Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 22

Bazat e të dhënave

Prof. Aleksandër Xhuvani

Leksioni 2
SMBD
Moduli i
implementimit Fjalori i të
fizik të të dhënave
dhënave Administratori i
BD

Gjuha e kërkimit
SMBD dhe manipulimit të
të dhënave
Përdoruesit
e BD

Moduli i Moduli i sigurisë


optimizimit të dhe
anketimeve konfidencialitetit
BD Arkitektura e një SMBD
BD RELACIONALE

Modeli relacional u propozua për herë të parë nga


matematikani amerikan Edgar Frank (Ted) Codd, cili
zbatoi teorinë e relacioneve për menaxhimin e bankave të
të dhënave të shpërndara në vitet 70 të shekullit të kaluar.
Relacioni
Është koncepti bazë i modelit relacional, struktura e te cilit
është tabelore. Relacioni është bashkësi elementesh, që i
përkasin « UoD ».
RELACIONI

Vetitë
Emërtimi i relacionit : ARTIKULL (“Attributes”)

ARTIKULL
n°Artikulli Emërtim Sasia
Rrjedhimet
10 Karrige 544
“Occurrences
(n-uplets)” 20 Tavoline 144

30 Pjate 1098
RELACIONI
ARTIKULL
Numri i
n°Artikulli Emërtim Sasia
rreshtave
10 Karrige 544
KARDINALITET
20 Tavoline 144
i
Relacionit 30 Pjate 1098

Numri i kolonave
GRADA
e
Relacionit
RELACIONI

Çdo relacion përmban një veti të veçantë, që quhet çelës


ose identifikues, i cili bën të mundur dallimin e çdo rrjedhimi
nga të tjerë rrjedhime në mënyrë të sigurt dhe të vetme.

Paraqitja analitike (ose relacionale):

ARTIKULL (n°Artikull, Emërtimi, Sasia)


ALGJEBRA RELACIONALE
Operatorë UNARË, që veprojnë mbi një relacion,
Operatorë BINARË, që veprojnë mbi dy relacione.
Operatorët unarë janë :
Seleksioni,
Komplementi,
Projeksioni.
Operatorët binarë janë :
Bashkimi (Fuzioni),
Ndërprerja,
Diferenca,
Pjesëtimi,
Produktet.
OPERATORËT UNARË

SELEKSIONI është një operacion unar, që konsiston në ruajtjen e disa


rrjedhimeve, që plotësojnë një kusht të dhënë. Kushti mund të përbëhet
nga disa kritere.

Seleksioni që i përgjigjet pyetjes: « Afishoni porositë e kryera pas


muajit tetor“, çon në relacionin e mëposhtëm rezultat :
OPERATORËT UNARË

PROJEKSIONI është një operacion unar, që konsiston në ruajtjen e disa vetive


të relacionit. Ai është një operacion prerjeje vertikale.

Projeksioni mbi emrin e Ndërsa projeksioni mbi emrin e


studentit dhe qytetit jep R1 studentit, qytetit dhe shtetit jep R2.
OPERATORËT UNARË

KOMPLEMENTI është një operacion unar, që ndërton një relacion


të ri, i cili përmban të gjitha rrjedhojat e krijuara nga relacioni i parë
duke u nisur nga vlerat që nuk ekzistojnë. Komplementi shpreh
vlerën E PAVËRTETË.

Relacioni JEP MËSIM

Rezultati:

Relacioni NUK JEP


MËSIM
OPERATORËT BINARË

BASHKIMI është një operacion binar që bashkon dy relacione në një të


vetëm. Kjo është e mundur vetëm nëse 2 relacionet përmbajnë të njëjtat
veti. Bashkimi është një operacion komutativ.
Relacioni KUADËR
Relacioni PUNËTOR SHEMBULL

Relacioni I PUNËSUAR
OPERATORËT BINARË

NDERPRERJA është një operacion që mundëson krijimin e një relacioni të ri


me ato rrjedhoja që janë të pranishme në dy relacionet në të njëjtën kohë. Kjo
është e mundur vetëm në relacionet me të njëjtat veti. Ky operacion është
komutativ.
Relacioni INXHINIER SHEMBULL Relacioni PERGJEGJËS

Rezultati :

Relacioni PËRGJEGJES
DHE INXHINIER
OPERATORËT BINARË

DIFERENCA është një operacion binar, që krijon një relacion të ri me ato rrjedhoja
të një relacioni e të parë, që nuk i përkasin një relacioni të dytë. Të 2 relacionet
duhet të kenë të njëjtat veti. Ky operacion nuk është komutativ.

