Leksion 5 VJ ZHMDC 2020

You might also like

Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 30

Universiteti i Tiranës

Fakulteti i Drejtësisë
Departamenti i së Drejtës Civile
Lënda: [ZHMDC]

LEKSIONI NR. [5]

Tema:
‘Veprimet juridike - Kontrata’

Prof.Dr.: [Nada Dollani]

Tiranë, më [ 11/2020]
VJ - Kontrata
Pavlefshmëria e VJ
V-J
• Subjekti: - Zotesia për të vepruar
• Shfaqja e ligjshme e vullnetit
• Forma
Kontrata
• Përmbajtja e kontratës
• Neni 659
Kontrata është veprimi juridik me anë të së cilës një ose disa palë
krijojnë, ndryshojnë ose shuajnë një marrëdhënie juridike.
Konditat e nevojshme për lidhjen dhe
vlefshmërinë e kontratës

• Neni 663
• Konditat e nevojshme për qenien e kontratës janë:
1. pëlqimi i palës që merr përsipër detyrimin,
2. shkaku i ligjshëm në të cilin mbështetet detyrimi,
3. objekti që formon lëndën e kontratës dhe
4. forma e saj e kërkuar nga ligji.
Shkaku dhe Objekti
• Shkaku i paligjshëm
• Neni 677
• Në një kontratë, shkaku ligjor është i paligjshëm kur vjen në
kundërshtim me ligjin, rendin publik, ose kur kontrata bëhet mjet
për të shmangur zbatimin e një norme.
• Objekti i kontratës
• Neni 678
Objekti i kontratës duhet të jetë i mundshëm, i ligjshëm, i
• caktueshëm ose që mund të përcaktohet.
Elementë natyrorë
• Neni 693
• Kontrata detyron palët jo vetëm përsa është parashikuar në atë,
• por edhe për të gjitha pasojat që rrjedhin nga zbatimi i ligjit.
Pasojat e Pavlefshmërisë
Kundershtimi me ligjin
• Kur veprimi juridik është i pavlefshëm për arsye se vjen në
kundërshtim me ligjin, ose është bërë me qëllim mashtrimi të ligjit,
çdo gjë që palët i kanë dhënë njëra-tjetrës merret dhe kalon në të
ardhurat e shtetit dhe kur nuk është e mundur të merret po ajo gjë,
kërkohet vlefta e saj.
• Kur njëra nga palët ka vepruar në mirëbesim, gjykata mund të
vendosë që çdo gjë që ka dhënë kjo palë t’i kthehet kësaj dhe kur nuk
është e mundur kthimi i po kësaj gjëje, i paguhet vlefta e saj.
Mashtrim, Kanosje, nevojë e madhe, formë –
Restitucion i dyanshëm
• Kur veprimi juridik shpallet i pavlefshëm për arsye se është bërë me
mashtrim, kanosje, nga nevoja e madhe ose sepse mungon forma e
kërkuar nga ligji, secila nga palët duhet t’i kthejë palës tjetër çdo gjë
që ka marrë prej saj dhe, kur nuk është e mundur t’i kthehet po ajo
gjë, t’i paguhet vlefta e saj.
Gabimi: Restitucion i dyanshëm + Shpërblim
dëmi
• Kur veprimi juridik shpallet i pavlefshëm për arsye se njëra nga palët
ka qenë në lajthim,
• secila nga palët detyrohet t’i kthejë palës ër çdo gjë që ka marrë prej
saj dhe, kur nuk është e mundur t’i kthejë po atë gjë, t’i paguajë
vleftën.
• Përveç kësaj, pala që ka kërkuar të shpallet i pavlefshëm veprimi
juridik detyrohet t’i shpërblejë palës tjetër dëmin që ajo ka pësuar për
shkak se veprimi juridik është shpallur i pavlefshëm, me përjashtim të
rastit kur ajo provon se nuk ka faj që ka rënë në lajthim ose se pala
tjetër ka ditur ose duhet të dinte lajthimin.
Mungesa e zv
• Neni 108
• Kur veprimi juridik konstatohet se është i pavlefshëm për arsye se është
kryer nga një i mitur, që nuk ka mbushur moshën katërmbëdhjetë vjeç
ose shpallet i pavlefshëm se është kryer nga një i mitur që ka mbushur
moshën katërmbëdhjetë vjeç, por pa pëlqimin e prindit ose të
kujdestarit të tij, secila nga palët detyrohet t’i kthejë palës tjetër çdo
gjë që ka marrë prej saj dhe kur nuk është e mundur të kthejë po atë
gjë, t’i paguajë vleftën. Përveç kësaj, pala që ka zotësi për të vepruar
detyrohet t’i shperblejë të miturit dëmin që ky ka pësuar për shkak se
veprimi juridik konstatohet ose shpallet i pavlefshëm.
Heqja ose Kufizimi i ZV
• Neni 109
• Kur veprimi juridik shpallet i pavlefshëm për arsye se është kryer nga një person, të
cilit i është hequr krejt zotësia për të vepruar ose për arsye se është kryer nga një
person të cilit i është kufizuar zotësia për të vepruar e pa patur pëlqimin e
kujdestarit të tij, ose për arsye se është kryer nga një person i cili në kohën e
kryerjes së veprimit juridik nuk ka patur ndërgjegjen e rëndësisë së veprimeve të tij,
secila nga palët detyrohet t’i kthejë palës tjetër çdo gjë që ka marrë prej saj dhe,
kur nuk është e mundur t’i kthejë po atë gjë, t’i paguajë vleftën.
• Përveç kësaj, pala që ka patur zotësinë për të vepruar detyrohet t’i shpërblejë palës
tjetër dëmin që kjo palë ka pësuar për shkak të veprimit juridik që është shpallur i
pavlefshëm, në rast se dinte ose duhet të dinte se pala tjetër nuk ka patur zotësi
për të vepruar ose nuk ka patur ndërgjegjen e rëndësisë së veprimeve të saj.
Pavlefshmëria e pjesshme e V-J dhe
pavlefshmëria e kushtit të padrejtë
• Neni 111 KC:
