Integrimi Ne Be

You might also like

Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 8

HAPAT E SHQIPËRISË NË INTEGRIMIN EUROPIAN

 Marrëdhëniet e vendit tonë me Bashkimin Evropian, bazuar në objektivin kombëtar të


integrimit në BE, janë strategjike dhe prioritare të politikës sonë të jashtme. Interesi
parësor i Shqipërisë në raport me BE-në është anëtarësimi në BE në të ardhmen.
 Në vitin 1991 Shqipëria vendosi marrëdhëniet diplomatike me Komunitetin Evropian;
 Në vitin 2000 Shqipëria u njoh zyrtarisht nga Bashkimi Evropian si një vend kandidat
potencial;
 Në vitin 2003 Samiti i Selanikut i krerëve të vendeve të BE-së, miratoi procesin e
Stabilizim-Asociimit, duke konfirmuar kështu perspektivën e anëtarësimit në BE të
vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë.
 Në po të njëjtin vit nisën negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit (MSA) BE-Shqipëri;
 Më 12 qershor 2006 u përmbyll procesi i negociatave rreth Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me
Shqipërinë, e cila u nënshkrua në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme (GAC), në Luksemburg;
 Më 1 prill 2009 MSA-ja hyri në fuqi. Në po të njëjtin muaj, Shqipëria aplikoi zyrtarisht për t’u
anëtarësuar në BE;
 Në nëntor 2009, bazuar në pyetësorin që Komisioni Evropian i dorëzoi Shqipërisë në lidhje me
përgatitjen e vendit për anëtarësim, filluan dhe negociatat për marrjen e statusit të vendit kandidat;
 Më 27 qershor 2014 Shqipëria mori statusin e vendit kandidat.
 Në qershor të vitit 2014, Këshilli Europian i dha Shqipërisë statusin e kandidatit. Marrja e statusit të vendit kandidat shënon një
hap shumë të rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, pasi reflekton ecurinë e reformave të ndërrmara dhe i hap
rrugë procesit të plotë të aderimit të vendit në BE.  
 Hapi tjetër i radhës në këtë proces është hapja e negociatave (bisedimeve) për anëtarësimin në BE, i kushtëzuar nga përmbushja e
plotë e 5 prioriteteve kyçe si:
 Krijimi i një administrate profesioniste dhe të depolitizuar
 Forcimi i pavarësisë të institucioneve të drejtësisë
 Lufta kundër korrupsionit
 Lufta kundër krimit të organizuar
 Mbrojtja e të drejtave të njeriut
 Pas përmbushjes së këtyre 5 prioriteteve, detyra e Shqipërisë gjatë procesit të negociatave bëhet miratimi dhe vënia në zbatim e
të gjithë acquis të BE-së, të cilat ndahen në 35 kapituj, ecuria për secilën prej tyre monitorohet dhe vlerësohet nga Komisioni
Evropian.
 Këshilli përcaktoi pesë përparësi kryesore (administrata publike, sundimi i ligjit, lufta kundër
korrupsionit, krimit të organizuar, të drejtat themelore) që Shqipëria duhej të përmbushte përpara
fillimit të negociatave të anëtarësimit;
 Më 9 nëntor 2016, bazuar në arritjet në këto përparësi kyçe, Komisioni i propozoi për herë të parë
Këshillit fillimin e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, në varësi të një progresi konkret në
zbatimin e reformës në drejtësi, në veçati të “vettingut” të gjyqtarëve dhe prokurorëve;
 Më 17 prill 2018, në Paketën e tij vjetore të Zgjerimit, Komisioni Evropian rekomandoi që Këshilli të
vendosë që negociatat e anëtarësimit të hapen me Shqipërinë nën dritën e përparimit të shënuar,
ruajtjes dhe thellimit të reformave nga Shqipëria.;
 Më 26 qershor 2018, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së pranoi t’i përgjigjet pozitivisht
progresit të bërë nga Shqipëria dhe të përcaktojë rrugën drejt hapjes së negociatave të anëtarësimit në
qershor 2019;
 Më 26 mars 2020, Këshilli Evropian miratoi vendimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së për hapjen
e negociatave me Shqipërinë.
 Regjimi pa viza
 Më 9 nëntor 2006 Komisioni Evropian vendosi të fillojë negociatat për lehtësimin e vizave me Shqipërinë.
 Marrëveshja për lehtësimin e vizave u nënshkrua nga palët në 13 Prill 2007, në Zagreb. Ajo hapi rrugën që të
arrihej heqja e plotë e vizave dhe lëvizja e lirë për qytetarët shqiptarë drejt vendeve të BE-së.
 Komisioni Evropian është i autorizuar dhe i detyruar të vlerësojë çdo vit zbatimin e marrëveshjes. Në raportin e tij
të fundit në dhjetor 2018, Komisioni Evropian deklaroi se Shqipëria i ka përmbushur detyrimet, duke propozuar
ruajtjen e këtij regjimi me Shqipërinë.
 Punoi: Vesa Quku, Rei Ademi dhe Redjan Lika 11B

You might also like