Hyrje Nã Patologji

You might also like

Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 24

Hyrje në Patologji.

Metodat e punës ne Anatomi Patologjike.


Biopsia dhe llojet e saj

Dr Sh M Edlira Lashi
Objekti i anatomisë patologjike

 Anatomia patologjike është ajo disiplinë mjeksore që lejon njohjen e anomalive të indeve dhe qelizave të
një organizmi që quhen Lezione, dhe vendosjen e diagnozës së semundjeve , përcaktimin e prognozës
 Anatomia patologjike bën studimin morfologjik të sëmundjes nëpërmjet ekzaminimit makroskopik dhe
mikroskopik
 Sëmundja përkufizohet si shmangie e çfarëdoshme strukturore dhe funksionale nga norma e një organi
apo të disa prej tyre.
 Dëmtimet apo lezionet patologjike mund të përkufizohen si prishje të elementeve strukturore të
organizmit të njeriut gjatë sëmundjeve
 Ato mund të përqëndrohen vetëm në një organ, në një qelizë, në një strukturë subqelizore(organelë) apo
në një molekulë të veçantë
 Studimet e dëmtimeve morfologjike, kanë për qëllim të vendosin diagnozën, të kërkojnë etiologjinë, të
përcaktojnë prognozën, të japin të dhëna të dobishme për të zgjedhur mjekimin e përshtatshëm dhe për
ë gjykuar efektin e tij.
Objekti i anatomisë patologjike

 Studion ndryshimet morfologjike, qe ndodhin ne inde, organe, organizem gjatë


semundjes.
 Patologji – logos- studimin - pathos- vuajtjes/sëmundje
 Patologjia është themeli I mjekësise klinike
 Nga pikëpamja didaktike ndahet në dy pjesë:
 Patologjia e përgjithshme ku studiohen reagimet themelore të qelizave dhe indeve ndaj
agjentëve dëmtues që krijojnë sëmundjen.
 Patologjia Speciale ne të cilën studiohen përgjigjet specifike të indeve dhe organeve të
veçantë të dëmtuar ndaj stimujve të ndryshëm patologjikë
Elementët më të rëndësishëm të sëmundjes, që përbëjnë edhe thelbin
e Patologjisë janë:

 Etiologjia- shkaqet e sëmundjes,


 Patogjeneza-mekanizmat në të cilat sëmundja zhvillohet,
 Morfologjia- ndryshimet morfologjikë, të krijuara në ind dhe organe,
 Klinika-çrregullimet funksionale që vijnë nga ndryshimet morfologjike në
organe.
Etiologjia

 Etiologjia është shkenca që studion faktorët apo agjentët dëmtues, të cilët duke vepruar në
organizëm, në mënyrë të drejtpërdrejt apo të tërthortë, shkaktojnë sëmundjen.
 Ata mund të ndahen në dy tipe: ekzogjenë dhe endogjenë
 Në grupin e parë ekzogjenë ( faktorë të jashtëm) bëjnë pjesë faktorët kimikë, traumatikë,
biologjikë etj
 Në grupin e dytë endogjenë (faktorë të brendshëm) bëjnë pjesë tiparet individuale
predispozuese( gjenetike) për zhvillimin e një sëmundje të caktuar.
Patogjeneza

 Patogjeneza studion mënyrat/ mekanizmat se si veprojnë faktorët etiologjikë për të


shkaktuar sëmundjen.
 Ndërsa numri i faktorëve etiologjikë dhe i sëmundjeve konkrete është jashtëzakonisht i
madh, ai i mekanizmave patogjenikë është i kufizuar.
 Në këtë koncept e ka bazën dhe cilësimi i mjaft sëmundjeve si polietiologjike dhe
monopatogjenetike
Zhvillimi i sëmundjeve (Klinika)

