Pallati I Endrrave I Ripunuar

You might also like

Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 27

Kadare

Midis dy periudha letrare: Realizmit socialist të


para 90 –ës, dhe letërsisë së pas 90 -ës

 Romani: Pallati i ëndrrave


KOMPETENCAT:

E komunikimit dhe e të shprehurit;


 E të mësuarit për të nxënë;
E të nxënit;
Personale;
Qytetare ;
Digjitale .
Rezultatet e të nxënit:
Nxënësi/ja:
• Plotëson skedën e analizës së romanit duke u mbështetur në:
•kuptimin mbi titullin dhe domethënien e simbolikën eromanit;

•analizën e personazheve, tipave dhe karaktereve;

• analogjinë dhe universalitetin e veprës.


•fiton aftësi për të kuptuar fragmentin e dhënë dhe për të zbërthyer mekanizmin e brendshëm të funksionimit të veprës;
•përdor njohuritë gjuhësore për të vlerësuar gjuhën etekstit letrar;
•zgjeron njohuritë mbi ndërtimin e tekstit (përdorimin e mjeteve gjuhësore dhe stilistike);
Skeda e analizës

Autori: Kadare
Drejtimi letrar: Realizmi socialist
Periudha letrare - Letërsi bashkëkohore
Lloji i romanit: modernist, absurd. Ndërtohet mbi bazën e alegorisë, analogjisë, absurdit, groteskut.
Të dhëna rreth veprës: Bën pjesë në letërsinë perandorake të Kadaresë, e cila nis me poezinë “Në mesditë Byroja politike u
mblodh”, ku pranëvihet ngjashmëria otomane me atë komuniste. Botohet për herë të parë si skicë-roman në ciklin me novela
“Gjakftohtësia” (1980), e më pas e ndërfuti në vëllimin “Emblema e dikurshme” (1981). Motërzimi i plotë i romanit del në
Tiranë më 1988 e në Paris më 1995, ku hasim fare pak ndryshime, ndër të cilat, emërtimin e personazhit nga Ebu-Qerim në
Mark-Alem.
Titulli: Pallati i ëndrrave. Titulli ndërtohet mbi pranëvënien e dy simboleve
Subjekti: Ngjarjet zhvillohen në kohën e Perandorisë Osmane, nën të cilën përshkruhet fryma e sistemit komunist dhe e
Shqipërisë së kohës, duke pasur si personazh kryesor Mark-Alemin nga familja e Qyprillinjve, të nipin e Kryevezirit, i ngarkuar
të zbulojë plojën që përgatitet në Pallatin e ëndrrave ndaj familjes së tij. I gjendur nën presionin e një pune të tillë, zbërthimit të
ëndrrave, Mark-Alemi tjetërsohet nën trysninë, ndjenjën e ankthit, që ushtron sistemi diktatorial i sulltanit sovran përmes veglës
së tij, “Pallatit të ëndrrave” , dhe, në pamundësi për ta dalluar kryeëndrrën (të shpikur), bëhet shkas për goditjen që pëson ungji i
tij, Kurti. Lufta e brendshme për pushtet e ngre Mark-Alemin deri në postin e drejtorit të Pallatit të ëndrrave, ku gjatë kthimit të
tij me karrocën e drejtorit, në mënyrë alegorike, parasheh vdekjen e vet.
SIMBOLIKA E TITULLIT: pallat
FIGURA
SIMBOL
GROTESK
Fantazmogorik/ Homolog ëndërr Tentakulat i ka të shtrira në çdo skaj të
i orakullit të Delfit Perandorisë:
Tabir Saraji ishte me të vërtetë më shumë se
INSTITUCION DHUNE/PUSHTETI c’dukej. E kishte menduar, gjithsesi, të madh, por
Vendi ku përplasen rrymat e kurrsesi kaq të merimangshëm.”
kundërta në luftën për pushtet. “Pallati i Endrrave “f. 65
MADHëSHTI E Zyrat dhe Arkivi të mbushura
Analogji me “Ferrin” e KTHYER Në me ankth dhe vrasje
Dantes: mesoret e pallatit si PALLAT TMERR
kalimet midis rrathëve Përbindësh,. S’të mjaftojnë të tjerat,
Vegël në duart e po na hëngërke dhe njerëz.” “Pallati
Hierarki turmave i Endrrave” f. 126
injorante: Fshehtësia si element kyç në
Analogji me Komitetin Simbolika e funksionimin e tij:
Qëndror dhe godinën e ngjyrave: - Miti i diktatorit: Turmat e pafundme Fshehtësia është urdhri i madh i
Ministrisë së Ounëve të kafe Sulltani sovran vërtet nuk qeverisin, Tabir Sarajit; Tabiri përbën një
Brendshme -e bruzta/ gjithëgjendshë por kanë një vegël, me fshehtësi të madhe, por
gurkali m dhe i anë të së cilës ndikojnë Interpretimi është fshehtësi mbi
(kupolat e pashfaqur në të gjitha punët, fshehtësi. “Pallati i
(ndikim nga aventurat dhe krimet e Endrrave” f. 104
pallatit,
“1984” – shtetit, dhe ky është
petkat,
George Orëell) Tabir Saraji.
karroca)
“Pallati i
simbol i
Endrrave” f. 104
censurës
Procesi i grumbullimit, mbikqyrjes dhe HIPNOSI – perëndia greke e gjumit, i cili
interpretimit të ëndrrës si hetim dhe dënim i derdhte ëndrra gjatë natës në veshin e
mendimit të lirë njerëzve.
Simbol i pavetëdijes
njerëzore
DOSJA
1) ëndërrparja/ denoncimi: akt ELEMENT
i dhunuar, i shtypur prej
