Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 9

Punim nga lënda e historisë

Tema: Lufta nacionale-çlirimtare dhe antifashiste në Shqipëri


(1939-1944)

Mentor:Ismail Ibishi Punoi:Mubina Xhelili


PËRMBAJTJA

 Fillimi I LNÇ-së dhe rezistenca antifashiste


 Balli kombëtar dhe organizatat tjera patriotike
 Zgjerimi i luftës çlirimtare dhe çlirimi i Shqipërisë
Fillimi i LNÇ-së dhe rezistenca antifashiste

 Populli shqiptar e filloi luftën antifashiste që nga fillimi I pushtimit Italian më 17


prill të vitit 1939.Me këtë qëndresë tregoi se nuk do t’I nënshtrohet pushtetit
fashist.Rezistenca u bë përmes formave të ndryshme:protestave, grevave,
bojkotimeve, e deri te lufta e armatosur.Disa udhëheqës të punëtorëve u dënuan
nga gjyqi ushtarak.Demostratat antifashiste u organizuan për nder të 28 nëntorit
në disa qytete të Shqipërisë ku u dalluan nxënësit e shkollave të mesme.
 Pushteti Italian në prill të vitit 1940 ndaloi demostratat dhe manifestimet me
karakter kombëtar.Për mosrespektimin e këtyre vendimeve dënimet ishin dhe me
pushkatim.Nga përleshjet me ushtërin Italiane u vranë edhe disa të rinj.
 Bartëse ideore-politike dhe e rezistencës së armatosur ishte Partia Komuniste e
Shqipërisë(PKSH),e cila u formua në Tiranë prej 4-8 nëntor të vitit 1941.Në
mbledhjen themeluese morën pjesë edhe dy përfaqësues jugosllavë, të cilët më vonë
do të kenë ndikim të madh në orientimin e PKSH-së sipas shembullit jugosllav dhe
sovjetik.PKSH-ja paraqitej si parti nacionaliste për ta fituar simpatinë e
popullit.Njësitet guerile të organizuara nga PKSH-ja kryenin aksione guerile.Në këto
luftëra jetën e tyre e dhamë shumë komunistë.
 Në Koferencën e Pezës e cila u mbajt në shtator të vitit 1942, ku morën pjesë rryma
të ndryshme politike, u vendos për bashkimin e gjithë popullit shqiptar në një front të
quajtur Fronti Nacional Çlirimtar. Organet më të larta të Frontit ishin Këshillat
Nacionale çlirimtare. Vendimet e konferencës u pritën mirë nga populli dhe sukseset
e luftës ishin të mëdha.
Balli kombëtar dhe organizatat tjera patriotike

 Dyshimet e bazuara të disa nacionalistëve se PKSH-ja synonte ta shtinte nën


kontrollin e saj tërë drejtimin e Luftës Nacionale çlirimtare (LNÇ) dhe frontit
popullor, ndikuan për paraqitjen e një rryme tjetër nacionaliste. Ata formuan një
organizatë tjetër alternative për t’I bashkuar të gjitha shtresat popullore të cilat e
humbin besimin në PKSH-në.
 Në nëntor të vitit 1942 u formuan organizata nacionaliste ,,Balli Kombëtar “ me
kryetarin Mithat Frashërin. ,,Balli Kombëtar” gjeti përkrahje relative te populli
shqiptar për shkak të programit të vet nacionalist. Organizata e ,,Ballit Kombëtar”
e zgjeroi aktivitetin e vet edhe në Kosovë dhe Maqedoni, edhe përse nuk kishte
përkrahje të mëdha nga popullsia vendase. Ai vepronte në rajonin e Gostivarit,
Tetovës, Dibrës, Kumanovës etj.
 Kështu filloi përçarja reth Shqipërisë etnike. PKSH-ja kishte rënë nën ndikimin e
dy emisarëve jugosllavë të cilët gjatë gjithë luftës qëndruan në Shqipëri dhe
punuan për Jugosllavinë unike dhe luftën kundër fashizmit. Dallimet mes ,,Ballit
Kombëtar” dhe PKSH-së (FNÇ) u tejkaluan përkohësisht pas marrëveshjes në
Mukje në gusht të vitit 1943 kur të dy palët bënë disa lëshime.
 Enver Hoxha i hodhi poshtë vendimet e Mykjes.Pas mbledhjes së Mykjes u
paraqitën edhe shenjat e para të luftës civile, pasi për PKSH-në ,,Balli Kombëtar”
dhe të gjitha organizatat tjera cilësoheshin njësoj sikurse bashkëpuntorët e
fashizmit.
 Të pakënaqur me vendimet e PKSH-së dolën si organizatë në vete dhe në nëntor
të vitit 1943 formuan organizatën ,,Legaliteti” nën udhëheqjen e Abaz Kupit.
Legaliteti pos luftës për Shqipërinë etnike, angazhohej edhe për kthimin e Ahmet
Zogut në Shqipëri.
Zgjerimi I luftës çlirimtare dhe çlirimi i Shqipërisë

 Zgjerimi I LNÇ-së në Shqipëri ndikoi në njohjen e saj ndêrkombêtare në vitin


1942 nga shtetet aleate. Më 4 korrik 1943 u formua shtabi I përgjithshëm I
UNÇSH-së me komandantin Mehmet Shehu në krye. Ajo ndikoi për zhvillimin e
LNÇ-së në Kosovë. LNÇ-ja në Shqipëri u zgjerua edhe si rezultat I sukseseve të
armatës sovjetike dhe shteteve tjera aleate në të gjitha frontet e luftës.
 Të gjitha forcat tjera jashtë FNÇ-së u cilësuan reaksionare dhe antikombëtare dhe
duhej luftuar deri në shkatërrimin e tyre. Pas çlirimit të Tiranës 17 nëntor të vitit
1944 u çliruan edhe qytetet tjera të Shqipërisë, kurse çlirimi I Shkodrës më 29
nëntor të vitit 1944 shënon datën përfundimtare të çlirimit definitiv të Shqipêrisë.
 Populli shqipëtar gjatë Luftës së Dytë Botërore pësoi dëme të mëdha materiale
dhe viktima në njerëz. U vranë reth 30.000 njerëz dhe u plagosën 13.000, pastaj
10.000 u aratisën kurse nëpër burgje fashiste kaluan rreth 44.000 njerëz.
 Ushtria shqiptare dhe ajo maqedonase dhanë kontribut të madh edhe për çlirimin
e tërë Jugosllavisë. Kishin përkrahje të mëdha nga popullsia vendase e cila u
bashkua në radhët e ushtrisë çlirimtare.
Ju faleminderit për vëmendjen

You might also like