Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 9

Universiteti “Albanian University”tirane

Fakulteti I skencave te aplikuara dhe ekonomke


dega:finance-banke

Detyre Kursi
tema:ndryshimi I monedhes
Punoi:megisa roci
Objektivat:

Te tregojme pse u ndryshua monedha shqiptare gjate viteve te fundit.


Te tregojme ku po priten monedhat e reja.
Te tregojme si po e tregeton banka monedhen e re.
Te tegojme ndyshimin e monedhes me foto.
Historiku I monedhes shqiptare

Monedha shqiptare, Lek, doli në qarkullim për herë të parë në shkurt të


1926. Ajo e mori emrin nga Aleksandri i Madh, emri i të cilit shpesh
shkurtohet në “Leka” në gjuhën shqipe.Portreti i Aleksandrit shfaqet në
pjesën e përparme të monedhës 1 lek ndërsa pjesa e prapme e tij e tregon
atë mbi kalë.Emri “qindarkë’ rrjedh nga fjala shqipe “qind’ që do të thotë
një qind.
Seria e re e monedhave
Në përmbushje të misionit të saj kushtetues dhe ligjor për hedhjen në
qarkullim të monedhës kombëtare dhe ruajtjen e besueshmërisë së saj,
Banka e Shqipërisë ka vendosur të nxjerrë në qarkullim serinë e re të
përmirësuar të kartëmonedhave shqiptare me kurs ligjor.Seria e re e
kartëmonedhave Lek do të përmbajë 6 prerje: 200, 500, 1000, 2000, 5000
dhe prerjen e re 10000 Lekë. Kjo seri do t’i prezantohet publikut gradualisht
gjatë disa viteve, duke nisur nga viti 2019.
Kalendari I hedhjes ne qarkullim:

kartëmonedhat 200 Lekë dhe 5000 Lekë u hodhën në qarkullim duke


filluar nga data 30 shtator 2019;
kartëmonedhat 10000 Lekë dhe 1000 Lekë do të hidhen në qarkullim
duke filluar nga 30 qershor 2021;
kartëmonedha 500 Lekë dhe 2000 Lekë janë planifikuar të hidhen në
qarkullim duke filluar nga tremujori i katërt 2021 – tremujori i parë 2022
Pse u ndryshua monedha shqiptare?
Banka e Shqipërisë është banka qendrore e vendit. Një nga rolet më të rëndësishme të bankave qendrore kudo
në botë është emetimi i kartëmonedhave kombëtare, duke pasur përgjegjësinë që ato të shërbejnë si mjete
pagese të sigurta dhe të gëzojnë besimin e publikut.Kartëmonedhat përmbajnë një sërë elementesh sigurie që i
mbrojnë nga falsifikimi dhe ruajnë besueshmërinë e publikut tek paraja.Përmirësimi i serive të kartëmonedhave
me qëllim forcimin e elementeve të sigurisë dhe njëkohësisht përmirësimin e dizajnit është një praktikë e njohur
në bankat qendrore, që përgjithësisht zbatohet çdo 15-20 vjet.Të gjitha prerjet e serisë aktuale të
kartëmonedhave dhe monedhave shqiptare, përveç asaj 2000 Lekë janë miratuar në vitin 1995 dhe janë hedhur
në qarkullim në vitin 1996. Ndërkohë, në vitin 2008, serisë iu shtua kartëmonedha 2000 Lekë dhe në fund të
vitit 2011 përfundoi kursi ligjor për kartëmonedhën 100 Lekë.Pavarësisht se gjatë këtyre viteve, shkalla e
falsifikimit të kartëmonedhave ka qenë e ulët, Banka e Shqipërisë duhet të qëndrojë gjithmonë një hap përpara
për sa i takon studimit dhe përmirësimit të elementeve të sigurisë, për t’i bërë sa më të thjeshta për t’u
identifikuar dhe sa më të vështira për t’u falsifikuar.Gjithashtu, në këto 20 vite kanë ndodhur ndryshime të
vazhdueshme në teknologji, si për sa i përket elementeve të sigurisë që mund të dallohen nga publiku i gjerë pa
përdorimin e makinerive të posaçme, ashtu edhe për sa i përket atyre që njihen nga makineritë e përpunimit dhe
numërimit të kartëmonedhave.

You might also like