juridik hetimor: emri, profesioni, NDëSHKUES Simbol i mendimit të lirë sistemeve politike despotike
vendbanimi, koha dhe vendi i Në
parjes së ëndrrës KOMUNIZëM Nënshtresë frojdiane: zhvendosje/kondensim dhe censurë
2) ëndrra/denoncimi mbahet në
DOSJE E stisur nga Endërr Objekti i parë rrëfimor mbi të cilën ndërtohet romani:
kryeëndërrorë quhet ndryshe roman i ëndrrës
t në interes të
3) Fletëthirrja e ëndërrparësit si i
njërit apo Rrafshi kryesor i zbërthimit të psikologjisë së
dyshuar
tjetrit grup në
Plojë/ personazheve, situatave, mjediseve, me ngjyresë
luftën për
pushtet Komplot/ simbolike, groteske dhe absurde
4) Kryeëndrra metaforizohet me smirë
nepërkën vdekjeprurëse
-ëndërrparës Nënkuptim i denoncimit dhe hetimit të individëve:
Kryeëndrra = denoncues “Historia e shteteve është ajo e përpunimit të ëndrrave. I
(simbolet): -ëndërrçues pari në historinë e botës, shteti ynë perandorak e ngriti
Urë: mbiemri i = informator i në një lartësi të re shpjegimin e ëndrrave, duke e
Qyprillinjve në shqip sigurimit të Shtetit. zyrtarizuar atë” “Pallati i Endrrave” f. 46
-vegël muzikore:
eposi i kënduar për ta Kumtohet fajësia e
në Ballkan -dem i popullit në krimin
egërsuar: smira e politik
sulltanit sovran për
eposin që u kushtohet
Biblioteka e mark-
Alemit – libri I
BASHëNDRRA –
kronikës së
KRYEëNDRRA qyprillinjve
Në atë mbiemër (Urajt), si në një kumt të fshehtë, qe paralajmëruar fati i Qyprillinjve brez
në brez. Që ura të qëndronte, në themelet e saj kishte kërkuar një pre. Kaq kohë kishte
kaluar, megjithatë, spërkatja e atij gjaku mbërrinte që larg, gjer tek ata. Që të qëndronte
ura … Që të qëndronin Qyprillinjtë, ata që duhej të quheshin Urajt.
Ndoshta pikërisht për këtë arsye, njëlloj si grekët e vjetër që, kur shoqëronin varganin
mortor, i prisnin flokët e tyre, në mënyrë që shpirti i të vdekurit, në rast zemërimi të beftë, të
mos i njihte dot për t’i dëmtuar, ashtu edhe Qyprillinjtë e kishin ndërruar mbiemrin për t’iu
shmangur, kështu, njohjes prej urës.
Ai e dinte këtë, megjithatë, përsëriti me vete: Mark Ura, Gjorg Ura, ndërsa penën e mbante
ende në dorë, thua se mëdyshej të nënshkruante apo jo me të në “Chronique”-n e lashtë.”
“Pallati i ëndrrave” f. 229-231
“-Ai e krahasoi eposin që këndohet për ne, me Nibelungen të gjermanëve dhe shtoi se, në
qoftë se për një familje të madhe gjermane apo franceze do të këndohej qoftë dhe një e
qindta e eposit që këndohet sot për ne në Ballkan, kjo do të trumbetohej si mburrja dhe
mrekullia më e madhe për ta. Kurse ju Qyprillinjtë mezi kujtoheni për këtë. Kështu më
tha.” “Pallati i Endrrave” f.90
“Ah, ja, më në fund, ajo që kërkonte, kryeëndrra fatale që e kishte cuar ungjin e tij në varr,
kurse atë në postin e drejtuesit të Tabirit. E lexoi me vështirësi, sikur sytë t’i kishte të lidhur
me ca fasha të bardha që e kalonin dritën copa-copa. Ishte pikërisht ajo ëndrra e
perimeshitësit kryeqytetas, që ai e kishte kaluar dy herë nëpër duar dhe përafërsisht me atë
zbërthim që e dinte: Ura – Qypria - Qyprillinjtë. Vegla muzikore – eposi shqiptar. Demi i
kuqërremtë, që, i nxitur prej saj, do të sulmonte shtetin. O Zot, ia bëri ai me vete. I dinte
fare mirë të gjitha këto, megjithatë, kur i pa të shkruara, u ngjeth i tëri. E mbylli dosjen dhe u
largua me po ata hapa të ngadaltë.”
“Pallati i Endrrave” f. 225-226
Skeda e analizës
Koha:
1. Koha ciklike :Dimër-deri në dalje të pranverës
2. Koha lineare: Vitet në të cilin ndodhin ngjarjet janë të papërcaktuara, megjithëse nënkuptohet fillimi i dhjetëvjeçarit të parë
të shekullit të XIX-të. Procedeja artistike me kohën është e shumëfishtë sepse koha në roman ecën ngadalë, madje edhe
mbrapsht. Ecja mbrapsht e kohës shfaqet më së miri në pjesën e Arkivit ku përmes retrospektivës shrihet mbikqyrjes së të
pavetëdijshmes njerëzore, përmes përfetsave gjuhësore, në tri epoka: 1) Bashkëkohësia “Kryeëndrra”, 2) Periudha klasike
otomane -“Bashëndrra” / Beteja e Fushë-Kosovës, 3) Antikiteti (Orakulli i Delfit)-arkeoëndrra
Vendi: Ngjarja zhvillohet në disa hapësira /vende të ndryshme njëkohësisht:
1) Shtëpia e Mark-Alemit
2) “Pallati” i Qyprillinjve (sarajet e Kryevezirit, ungjit të Mark-Alemit)
3) Pallati i ëndrrave/Tabir Saraj me të gjitha degëzimet e tij (strukturën e ferrit).

