Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 31

Leksione per Kontratat

LL.M. Enea Karakaçi

eneakarakaci@yahoo.com
o Cfarë është veprimi juridik?
Veprimi juridik
o Veprimi juridik eshte nje nenkategori e veprimeve te ligjshme te njerezeve,
koncept me i gjere ky, qe perfshin te gjitha veprimet e ligjshme te njerezve qe
sjellin pasoja juridike sipas te drejtes private.

o E vecanta e veprimeve juridike krahasuar me veprimet e tjera te ligjshme


qendron pikerisht ne faktin se ato veprime i sjellin pasojat pikerisht sepse keto
pasoja i deshirojne dhe synojne personat qe kane keryer veprimin juridik.

o Veprimet e ligjshme ose veprimet e njerezve ne kuptimin e ngushte, jane ato


veprime te ligjshme te njerezve juridikisht te njohura te cilat nuk jane veprime
juridike. Karakteristika e perbashketa e te gjitha veprimeve qe hyjne ne kete
kategori eshte se pasojat juridike nuk varen nga vullneti i atij qe kryen
veprimin, por jane paracaktuar nga ligji. Ne keto veprime vullneti del ne plan
te dyte.
Veprimi juridik
o Veprimet juridike eshte mjeti me me shume peshe me anen e te cilit
realizohet ne te drejten private autonomia e subjekteve. Subjekti ka
pushtetin te rregulloje interesat e veta.

o Ne strukturen e veprimit juridik ka elemente qe jane thelbesore te


domosdoshme per ekzistencen e cdo veprimi juridi, ku nese mungon njeri
prej tyre, vullneti eshte i paafte per te sjelle pasoja.

o Keto elemente thelbesore jane: i. vullneti, ii. nje forme e shfaqjes se


vullnetit dhe iii. shkaku.
Llojet e veprimeve juridike

 Llojet e veprimeve juridike


o Veprime juridike
 të njëanëshme (heqja dorë nga trashëgimia, testamenti, prokura, revokimi
I prokurës, etj.)
 vs. të dyanëshme (kontratat e njëanshme dhe të dyanëshme).

 Kriteri I ndarjes është numri i subjekteve që shfaqin vullnetin.


Llojet e veprimeve juridike
 Veprime juridike:
o midis të gjallëve (prokura, kontrata, etj.)
o vs. për shkak vdekje (testamenti)

 Veprimet juridike:
o Formale (kërkojnë një formë të caktuar si prokura, heqja dorë nga trashëgimi,
kontrata e shitjes së sendeve të paluajtshme, etj.)
o Solemne (kërkojnë një formë të caktuar për efekt vlefshmërie, pasi pa këtë
formë janë të pavlefshme)
o Jo solemne (kërkojnë një formë të caktuar për efekt provueshmërie, që do të
thotë se nuk mund ti provojmë me dëshmitarë në proces gjyqsor)
o jo formalë (kontrata e huasë).
Llojet e veprimeve juridike
 Veprime juridike:
o me kundërshpërblim (kontrata e shitjes, shkëmbimit, qerasë, etj. )
o pa shpërblim (kontrata e dhurimit)

 Veprime juridike:
o Konsensuale (kontrata e shitjes, qerasë, sipërmarrjes, etj.). Këto veprime
quhen të lidhura që në momentin e arritjes së konsensusit.
o Reale (kontrata e dhurimit, depozitës, etj) Këto veprime quhen të lidhura jo
vetëm me arritjen e konsesusit por edhe edhe me dorëzimin e sendit.
Pavlefshmëria e veprimeve juridike
 Pavlefshmëria e veprime juridike mund të jetë:
o Absolute (neni 92 I KC);
o Relative

o Pavlefshmeria absolute do te thote sikur te mos kishte ekzistuar fare


veprimi dhe palet ose te tretet mundet te sillen sikur veprimi juridik te
mos ishte kryer.

o Veprimi juridik i pavlefshem eshte nul qe ne momentin e realizimit.

o Pavlefshmeria relative, do te thote qe veprimi sjell pasoja dhe efekte deri


ne momentin qe shpallet I pavlefshem.
 Cfare eshte kontrata?
Kontratat
 Sipas nenit 659 te Kodit Civil, kontrata eshte veprimi juridik I dyanshem
me ane te te cilit nje ose disa pale krijojne, ndryshojne, ose shuajne nje
marredhenie juridike.

