Download as ppt, pdf, or txt
Download as ppt, pdf, or txt
You are on page 1of 7

Prof. Ass. Dr.

Vjosa Jonuzi – Shala


Fakulteti juridik
Universiteti AAB

1
JAVA 2
Burimet e të drejtës penale, interpretimi i ligjeve, llojet e
interpretimit, parimet dhe analogjia

Burimet e të drejtës penale janë:

MATERIALE
Marrëdhëniet shoqërorë, ekonomike – të
mirat, vlerat që i kultivon shoqëria

FORMALE
Kushtetuta, e drejta penale
ndërkombëtare, KPK

TË TJERA
Ligjet sekondare, e drejta zakonore,
praktika gjyqësore, shkenca e të drejtës
penale 2
Interpretimi i ligjeve, llojet e interpretimit
sipas: Ligjor (parlamenti)

SUBJEKTIT Gjyqësor (gjykata

Shkencor (doktrina)

Gramatikor
Logjik (2 lloje: argumentum a contrario, fortiori)
Historik
METODËS Sistematik
Krahasues
Teleologjik (sipas qëllimit)

VËLLIMIT I ngushtë (restriktiv)


I gjerë (ekstensiv)
3
Argumentum a contrario

P.sh.: personi nuk është penalisht përgjegjës nëse ka marrë pjesë në


rrahje pa fajin e tij, për ta mbrojtur veten apo për t’i ndarë
pjesëmarrësit tjerë në rrahje; në të kundërtën, kur merr pjesë në
rrahje me fajin e tij, është penalisht përgjegjës.
Ose, gjykata mund ta lirojë nga dënimi personin i cili tenton të kryejë
vepër penale me mjet të papërshtatshëm apo ndaj objektit të
papërshtatshëm, por në të kundërtën, kur mjeti ose objekti janë të
përshtatshëm, personi dënohet.

Argumentum a fortiori
P.sh.: nëse ligji përcakton se do të dënohen të gjithë personat që
kryejnë vepra penale, nga kjo mund të konkludohet se burrat dhe
gratë që kryejnë vepra penale, do të dënohen.
P.sh.: nëse dënohet për vepër penale të kryer nga pakujdesia, atëherë
duhet të dënohet edhe për vepër penale të kryer me dashje
4
Parimet e të drejtës penale

1.Parimi i ligjshmërisë Kushtetuta e RK (neni 33): “askush nuk


mund të akuzohet ose të dënohet për asnjë vepër penale e cila në
momentin e kryerjes, nuk ka qenë e përcaktuar me ligj si vepër
penale, me përjashtim të veprave të cilat në kohën e kryerjes së tyre,
sipas të drejtës ndërkombëtare përbënin gjenocid, krime luftë ose
krime kundër njerëzimit”. KPK (neni 2): “veprat penale, sanksionet
penale dhe masat e trajtimit të detyrueshëm përcaktohen vetëm me
ligj”.

2.Parimi in dubio pro reo KPK (neni 2/3): “përkufizimi i një vepre
penale duhet të përcaktohet në mënyrë të saktë dhe nuk lejohet
interpretimi sipas analogjisë. Në rast paqartësie, përkufizimi i veprës
penale interpretohet në favor të personit ndaj të cilit zhvillohet
procedura penale”.

5
3. Parimi i zbatimit të ligjit më të favorshëm

KPK (neni 444): “Kodi penal i Republikës së Kosovës hyn në fuqi më


1 janar 2013

Cili ligj duhet të zbatohet kur kryhet vepra penale?

Ndaj kryesit zbatohet ligji që është më i favorshëm

6
ANALOGJIA Plotësimi i zbrazëtirave juridike në bazë të
ngjashmërisë së rasteve

KPK neni2/3: “përkufizimi i një vepre penale duhet të përcaktohet


në mënyrë të saktë dhe nuk lejohet interpretimi sipas analogjisë”.

P.sh “Kur vepra penale ... kryhet në një perimetër prej 350
metrash nga shkolla apo mjedisi tjetër...” (neni 171/2), “...
kanosjes ose të përdorimit të forcës apo me forma të tjera të
shtrëngimit...” (neni 171/6.1.), “... pornografisë ose formave
tjera të shfrytëzimit seksual...” (neni 171/6.2.), “... në restorant
apo në punëtori ose në organizatë biznesi apo në ndonjë vend
të ngjashëm pune ...” (neni 259/1), “...eksperimente të klonimit
të njeriut apo eksperimente të ngjashme në njerëz ...” (neni
263/1), “...kabllove nënujore, të pendave ose të pajisjeve të
tjera të ngjashme ...” (neni 366/1).
7

You might also like