Konflikti: Lufta e brendshme për pushtet midis numrave 1 dhe 2. Raporti individ-shtet
Tema: Totalitarizmi si shtypje e lirive dhe të të drejtave të njeriut në çdo kohë e hapësirë

Mesazhi filozofik:Totalitarizmi krijon rrathë viciozë të frikës, dhunës psikologjike , krimit, vrasjes, mbi individin që
mbivendosen
Struktura e romanit /
Tiparet e rrëfimit

Struktura: 7 ndarje si 7 rrathët e purgatorit dantesk, apo 7 ditët e


ndertimit te tokes mes ferrit dhe parajses.
1. Mëngjesi: koha mjegull, shi, me ere, zymtësi, muaji nëntor.
2. Seleksionimi: pastrimi ose qërimi i ëndrrave, salla e qiqrave, degët e
bazës.
3. Interpretimi: vendi ku interpretohen ëndrrat.
4. Dita e pushimit e vetmja mundësi lidhje me botën jashtë pesimizëm.
5. Arkivi: ngjitja e Mark-Alemit arkivimi i dosjeve te njerëzve arkivimi i
mëkateve i ëndrrave .
6. Darka- gjëma e bashëëndrrës, dënimi, eliminimi.
7. Afrimi i pranverës-ngjitja e Mark -Alemit drejt drejtimit të pallatit të
ëndrrave.
Tiparet e Rrëfimit/Narrativës

Rrëfmi i ngjarjeve bëhet në vetën e tretë nga pozita e një narratori të gjithëdijshëm. Kjo është
zgjedhje e teknikës së rrëfimit, që në mënyrë të ndërgjegjshme përdoret për të paraqitur absurditetin mbi
të cilin ndërtohet jeta politike dhe shoqërore e një shteti. Thyerjet më të mëdha rrëfimore shfaqen në
kapitujt e “Arkivit” dhe të “Ditës së pushimit” . Rrëfimi kadarean në këtë vepër priret kah poetikat
moderne, me thyerje të brendshme si pasqyrim i psikozave të individit në raport me pushtetin dhe
shoqëritë jo-demokratike.
Titulli i veprës dhe titujt e kapitujve kanë vlera dyfishe duke u shfaqur si një nga tiparet bazë të
romanit.
Të dhëna mbi personazhet
1. Mark – Alemi shfaqet nga narratori si personazh kryesor ku emri i tij është një hermafrodizëm katoliko-
musliman, me origjinë shqiptare duke qenë se familja e tij rrjedh nga Roshnica e Beratit. Përmes tij narratori që përçon
idenë e kërkimit të rrënjëve identitare të humbura nga tjetërsimi dhe njëkohësisht idea se shqiptarët e pranuan me
dëshirë tjetërsimin kulturor për shkak të pushtetit që ju ofruan. Përcjell konfliktin e përhershëm midis individit dhe
pushtetit. MARK =
SHëN- MARKU ALEM
(Apostull i (NJERëZIM/
Krishtërimit) turq.)

2. Kurti – ungji i Mark – Alemit, cilësohet ndryshe si lulja e egër e Qyprillinjve. është njëkohësisht edhe tjetërmendsi, krejt
i papajtueshëm në mendësi me frymën diktatoriale që përçon ngrehina e Pallatit të ëndrrave si vegël ndëshkuese dhe
kontrolluese e sovranit (Enver Hoxhës).
“-Kurse unë them se ai është ngreha e vetme në shtetin tonë, nëpërmjet së cilës pjesa e errët e ndërgjegjes së gjithë shtetasve krijon një përkitje të
drejtpërdrejtë me shtetin. Turmat e pafundme vërtet nuk qeverisin, por kanë një vegël, me anë të së cilës ndikojnë në të gjitha punët, aventurat dhe krimet
e shtetit, dhe ky është Tabir Saraji. Pavarësisht nga të gjitha këto, për mua ai është institucioni më kots, desha të them më i marrë i këtij shteti,
Do të ishte i marrë në një botë logjike. Kurse në botën tonë mua më duket më se i zakonshëm.” “Të ndash pushtetin me dikë do të thotë së pari të ndash
krimet”

