Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 5

Ethet afrikane të pickimit të rriqërave

Të pranishme tek turistët që kanë vizituar parkun nacional të


Afrikës së Jugut.
Etiologjia: R.africae; të tjerë: R.australis, R.marmionii, R.honei, R.sibrica,
R.mongolotimonae, R.japonica, R.aeschlimanii dhe R.parkeri.
Vektori: Amblyomma hebraeum (rriqëra e gjedheve), në pjesën
veriore të Afrikës (A.variegaum, A.lepidum).
Shkalla e sulmit është e lartë sidomos tek turistët e Amerikës Veriore dhe
Evropës, kurse tek vendasit shkalla e prevalencës është rreth 10%.
Inkubacioni : 5-7 ditë
Simptomat dhe shenjat: Temperatura, esharët e shumëfishtë, limfadeniti dhe
ekzantema (50%).
Diagnoza, diagnoza diferenciale, mjekimi dhe parandalimi janë të ngjashme me
ethet mediterane.
Nuk janë raportuar raste fatale !
Lezioni në këmbë (eschar) nga ethet afrikane të rriqërave
Rikeciozat në Evropën Qendrore
Në vitin 1970 janë zbuluar në Dermacentor dhe Ixodes spp. ashtu dhe në disa rodent,
mirëpo nuk janë njohur para tifos ekzantematike.
Epidemiologjia: Gjermani Jugore dhe Qendrore.
Etiologjia: R.slovaca (Gjermani), R.raoultii, R.helvetica, R.monacensis, R.massiliae dhe
R.felis (pjesë tjera të Evropës).
Vektori: D.marginatum, D.reticulatus (qentë), I.ricinus.
Klinika: R.slovaca shkakton limfadenit dhe eritemë lokale, R.raoultii jep limfadenit,
R.helvetica shkakton perimiokardit, meningjit dhe febrilitet, R.monacensis, R.massiliae
dhe R.felix japin sëmundje febrile me ekzantemë makulopapuloze.
Diagnoza: Bazohet në të dhënat epidemiologjike dhe klinike (limfadenopati,
temperaturë). Diagnoza diferenciale, laboratorike, terapia dhe profilaksa janë të njëjta
me rikeciozat tjera.
Lia rikeciale (rickettsialpox)
Infeksion i rrallë, sporadik, febril i shoqëruar me lezion primar dhe ekzantemë variçelliforme.
Epidemilogjia: SHBA dhe Rusi, kurse shkatari është izoluar në Kroaci, Evropë Jugore, Afrikë Jugore
si dhe në Kore.
Etiologjia: R.akari
Rezervuar: Morrat e llojit Liponyssoides sanguineus (Allodermanyssus sanguineus) të cilët
transmetojnë rikeciet transovarial.
Strehues natyrorë : Minjtë (1 muaj gjallë)
Inkubacioni : 7-14 ditë
Klinika: Papullë e dhembshme, e cila më pas ulçeron dhe lë eschar të zi. Limfonodujtë regjional janë të enjtur e
të padhembshëm. Pas disa ditëve zhvillohet ekzantemë variçelliforme me papula eritematoze të cilat
progredojnë në vezikula që formojnë krustë dhe shërohen. Ka ecuri beninje.
Diagnoza: Historia, simptomatologjia klinike dhe të dhënat laboratorike.
Diagnoza diferenciale: Variçella, ekzema herpetike dhe eczema vaccinatum.
Mjekimi dhe profilaksa: Të njëjta me rikeciozat tjera.
Eschari te lia rikeciale (rickettsialpox)

You might also like