Download as ppt, pdf, or txt
Download as ppt, pdf, or txt
You are on page 1of 22

ANESTEZIONI NË

STOMATOLOGJI

KUPTIMI I DHIMBJES

PROF.ASS. BYLBYL REÇICA


DEFINICIONI I DHIMBJES

Dhimbja-Ndjeshmëri-Senzacion
Termin “dhimbje” nuk është lehtë ta definojmë; në literaturë mund të gjinden shpjegime të ndryshme lidhur me
këtë term. Një interpretim i pranuar është se “ dhimbja është një ndjesi e pakëndshme senzacionale dhe
emocionale si reaksion në dëmtime të vërteta ose potenciale të indeve ose e përshkruar në formë të atij dëmtimi”

Dhimbja është një ndjenjë e pakëndshme emocionale që paraqitet si reaksion në lëndim të indit”.
QELIZA NERVORE

• Morfologjia e qelizës nervore,

• Nervit periferik,

• Rrugët e dhimbjes,

• Aspektet fiziologjike dhe biokimike të dhimbjes


QELIZAT NERVORE

• Qeliza nervore apo neuroni


• përbëhet prej trupit dhe prej dy zgjatimeve
• të cilat i përçojnë impulset.
• Dendritet paraqesin zgjatimin më të shkurtë
• përmes te cilave realizohet lidhja me
• neuronet tjera gjegjësisht permes
• dendriteve dhe aksoneve.
• Aksoni ose neuriti paraqet zgjatimin e gjatë përmes së
cilës barten impulset prej njërës anë të sistemit nervor në
tjetrën dhe i cili bashkë me aksonet e neuroneve tjera
përbëjnë nervin periferik.Në qendër të aksonit gjendet
aksoplazma, substancë viskoze e cila gjendet në mes të
membranës semipermeabile dhe membranës elektrikisht
të ndjeshme.

• Aksonet janë të mbështjellura me mbështjellësin në


formë spirale që përbëhet prej qelizave mirë të
diferencuara ku,

• në nervat periferik quhen qelizat e Shvanit ndërsa


• në sistemin nervor qëndror quhen oligodendrocite.
NERVAT PERIFERIK
 
• Në sistemin nervor periferik, aksonet gjenden të shoqëruara me qelizat e Shvanit të
quajtuara fijet nervore periferike të cilat mund të jenë mijeline dhe jomijeline.

• Mielina është një izolatorë elektrik me efekte të rëndësishme në përçueshmëri


elektrike.
• Fijet mieline A-delta të nervave cervikal janë përgjegjëse për përçuarje të shpejtë të
impulsit deri në trurin e madh dhe kanë rol në transmisionin e dhimbjes së ashpër
therëse.
• Fijet nervore jo mieline ose fijet C janë përgjegjëse për përçuarjen e dhimbjes së
ngadalshme te impulsit, p.sh. dhimbja pulpitike,
• Në prerjen tërthore të nervave periferik mund të shohim se,
• fijet nervore si ato mijeline edhe ato jo mijeline janë të grupuara në tufa nervore
ose fascikule të cilat janë të mbështjellura me perineurum.
• Hapësira në mes të perineurumit dhe fascikuleve nervore quhet endoneurum dhe
në të gjenden kapilarët, fibroblastet, qelizat yndyrore si dhe fijet kolagjene.
IMPULSET NERVORE

•Funksioni kryesor i fijeve nervore është që të përçojnë informacionet prej njërës anë të
sistemit nervor në anën tjetër në formë të kodeve nëpërmes impulseve nervore.
•Përçueshmëria nervore është e mundësuar përmes reaksionit elektro-kimik që bazohet
në kalimin e joneve të Na, K dhe Cl nëpërmes membranës semipermabile e cila e rrethon
aksoplazmën.
•Kur përfundimet nervore stimulohen (në mënyrë termike, mekanike apo kimike) me
intenzitet të mjaftueshëm,membrana bëhet e lëshueshme për jonet e natriumit, të cilat hyjnë
në qelizë dhe shkaktojnë ndryshim të potencialit të membranës (depolarizimi i membranës).
•Shumë shpejtë permabiliteti i membranës për jonet e natriumit zvogëlohet ndërsa
•jonet e kaliumit në mënyrë pasive kalojnë nëpër membranë dhe kjo zgjatë deri sa të
vendoset prapë në gjendje të potencialit të qetë (repolarizimi).
SINAPSAT
• Neurotransmiterët janë substanca kimike të cilat tajohen në fundin e nervave
gjatë procesit të depolarizimit,
• aktiviteti elektrik nuk mund të përçohet direkt
prej njërit neuron në tjetrin pa keto substanca.
• Lidhja në mes të dy neuroneve quhet sinaps.