3. Veziri – e kundërta e Kurtit, i ashpër, fanatik, i akullt, i përmbajtur, i ftohtë, përfaqësues i pushtetit si njeriu i dytë më I
pushtetshëm i perandorisë, ndaj të cilit sulltani i tregon dhëmbët nëse ai guxon të rebelohet ndaj tij.
4. Punonjësit e Tabir- Sarajt – janë personazhe të dorës së dytë, pa identitet, shprehin opinionin publik dhe ndihmojnë në
zbërthimin e terrorit politik dhe psikologjik që ushtron Tabir Saraji.
5. Sulltani – fryma e tij është e gjithëgjendshme, por nuk shfaqet asnjëherë, kësisoj krijohet miti i tij. Përfaqëson figurën e
Tiparet e modernizmit

 Përmes absurdit paraqiten situata, që


 Absurdi: Elementë të absurdit
të para nga ndërtimi logjik, në pamje
duken në: Mbledhjen e ëndrrave dhe të parë, dalin si qesharake, por që
dërgimin e tyre në Pallat, që përbën janë të ngarkuara me dozë të tillë
stadin e parë të ndërtimit të absurdit. emocionesh e të shoqëruara me një
Duke qenë se ëndrrat, siç e kemi ligjërim tipik, që nuk lë vend për
përmendur më lart, janë produkt i hamendësime, por shtron përpara
pavetëdijshëm, duke qenë se nuk lexuesit ngjarje që dramatizohen e
shprehin veprime reale dhe si pasojë madje marrin edhe përmasa tragjike.
as rrezik real. Interpretimi i tyre Aq sa është absurde ekzistenca e një
është tërësisht subjektiv e si pasojë institucioni të tillë, është absurde
jo i vlefshëm për t’u marrë parasysh. edhe rëndësia e madhe që i kushtohet
rezultateve që dalin nga puna që ai
bën.
Raporti i pushtetit dhe absurdi i sistemit

 Ushtrimi i pushtetit dhe absurditeti.


