Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 23

TEORIA E KOMUNIKIMIT, SHENJA

GJUHËSORE,
KOMUNIKIMI VERBAL DHE JO VERBAL
Njerëzit flasin për t’u marrë vesh (me u marr
vesht) me njëri-tjetrin ose për të komunikuar.
Njerëzit komunikojnë në radhë të parë për
arsye të nevojave më kryesore të jetesës së
tyre, pra për t’u ushqyer, veshur, mbathur etj.
Përveç këtyre ato komunikojnë dhe për nevoja
profesionale, intelektuale, artistike etj.
Funksioni kryesor i gjuhës është komunikimi.
Si flasim?
Njerëzit komunikojnë me anë të shenjave
gjuhësore. Shenjat gjuhësore përbëhen nga i
shenjuari dhe shenjuesi.
Ferdinand de Sosyr
(1857-1913)

Shenja gjuhësore është uniteti i të shenjuarit


me shenjuesin.
I shenjuari-koncepti, imazhi (perceptues dhe
tingullor) që kemi në kokë për sendet, objektet,
frymorët, proceset, tiparet etj. Shenjuesi ka të
bëjë me të kuptuarit.
Shenjuesi-realizimi konkret i të shenjuarit me mjete
gjuhësore të lidhura njëra me tjetrën. Kështu
tingujt lidhen duke krijuar fjalët, fjalët lidhen më tej
në grupe fjalësh, grupet të lidhura formojnë fjali e
kështu me radhë. Shenjuesi realizon nëpërmjet
veshjes gjuhësore, mesazhin që duam të përcjellim
në trurin tonë.
Vajza, mos u zini me njëra-
tjetrën!
Kujdes: Ne nuk flasim me shenja të shkëputura,
por me shenja të lidhura njëra me tjetrën në
varësi të rregullave dhe ligjeve të një gjuhe të
caktuar. (Kallëzuesi përshtatet në vetë e numër
me kryefjalën p.sh.).
1. Njerëzit komunikojnë dhe me anë të shenjave
jo gjuhësore:
Një komunikim i tillë mund të bëhet me gjeste,
lëvizjet e trupit, sinjalet zanore (fishkëllimat,
boritë, kambanat, daullet, bri, të shtënat), sinjalet
me drita, me flamur, sinjalet rrugore, alfabeti
mors, simbolet kimike, matematike, fizike etj.
Kujdes: Disa prej këtyre shenjave mund ta realizojnë
komunikimin pa pasur nevojë për gjuhën njerëzore
(alfabeti mors, sinjalistika rrugore), kurse shumica
shoqërojnë gjuhën njerëzore ose plotësohen nga ajo
(gjestet, sinjalet zanore).
Komunikimi me anë të shenjave gjuhësore të
shkruara ose të folura, quhet komunikim verbal
(verbum lat. = fjalë, pra me anë të fjalëve).
Komunikimi që realizohet me anë të shenjave jo
gjuhësore quhet komunikim joverbal.
Roman Jakobson
1896-1982
Dhënësi është një ndër dy skajet e skemës së
komunikimit. Ai mund të japë informacion (të japësh
informacion nuk do të thotë vetëm ai që sjell
informacion të ri. Dhënësi mund të pyesë për të marrë
informacion, mund të pohojë diçka apo dhe mund ta
mohojë atë.).
Dhënësi mund të jetë i pranishëm fizikisht ose jo
fizikisht (autori i një libri). Dhënësi mund të jetë në
numrin njëjës, por dhe shumës (kur flet dikush në
emër të të gjithëve).
Marrësi është skaji tjetër i komunikimit, i cili percepton,
përthith informacionin e dhënë (edhe kur ky është pyetje,
pohim, mohim etj.).
Marrësi mund të jetë në njëjës ose në shumës. Ai mund
të jetë i pranishëm ose jo (komunikimi me internet, kur
shkruhet mesazhi në imeil [e-mail], marrësi nuk është i
pranishëm.).
Mesazhi është informacioni që një marrës i drejton
dhënësit. Duhet sqaruar se ai nuk ka të bëjë vetëm me
prodhim njohurie të panjohur për marrësin, por ai mund
të kërkojë vetë një njohuri të panjohur për të (pyetja), ta
mohojë diçka, apo ta pohojë atë. Këto janë shtyllat
kryesore, mbi të cilat mbivendosen elemente të tjera si
ironia, humori etj.
Mesazhi nuk i përket vetëm ligjërimit të përditshëm, por
ai i referohet çdo lloj informacioni, shkencor, artistik,
juridik, filozofik etj. Mesazhi i referohet në këtë mënyrë
çdo lloj komunikimi, nga ai më formali, deri të ai më i
shkujdesuri.
Konteksti është situata në të cilën zhvillohet procesi i
komunikimit. Ai ka të bëjë me vendin, kohën, moshat,
profesionet, mjediset e ndryshme fizike, elemente të
mentalitetit, të kulturës etj., që krijojnë sfondin real apo
virtual, ku zhvillohet komunikimi. Realizmi klasik dhe parimet
e tij në letërsi do të ishin një kontekst, në të cilin duhen parë
veprat e Balzakut p.sh. nga pikëpamja letrare, por nga
pikëpamja historike një pjesë e ngjarjeve të veprës së tij i
referohen jetës, mentalitetit dhe historisë franceze së shek.
XIX.
Kodi është element shumë i rëndësishëm i komunikimit
verbal, i cili përgjithësisht u referohet gjuhëve natyrale,
sistemit të tyre fonetik, morfologjik, sintaksor, semantik dhe
ligjësive specifike të tyre, që lidhin e organizojnë këto nivele.
Ato ndryshojnë nga një kod në një tjetër. Pra, kodi ka të bëjë
me mundësitë gjuhësore, që mund të ofrojë një gjuhë e
caktuar për të përcjellë mesazhe të ndryshme. Për të pyetur
për shëndetin mund të përdorësh kode të ndryshme: “Si
je?”; “How are you?”; “Come state?”; “Comment allez
vous?”.
Kanali është elementi fizik me anë të të cilit realizohet kodi,
me fjalë të tjera janë fonemat, morfemat, fjalët, grupet e
fjalëve, fjalitë etj., të organizuara në bazë të ligjësive të kodit
përkatës, por tashmë të realizuara. (Nëse te kodi kishim
mundësitë që ofronte sistemi, te kanali është përzgjedhur
një mundësi në varësi të llojit të tekstit, llojit të marrësit
etj.). Kanali mund të jetë i folur (gjuha e folur) apo i shkruar
(gjuha e shkruar).
I njëjti mesazh mund të materializohet në kode të ndryshme,
me ligjësi të ndryshme, me kanale të ndryshme. Pra kanali
është realizimi konkret i mundësive, që një kod i caktuar i
lejon marrësit.
Kodi kërkon një njohje gjuhësore prej folësve në një
masë të atillë që ata t’u përshtaten situatave të
ndryshme, kurse kanali është pikërisht përzgjedhja
e kryer me mjetet gjuhësore të kodit. Kështu, nëse
një dhënës kërkon një informacion në gjuhën
italiane, atëherë që të realizohet komunikimi, jemi
të detyruar t’i përgjigjemi po në këtë kod,
pavarësisht se mund të kemi njohuri dhe të kodeve
të tjera, por që nuk i ka bashkëfolësi.

You might also like