 Ne teorine juridike, kontrata perkufizohet si pelqim I vullnetit midis dy ose


me shume persoave qe ka per qellim krijimin, ndryshimin ose pushimin e
ndonje marredhenieje detyrimore juridike.

 Nenkupton qe kontrata eshte rezultat I deshires se paleve kontraktuese


dhe se ato ekskluzivisht e percaktojne kete deshire qe ne shkencen
juridike quhet parimi I autonomies se vullnetit.
Elementet e kontrates

 Marrdhenia juridike, qe kontrata krijon, ndryshon ose shuan, duhet te jete


nje marrdhenie pasurore: d.m.th duhet te kete per objekt detyrime
personale qe mund te vleresohen ekonomikisht.

 Ne thelb behet fjale per nje kusht dhe nje element qe rrjedh nga fakti qe
kontrata eshte nje nga menyrat e fitimit te pronesise ose te te drejtave te
tjera reale mbi sendet ose edhe burim detyrimi ose mund te jete
njekohesisht si menyre fitimi, ashtu edhe burim detyrimi.
Llojet e kontratave

 Ne Kodin Civil te RSH, jane parashikuar shprehimisht nje sere kontratash,


qe ne dokrinen e te drejtes se detyrimeve njihen si kontrata tip ose te
emertuara, por njerezit mund te lidhin edhe kontrata qe nuk jane
parashikuar shprehimisht ne ligj, megjithate ato jane te vleshme ne
qoftese nuk vijne ne kundershtim me parimet e pergjithshme te se drejtes
dhe me interesat e paleve.

 Krahas kontratave tipike, subjektet mund te lidhin edhe kontrata te


perziera. Kontrata te perziera jane ato kontrata qe kane ne permbajtjen e
tyre elemente nga dy ose me shume kontrata.
Llojet e kontratave II
 Llojet e kontratave qe permban Kodi Civil jane:

 Kontrata e shitjes;
 Kontra e shkembimit;
 Kontra e dhurimit;
 Kontra e furnizimit;
 Kontrata e qirase;
 Kontra e enfiteozes;
 Kontrata e sipermarrjes;
 Kontra e transportit;
Llojet e kontratave III
 Kontra e huaperdorjes;
 Kontra e porosise dhe kontrata e komisionit;
 Kontra e komisionit;
 Kontra e agjencise dhe kontrata e ndermjetesimit;
 Kontra e depozites;
 Kontra e huase;
 Kontra e e sigurimit te pasurise, te jetes dhe te shendetit.
Palet e kontrates
 Kontrata ashtu si e kemi pare, eshte marrveshja “e dy ose me shume
paleve”. Ajo eshte dypaleshe, kur palet jane dy e domosdoshmerisht dy, si
ne rastin e kontrates se shitjes ose ne kontraten e qirase.

 Kontrata eshte shume paleshe, kur palet mund te jene me shume se dy, si
ne kontraten e shoqerise, te shoqates, te koncesionit, ku ajo mund te
formohet edhe nga dy pale, por mund te formohet edhe nga shume pale
(mijera bile edhe miliona siç ndodh ne shoqerite aksionere).

 Megjithate duhet te theksojme se koncepti i paleve se kontrates nuk


perputhet me ate te personit, sepse me pale duhet te kuptojme qendren e
interesave; çdo pale e kontrates mund te formohet nga shume persona, si ne
rastin ne te cilen bashkepronaret shesin ose japin me qira sendin e
perbashket.
Elementet thelbesore te kontrates
o Ne strukturen e kontrates gjejme elemente qe jane thelbesore, te
domosdoshme per ekzistencen e cdo kontrate; nese mungon njeri prej tyre
kontrata eshte e paafte te sjelle pasoja. Ato jane:
• nje ose me shume subjekte,
• vullneti,
• nje forme e shfaqjes se vullnetit dhe
• Shkaku

o Keto duhet te gjenden ne te gjitha kontratat, ndersa te tjerat kerkohen


vetem per disa prej tyre. (Per veprimet juridike pasurore ne pergjithesi
kerkohet edhe objekti.) Prania e nje nga keta kater element te
detyrueshmem te nje kontrate, del nga permbajtja e nenit 63 te Kodit Civil.
Vullneti i paleve
 Vullneti i paleve eshte perputhja e shfaqjes ose e deklarimit te vullnetit te
çdonjeres prej tyre.