 Pushteti shtrin tentakulat e tij në çdo skaj, në çdo  Po aq absurde është edhe mënyra se si
shtëpi, te secili individ, qoftë ky pushtetar i lartë ndëshkohen bashëndërrorët. Ky
apo thjesht një shitës perimesh. ndëshkim duket paradoksal, përderisa
 Spikat presioni psikologjik mbi personazhet, frika ëndrra që ata paraqesin te sovrani merret
dhe tmerri nga dënimi i pabazuar në ligj dhe i parasysh dhe në sajë të asaj ëndrre
paparalajmëruar. Kjo paraqitet në roman përmes merren “masa” që parashikimi të mos
ekzekutimit të Kurtit, i cili gjykohet sa për sy e realizohet. Në këtë vepër theksohet me
faqe dhe ekzekutohet me prerje koke. Gjykimi nota të larta njeriu dhe mundi i tij për
dhe ekzekutimi i tij jepet vetëm me një paragraf ekzistencë. Situatat i kalojnë kufjtë e
në vepër, duke prishur befasueshëm çdo normales dhe arrijnë në kulmin e
pritshmëri, por duke u paraqitur, nga ana tjetër,
absurdit, për të vazhduar deri në një
rrathët viciozë të absurdit që ndërtohen njëri mbi
tjetrin. flijim klasik.
Tipare të tipeve letrare që sjell dhe teknikat e
shkrimit
 Biografa e tipave dhe e personazheve të me  Përdor teknika të shumta të rrëfmit:
veprimet, veçoritë psikologjike, karakteret dhe dialogë, monologë, përshkrim, rrëfm,
jetët e tyre nuk lë pa shënuar asgjë që ndodh në
portrete, peizazhe, ligjërata të zhdrejta të
këtë botë, sado e habitshme dhe veçantë të jetë
ajo. lira, analiza psikologjike
 Është kjo arsyeja që autori sjell ëndrrat,
halucinacionet. Paraqitja e këtyre gjendjeve
jorreale, bëhet vetëm për qëllime artistike për të
rritur arsenalin e mjeteve shprehëse. Të gjitha
ato, ëndrrat ( dhe të tjerat) janë aktivizuar me një
kuptim metaforik në fuknksion të një ideje të
caktuar paraqitjes së ferrit të një sistemi totalitar.
Origjinaliteti dhe Arkitektura e veprës
 Arkitektura e veprës letrare - kompozicioni, është i
 Origjinaliteti qëndron te: Unikaliteti dhe zhdërvjellët, përthyhet nga disa mozaikë kompozicionalë
universaliteti. të harmonizuar brenda një kornize të vetme.
 Universaliteti i kësaj vepre qëndron në arritjen e
 Rrëfmi në vetën e tretë, monologët e personazheve në
shumëkohësisë nëpërmjet trajtimit të
problematikave gjithëkohore e gjithëvendore si vetën e parë, dialogë në formën e dialogut të dramës, I
raportet individ-shtet, dhe luftës së brendshme ndarë në kapituj që zgjerojnë këndin e vështrimit, sjellin
për pushtet, mizorisë së saj. E vërteta informacion të ri, rritin kërshërinë e lexuesit, i japin ritëm
universale qëndron në faktin se pothuajse çdo dhe larmi veprës.
lloj qeverisjeje është e ndërtuar në formë  Këto emërtohen me gjithfarë emrash, si Seleksionimi,
hierarkie, e kësisoj ka në thelb dhunën dhe
individi karshi saj nuk është veçse një vegël, një
Dita e pushimit, Afrimi i pranverës etj.
ingranazh në arritjen e qëllimeve të caktuara  - Në qendër të ndërtimit kompozicional shpesh është
politike përmes formave të shumëllojshme. kontrasti që vihet re jo vetëm në tërësinë e veprës por hap
 Dilema tjetër që ajo ngre është e raporteve pas hapi në ecurinë e saj.
midis botës së pavetëdijshme dhe asaj të
vetëdijshmes, cila botë kontrollon tjetrën.
Tipare të fjalës së autorit dhe Konfliktet
 Romani quhet ndryshe edhe si himn i
shumëkohësisë. Shumëkohësia ndërtohet përmes një
 Romani pasqyron: Marrëdhënien pushtet sërë procedimesh poetike ku futen:
individ: - Raporti i individit që ka ambicien të  Aluzioni, alegoria, analogjia, simboli dhe absurdi.
integrohet në strukturat shtetërore dhe që e
gënjen mendja se do të fuqizojë veten prej  Rrëfimi në roman është simbolizues për shkak se
fuqisë së pushtetit. operohet përmes simbolikave të shumëfishta të
ëndrrave, ngjyrave të mjedisit dhe gjendjes shpirtërore
 Konflikti i përjetshëm është mes individit të personazheve.
dhe pushtetit në të cilin vihet në dukje se çdo
përpjekje e individit për t’u marrë me shtetin,  Përmes përshkrimit lexuesi përfton imazhe të gjalla të
për të depërtuar në brendësi të tij dhe për ta botës së ëndrrave, të ndërtimit arkitekturor të Pallatit të
marrë me të mirë është e dështuar. Individi, në ëndrrave lidhur edhe me simbolikat e ngjyrave të tij
çfarëdo raporti që ta vendosë veten me shtetin, dhe se si ndikojnë këto ngjyra dhe arkitektura në
mbetet i kërcënuar prej tij. psiqikën njerëzore, të arkitekturës së Tiranës të
ndërkallur në roman, duke bërë kështu analogjinë
midis dy kohëve.
Aluzioni dhe analogjia
 Sfondi i ngjarjeve: Perandoria Osmane në fillim shekullin e XIX-të
 Mjeti kryesor përmes të cilit autori përcjell
kuptime të fshehta ka të bëjë me aluzionin që janë  Analogjia: me anë të anë të analogjisë lexuesi shkon e vjen midis dy
fjalë ose shprehje me kuptim të mbuluar, e thënë kohëve, nga e kaluara tek e sotmja dhe nga teksti letrar në
kontekstin kohor shoqëror, duke i analizuar ato.
tërthorazi e larg e larg për dikë a për diçka.
 Analogjia në roman shfaqet në tri forma kryesore:
 Aluzioni është më i fshehtë dhe më i hollë se
analogjia – funksioni i tyre është të shohësh më në 1. Analogji gjuhësore
brendësi sistemit, format e tij të sundimit. 2. Analogji e mendësive dhe psikozave
 P.sh. Kryeqyteti të ka llastuar shumë, një vit shërbim 3. Analogji e urbanistikës
në ndonjë provincë të largët nuk do të bënte keq-
aludon për format e edukimit
 Nënteksti – Mundësia për të lexuar përtej të
thënave janë karakteristikë e rrëfimit kadarean që
dallohet te Bashëndërrorët- Bashëndrrës-
Kryeëndrra.
ANALOGJIA GJUHëSORE
 Krahas historizmave e arkaizmave turko-arabe, të së kaluarës, vihet përballë tyre gjegjësja shqipe, për të theksuar karakterin bashkëkohor
të dukurisë, çka mishëron mendësinë e re, moderne.
 Terma të përdorura në socializëm kryesisht të sferës administrative, të fushave dhe shkallareve të ndryshme, në funksion të temës së
pushtetit, e shpien të sotmen në histori:
DREJTËSI: komplot kundër pushtetit, dosje, verifikim, provokator, dhomë vecimi (dhomë izolimi/paraburgimi),ankim.
IDEOLOGJI: ndikime të jashtme (kultura perëndimore), për të qenë brenda (për të qenë në rregull me censurën), larje truri, porosi e
sovranit (e udhëheqësit), fjalim.
POLITIKË: Shtetet e Bashkuara Osmane (SHBA), republikë, konfederatë, mbretëri parlamentare (shtetet perëndimore)
HIERARKI ZYRTARE: zëvendësdrejtor i parë (sekretar i parë), me urdhër nga lart (pushtet i përqendruar në komunizëm).
SHPREHJE TË PËRDITSHMËRISË: punohej me orar të zgjatur, radhë (e kafesë) , ëndërr pa emrin dhe adresën e ëndërrparësit (letër
anonime), mbledhje, udhëzim i prerë, rishikim i ëndrrës(verifikim i denoncimit).
 Shprehje me ngjyresë osmane Shprehje të kohës së socializmit
 -shteti ynë perandorak -shteti ynë socialist
 - parimet bazë të Tabir Sarajit -parimet bazë të marksizëm-leninizmit
 - i krijuar drejtpërdrejt me nxitjen e sulltanit Sovran - i krijuar me porosi të drejtpërdrejtë të shokut X
 -ndaj porosia e padishahut -ndaj porosia e shokut X
 -ideja e sovranit për krijimin e Tabir Sarajit -ideja e shokut X për krijimin e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste
ANALOGJIA E PSIKOZAVE
 Pavarësisht se dy sistemet dhe kontekstet shoqërore ndahen prej një kohë të gjatë prej gati një shekullit nga njëra-
tjetra, thelbi i tyre mbetet i njejtë.
 Kënaqësia e vetërrëfimit para pushtimit, denoncimi i gjithkujt dhe frika e të gjithëve prej denoncimit, ankthi
kolektiv dhe vetjak, i shkaktuar prej goditjeve të papërligjura, mbyllja masive e gojës para së vërtetës, vartësia e
plotë e nëpunësit, veprimi i makinës shtetërore, qoftë edhe nëpërmjet emrave të titullarëve të frikshëm, janë
motive e mendësi psikozash të njëjta të cilat i përkasin të dyja kohërave.
 Në kontekstin filozofik analogjia midis feve, islamizmit si fe shpirtërore dhe komunizmit si fe ideologjike, është
një gjetje, sepse i përkasin të dyja mendësisë së Lindjes, plot trysni mbi liritë e individit.
ANALOGJIA E URBANISTIKËS
DHE E ARKITEKTURËS

