Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 5

Dokumentet e para në

Gjuhën Shqipe
E Punoi:Bekim Kastrati
Lënda:Gjuhë Shqipe
Formula e Pagëzimit

 Kryepeshkopi i Durrësit, Pal Engjëlli, mik e bashkëpunëtor i Skënderbeut (1417-1469),


gjatë një vizite në dioqezën e tij, gjeti shumë të meta e mangësi në punët e ushtrimit të
fesë, prandaj vendosi të mbajë një kuvend për t'i tejkaluar vështirësitë. Kuvendi u mbajt
më 8 nëntor 1462 në kishën e Shën Trinisë së Matit. Nga ky kuvend, Pal Engjëlli përpiloi
veprën Rregullat (1462) ku gjendet edhe dëshmia e parë e shqipes së shkruar. Me anë të
saj, ndërmjet të tjerash, ai jepte leje që, në ato kohë luftërash kur prindërit nuk kishin
mundësi t'i dërgonin fëmijët në kishë, t'i pagëzonin vetë në shtëpi, duke thënë shqip në
këtë ceremoni "Formulën e pagëzimit" që është: “Vnte paghesont premenit Atit et birit et
spertit senit”. Ky tekst sot do të ishte shkruar: Unë të pagëzonj në emër të atit e të birit
e të shpirtit shenjt.
 Formula ka rëndësi vetëm për historinë e gjuhës dhe jo për vlerat letrare dhe është
shkruar në dialektin e veriut me shkronja latine. Gjuha e tekstit dhe vlerat e përdorimit
në shqip të disa shkronjave latine kanë një afri shumë të madhe me veprën e Buzukut,
çka të bën të mendosh se shkrimi i shqipes duhet të ketë pasur një traditë më të vjetër,
ku janë mbështetur të dy, si shkruesi i kësaj formule ashtu edhe Buzuku. Dokumenti u
zbulua në 1915 nga historiani rumun Nikolla Jorga në Bibliotekën Laurentiana të Firencës.
Pal Engjëlli
Formula e Pagëzimit
Faleminderit për vëmendje

You might also like