Shëndeti Dhe Sëmundjet Te Njeriu-Anemia

You might also like

Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 6

Anemia

Lënda:Shëndeti dhe sëmundjet te njeriu


Punoi:Erion Gërbeshi
Anemia
Anemia e përkthyer në shqip, do të thotë pagjakësi. Klinikisht, diagnoza e
anemisë vendoset kur ka ulje të nivelit të Hemoglobines. Pagjakësia, pavarësisht
nga lloji i saj, ndikon në zvogëlimin e masës së eritrociteve në gjak, e cila përcillet
me zvogëlimin e koncetrimit të hemoglobinës, të shprehur në një litër gjak.
Anemia shprehet edhe me zvogëlimin e hematokriteve në gjak. Anemia, pa marrë
parasysh patogjenezën e saj, është e kushtëzuar gjithnjë me çrregullimet e
barazpeshës ndërmjet madhësisë së krijimit të eritrociteve në hemoglobinë në
palcën ashtrore si dhe shpërndarjes së tyre në gjakun e njeriut. Thuhet se
zvogëlimi i numrit të eritrociteve në gjak (i matur në një litër gjak), mund të jetë
njësi matëse për aneminë e organizmit. Mirëpo kjo nuk është gjithherë ashtu,
sepse zvogëlimi i numrit të eritrociteve nuk mundet gjithnjë të zvogëlojë në
mënyrë paralele sasinë e hemoglobinës së gjak. 
Ndarja patofiziologjike e anemisë
Sipas kësaj ndarje, pagjakësia ndahet në: Anemi e cila krijohet kryesisht nga
krijimi i pakët i eritrociteve. Anemia e krijuar nga rritja e zbërthimit të eritrociteve
(të ashtuquajtura hemolizë). Anemia që krijohet për shkak të rritjes enorme të
humbjes së gjakut. Pra, siç shihet, anemia mund të kushtëzohet me zvogëlimin e
krijimit apo rritjen e zbërthimit të eritrociteve apo edhe me humbjen e gjakut nga
organizmi (gjakderdhja).
Anemia ndahet ne :
1. Anemia për shkak të zvogëlimit të krijimit të eritrociteve
2. Shkaktarët e anemisë për shkak të mungesës së eritrociteve
3. Anemia e panjohur ose anemia e shumë shkaktarëve
4. Anemia për shkak të rritjes së humbjes së gjakut
Shenjat fizike të anemisë
Simptomet dhe shenjat kryesore të anemisë
kryesisht janë pasojë e mekanizmave
kompenzues për shmangjen e hipoksisë së
indeve dhe kjo sidomos tek rritja e punës së
zemrës. Fenomenet e zemrës paraqiten si
rezultat i rrahjeve të zemrës dhe rrahjet kryesore
të saj ndëgjohen në pjesën e sipërme të saj.
Fuqia dhe kualiteti i rrahjeve të zemrës mund të
jenë të ndryshme. Në rastin më të rëndë të
anemisë paraqitet depresioni i cili humb pas
përmirësimit të anemisë dhe paraqitjes së nivelit
normal të gjakut në organizëm. Anemia mund të
shkaktojë edhe ngërçe por edhe zverdhje të
buzëve të gojës, fytit, etj.
Simptomat e sëmundjes
Sjenjat e sëmundjes kushtëzohen nga sëmundja
fillestare e cila është shkak i anemisë, dhe kjo shpesh
shprehet me shenjat e anemisë, kështu që anemia si e
tillë mund të zbulohet vetëm me shqyrtim laboratorik.
Në rastet tjera janë të shprehura, shenjat e anemisë si
dhe shenjat e sëmundjes të cilat kanë sjkaktuar
aneminë. Sëmundja zakonisht fillon hap pas hapi për
shkak të deficitit kronik të Fe i cili lehtësisht krijohet
gjatë gjakderdhjeve të vogla, ashtu që organizmi i
përshtatet anemisë dhe anemia organizmit.Shpesh me
metoda laboratorike vërtetohet nivel shumë i ulët i
hemoglobinës, edhe pse te i sëmuri nuk vërehen fare
shenjat e anemisë apo ndonjë simptom i ngjashëm.Te
shumica e të sëmurëve anemik vërehet shkallë shkallë
dobsimi, plogështia, rrahje të forta të zemrës dhe
frymëmarrje e rënduar gjatë një pune të vogël. Tek
femrat zakonisht kjo shprehet me kokëdhembje.
Shërimi

Nëse vërehet se anemia e individit është paraqitur si rezultat i mungesës së


hekurit, atëherë është e nevojshme që të zbatohet shërimi me hekur, para se të
vërtetohet shkaku i deficitit, për shkak se ky vërtetim mund të zgjasë shumë dhe
organizmi dobësohet tepër, kështu që është i nevojshëm transfuzioni me eritrocite
të ndara.Si shërim më të preferueshëm do parashikonik, zbatimin e shërimit
përmes gojës, ndërsa në disa raste të veçanta do të duhej të zbatonim dhënjen e Fe
në mënyrë parentale. Hekuri në mënyrë orale jepet në formë të ferosulfateve,
feroglikonateve dhe feromuforateve prej 50 mg deri në 100 mg apo edhe deri në
200 mg në ditë.

You might also like