 Përngjasimi i Perandorisë Osmane të përshkruar me


Perandorinë Komuniste është i dukshëm edhe në
Xhamia me dy minare/ Kulla e Sahatit; Kafeja tek “Dita
strukturën administrative të qendërzuar, që nga
e pushimit”, Banka Qendrore, Pallati i Sheh-ul
periferia, të quajtur bazë (term i socializmit), deri në Islamit, Pallati i Endrrave, sheshi qendror
majën e piramidës pushtetërore-Pallati i Ëndrrave.
 Përshkruhet dhe përmendet disa herë kryeqyteti i
Perandorisë, por nuk shenjohet askund me emrin e vet
historik, Stamboll, për të nënkuptuar edhe kryeqytete
të tjerë. Në urbanistikën e përgjithshme të tij janë
ndërfutur elemente të Tiranës (Kulla e Sahatit,
Banka e Shqipërisë, Xhamia. Pallati i Ëndrrave =
Komiteti Qëndror/Ministria e Brendshme (katet).
ANALOGJIA E FERRIT MBI TOKë
 “Kishte kohë që më joshte projektimi i një  Sipas studiuesit Zhil Banderie, Ferri i Kadaresë ka
skëterre, ndaj kur nisa të shkruaj “Nëpunësi i ndërtim horizontal që e dallon prej atij dantesk me
Pallatit të Ëndrrave”, ose më saktë, kur isha duke ndërtim vertikal. Vertikalizmi i pushtetit krijon
menduar kapitujt e mesit, me një hare e frikë ndjenjën e ankthit personal dhe kolektiv.
njëkohësisht, pashë se padashur po realizoja
ëndrrën time të vjetër; në të gjithë strukturën e
 7) Drejtori
romanit tim, si një plan i dytë, spikaste skëterra.
6) Kryeëndërrorët (Bashëndërrorët)
Sa më shumë e mendoja, aq më i qartë më bëhej.
5) Interpretimi
Ishte një lloj mbretërie e vdekjes, ku në mos ne 4) Seleksionimi
vetë, ishte gjumi dhe ëndrrat tona, pra, një pjesë e 3)Grumbullimi, Kopisteria (Shkruesia), Dhoma e
jona që gjendej ndërkaq matanë, në kohën që ne vecimit (Hetuesia)
ndodheshim këtej. Të gjitha elementet e ferrit të 2) Bufeja Epoka bashkëkohore :
grekëve të vjetër ishte aty: Terri, squllosja e 1) Arkivi kryeëndrra
trishtë e gjithckaje, ngrirja e kohërave, eja e tyre
mbrapsht, mbetja në vend.” Epoka e Epoka klasike osmane:
 “Ftesë në studi0” – Ismail Kadare f.176 antikitetit: bashëndrra e Fushë-Kosovës
Arkeo-ëndrra
Analogjia urbane në planimetri
Përdorimi i simbolit dhe alegorisë
 Simboli- zëvendësimi i një fjale, dukurie jetësore ose kuptimi me
shenjën e saj alegorike kushtëzuese.
 Arrestimi i Kurtit kishte për qëllim t’i jepte
 Që në titull pranëvihen dy simbole, pallati dhe ëndrra, ku përmes
goditjen e radhës familjes së Qyprillinjve, të cilët
kësaj pranëvënie përftohet elementi grotesk e absurd i hetimit dhe
infektimit të ndërgjegjes njerëzore nga trysnia e sistemeve politike ishin në oponence me Portën e Lartë. Kishte për
totalitare. Simboli, i gjithëgjendshëm në vepër, është njëkohësisht qëllim të priste urat e komunikimit të Qyprillinjve
baza e ndërtimit të ëndrrave dhe përmbajtja e tyre ç’kodohet, me Shqipërinë, sepse vrasja e rapsodëve në
zbërthehet njësoj si në psikoanalizë. shtëpinë e tyre ishte prerje në besë e mikut, çka
“Një mace e zezë kishte kapur në gojë hënën dhe po vraponte e do të ishte i pafalshëm sipas normave të besës
ndjekur nga turma. Gjithë udhës nga ikte, dukeshin gjurmët e shqiptare. Arrestimi dhe vdekja e tij është
hënës së plagosur”.” f.77
njëkohësisht sinjal për Kryevezirin.
 Alegoria, si një metaforë e stërzgjatur, ku fjala përdoret në një
kuptim tjetër të caktuar përafron të dyja kohët, atë otomane me atë  Në kontekstin historik, kjo ishte diçka e
komuniste përmes rrëfimit alegorik. Përmes rrëfimit dhe zakonshme në Shqipërinë e epokës komuniste, të
përshkrimit të formave e simbolikave të periudhës otomane lidhet mbushur plot me kurthe politike, përbetime dhe
e tashmja komuniste (policia e sovranit – Sigurimi i shtetit) eleminime të kundështarëve të Enver Hoxhës.
 Krijimi i një sistemi shenjash gjuhësore të cilat udhëheqin nëpër
sistemin e ndërtuar në vepër nga Kadare bëjnë të mundur edhe
zbërthimin e saj përtej rrafshit të parë të paraqitur, duke kaluar në
rrafshin e dytë, atë virtual.
Neologjizma nga fjalori i Kadaresë

