Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 9

Holanda 

PUNOI: JAKUB DEMALIAJ


Holanda

 Holanda I ka 16.587 milionë banorë.Dhe ka 397.2 banorë pë km2.


 Është shtet parlamentar nën mbretërinë konstitucionale dhe ndodhet në pjesën
perëndimore të Evropës me disa ishuj në Karaibe. Holanda laget nga Deti i Veriut
në veri dhe perëndim dhe kufizohet me Belgjilën në jug dhe Gjermaninë në lindje.
Kryeqytet i vendit është Amsterdami dhe selia e qeverisë është në Hagë.Gjuha
zyrtare në Holandë është holandishtja.Forma e qeverisë në Holandë është
Demakraci Parlamentare nën Monarki Kushtetuese.
 Kryeministri "Mark Rutte".
Holanda Pjesë E Shteteve Të Beneluksit

    Holanda ishte një nga vendet e para që ka pasur një parlament të zgjedhur. Ajo është anëtare themeluese i
BE-së, NATO, OECD dhe OBT. Bashkë me Belgjikën dhe Luksemburgun formon bashkimin ekonomik të
Beneluksit. Në Holandë ndodhet Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike dhe pesë gjykata
ndërkombëtare: Gjykata e Përhershme të Arbitrazhit, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, Tribunali Penal
Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe Tribunali special për Libanin.
Holanda ka një ekonomi tregu kapitaliste, duke u renditur e 13-ta ndër 157 shtete, sipas Indeksit të Lirisë
Ekonomike. Në maj të vitit 2011, Holandë u rendit si vendi "më i lumtur" sipas rezultateve të publikuara
nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.Termi "Holandë" në disa gjuhë të huaja ka disa
kuptime, shpesh ndodh që në gjuhët e tjera nën këtë emër nënkuptojnë shtete në rajonin e Beneluksit dhe
pjesë të Mbretërisë Holandeze.
Politika

    Holanda ka qenë një monarki kushtetuese që nga viti 1815 dhe një demokraci
parlamentare që nga viti 1848. Politika holandeze dhe qeverisja janë karakterizuar
nga një përpjekje për të arritur konsensus të gjerë mbi çështje të rëndësishme, brenda
komunitetit politik dhe shoqërisë në tërësi. Në vitin 2010, The Economist e renditi e
Holandën si vendi 10-të më demokratik në botë.Mbreti është kreu i shtetit, aktualisht
Willem Alexander. Kushtetutmërisht, pozita e mbretit ka kompetenca të kufizuara.
Mbreti mund të ushtrojë ndikim gjatë formimit të një kabineti të ri, ku ai shërben si
arbitër neutral midis partive politike. Përveç kësaj, mbreti ka të drejtë të informohet
dhe konsultohet. Në varësi të personalitetit dhe cilësive të mbretit dhe ministrave,
mbreti mund të ketë ndikim përtej fuqisë së dhënë nga kushtetuta.
Në praktikë, pushteti ekzekutiv është i formuar nga "ministerraad", këshilli vendimor i kabinetit holandez. Kabineti
përbëhet zakonisht nga 13 deri në 16 ministra dhe një numër i ndryshëm i sekretarëve të shtetit. Një deri në tre ministra
janë ministra pa portofol. Kreu i qeverisë është kryeministri i Holandës, i cili shpesh është lider i partisë më të madhe të
koalicionit. Në fakt, kështu ka qenë vazhdimisht që nga viti 1973. Kryeministri është "i pari ndër të barabartët", që do të
thotë se ai nuk ka kompetenca të veçanta përtej atyre të ministrave të tjerë. Kryeministri aktual është Mark Rutte.
Kabineti jep llogari në parlamentin dy-dhomësh, (Staten-Generaal), që ka gjithashtu fuqi legjislative. Të 150 anëtarët e
Dhomës së Përfaqësuesve, Dhoma e Ulët, zgjidhen në zgjedhje të drejtpërdrejta, të cilat mbahen çdo katër vjet ose pas
rënies së kabinetit (për shembull: kur një nga dhomat mbart një mocion mosbesimi, Kabineti i ofron dorëheqjen e tij
mbretit). Dhoma e Provincave zgjidhet drejtpërdrejt çdo katër vjet si. Anëtarët e asambleve të provincave zgjedhin 75
anëtarët e Dhomës së Provincave (Dhoma e Lartë), e cila ka kompetenca legjislative më pak, pasi ajo thjesht mund
refuzojë ligjet, por nuk propozon apo ndryshon ato.
Ekonomia