Zhvillimi i sëmundjeve kalon nëpër një rrugë të caktuar, e cila pavarësisht nga veçoritë që ka
në sëmundje të vecanta ose në grupe sëmundjesh të ndryshme, ka të përbashkët ecurinë nëpër
faza të njëpasnjëshme. Ndër to dallohet:
 Faza preklinike: kur ende nuk janë shfaqur shenjat e sëmundjes
 Faza subklinike: kur ato kanë shfaqje minimale dhe jo të qarta
 Faza e zhvillimit të plotë të sëmundjes: në të cilën realizohet tabloja e plotë klinike dhe
morfologjike e saj
 Përfundimi: ka të bëj me finalizimin e procesit patologjik që qëndron në bazë të saj, por
kjo nuk përkon gjithnjë me ate që quhet shërimi i sëmundjes.
Zhvillimi i sëmundjeve (Klinika)

 Zhvillimi i sëmundjes mund të fillojnë shpejt, me shenja klinike të spikatura dhe


përfundojnë për një kohë të shkurtër, brënda javëve ose pak muajve- sëmundje akute.
 Kur sëmundja fillon ngadalë, pa shenja klinike të dukshme, madje shpesh here si e
padallueshme dhe zgjat shumë muaj e madje me vite- sëmundje kronike.
 Sëmundje kronike. karakterizohen nga periudha qetësimi apo përmirësimi dhe nga
periudha akutizimi apo keqësimi.
 Në procesin e zhvillimit të sëmundjeve mund të krijohen ndërlikime apo komplikacione
që rrezikojnë shumë jetën dhe shëndetin e të sëmurit
 Zhvillimi i ndërlikimeve kushtëzohet nga veprimet e pafavorshme të faktorëve lokalë
dhe/ose të përgjithshëm
Morfologjia
 Morfologjia- vlerëson ndryshimet morfologjikë, të krijuara në ind dhe organe, dhe qeliza

Fjalor i zakonshëm Fjalori i patologjisë Shpjegime


 
Llojet e sëmundjes Historia natyrale e sëmundjes Historia natyrale e një sëmundjeje që përfshin
shume aspekte te saj, origjina, efektet
fillestare, vazhdimi i sëmundjes, efektet e
mëvonshme, përfundimi (prognoza)

Faktorët shkaktarë Etiologjia ose faktorët etiologjikë Disa sëmundje mund të kene një faktor te
vetem të qartë, te tjera mund te jene multi
faktorialë që veprojne bashkë për shkaktimin
e sëmundjes

Mekanizmat e sëmundjes Patogjeneza Mekanizmat me anë të së cilës proçesi


patologjik fillestar krijon anomalitë
strukturale dhe funksionale, shenjat dhe
simptomat

Efektet e sëmundjes Komplikacionet (pasojat) Komplikacionet janë efekte të tjera sekondare


që shfaqen nga zhvillimi i sëmundjes
Klinika

 Natyra e ndryshimeve morfologjike dhe shpërndarja e tyre ne inde dhe organe percakton
edhe shkallën e çrregullimeve funksionale, shenjave dhe simptomave klinike.
 Semundjet mund të vijnë nga anomalite ne tre nivele primare:
1. Gjenetike
2. Fiziologjik-biokimik
3. Organizimi struktural I indeve organeve dhe qelizave
Anatomia patologjike dhe lezioni
 Anatomia patologjike bën studimin morfologjik të sëmundjes nëpërmjet ekzaminimit
makroskopik dhe mikroskopik.
 Anomalitë e qelizave dhe indeve te organizmit gjatë sëmundjes quhen lezione
 Lezionet elementare jane alternimet morfologjike të një strukture të veçantë, psh te nje
qelize, organele, indit intersticial.
 Bashkësi lezionesh ose sindroma lezionale janë një bashkësi lezionesh elementare te cilat
lejojnë formimin e një diagnoze dhe përcaktimin e prognozës në lidhje me të.
 Lezionet kryesore janë lezionet inflamatore dhe imunitare, çrregullimet qarkulluese,
lezionet degjenerative( që mund të jenë me natyrë gjenetike, ose të fituar) si dhe lezionet
tumorale.
Teknikat morfologjike :

 Ekzaminimi makroskopik (me sy te lire)