• Fundi i nervit i cili është pa mijelinë dhe


është pak i trashe quhet carje sinaptike.
• Membrana nervore e cila përçon impulse quhet membrana presinaptike ndërsa
membrana receptore quhet
postsinaptike.
• Ekzistojnë dy lloje të sinapsave:

• sinapsa ekscitore, ku akcioni potencial prej një nervi përçohet në nervin tjetër duke
shkaktuar kështu depolarizim si dhe

• sinapsa inhibitore, ku neurotransmiterët shkaktojnë hiperpolarizim dhe rezistencë ndaj


formimit të akcionit potencial në nervat fqinjë.

• Në sistemin nervor qëndror ekzistojnë neurotransmiterë të ndryshëm siç janë: acetilkolina,


noradrenalina, dopamina, serotonina, substanaca P dhe encefalina.
• Dhimbja provokohet kur në indet trupore tajohen substanca siç jane:
• histamina, bradikinina, acetilkolina dhe prostanglandina.
• Këto substanca tajohen si rezultat i traumës,
• infeksioneve,
• reaksioneve alergjike,
• reflekseve neurogjene dhe
• ndryshimeve qendrore emocionale.
ANESTETIKËT LOKAL

•  Për anestezion lokal të indeve përdoren preparate të cilat mundësojnë ndërprerjen e përkohshme
të përcjelljes së impulseve në fije nervore. Ndonëse anestetikët lokalë injektues janë me strukturë
të ndryshme kimike, ata kanë edhe mjaft veti të përbashkëta
• Secila tretje e anestetikut përmban:
• - substance anestetike,
• - vazokonstriktor,
• - stabilizatorë (që të pengon shpërbërjen e substancave tjerë),
• - substancë antiseptike,
• - pufer dhe
• - tretës.
VETITË IDEALE TË ANESTETIKUT LOKAL
• Veprim reverzibil,
• Të mos ketë veprim iritativ në inde,
• Toksiciteti i përgjithshëm të jetë i vogël,
• Veprimi fillestar të jetë i shpejtë ndërsa efekti anestetik mjaft i gjatë,
• Potenca anestetike të jetë e mjaftueshme të shkaktoj anestezion komplet pa aplikimin e

koncentrimeve apo dozave të dëmshme ( gjerësia terapeutike të mjaftueshme),


• Veprim penetrues që të mundësoj aplikimin e anestetikut lokal për anestezion sipërfaqsor,
• Biotransformimi në organizëm të jetë i shpejtë,
• Aftësi të dobët për reaksione alergjike,
• Stabilitet në tretje dhe sterile apo mundësi sterilizimi.
MEKANIZMI I VEPRIMIT

• Ndjeshmëria pas aplikimit të anestezionit lokal humbet me kete radhitje:

• Dhimbje
• Ftohtë
• Nxehtë
• Prekje
• Shtypje
• Motorika
 
•Anestetku stabilizon membranën qelizore të aksonit dhe pengimin e përcielljes së
impulsit nervor.
•Kjo mund të arrihet duke penguar shkëmbimin e joneve sidomos ato të Na që janë
të nevojshme për përcjelljen e impulsit.
•Pengojne kalushmërinë e kanaleve ku bëhet shkëmbimi i joneve duke bllokuar
potencialin elektrik në membranë.
•Sa më i hollë që të jetë nervi, më shpejtë i nënshtrohen efektit anestetik.
• Mekanizmi i saktë i veprimit të anestetikut nuk është i njohur. Pas aplikimit lokal në inde,
anestetiku gjendet në dy forma,
• të jonizuar dhe të pajonizuar.
• Forma e pajonizuar (liposolubile) ka mundësi që të penetron disa shtresa të indeve, pra
edhe nëpër mbështjellësin lipidik të nervit dhe membranës qelizore.
• Riekuilibrimi në mes të pjesës së jonizuar dhe të pajonizuar arrihet kur ky kalim
realizohet.
• Forma e jonizuar hidrosolubile në aksonin e nervit bllokon kanalet për qarkullim të
joneve të Na dhe K dhe në këtë mënyrë e pengon arritjen e potencialit aksionar.
STRUKTURA KIMIKE E ANESTETIKËVE LOKAL
 