    Kur analizojmë ekonominë e Holandës në tërësi bie në sy raporti specifik i


elementeve natyrore, i zhvillimit shoqëror dhe i prodhimtarisë së saj që rrallë
kund ekziston në botë. Derisa sipërfaqet e kufizuara të tokave punuese, por në
mënyrë intenzive të punuara i japin përparësi bujqësisë, mungesa e pasurive
natyrore e bën të varur nga jashtë. Numri i madh i popullsisë në një territor të
vogël ia ka imponuar nevojën e përhershme që sa më shumë sipërfaqe të tokave
t’i shndërrojë në toka pjellore. Rezultat i kësaj lufte është edhe ekonomia në
shkallë të lartë të zhvillimit.
Demografia

     Me 484 banorë për kilometër katrorë, Holanda është një ndër shtetet me dendësinë më të madhe
në botë,(krahas: Kinës 135, Monakos 16.923).Në qershor të vitit 2006.numri i banorëve të
Holandës ka qenë 16.336.000, e që gjysma e popullsisë jeton në perëndim të vendit.Sipas
statistikave Holandezët janë popull që dallohen për nga gjatësia, me gjatësi mesatare 1,81 m
meshkujt, dhe 1,68 m femrat.Holandezët përbëjnë 80,6 % të popullatës më së tepërmi ka të
ardhur nga Gjermania (2,4 %) dhe Belgjika (0,7 %),mandej nga ish kolonitë : Indonezia (2,4 %)
dhe Surinami (2 %), ma vonë nga Maroko (2 %) dhe Turqia (2,2%).Gjuha Holandeze është
gjuhë zyrtare, edhe pse nuk është e rregulluar me ligj. Në provincën e Frizisë shfrytëzohet edhe
gjuha e frizisë.Holandezët tradicionalisht dallohen për njohjen e gjuhëve të huaja. Rreth 85 % e
popullsisë flasin gjuhën angleze, 55–60 % flasin gjuhën gjermane, ndërsa 25 % gjuhën franceze.
Turizmi

     Është i njohur si vendi i luleve më të bukura në botë dhe pikërisht në pranverë nuk
ka sesi të mos lulëzojë. Holanda e mahnitshme veç bukurive të shumta
arkitekturore mbizotëron mes destinacionesh të tjera si mbretëresha e luleve.Lulja
simbol e vendit është tulipani. Për këtë arsye në Holandë çdo vit kësaj luleje
elegante dhe fisnike i kushtohet një festival i veçantë që mbledh një rekord
vizitorësh nga e gjithë bota.Këtë vit festivali i tulipanëve do të mbahet në Holandë
midis datave 16 prill dhe 4 maj. Eventi mbahet në Noordoostpolder, që është dhe
rajoni me më shumë tulipanë në Holandë. Farat e këtyre luleve të mahnitshme
janë mbjellë disa muaj më parë në një koreografi të mahnitshme dhe me ngjyra të
ndryshme për të dhuruar një kompozim të mrekullueshëm për vizitoret. Festivali i
Tulipanëve ofron një udhëtim mahnitës ku gjatë vizitës suaj në rajonin e luleve
holandeze mund të provoni aktivitete të ndryshme fizike si ngjitje, çiklizëm,
shëtitje me kuaj.
Faleminderit
Për Vëmendjen

You might also like