 Ekzaminimi mikroskopik (mikroskop me dritë) dhe elektronik
 Imunohistokimia, hibridizimi in situ, PCR, mikrobiologjia.
 Që të arrihet diagnoza e plotë duhet një korrelim anatomo-klinik (bashkëpunim mes
anatomopatologut, biologut, radiologut dhe klinicistit)
Metodat e punës në Anatomi Patologjike

 Shumë gjendie patologjike,duke përfshirë te gjitha kanceret, duhet të diagnostikohen duke


hequr një masë indore nga pacienti dhe duke e dërguar për ekzaminim tek patologu.
 Kjo proçedurë quhet biopsi- greq- kqyrja e të gjallës. Cdo organ në organizëm mund te
shërbej si ind për biopsi, me ndihmën e teknikave të ndryshme.
 Biopsia ekzaminimi mikroskopik i indeve të marra nga organizmi i gjallë
 Patologu është mjeku që i cili bën një diagnozë mjeksore nëpërmjet ekzaminimit të indeve
dhe lëngjeve të hequra nga organizmi.
Materiali që studiohet:

 Materialet qelizore (citopatologja)


 Inde të marra nga organizmi i gjallë ( biopsitë)
 Inde të marra pas vdekjes ( nekropsi ose autopsi)
Biopsia dhe llojet e saj

Merret nga :
 Interventi kirurgjikal
 Ekzaminimi endoskopik
 Pas incizionit me bisturi
 Pas punksionit te indeve të thella.
Llojet e biopsisë:
 Biopsia ekscizionale- heqja e një organi apo një pjese të tij, limfonodulat
 Biopsia incizionale- heqja e nje pjese të masës, hiqet me kirurgji (përdoret për indet e buta)
 Biopsia endoskopike- endoskopia gastrointestinale( fibrogastroskopi), cistoskopia( e vezikës urinare)
laparoskopi (kaviteti abdominal) Arthroskopi ( kaviteti artikular) bronkoskopi ( kaviteti torakal) mediastin
(mediastinoskopi) trakea dhe sistemi bronkial ( laringoskopi, bronkoskopi)
 Biopsia kolposkopike- proçedure gjenekologjke, pasi pacientja ka patur paptest anormal
 Punksion biopsia - përdoret nga dermatologët, per fragmente të vogla lëkure ose masë të vogël indore
 Biopsia e palcës së kockave – Mielograma , behet nga hematologët merret në kockat pelvike, krista iliake
posterior inferior.
Përgatitja e materialit
 Materjali përpunohet teknikisht, pasi është hequr nga pacienti, në mënyrë që të jetë i
përshtatshëm për ekzaminimin mikroskopik. Përgatitja teknike e materialeve bioptike bëhet
në këto rrugë kryesore:
 Seksionet histologjike: konsiston në përgatitjen e shtresave të holla indore (më pak se 5
mikrometër), të ngjyrosura, të cilat ngjiten në një lamë xhami dhe mbulohen nga nje xham
tjetër i quajtur xhami mbulues. Ka dy teknika madhore për përgatitjen e seksioneve
biologjike:
 Seksionet permanente: kjo teknikë siguron cilesinë më të mirë të materialit por kërkon
kohë për t’u përgatitur.
 Materiali i freskët zhytet në një lëng i quajtur fiksues për disa orë. Qëllimi i fiksimit është që
të ruajë morfologjine e indeve, qelizave dhe përberësve të tyre në një gjendje sa më të afërt
me atë të organizmit të gjalle. Fiksuesi që përdoret më tepër është formalina me përqëndrim
10%. Formalina denatyron proteinat qelizore duke e bërë indin me konsistencë të shtuar dhe
të fiksuar.
Përgatitja e materialit
 Pas fiksimit kalohet në dy procedura të tjera që janë dehidrimi dhe qartësimi dhe që konsistojnë në
largimin e ujit dhe të yndyrnave për ta bërë indin gati për inkludimin në një lëndë tjetër (parafina)
 Parafinismi synon në zhytjen e materialit indor në një lëndë që e fortëson dhe e bën të qëndrueshëm si
bllok, për të mundësuar më vonë prerjen e tij në seksione të holla 3-10 mickron.
 Materiali i fiksuar kalohet në një makineri e cila në mënyre automatike kalon një cikël gjatë natës që
konsiston në largimin e ujit dhe zëvendësimin e tij me parafine. Mëngjesin tjetër një teknicien
profesionist largon parafinën që ka ngopur materialin dhe e vendos atë në një bllok më të madh parafine
të shkrirë e cila lejohet të ngrijë dhe më pas kalohet të pritet në një makinë te quajtur microtom.
Seksionet e prera të materialit bioptik zhyten në një banjë me ujë dhe më pas nxirren dhe vendosen në
një lamë xhami.
 Parafina shkrihet nga lama e xhamit nga një sërë solventesh dhe më pas materiali ngjyroset me një
përzierje ngjyrash.
Përgatitja e materialit

