Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 20

Planifikimi i mësimdhënies

në klasën gjithëpërfshirëse
Leksion nr.9
Në këtë leksion do të shqyrtojmë:

 Planifikimin dhe organizimin e aktiviteteve të


cilat formojnë bazën e mësimdhënies.
 Përdorimin e teknologjisë
 Menaxhimin e qartë dhe efektiv të

aktiviteteve
 Efektshmërinë e kalimeve nga një orë në

tjetrën.
Planifikimi i aktiviteteve në klasë
 Termi aktivitet përshkruan sjelljen që mësuesi
dhe nxënësit ndjekin në një qëllim të përbashkët.
 Aktivitetet përbëjnë orën mësimore.
 Ato bashkërendohen me qëllim krijimin e një

ecurie koherente të përqëndruar tek rezultatet e


të nxënit.
 Aktivitetet zgjidhen në përshtatje me potencialin

e nxënësve dhe mundësitë e tyre.


 Ato ndihmojnë nxënësit të mësojnë përmbajtjen

dhe nxisin nivelin më të lartë të përfshirjes në


mësim.
Aktivitete
 Hapja dhe mbyllja e orës së mësimit;
 Prezantim i përmbajtjes së re të lëndës;
 Diskutimi ;
 Kontrolli i detyrave të klasës dhe shtëpisë;
 Pyetje – përgjigje;
 Puna në klasë;
 Puna e pavarur
 Puna në grupe të vogla;
 Administrim i testit ;
 Prezantimet dhe demonstrimet e nxënësve.
Organizimi i aktiviteteve
 Hapja e mësimit  Hapja e mësimit
 Kontrolli i punës së  Kontrolli
mëparshme  Prezantimi
 Prezantimi i
 Punë në klasë ose e
përmbajtjes së re pavarur
 Punë në klasë
 Prezantimi
 Punë në klasë
 Punë e pavarur ose në  Punë e pavarur
grupe  Mbyllja e mësimit
 Mbyllja e mësimit

Sekuenca e 1 Sekuenca 2
Përdorimi i teknologjisë në klasë
 Përfshirja e nxënësve si ekspert me
asistencën e mësuesit.
 Akses të shpejtë tek informacioni.
 Përdorim i filtrave të internetit.
Menaxhimi i mësimit
 Çështja kryesore në menaxhimin efektiv të
aktiviteteve është ideja e rrjedhshmërisë së
aktivitetit. – shkalla sipas së cilës një mësim
zhvillohet në mënyrë të qetë, pa ndalim,
devijim apo ndërprerje.
 Studimet e klasës nga Kouni dhe kolegët e tij
dolën në përfundimin se rrjedha e aktivitetit
ruhet përmes tri llojeve të sjelljes së
mësuesit:
 Parandalimit të sjelljes së gabuar;
 Menaxhimit të ecursië së mësimit;
 Ruajtjes së përqëndrimit të grupit.
Parandalimi i sjelljes së gabuar
 Dy konceptet e Kounit të cilat frenojnë
gabimet menaxhimit të klasës:

 Parandalimi
 Mbivendosja
 Parandalimi është shkalla me të cilën mësuesi
korrigjon sjelljet e gabuara, përpara se ato të
intensifikohen apo përhapen.

 Parandalimi përfshin kontrollin e mirë dhe


menaxhimin e menjëhershëm të sjelljes së
papërshtatshme.
 Mbivendosja i referohet mënyrës se si
mësuesi trajton dy ose më shumë ngjarje që
ndodhin në të njëjtën kohë.

 Një mësues i mirë i menaxhon të dyja sjelljet


pa injoruar asnjërën.

 Parandalimi dhe mbivendosja përdoren për të


menaxhuar ndërprerjet që vijnë nga jashtë
dhe ndërhyrjen e nxënësve gjatë mësimit.
Menaxhimi i ecurisë së mësimit
 Menaxhimi i mirë i ecurisë së mësimit arrihet
përmes:

 Momentum
 Harmonisë
 Momentum i referohet ritmit dhe ai është i
dukshëm kur mësimet zhvillohen me gjallëri.