 Kontrata eshte e lidhur vetem ne qofte se arrihet perputhja e plote midis


deklarimeve te vullnetit te ardhuara nga palet e ndryshme kontraktuese. Palet
duhet te jene te lira ne shfaqjen e vullnetit sepse perdryshe ajo eshte e
pavleshme.

 Shfaqja e vullnetit behet ne nje forme te caktuar, te kerkuar nga ligji ose kur
ligji nuk parashikon nje forme te caktuar, per shprehjen e vullnetit vepron
parimi i lirise se formes, ne kuptimin qe lihet ne zgjedhje te paleve, forma e
shfaqjes se tij. Ne lidhje me formen e lidhjes se kontrates mund te themi se ajo
lidhet ne menyre te shprehur ose te heshtur; rasti i pare ndodh kur vullneti i
paleve deklarohet me shkrim ose me goje ose me çdo shenje tjeter. Rasti i dyte
ndodh kur vullneti i paleve, ose i njeres prej tyre, nuk deklarohet, por nxirret
nga sjellja e tyre (i ashtuquajturi veprim konkludues.
Forma e shfaqjes se vullnetit
 Kur flasim per forme te detyrueshme ligjore, kontrata duhet te jete formale, e
tille qe forma e saj kerkohet per efekt vleshmerie, ose provueshmerie.

 Forma thuhet ne veprimet solemne kerkohet “ad substantiam”, pra per


vleshmeri ne rastet qe ligji kerkon nje forme te vecante te shprehjes se
vullnetit, si element thelberor i veprimit juridik, qe pasjell pavleshmeri ne te
kundert. Ndersa kur forma e shkruar kerkohet “ ad probationem” ( per
provueshmeri), kontrata eshte e vleshme, por mbetet e perjashtuar prova me
deshmitare.

 Kur ligji nuk parashikon nje forme te caktuar atehere vepron parimi i lirise se
formes, cka do te thote qe shprehja e vullnetit mund te behen me cdo forme.
Konkretisht sipas nenit 80 te Kodit Civil: “Veprimi juridik mund të kryhet me
shkrim, me gojë dhe me çdo lloj shfaqje tjetër të padyshimtë të vullnetit”.
Propozimi / pranimi

 Vullneti i paleve mund te formohet ne te njejten kohe, (kur palet shkojne


te noteri dhe lidhin kontraten). Por deklarimi i vullnetit te paleve mund te
behet , edhe ne faza te ndryshme, ne kete rast te fundit, shfaqja e vullnetit
merr emra te ndryshme, te propozimit dhe te pranimit.

 Propozimi eshte deklarimi i vullnetit te atij qe merr iniciativen e lidhjes se


kontrates.

 Pranimi eshte deklarimi i vullnetit qe marresi i propozimit i drejton nga


ana e tij propozuesit.
Propozimi / pranimi II

 Marresi i propozimit, eshte i lire qe te pranoje ose jo propozimin; Ai mund


t`i pergjigjet negativisht propozimit, ose mund edhe te mos i pergjigjet fare,
pa shpjeguar arsyet e mospranimit.

 Pranimi vlen si i tille vetem ne qofte se eshte i gjithi ne perputhje me


propozimin e bere, por ne qofte se nuk eshte i tille (p.sh marresi i
propozimit pergjigjet se deshiron ta bleje sendin, por me nje çmim te
ndryshem), ka vleren e nje propozimi te ri dhe kerkon pranimin e
propozuesit fillestar.
Shkaku
 Elementi tjeter i kontrates eshte shkaku, i cili eshte funksioni ekonomiko-
social i aktit te vullneti apo siç njihet ndryshe justifikimi i autonomise
private.
 Keshtu p.sh shkaku i shitjes ose funksioni ekonomiko-social i kesaj
kontrate eshte shkembimi i nje sendi me çmimin. Ketu pronesia e sendit
kalon jo vetem per arsye subjektive, sepse keshtu kane dashur
kontraktuesit, por edhe per nje arsye objektive qe transferimit i sendit nga
shitesi tek bleresi i korrespondon detyrimi i ketij te fundit per te paguar
cmimin e shitjes.