• Të gjithë anestetikët lokal per nga struktura kimike e molekulare ndahen në dy grupe: estere dhe amide.
• Për dy llojet është karakteristike prezenca e unazës aromatike të lidhur me grupin amin.
• Lidhja në mes tyre mundet me qenë një amid apo një ester dhe pikërisht kjo e përcakton klasifikimin e
anestetikut.

• Pajonizuar amid Jonizuar


• Grupa aromatike---------lidhja mest tyre----------------Grupa amine
• Liposolubile ester Hidroolubile
• Anestetikët lokal të grupit amid metabolizohen përmes mëlqisë (me enzime
mikrosomale) ndërsa,

• esteret metabolizohen përmes plazmës (Pseudokoliesteraza).


LLOJET E ANESTETIKËVE LOKAL

• Anestetikët e grupit Ester


• Prokain,
• Tetrakain dhe
• Benzokain.

• Anestetikët e grupit amid


• Lidokain,
• Prilokain,
• Butanilkain,
• Kartikain dhe
• Bupivakain.
• PREPARATET VAZOKONSTRIKTORE
• Adrenalina (epinefrina),noradrenalina,felipresina, korbazili

• ASPEKTET KLINIKE TE ANESTEZIONIT LOKAL

• ZGJEDHJA E ANESTETIKUT LOKAL


LIDOKAINA
Lidokaina është anestetiku I parë lokal I sintetizuar nga
grupi joesterik, në të cilët zingjiri alifatik është I lidhur
me grupin amid për unazën aromatike në molekulën e
bazës anestetike. Është sintetizuar më 1943, shpejtë
është rritur përdorimi I tij dhe sot paraqet një nga
anestetikët lokalë I cili në masë të madhe I plotëson
kërkesat për anestetikun lokal ideal. Zakonisht përdoret
në tretje 2% që mund të përdoret pa frikë në sasi prej
10ml (gjithsej 200 mg). Me shtimin e vazokonstriktorit
ngadalsohet resorbimi I tij nga vendi I aplikimit, qka
mundëson aplikimin edhe të dozave më të mëdha pa
efekte të dëmshme.
Lidokaina është anestetik lokal mjaft efikas dhe në krahasim më
prokainën tregon efikasitet më të mirë në aspektin e të gjithë
parametrave të anestezionit. Në raporte të njejta të masave,
pothuajse dy herë është më toksik se prokaina, qka nuk përfillet
pasi që përdoret në koncentrim dyfish më të ultë. Pasi që nuk ka
efekt vazokonstriktor, me qëllim të përmirësimit të vetive
anestetike iu shtohet substanca vazokonstriktore që ia zgjat
veprimin dhe njëkohësisht ia zvogëlon toksicitetin. Megjithatë,
mund të aplikohet edhe pa vazokonstriktor, por anestezioni i
arritur është më I dobët (veqanërisht te anestezioni terminal).
Duke marrë parasysh aftësinë e penetrimit, mund të përdoret edhe
për anestezion sipërfaqësor, zakonisht në koncentrim 5-10%, në
formë të tretjes për lyerje ose sprej. Lidokaina në treg gjendet me
emra të ndryshëm (Xylocaine, Xylotox, Xylestesin) dhe në
kombinim me vazokonstriktor të ndryshëm. Te ne prodhohet në
tretje 2% me adrenalin (1:80 000) ose pa vazokonstriktor : 2%
lidokain-adrenalin gjegjësisht 2% lidokain klorid (Galenika).

You might also like