Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 12

Universiteti Bujqësor i Tiranës

Fakulteti : Ekomisë dhe Agrobiznesit


Dega :Ekonomi dhe Politikat e Zhvillimit Rural
Lenda : Integrim Europian

DETYRE KURSI

Tema: “Lajthiza Invest“SH.A.

Punoi: Fillim Lita Pranoi: Rezart Kolaj


• Kompania “Lajthiza Invest” sh.a. është Shoqeri Anonime e themeluar në vitin 1999. me Kapitali:
100% shqiptar. Aktiviteti ynë konsiston në prodhim, transport dhe sherbim Import-Export.
• Kompania “Lajthiza Invest” sh.a, e themeluar ne vitin 1999, ka investuar qe nga viti 1996 ne zonen Veri-Lindore te
Shqiperise ne aksin e Rruges Kombetare Shkoder-Kukes, pikerisht ne Komunen e Qafes Malit ne fshatin Lajthize, Puke,
ne Stabilimentin e Prodhimit dhe Ambalazhimit te ujrave Natyrale.
• Kjo eshte nje zone e thelle malore ku Stabilimenti ngrihet ne lartesine 1.200 m ndersa burimi del nga nje lartesi 1600 m
mbi nivelin e detit.
• Marke e Rregjistruar: Numri i Rregjistrimit: 13186. Leshuar nga “Drejtoria e Pergjithshme e Patentave dhe Markave”.
• Patente: Uje Natyral Burimi “Lajthiza”. Pronesi Industriale.
• Nr.License: LN-3104-03-2011. Leshuar nga “Ministria e Ekonomise dhe Energjetikes”. (QKL)
Cilesia :
• Uji “Lajthiza” eshte i kontrolluar ne menyre te vazhdueshme  nga Organet shterore te Higjenes
dhe te Agjensise dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, eshte i certifikuar nga kontrolli i cilesise (i
detyrueshem) HACCP si dhe i certifikuar dhe kontrolluar nga (SGS) Instituti prestigjoz
“Fresenius”, Munchen, Gjermani (duke iu permbajtur standarteve Europiane te ruajtjes se
burimit te ujit, ruajtjen e flores, te zones, perzgjedhjen e teknologjise si dhe mbushjen e ujit ne
menyre higjenike duke ruajtur standartet e ketij uji per konsum ne tregun e brendshem dhe export
ne tregun Europian) , Nje kontroll i till unik ne Shqiperi ben qe Uji “Lajthiza” tashme te prek keto
tregje. Cilesia e ujit “Lajthiza”, garantohet nepermjet filtrimit absolut me filtra fundor 02 Micron
(2/10000 mm), pa perdorur asnje nderhyrje ose korrektim tjeter teknologjik, qe filtron dhe
nderpret procesin e filtrimit ne menyre automatike (ne baze te kodit te ngjyrave: jeshile, verdhe, e
kuqe).
. Së fundi, uji Lajthiza ka fituar çmimin ndërkombëtar “EUROPEAN QUALITY AWARD,
LABORES PARIUNT HONORES, OXFORD , UNITED KINGDOM 2020.”, i akorduar nga
Oksfordi në Mbretërinë e Bashkuar. Ky titull i shtohet listës së gjatë të çmimeve kombëtare dhe
ndërkombëtare, që ka fituar “Lajthiza”, për shkak të cilësisë që ofron në treg. Ndër çmimet që mund
të përmendim janë: Çmimi Ndërkombëtar i Cilësisë për Ushqim dhe Pije në Madrid, Torfeu i
Përsosmërisë në Biznes nga Solvent Rating, etj.
Mbrojtja :