 Transferimi i pronesise se sendit ose detyrimi i pagimit te çmimit jane


justifikim i njeri tjetrit: i pari justifikon shpenzimet e parave te bleresit, i
dyti justifikon faktin qe shitesi zhvishet nga pronesia e sendit.
Objekti i kontrates
 Ne lidhje me objektin qe formon lenden e kontrates, sipas nenit 678 te Kodit
Civil ai, duhet te jete i ligjshem, i mundshem, i percaktuar ose qe mund te
percaktohet.

 Pra, qe me lidhjen e kontrates duhet te dihet objekti, karakteristikat e tij,


sasia, cilesia, lloji, permasat, kufinjte e te tjera.

 Gjithashtu kontrata duhet ta kete lenden ose permbajtjen e saj te percaktuar


ose te percaktueshme. Permbajtja e kontrates eshte e percaktuar qe ne
momentin e lidhjes se kontrates, kur objekti apo pembajtja e saj kane te
gjitha karakteristikat e nevojshme per ta individualizuar ate. Ndersa e
percaktueshme permbajtja e kontrates eshte atehere kur me lidhjen e saj
jane caktuar kushtet sipas te cilave permbajtja e detyrimit dhe e kontrates do
te percaktohet me vone, ose kur varet nga natyra e kontrates.
Objekti i kontrates II

 Mjaft legjislacione, midis tyre edhe Kodi yne Civil, parashikojne qe objekti i
kontrates duhet te jete i mundshem, sepse kontrata perdryshe eshte e
pavleshme.

 Pamundesine e kemi dy llojesh:


• Pamundesi fizike, per shembull, kur nuk ekziston sendi, kur sendi qe
eshte objekt i kontrates, digjet ose shkaterrohet;
• Pamundesi juridike, per shembull, kur sendi eshte i perjashtuar nga
qarkullimi civil, ose perjashtohet me vone prej tij.
Efektet e kontrates

o Kontrata sjell keto efekte apo pasoja per palet:

a. Duke qene nje veprim juridik i dyanshem kontrata i sjell pasojat juridik
per te dyja palet qe e lidhin ate. Ajo ka forcen e ligjit per palet njelloj per te
gjithe personat qe marrin pjese ne te, kuptohet ne ato kufinj dhe permasa
qe i jep vete kontrata;

b. Palet nuk kane te drejte te heqin dore prej kontrates dhe prej detyrimeve
qe rrjedhin prej saj pa pelqimin e te dyja paleve;
Efektet e kontrates II
c. Nje kontrate nuk mund te beje kreditor apo debitor pa perqimin e tij nje
person te trete. Perjashtimisht ne nenin 691 te Kodit Civil, thuhet se
kontrata ka efekte juridike ndaj personave te trete vetem ne rastet e
parashikuara ne ligj;

d. Ka edhe raste kur kontrata sjell pasoja edhe per persona te tjere qe nuk
kane qene pale ne lidhjen e kontrates, per shkak se keta persona
bazazohen juridikisht me palet. P.sh kontrata e lidhur mund te kete efekt
per trashegimtaret, kur njera nga palet vdes dhe trashegimtari ze vendin e
saj. Ato do te pergjigjen per deryrimet ne pjese te barabarta, gjithmone
brenda pjeses qe trashegojne.
Klasifikimi i kontratave
 Jo per cdo kontrate zbatohen te njejtat rregulla, prandaj duhet bere
dallimi midis llojeve te kontratave. Ndarja e kontratave ne lloje te
ndryshme behet e nevojshme per shkak se ne disa raste, per lloje te
ndryshme kontratash zbatohen parime te ndryshme.

 Kontratat e njeanshme dhe te dyanshme. Kjo ndarje e kontratave ne


kontrata te njeanshme dhe te dyanshme eshte bere duke pasur parasysh
permbajtjen e kontrates.