• Kur shkaku i pavlefshmërisë prek vetëm një pjesë të veprimit juridik,
ky mbetet i vlefshëm në pjesët e tjera të tij, përveç kur, sipas
përmbajtjes së veprimit juridik, këto pjesë paraqesin marrëdhënie të
pandashme me pjesën e pavlefshme të veprimit juridik.
• Neni 28 (2) LMK: Në rastin kur kushti konsiderohet i padrejtë, ai
quhet i pavlefshëm nga koha që është lidhur kontrata. Kushtet e tjera
kontraktuale mbeten detyruese për palët dhe (kur?) zbatimi i
mëtejshëm i kontratës është i mundshëm.
Vlerësim Objektiv nëse v-j apo kontrata
mund të vazhdojë
• Pereničová and Perenič C-453/10 of 15 March 2012, pg. 32.
• Përsa i përket kritereve për të vlerësuar nëse një kontratë mund të
vazhdojë të ekzistojë pa kushtin e padrejtë, duhet theksuar se …
kërkesat në lidhje me sigurinë juridike të aktivitetit ekonomik janë
në favor të një përqasjeje objektive në interpretimin e atyre
dispozitave, në mënyrë që situata e njërës prej palëve në kontratë,
në këtë rast konsumatorit, nuk mund të konsiderohet si faktori
decisiv në përcaktimin e fatit të kontratës. Për rrjedhojë neni 6 (1) D
93/13 nuk mund të interpretohet se nënkupton që kur vlerësohet
nëse një kontratë përmban një ose më shumë kushte të padrejta
mund të vazhdojë të ekzistojë pa ato kushte, gjykata që shqyrton
cështjen mund ta bazojë vendimin e vet vetëm në avantazhin e
mundshëm për konsumatorin për anullimin e kontratës si të tërë.
Padia per pavlefshmërinë e v-j
VU GJL 5/2012
• 39.1. Veprimi juridik që është i pavlefshëm mund të merret parasysh nga gjykata edhe kryesisht,
pa u kërkuar nga pala e interesuar, madje edhe kundër vullnetit (dëshirës) të saj.
• Për të konsideruar një veprim juridik absolutisht të pavlefshëm nuk është e nevojshme paraqitja
e një kërkese të posaçme, qoftë kjo padi apo kundërpadi, pasi kjo lloj pavlefshmërie konstatohet
pavarësisht nga paraqitja në gjykatë e kërkesës.
• Pavlefshmëria absolute mund të parashtrohet nga çdo palë ndërgjyqëse që ka interes. Forma e
parashtrimit mund të jetë edhe prapësimi, kjo për faktin se veprimi juridik absolutisht i
pavlefshëm nuk mund të bëhet i vlefshëm me asnjë veprim të mëparshëm.
• 39.2. Kërkimi për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të një veprimi juridik nuk mund të bëhet
si kërkim i mëvetësuar; ai gjithnjë duhet të bëhet gjatë gjykimit në themel të një çështje nga
gjykata, ose të paktën si kërkim që shoqëron zgjidhjen e pasojave të ardhura nga ekzekutimi i tij.
• 39.3. Pasojat e ardhura nga ekzekutimi (përmbushja) e një veprimi juridik absolutisht të
pavlefshëm zgjidhen vetëm mbi kërkesën e palëve ndërgjyqëse dhe në rastin kur gjykata
kryesisht konstaton pavlefshmërinë e veprimit juridik ajo zgjidh vetëm ato pasoja që janë objekt
kërkimi të padisë apo të kundërpadisë, pa u shprehur për pasojat për të cilat nuk ka kërkesë
konkrete nga palët. Kjo nuk pengon po këto palë apo persona të tretë të mund të kërkojnë në një
tjetër gjykim zgjidhjen e pasojave të lëna në heshtje nga gjykimi ku veprimi juridik është
konstatuar absolutisht i pavlefshëm.
Pavlefshmëria e kushteve të përgjithshme në
kontrata
• Neni 686 KC: Kushtet e përgjithshme
• Kushtet e përgjithshme të kontratës, të
përgatitura prej njërës palë kontraktuese,
kanë efekt ndaj palës tjetër, në qoftë se në
momentin e përfundimit të kontratës kjo e
fundit i ka njohur ose duhej t’i kishte njohur,
duke treguar një përkujdesje të zakonshme.
Pavlefshmëria e kushteve të përgjithshme në
kontrata
• Neni 686 (2)
• Janë të pavlefshme kushtet e përgjithshme që sjellin një humbje ose
dëmtim të shpërpjesëtuar të interesave të palës kontraktuese,
posaçërisht kur ato ndryshojnë në mënyrë thelbësore nga parimet e
barazisë e të paanësisë të shprehura në dispozitat e këtij Kodi që
rregullojnë marrëdhëniet kontraktuale.
Kushtet e padrejta
Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorëve
Neni 2 LMK: Ky ligj përfshin të gjitha llojet e marrëdhënieve ndërmjet tregtarëve dhe konsumatorëve, që kanë të
bëjnë me mallrat e konsumatoreve apo shërbime. Dispozitat e këtij ligji nuk do të zbatohen, kur në dispozitat e tjera
ligjore për fushat përkatëse jepen trajtime më të favorshme për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve
Neni 3 (6) LMK: "Konsumator" është çdo person, i cili blen ose përdor mallra apo shërbime për plotësimin e nevojave
vetjake, për qëllime që nuk kanë lidhje me veprimtarinë tregtare ose ushtrimin e profesionit.
Neni 3 (14) "Tregtar" është çdo person fizik ose juridik, i cili vepron për qëllime që lidhen me veprimtarinë e tij
ekonomike, tregtinë, biznesin, zanatin ose profesionin, si dhe cilido, që vepron në emër ose në interes të tregtarit.