 Flegrat- kapakë dritaresh. / Qafëzës së palltos- grykore.   U panë hënabrenda- shkojnë mirë me njeri-tjetrin, 
 Hutinë- gjendje, ngrehinë- ndërtesë, mesore- në mes,  U pamë hënëjashtë-nuk shkojnë mirë me nheri-njeri-tjetrin. 
denbabaden- i lashtë, ojnatare- lozonjare, parazbulonte,   Njerith-njeri i vogël, / Vajza të humbëta - të harruara,
 llahtari e gropshme, prushanë- mangall ( enë ku vendoset  Me lutësore në dore- me libërin e lutjeve në dorë( lutësore- vend i vogël në kishë ku
prushi),  luten njerëzit). 
 gjithnajës- të tërësisë, kumt- shenjë:   nëndhesë-nëntokë, / njeri i kurrfartë- njeri i humbur, 
 Shestim- qëllim, synim. Ditën më të kurrfartë- ditën më  ciknë- acar , / lagaterrshëm-mot i paqëndrueshëm
pakuptim, lodrim fjalësh- dredhi fjalësh,   gjithkahnajë- gjithandej, / shtijekeq- që shtiret, që nxit.
 spikamë- hije / Shemërie- armiqësi,   Gërgamë- nxitje, ankim, / Zgavrim- gërryej, 
 Gjerbi- e piu,  / mahitej- bën shpoti, qesëndi.   ajthi-palca , / diellisht e spërkaste
 lakth në fyt- zvogluese për lak, / flegronte- e ndante copa copa
 borimën- borë e imët e përzier me shi
 Djerrina me hedhurina - e papunuar, // shurdhëri- padëgjim, / hirnosej- të
 vrasitë- eliminime,  / Dyzohej- gjendje e dyfishtë, 
mbeturat,
 mjegullinë - e paqartë, mosrrokshmja- e pakapshme,   platit-u tulat, u dobësua, / arkëmort- arkivol, çarturi- prishje, stërëndrra,
 venome-e drejtë zakonore që vendoset dhe zbatohet nga  shkarëzima- shkarje, makthparësi
gjithë.  cytanike- shtytëse, makthdërguesi, zhaurimë- zhurmë, 
 Mos do më quash tjetërmends- me mendime të ndryshme.  zhurmëri- zukamë- zhurmë e vijueshme, llangosur-fëlliqur, tjetërjetshme-përtej
 nusja e shqepët- nusja e çalë,  / çarturi- prishur nga mend,  jetës, 
MITE DHE LEGJENDA
 Rimarrja e miteve e legjendave dhe çmitizimi i tyre ose vendosja në kontekste të ndryshme, si poetikë tipike moderniste, i jep shkrimtarit lirinë
dhe aftësinë për të dhënë kumte dhe mesazhe të fuqishme e universale, sepse, siç shkruan edhe Kamy tek “Miti i Sizifit”, mitet janë bërë për të
ndezur imagjinatën.
 Në korpusin e krijimtarisë letrare kadareane gëlon procedimi me anë të miteve rrëfimore gojore (popullore) dhe letrare, të cilat quhen ndryshe
edhe si intertekste. Gjatë leximit të romanit “Pallati i ëndrrave” hasim në një sërë rimarrjesh të miteve letrare e gojore, por ajo çka është
karakteristike për Kadarenë është dhe shtegtimi estetik i miteve nga njëra vepër tek tjetra, si një ndër format e intertekstualitetit. Kësisoj në
roman ndeshim rimarrjen e miteve të tilla si:
 Mitet nga eposi i kreshnikëve, mbi bazën e të cilit qëndron edhe smira e sovranit ndaj familjes së Qyprillinjve, e sjellë gjithashtu edhe për të
përcjellë identitetin europian të shqiptarëve në dilemën midis Lindjes e Perëndimit, por edhe përmes motivit të pabesisë kumtohet edhe mbytja e
lirisë së krijimit dhe të së vërtetës, ku arti simbolizon të përjetshmen:
 Ashtu si tingulli, edhe zëri i rapsodit kishte dicka jonjerëzore. Dukej sikur me një prerje të vecantë nga ai zë qenë hequr gjithë kumbimet e
përditshme, për të lënë në të ca si tingullsi të tjera të tjetërkundshme. Ishte një zë i tillë, prej të cilit kuptohej se gryka e njeriut dhe gryka e
malit për një kohë të gjatë qenë marrë vesh oër të zhdukur dallimet midis tyre . dhe pas kësaj qenë marrë vesh edhe me zëra të tjerë
gjithmonë e më të largët, duke mbërritur gjer në rënkimet e yjeve. Vec kësaj, zëri bashkë me fjalët ishin të tilla, që dukej se mund të
përdoreshin si prej të gjallëve, dhe prej të vdekurve, pra, marrëveshja qe bërë edhe me ta, madje, kjo e fundit ngjante si më e arrira.
Mark-Alemi nuk i hiqte sytë nga filli i hollë i vetmuar sipër zgavrës. Ishte ai që krijonte ankimin dhe ishte zgavra poshtë tij që i përgjigjej,
duke e shumëfishuar gjer në përmasa të frikshme atë ankim. Dhe, befas, Mark-Alemit iu bë e qartë se ajo gropë ishte zgavra e shpirtit të
kombit, të cilit ai i përkiste. Ankimi ngjitej që andej i thekshëm, shekullor.” (fq 190)