• Mbrojtja si dhe rruga qe pershkon cdo pike e ujit duke penetruar nepermjet masivit te alpeve e
duke arritur deri tek burimi i “Lajthizes”, i siguron atij pastertine e padiskutueshme si edhe
ekuilibrin e tij te pashoq dhe te pandryshueshem persa i perket permbajtjes se elementeve minerale
te ketij uji, ku e tere rruga pershkuese nentokesore e ketij uji eshte nje proces qe nuk mund te
pershpejtohet, nderpritet apo ndryshohet. Uji i Burimit “Lajthiza” eshte aq i paster dhe natyral
saqe nuk ka nevoje te mbrohet apo trajtohet ne menyra te tjera. Shija e ujit Lajthiza ka nje karakter
unik (sipas pershkrimit te eksperteve te produkteve ushqimore) ka karakterin e shijes si “te
qumeshtit”. Zona ku buron uji eshte nje zone e mbeshtjelle me masiv halor (pisha) dhe te ahut
teresisht e gjelberuar duke e ruajtur kete burim nga ndotja e faktoreve te jashtem natyror apo
njerezor.
Origjina e Ujit :
•  Zona e rrethuar teresisht me male mbizoterohet nga Mali i Roshit, nga i cili
buron edhe uji i mrekullueshem qe derdhet lirshem ne fshatin Lajthize.
Masivi malor me lartesi 2.000 m, mbi nivelin e detit, ushqehet me reshjet e
debores dhe te shiut si dhe shkrirja e akullnajave pergjate gjithe vitit, duke
krijuar nje formacion hidrogjeologjik te pamase (pellg–mbajtes uji).
• Perberja e tokes nga ku del uji ka nje origjine vullkanike te shkembinjve
magmatik te zinj. Carja e tyre ne thellesi te tokes dhe shtresat ranore te ketij
masivi i bejne ketij burimi nje filtrim te mrekullueshem maksimal natyral,
me gjasa teper te rralla shfaqieje ne bote dhe me nje dalje te sigurte natyrale
te njetrajtshme ku jane dashur mijra vite qe kjo strukture e jashtezakonshme
hidrogjeologjike te marre formen e nje delte (burim) deri ne diten e sotme.
Historiku I Kompanise :
• Ideja e themelimit të saj ka lindur në vitin 1996. Pasi themeluesi dhe presidenti i
kompanisë, zoti Hajri Elezaj, duke qenë shumë i dhënë pas zgjidhjeve të vështira
dhe risive shkencore, ai kaloi shumicën e jetës së tij duke bërë kërkime, studime,
takime dhe analiza të pafundme të burimeve të ujrave shqiptarë. Gjatë kohës kur u
bënë analizat në Itali rezultoi se uji, që buronte nga burimi i Lajthizës, në fshatin
po me të njëjtin emër, ishte më cilësori dhe me parametrat më të përshtatshme për
organizmin e njeriut.
• Kështu, në kohë trazirash për Shqipërinë, në vitin 1997, zoti Elezaj hodhi themelet
e fabrikës së ambalazhimit të ujit, pak metra mbi burim, mes malit të Roshit.
Aktiviteti i kompanisë me kapital tërësisht shqiptar, ka filluar në vitin 1999.
• Fillimet kanë qenë të vështira, sepse njerëzit ishin skeptikë, por vizioni dhe
këmbëngulja e themeluesit, mundësuan që Lajthiza të futej në treg. Zoti Elezaj
kishte shpirt sipërmarrësi dhe ishte i bindur se shumë shpejt uji do të ishte një
produkt, që do të tregtohej në nivele kombëtare dhe ndërkombëtare.

• “Tregu ynë i parë ka qenë kryeqyteti, duke qenë se edhe shumica e popullsisë
është e përqendruar në Tiranë. Tashmë Lajthiza transportohet në të gjithë
Shqipërinë, por shkon edhe përtej kufijve. Shumë prej klientëve tanë janë në
Zvicër, Dubai, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi dhe se fundmi ujin Lajthiza
mund ta gjejm lehtesisht edhe ne baret dhe marketet e Londres ne Britanin e
Madhe .
Konsumatori dhe Risite :
• “Përveç cilësisë, e cila është e padiskutueshme, ajo çka na diferencon është lidhja
emocionale me konsumatorin. Fokusi ynë, më shumë sesa tek tregtari, është i
përqendruar tek konsumatori. Ne inspirojmë konsumatorin me cilësi dhe granci të
produktit. Nëse e provojnë vetëm një herë ujin Lajthiza ‘Gjithë jetën kanë për ta
kërkuar’ (kjo është edhe motoja jonë). Njerzit sakrifikojnë cdo gjë për shëndetin e
fëmijëve të tyre, prandaj zgjedhja e tyre është Lajthiza”

• Lajthiza ofron në treg 10 lloje paketimesh, për të gjitha kategoritë e


konsumatorëve. Paketimet janë: 0.5 L, 1.5 L, 2 L, 2.5 L dhe 5 L (paketime
plastike); 0,25 L, 0,75 L  ndersa pritet qe brenda vitit të sjellin në tregun shqiptar
dy paketime  të reja në qelq 0.33 dhe 0.5 litra dhe 19 L, që përdoret kryesisht në
ambiente zyrash dhe në institucione.
• “Aktualisht jemi duke punuar për të sjellë një risi në paketim brenda 10 muajve të
ardhshëm. Bëhet fjalë për paketimin në karton, Tetra Pak, i cili do të jetë i pari i
këtij lloji në Ballkan”.
• Por paketimi Tetra Pak nuk është risia e vetme, që do të sjellë Lajthiza.  
Synimet dhe planet per te ardhmen :
• “Ne jemi duke punuar për të ndërtuar fabrikën e dytë Lajthiza, e cila
do të jetë ngjitur dhe e lidhur me fabrikën aktuale. Fabrika e re do të
jetë 3 herë me e madhe se fabrika aktuale. Gjithashtu, duke qenë se
kemi fituar statusin e investitorit strategjik, për të paktën tre vite,
synojmë të ndërtojmë një kompleks turistik:  një hotel dhe disa vila
alpine, si edhe do të ofrojmë ambiente çlodhëse për turistët”.
• “Pasion, motivim i lartë dhe mbi të gjitha kurrë mos hiqni
dorë për të realizuar ëndrrën, por pa kopjuar të tjerët.”

You might also like