Relacioni I REGJISTRUAR SHEMBULL Relacioni I PRANUAR

Rezultati Relacioni I REFUZUAR :


OPERATORËT BINARË

PJESËTIMI është një operacion binar, që ka të bëjë me një relacion që “pjestohet"


nga një relacion tjetër dhe përmban vetëm rrjedhoja të relacionit të parë. Në fakt
duhen përcaktuar ato rrjedhoja të relacionit të dytë që janë, secila, lidhur me të
gjitha rrjedhojat e relacionit të parë. Ky operacion nuk është komutativ.

SHEMBULL Relacioni STUDENT


Relacioni JEP MËSIM

Rezultati :" Jepni emrat e profesorëve, të cilët u japin mësim njëkohësisht


studentëve Entela dhe Rahela "
OPERATORËT BINARË

PRODUKTET

PRODUKTI është një operacion binar për formimin e


një relacioni të ri, që përmban rrjedhojat e të dy relacioneve
shumëzuese. Numërohen 5 lloje produktesh :

Produkti kartezian,
Produkti θ,
Lidhja natyrore,
Lidhja e jashtme,
Gjysme-lidhja.
OPERATORËT BINARË

PRODUKTI KARTEZIAN është një operacion binar që ndërton 1 relacion të ri duke


kombinuar të gjitha mundësitë e bashkimit të rrjedhojave të dy relacioneve
shumëzuese.
SHEMBULL
Relacioni LIBËR Relacioni PARAQITJE

Rezultati

Relacioni
LIBER-PARAQITJE
OPERATORËT BINARË
PRODUKTI θ ndërtohet në 2 etapa:
 e para konsiston në 1 produkt kartezian (të relacioneve SHEF dhe
I PUNËSUAR ),
 e dyta në 1 seleksion ; mbeten nga produkti kartezian vetëm ato rrjedhoja, të
cilat plotësojnë kushtet llogjike të përcaktuara nga parametri θ, që merr kushtet
<,>,= ou ╪ . 

Etapa I Rezultati: Punonjësi që fiton më


shumë se shefi
OPERATORËT BINARË

Lidhja natyrore është një rast i veçantë i produktit θ. Ai përftohet kur teta është
kushti = dhe kur kjo barazi ka të bëjë me vlera të barabarta të vetisë së përbashkët
në 2 relacionet e lidhura.
Relacioni SHËRBIM
Relacioni I PUNËSUAR

Rezultati: Relacioni I PUNËSUAR - SHËRBIM


OPERATORËT BINARË

Lidhja e jashtme bazohet në të njëjtin parim si ajo natyrore, vetëm se ndryshe nga
prej saj, ajo ruan edhe rrjedhojat, të cilat nuk kanë vlera korresponduese në
relacionin tjetër. Ne do të biem dakort që vlerat bosh të vetive të shënohen me
simbolin ┴ .

Rezultati
OPERATORËT BINARË
GJYSME-LIDHJA lejon të ruhen të gjitha rrjedhojat e relacionit të parë (përfshirë
edhe ato, që nuk kanë korresponduese në relacionin tjetër), por nuk ruan ato të
relacionit të dytë, që nuk kanë korresonduese në relacionin e parë. Ky operacion
nuk është komutativ. Gjysmë-lidhja në këtë rast është e majtë!!

Rezultati: I PUNËSUAR - ZYRË

Shënim - Konstatohet se:


Gjysmë-lidhja e djathtë ∩ Gjysmë-lidhja e majtë = Lidhje natyrore,
Gjysmë-lidhja e djathtë U Gjysmë-lidhja e majtë = Lidhje e jashtme
OPERATORË TË TJERË

 Operatorët aritmetikë : +, -, *, / ;

 Operatorët logjikë : >,< <>, =, OR (OSE), AND (EDHE), etj.

 Operatorët “Boole”-anë: i vërtetë (true), falso (false);

 Operatorët e bashkësive : shuma (sum)


vlera mesatare (average)
numërim (count)
max, min
i pari, i fundit
StDev, StdevP, etj.
1 SMBD është:

Minimalisht relacional nëse:


 të gjitha të dhënat ndodhen në relacione;
 përdoruesit nuk i duhet të veprojë me “pointers”;
 lejon veprimet e PROJEKSIONIT, SELEKSIONIT dhe
të LIDHJES NATYRORE.

Maksimalisht relacional nëse:


 ofron të gjitha mundësitë e rastit MIN;
 ofron të gjithë operatorët relacionalë dhe të tjerët
 dhe mundëson: unicitetin e identfiikuesve dhe
integritetin e referimit

You might also like