 Ngjyrat më të zakonëshme qe perdoren janë: Hematoksilina , një produkt natyral që nxirret nga bërthama e
trungut të pemes dhe Eosina që është një ngjyrues artificial aniline. Ky kombinim ngjyrimi njihet si H-E
(hemotoksilina-eosina) dhe krijon seksione me ngjyrë trendafili,portokalli dhe blu, që na ndihmojnë të
dallojmë pjesë të ndryshme të qelizës. Është karakteristike e këtij ngjyrimi që bërthama duket me ngjyrë
blu dhe citoplazma ngjyroset në portokalli ose trëndafili.
 Seksionet e ngrira (egzaminimi ekstemporane)
 i jep përgjigjen klinicistit brenda disa minutave. Ai kërkohet atëherë kur mjekët dyshojnë për natyrën e
lezioneve gjë që do të influenconte edhe në teknikën kirurgjikale dhe mënyrën e qendrimit mjekësor ndaj
dëmtimit të dhënë.
 Teknika e përgatitjes së materialeve ekstemporan është ajo e ngrirjes se indeve dhe krijimit të blloqeve të
akullit, dhe më pas prerja e seksioneve të holla prej tyre dhe ngjyrimi i shpejtë. E gjithë procedura teknike
realizohet brenda një kohe të shkurtër 15-20 minuta. Kjo teknikë lejon ekzaminimin e seksioneve
histologjike brenda pak minutash nga heqja nga pacienti por ka çmimin që cilësia e këtyre preparateve nuk
është aq kualitative sa ajo e seksioneve permanente.
CITOPATOLOGJIA
 Citopatologjia studion qeliza të veçanta të marra nga organizmi me metoda të ndryshme. Ato mund të
merren nëpërmjet punksionit të indeve dhe aspirimit të materialit citologjik të punktuar, ose në indet që
normalisht eksfoliojnë qelizat. Në këtë kontekst citologjia është eksfoliative dhe joeskfoliative.

 Citologjia aspirative (joeksfoliative) kjo është një teknikë tepër e thjeshtë. Një age jo më e gjerë se ato të
pëedorura për injeksionet e zakonëshme inserohet në masën indore dhe me dhjetra apo qindra qeliza
aspirohen me një shiringë. Këto strishohen në një lamë, ngjyrosen dhe egzaminohen në mikroskop nga
patologu. Diagnoza mund te merret brenda disa minutave. Ne masat sipërfaqësore materiali mund te
aspirohet pa ndihmën e teknikave imazherike, ndërsa lezionet e thella ose ato që nuk mund të palpohen dot
materiali aspirohen nën ndjekjen me eko apo tomografi të kompjuterizuar.
CITOPATOLOGJIA