MITE DHE
Interteksti me “Ura me tri harqe” (miti i murimit);
LEGJENDA
“Mark-Alemi vazhdonte të dëgjonte i shtangur. Vite më parë, një kushëri i tyre, Aleks Ura, i kishte shpjeguar se mbiemri i Qyprillinjve s’ishte
vecse përkthimi i fjalës “Ura”, që vinte nga një urë e mocme triharkëshe në Shqipërinë Qendrore, e ngritur në kohën kur shqiptarët ishin ende të
krishterë, dhe në themelet e së cilës ishte muruar një njeri. Sipas kushëririt, një katragjysh i tyre me emrin Gjon, i cili kishte punuar si murator
në atë urë, pas mbarimit të saj, ashtu si shumë të tjerë, bashkë me kujtimin e krimit, kishte marrë dhe mbiemrin “Ura”.” (fq 97)
 Intertekst me “Qorrfermani” (miti i flijimit vetjak):
Po s’kam c’t’u bëj, më ka zënë rrota bishtin. Janë të mbrojtur prej shtetit dhe nuk i dëboj dot. Mark-Alemi e kishte pyetur se c’do
të thotë kjo “janë të mbrojtur prej shtetit” dhe atëherë kafetari, që e priste këtë pyetje, i kishte treguar dicka që e kishte lënë
gojëhapur. Të verbrit që vinin në kafe nuk ishin të verbër dosido, të bërë kështu nga sëmundja apo ndonjë goditje, as të plagosur
në luftë. Të qenë të tillë, ai do t’i mirëpriste me gjithë qejf në kafenenë e tij. Por ata ishin tjetër gjë dhe ishin verbuar për arsye që
njeriu e kishte vështirë ta gjente. Nga fëmijëria Mark-Alemit i kujtohej, ndonëse turbull, dekreti i famshëm i “Qorrfermanit”, me
anë të të cilit shteti kishte shpallur verbimin e dhjetëra-mijëra njerëzve që, me syrin e keq, rrezikonin mbretërinë; por vetëm prej
kafetarit kishte mësuar c’kishte ndodhur në të vërtetë: ankthin e pafund, gjuetinë e sykëqijve, së fundi, pensionet që u kishte
dhënë shteti atyre që u paraqitën vullnetarisht për t’u cliruar prej syve të vet. E kupton tani përse s’i dëboj dot nga kafeneja ime?
E mbajnë veten me të madh për flijimin e syve. Kushedi si u duket vetja, pothuajse heronj.
 Si intertekste (mite) letrare hasim edhe ndikimin nga autorë të letërsisë botërore:
Miti i frymës së diktatorit sipas modelit Big Brother-it tek “1984”; ferri totalitar sipas ferrit dantesk dhe frymës së “Kështjellës”
së Kafkës, ndërsa përmes frymës së misterit, krimit e luftës për pushtet riaktualizohet miti i Makbethit të Shekspirit.
Detyrë:
Rubrika “Detyrë” në f. 191 dhe f.194.
Detyrë f.191: Cilat janë linjat kryesore të funksionimit të çdo shteti diktatorial? Si
funksionon ky shtet?
Detyrë f. 194: Përshkruajeni me fjalët tuaja botën e ëndrrave të Mark-Alemit.
Punoi: Majlinda Shapka
Praktikanti: Engjëll Luçi

You might also like