 Mëuesi mund të qëndrojë më gjatë te pjesët e


veçanta të një mësimi apo tek udhëzimet
duke e ndarë një aktivitet në shumë pjesë.
 Harmonia i referohet mësimit që rrjedh
natyrshëm, shfaq vijimësi dhe nuk ka
ndërprerje.

 Kalimi nga një aktivitet te tjetri është një


periudhë tranzicioni ku mund të shfaqen
probleme si mungesa e gatishmërisë e
mësuesit, të nxënësve, procedura të gabuara
etj.
Ruajtja e përqëndrimittë grupit
Disa teknika për ruajtjen e përqëndrimit të grupit:
 Tërheqja e vëmendjes së grupit
 Inkurajimi i përgjegjshëmrisë

 Formatet m pjesëmarrje më të lartë.

Koncepte e Kounit ndihmojnë në identifikimin e


aspekteve kyçe të një mësimdhënie të
efektshme, por ato përdoren për të
diagnostikuar edhe problemet që lidhen me
udhëzime dhe zgjidhjet e tyre.
Planifikimi i mësimit
 Organizoni pjesët e mësimit sipas një sekuence koherente.
 Shkruani komponentët kryesorë të mësimit.
 Studioni ushtrimet, pyetjet ose problemet që jepen në tekst.
 Përcaktoni aktivitetet që do të përdorni për zhvillimin e
koncepteve kryesore.
 Mos jepni detyra klase ose shtëpie nëse nxënësit nuk kanë
përvetësuar përmbajtjen e mësimit.
 Mundohuni të parashikoni problemet që mund të hasin
nxënësit gjatë mësimit.
 Kontrolloni për terma të rinj dhe përkufizojini ata.
 Vlerësoni nëse mësimi do të ketë interes për nxënësit.
 Sa më shumë entuziastë të jeni ju kur shpjegoni, aq më të
përfshirë do të jenë edhe nxënësit tuaj.
 Emocioni pozitiv dhe entuziasmi është ngjitës te nxënësit.
Prezantimi i qartë i përmbajtjes së re të lëndës
 Në fillim të orës së mësimit tregojini nxënësve
rezultatet e të nxënit.
 Gjatë prezantimit të temës së re mundohuni të

qëndroni te ajo që keni planifikuar pasi rrezikoni të


devijoni.
 Shfaqni konceptet kyç në poëer- point ose në

tabelë të zezë. Kjo mënyrë thekson rëndsinë e tyre.


 Prezantimi duhet të jetë konkret plot me shembuj,

ilustrime etj.
 Shmangni shprehjet e paqarta dhe shprehit ë

verbale që japin pak informacion duke e bërë


prezantimin të vështirë për t’u ndjekur.
Kontrolli i të mësuarit të mësimit
 Kontrolli i të kuptuarit të mësimit mund të
bëhet në fillim, gjatë dhe në fund të orës
mësimore.
Disa shembuj të kontrollit të të këptuarit të
mësimit:
 Në fillim të prezantimit, mësuesi u kërkon
disa nxënësve të përkufizojnë konceptet bazë
që u trajtuan më parë dhe që do të jenë
nevojshëm për të kuptuar vazhdimin e
mësimit.
 Gjatë prezantimit mësuesi kërkon nga nxënësit të
shkruajn përgjigjet e tyre për një pyetje që lidhet me
çështjen.
 Nxënësve të ulurnë grupe u jepet një problem për t’u
diskutuar dhe më pas zgjidhur. Mësuesi pyet një
nxënës nga secili grup për të përmbledhur përgjigjen.
 Në gjysmën e kohës së prezantimit, mësuesi zhvillon
pyetje-përgjigje mbi idetë kryesore të mësimit që
janë prezantuar deri në atë fazë.
 Gjatë mësimit, mësuesi shkruanh në dërrasë një
pyetje me zgjidhje të shumëfishtë. Nxënësit bëjnë
zgjedhjen e tyre.
 Mësuesi vëzhgon gjatë gjithë kohës për të parë nëse
nxënësit janë duke kryer detyrën e caktuar.
Faleminderit
Dr Nada Kallçiu

You might also like