 Kontrata e njeanshme eshte kontrate ku njera pale ka vetem te drejta dhe


pala tjeter ka vetem detyrime. Kontratat e dyanshme jane ato kontrata ne
te cilat te dyja palet kontraktuese fitojne njera ndaj tjetres edhe te drejta
edhe obligime.
Klasifikimi i kontratave II

 Kontratat me shperblim dhe kontratat pa shperblim. Kjo ndarje ne kontrata


me shperblim (oneroze) dhe kontrata pa shperblim zakonisht bazohet ne faktin
se pala kontraktuese, qe ka ndonje dobi nga kontrata, i jep pales ndonje
kompesim, vlere te caktuar apo jo. E para quhet kontrate me kundervlere kurse
e dyta pa kurrfare kundevlere.

 Kontratat konsensuale, reale dhe formale. Kontrata konsensuale jane ato


kontrata per lidhjen e te cilave nuk nevojitet asnje forme e vecante, pervec
harmonizimit te deshires se paleve kontraktuese.

 Kontratat reale jane nje lloj i kontratave formale, sepse per ekzistencen e
kontrates nuk mjafton vetem arritja e pelqimit, por eshte e nevojshme edhe
dorezimi i sendit. Pasi te dorezohet sendi, natyrisht do te jete arritur pelqimi i
paleve kontraktuese, dhe ky konsiderohet momenti i lidhjes se kontrates.
Klasifikimi i kontratave III
 Kontratat formale, jane ato kontrata per ekzistencen e te cilave kerkohet
respektimi i disa formave te caktuara (p.sh jane te lidhura me shkrim apo
te vertetohen te ndonje organ si p.sh ne gjyq). Do te thote se per keto
kontrata nuk mjafton arritja e perputhjes se vullnetit(mutum consensus),
por kjo deshire apo vullnet i perputhur duhet te shprehet ne forme te
vecante sic parashikon ligji.

 Kontratat e emertuara dhe te paemertuara, apo tipike dhe jotipike.


Kontrata tipike apo te emertuara jane ato kontrata qe parashikohen dhe
rregullohen shprehimisht nga ligji. Kontrata jotipike apo te paemertuara
jane ato kontrata qe nuk parashikohen dhe nuk rregullohen shprehimisht
nga ligji.
Zgjidhja e kontrates
 Ne lidhje me zgjidhjen e kontrates, duhet te theksojme se ne doktrine dhe
ne praktiken gjyqesore dallohen perdorimi i termave: terheqje, revokimi, si
dhe heqja dore nga kontrata.

 Terheqja nga permbushja e kontrates eshte veprimi juridik i njeanshem qe


mund te ushtrohen nga sejcila nga palet, kur kjo gje eshte e parashikuar
nga ligji, ose me marrveshje te paleve.

 Terheqja nga ekzekutimi i kontrates zakonisht parashikohet ne kontrate


apo ne ligj me dispozita lejuese, si nje mundesi qe i njihet njeres pale apo
pales tjeter dhe eshte ne vleresimin e saj ta zgjedhe si alternative apo jo.
Zgjidhja e kontrates II
 Zgjidhja e kontrates ndryshon nga terheqja nga ekzektutimi i kontrates
apo heqja dore prej saj, sepse:
a. Zgjidhja eshte nje veprim juridik i dyanshem qe ka nevoje per shfaqjen e
vullnetit te te dyja apo te gjitha paleve kontraktore. Ndersa terheqja nga
ekzekutimi i kontrates apo heqja dore prej saj eshte nje veprim i
njeanshem;
b.Zgjidhja e kontrates mund te behet me marrveshje te paleve ose me vendim
te gjykates, ndersa terheqja nga ekzekutimi i kontrates mund te behet
vetem me marrveshje.

 Praktika gjyqesore deshmon se zgjidhja e kontrates nuk quhet vullnetare


apo me marrveshje, kur behet vetem nga njera prej paleve, pavaresisht se
ajo mud te kete nje shkak te perligjur me kontrate a ligj.
Faleminderit !!

LL.M. Enea Karakaçi


eneakarakaci@yahoo.com

You might also like