njëjtë e cila ka vendosur
për dënimin e personit juridik vendosë edhe për pushimin e pasojave
juridike të dënimit.

 Gjykata nxjerr vendim të veçantë me të cilin konstaton se nga data e


caktuar pushojnë pasojat juridike të dënimit si dhe arsyet e pushimit.
Efekti i pushimit të pasojave juridike të dënimit manifestohet në
realizimin e të drejtave nga personi juridik pas ekzekutimit të
dënimit, pa asnjë kufizim, si nxjerrja e të kaluarës kriminale, lidhja e
kontratave, kryerja e shërbimeve të ndryshme e te tjera.

9
EFEKTET E PUSHIMIT TË PASOJAVE JURIDKE TË DËNIMIT

 Sikurse u theksua edhe më parë gjatë kësaj ligjërate, pushimi i


pasojave juridikë të dënimit ndaj personit juridik të dënuar
manifestohet në realizimin e të drejtave të tij pa ndonjë kufizim.

 Me kërkesë të personit juridik gjykatat lëshojnë çertifikatë për të


kaluarën kriminale. Ky dokument i rëndësishëm përdoret si dëshmi e
shpeshherë edhe si kusht formal për realizimin e ndonjë të drejte të
personit juridik.

 Pushimi i pasojave juridikë të dënimit ndërlidhet me rehabilitimin si


institut i të drejtës penale, i cili mundëson kthimin e të drejtave
personit juridik pas ekzekutimit të dënimit.

10
Pyetje
dhe
diskutim i hapur!

Kontakti: albulena.hajdari@uni-gjilan.net

You might also like