Citologjia eksfoliatike.
 Përvec egzaminimit të materialeve indore, objekt tjetër i punës janë edhe egzaminimi i qelizave të
vecanta.
 Qelizat merren me metoda të ndryshme. Materiali në këtë rast është likid apo me copëra të vogla
solide të suspenduara në likid.
 Materiali strishohet në një lamë dhe mund të lihet të thahet në ajër apo të fiksohet duke e sprucuar apo
zhytyr në një likid fiksues.
 Strishot e fiksuara ngjyrosen, mbulohen me xhamin mbulues dhe më pas ekzaminohen në mikroskop.
 Ashtu sikurse seksionet e ngrira edhe shtrishot mund të egzaminohen brenda disa minutave nga
marrja e materialit.
TEKNIKA TË VECANTA
Këto teknika përdoren atëherë kur nuk është e mundur që të zgjidhet një rast me metodat e zakonshme bazë.
Në këtë grup bëjnë pjesë :

 Ngjyrimet speciale- këto ngjyrues fiksohen në mënyrë të përzgjedhur mbi një strukturë histologjike
ose substanca kimike të cilën duam ta vemë në dukje dhe që me metodat e rutinës nuk e dallojmë dot nga
struktura të tjera histologjike,të ngjashme me të. (p.sh fibra kolagjeni, elastike,amiloidi)

 Histo-enzimologjia. parimi i saj qëndron në vënien në dukje të vendit në të cilin ndodh në ind një
reaksion enzimatik i dhënë. Në ketë mënrë studiohet jo vetëm vendi ku zhvillohet ky reaksion,por edhe
gjykohet mbi crregullimet e mundëshme të tij. Gjithashtu falë saj mund të identifikohen qeliza patologjike
të cilat përmbajnë një kompleks enzimatik. Kjo metodikë nuk perdoret më, vetëm në disa raste të vecanta.
TEKNIKA TË VECANTA

 Imunohistokimia- principi i kësaj metode qëndron në identifikimin,në një preparat histologjik apo
citologjik, të një strukture apo molekule falë vetive të tyre antigjenike dhe jo më sipas strukturës së tyre
kimike. Këtë gjë e realizojmë nëpermjet përdorimit të Antikorpeve të purifikuar, monoklonalë, të cilet
nga ana e tyre janë të markuar ose me një substancë flureshente (immunoflureshenca) ose me një
substancë enzimatike (reaksion enzimatik) për tu bërë të dukshëm.
 Hibridizimi in Situ- principi i kësaj teknike qëndron në identifikimin e një acidi nukleik ARN ose
ADN, të pranishme në qelizat e preparateve histologjike ose citologjike. Në praktike ai përdoret për të
vënë në dukje ARN mesazhere të disa gjeneve ose acidet nukleike të disa agjenteve patogjenë (p.sh
viruse)
 Mikroskopia elektronike- të gjitha metodat e përmendura më sipër ekzaminohen me mikroskop me dritë
i cili zmadhon deri në 1000. Mikroskopia elekronike përdor një rrymë elektronesh për te formuar dhe
zmadhuar imazhin. Kjo metodikë është më e shtrenjtë dhe ka si kufizim fakti që sa më i madh të jetë
zmadhimi i përdorur aq më e vogël është fusha që egzaminohet
Fakte kyçe
 Biopsia- ekzaminim mikroskopik I indeve te marra nga organizmi I gjalle
 Llojet kryesore te biopsive: biopsia endoskopike, operatore, incizionale, punksionbiopsia, kolposkopia
 Citopatologjia, ben studimin mikroskopik te qelizave te marra nga organizmi
 Histoteknologjia – eshte teknika e pergatitjes se materialit indoor deri ne krijimin e seksioneve te
ngjyrosura ne lame, qe do te ekzaminohen mikroskopikisht
 Teknikat kryesore jane- seksionet permanente dhe seksionet e ngrira
 Seksionet permanente pergatiten per 2-3 dite
 Seksionet e ngrira per 15 minuta
 Strishot jane teknika e pregatitjes se materialit citologjik
 Anatomopatologu eshte mjeku qe ben studimin morfologjik te indeve dhe organeve te semura
 Ai harton fletebiopsine, me te cilen I komunikon diagnozen morfologjike mjekut klinicist

You might also like