Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 4

Projekt

Çfarë është gjithësia? Si është krijuar ajo?

Lënda: Fizikë
Klasa: 7-të
Punoi: Stela Blloshmi
Pranoi: Edlira Visha
Çfarë është gjithësia?
Gjithësia është përfshirja e të gjithë materies
dhe energjisë që ekziston kudo. Në të ndodhen
galaktikat, yjet, planetet dhe të gjithë trupat e
tjerë qiellor siç janë asteroidët, meteorët, kometat
etj. Mendohet që gjithësia ta ketë diametrin rreth 10
bilion vite dritë.

 Nga se është krijuar ajo?


Studiuesit mendojnë që universi është krijuar
nga një shpërthim i madh i quajtur “Big-Beng”.
Kjo mendohet të ketë ndodhur miliarda vjet më parë dhe supozohet të ketë qenë fillesa e universit dhe i
galaktikave. Ekziston edhe një teori tjetër për krijimin e gjithësisë, Kjo teori konsiston në shkatërrimin e
një gjithësie dhe nga kjo ka ndodhur krijimi i gjithësisë sonë. Të gjitha këto teori janë spekulime sepse
nuk janë provuar shkencërisht. Por me zhvillimin e teknologjisë dhe të ideve njerëzit po i afrohen
gjithmonë e më shumë të vërtetës.
Nga se përbëhet ajo?
Gjithësia përbëhet nga miliarda galaktika dhe nga miliarda yje të
cilat i përkasin sistemeve të tyre diellore ku bëjnë pjesë edhe
planetet e trupat e tjerë qiellor.

 Po si janë krijuar këto?


Edhe galaktikat mendohet ta kenë fillesën e tyre nga shpërthimi
i “Big-Bengut”. Ndërsa për yjet dhe planetet ekziston një
teori tjetër. Mendohet që miliarda vjet më parë, pjesë të lëndëve
yjore, gazra dhe pluhura u përqëndruan në një mjegull të
dendur. Forcat tërheqëse të gravitetit bënë që kjo masë e zjarrtë
të formojë një sferë të madhe qendrore dhe përreth saj të
rrotulloheshin masa më të vogla. Kështu lindi një yll
i ri dhe nga masat e vogla që rrotulloheshin rreth tij lindën planetet. Trupat e tjerë qiellor janë krijuar nga
mënyra të ndryshme. Asteroidët janë krijuar nga përplasja e planeteve dhe shkëputja e pjesëve përbërëse
të tyre. Meteorët janë si asteroidët, por shumë herë më të vegjël se ta. Kometat janë masa shkëmbinjsh si
asteroidët dhe meteorët, por shumë të vegjël dhe në përbërjen e tyre gjenden edhe masa akujsh dhe gazrash.

You might also like