Hidrografia e Azisë

You might also like

Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 7

Hidrografia e Azisë

Lumenjtë në Azi
Lumenjtë dhe rëndësia e tyre
• Rrjeti hidrografik i Azisë është mjaft i pasur. Të gjithë lumenjtë
e saj burojnë prej viseve të brendshme malore dhe rrjedhin në
drejtim të veriut, lindjes e jugut. Në pellgun e Oqeanit të Ngrirë
të Veriut derdhen lumenjtë e Siberisë: Obi, Jenisej, Lena dhe
disa lumenj të tjerë më të vegjël. Këta lumenj ngrijnë gjatë
periudhës së dimrit. Në pellgun e Oqeanit Paqësor derdhen
lumenjtë: Amur, Huanho, Jance, Sikiang dhe Mekong. Hoanho
dhe Jance burojnë nga lartësitë e Tibetit dhe janë ndër lumenjtë
më të gjatë në botë.
• Lumi Huanho rrjedh nëpër një zonë me ngjyrë të verdhë (zona e
Lesit). Ky material bartet nëpërmjet erozionit eolik (erës) prej
viseve shkretëtinore dhe shtresohet në rrjedhën e lumit Huanho,
prandaj edhe quhet Lumi i Verdhë. Ky lumë përmbyt sipërfaqe të
mëdha toke, prandaj janë ndërtuar diga gjatë rrjedhës së tij. Gjatë
4000 vjetëve lumi Huanho e ka ndërruar 15 herë shtratin e vet në
drejtim veri-jug. Shpeshherë kinezët e quajnë këtë lumë edhe
Lumë të Papërmirësueshëm.
• Në pellgun e Oqeanit Indian derdhen lumenjtë: Iravad,
Bramaputra, Gang dhe Ind.
• Lumenjtë Ind dhe Gang janë lumenjtë më të rëndësishëm dhe më të
mëdhenj të Indisë. Lumi Ind buron prej viseve të larta të
Himalajeve dhe gjatë rrjedhës në ultësirë ai merr edhe 5 lumenj të
tjerë (degë të tij), duke u quajtur edhe Pesëlumi. Lumi Gang, buron
gjithashtu nga Himalajet dhe për indusët është lumë i shenjtë,
meqenëse buron prej vendit të Perëndive. Ai është i gjatë 2700 km.
Lumi Gang bashkohet me lumin Brahmaputra, që rrjedh nëpër
Ultësirën e Asamit, duke formuar një deltë të madhe në Gjirin e
Bengalit. Të gjithë lumenjtë malorë kanë potencial të madh
hidroenergjetik. Pellgjet e mbyllura të shumë lumenj të Azisë janë
pa rrjedhje në oqean. Ata burojnë prej viseve të larta të Azisë së
brendshme dhe rrjedha e tyre humbet në viset shkretinore, si në:
Gobi, Takla-Makanit etj., ose derdhen në Detin e Vdekur.
Liqenet me rëndësi botërore
• Liqeni më i madh në Azi dhe në botë është liqeni Kaspik. Ai ka një sipërfaqe rreth
371000 km2. Në këtë liqen kanë dalje disa shtete, si: Rusia, Kazakistani,
Turkmenistani, Irani dhe Azerbajxhani. Ndër liqenet e tjera përmendim liqenin
Aral me një sipërfaqe prej 64.100 km2 dhe Detin e Vdekur. Të trija këto liqene
kanë ujë të kripur (janë mbeturina të një deti të dikurshëm). Për kripësi më të
madhe dallohet Deti i Vdekur në Azinë Jugperëndimore. Karakteristikë tjetër për
këtë liqen është se ai ndodhet 394 m nën nivelin e oqeanit botëror. Ka sipërfaqe të
ndryshueshme për shkak të avullimit të ujit gjatë stinës së nxehtë të verës. Në Azi
liqene të tjera janë: Bajkali, liqeni më i thellë në botë 1741 m., e mjaft liqene të
tjera më të vogla me origjinë akullnajore (Siberi, viset e larta malore të Azisë së
Brendshme) e tjerë

You might also like