Etika Në Kërkimin Shkencor: Metodat e Hulumtimit

You might also like

Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 8

Metodat e hulumtimit

ETIKA NË KËRKIMIN SHKENCOR


Ç’ËSHTË ETIKA?
 Fjala etikë vjen nga greqishtja: ethocos (ose ethos), do të
thotë sjellje, zakon. Etika është një sistem parimesh
morale ose vlerash dalluese të një kulture, apo të një
grupi (si: etika kristiane, etika protestante, etika tribale);
 Etika i referohet asaj që duhet të jetë, një realiteti të
kërkuar, disi ideal.
 Shkenca i referohet asaj që është, pra vetë realitetit në
çastin kur e studiojmë atë, realitetit të vërtetë (shkenca
synon të vërtetën).
DILEMAT ETIKE TË KËRKIMIT SHKENCOR

 “Dilema e OPENHEJMERIT”.
 Dilema lidhet me faktin se shkenca karakterizohet,
para së gjithash, nga kërkimi shkencor. Madje, deri
vonë shkencëtarët, duke përfshirë edhe
shkencëtarët socialë, shfaqin shpeshherë arrogancë
në trajtimin e subjekteve studimore, duke i
përligjur veprimet e tyre me kërkimin e së vërtetës.
Ndaj janë vendosur standarde etike, të cilat
kryesisht u takojnë një apo dy dekadave të fundit.
ETIKA E HULUMTIMEVE

Sipas Këshillit të Hulumtimeve Ekonomike dhe


Shoqërore në Britani (2009):
 Etika e hulumtimeve ka të bëjë me parimet
morale që drejtojnë hulumtimet që prej fazave
fillestare, deri në përfundimin dhe bërjen
publike të rezultateve dhe më tej – për ruajtja
nën kujdestari e të dhënave dhe e kampionëve
fizikë edhe pas botimit të hulumtimit.
KËRKESAT ETIKE TË KËRKIMIT SHKENCOR

1. E para, ndër to, ështe ndershmëria.


2. E dyta ndër kërkesat etike të kërkimit shkencor
është objektiviteti.
3. Një tjetër kërkesë e kërkimit shkencor është
integriteti.
4. Por edhe këto nuk mjaftojnë: duhet edhe kujdesi.
5. Të qenit i hapur është, gjithashtu, një kërkesë
etike e kërkimit shkencor.
KËRKESAT ETIKE TË KËRKIMIT SHKENCOR
 Kusht i domosdoshëm për kërkimin shkencor
është respektimi i të drejtës së autorit dhe
pronësisë intelektuale.
 Konficencialiteti apo mirëbesimi .
 Një parim i rëndësishëm etik është mosndërhyrja
në jetën private të individëve.
 Kërkesat etike të kërkimit zbatohen jo vetëm ndaj
qënieve njerëzore por edhe ndaj kafshëve.
DHËNIA E PËLQIMIT TË INFORMUAR!
 Thelbi i pëlqimit të informuar është të
sigurojë se personat që do të marrin pjesë në
hulumtim ta kuptojnë plotësisht se çfarë po
pranojnë. Kjo mund të duket diçka
“afërmendësh”, por ka një numër gjërash që
hulumtuesi mund të bëjë për të siguruar
ndjekjen e rregullave etike.
INFORMIMI MBI HULUMTIMIN
 Pranimi duhet të jepet me vullnet të lirë.
 Njerëzve duhet t’u jepni një informatë të qartë dhe të saktë:
 çfarë përfitimi do të kenë.
 pse po e bëni këtë hulumtim.
 cilat janë rrjedhojat praktike për ta.
 pjesëmarrja është e vullnetare dhe ata kanë të drejtën të
tërhiqen në çdo kohë.
 a ka ndonjë rrezik?
 çfarë do të bëni me të dhënat.
 çfarë autoriteti keni.

You might also like