Neni 27 (1) LMK


• Kushti kontraktual, i cili nuk është negociuar veçmas,
është i padrejtë në qoftë se shkakton pabarazi të
ndjeshme dhe të dallueshme në të drejtat dhe
detyrimet e palëve, që rrjedhin nga kontrata, në dëm të
konsumatorëve.
Mirëbesimi dhe pabarazia e ndjeshme dhe e
dallueshme
CJEU: Mohamed Aziz C-415/11 of 14 March 2013
• konceptet e 'mirëbesimit' dhe 'pabarazi të ndjeshme dhe të dallueshme në të
drejtat dhe detyrimet e palëve që rrjedhin nga kontrata, në dëm të konsumatorëve
' vetëm përcaktojnë në mënyrë të përgjithshme faktorët që e bëjnë kushtin
kontraktor të panegociuar vecmas, të padrejtë. Për të përcaktuar pabarazinë e
ndjeshme mes palëve.... duhet të konsiderohen vecanërisht se cilat norma të së
drejtës kombëtare do të aplikoheshin në mungesë të një marrëveshjeje të palëve
në atë drejtim. Një analizë e tillë krahasuese do të mundësonte gjykatat
kombëtare të vlerësonte nëse, dhe sipas rastit, në cfarë shtrirje, kontrata e vendos
konsumatorin në një pozitë juridike më pak të favorshme se sa ajo e parashikuar
nga legjislacioni kombëtar në fuqi. Për këtë qëllim, një vlerësim duhet të
ndërmerret përsa i përket situatës ligjore të atij konsumatori, duke mbajtur
parasysh mjetet në dispozicion të tij sipas legjislacionit kombëtar, për të
parandaluar përdorimin e vazhdueshëm të kushteve të padrejta.
Mirëbesimi
• Përsa i përket rrethanave në cilat një pabarazi e tillë shfaqet kundër
"kërkesave të mirëbesimit", duke mbajtur parasysh recitalin 16 D,
gjykata kombëtare duhet të vlerësojë për këtë qëllim nëse tregtari,
duke ndërvepruar në mënyrë të drejtë e të paanshme me
konsumatorin, mund të prezumojë në mënyrë të arsyeshme se
konsumatori do të kishte rënë dakord me një kusht të tillë në
negociemet kontraktore individuale. Për një interpretim të drejtë,
duhen marrë parasysh edhe pasojat e kushtit sipas ligjit të
aplikueshëm mbi kontratën, duke kërkuar të konsiderohet sistemi
ligjor kombëtar.
Rrethanat për vlerësimin e kushtit si të
padrejtë
Padrejtësia e kushtit kontraktual do të vlerësohet duke mbajtur
parasysh:

a) natyrën e mallrave dhe shërbimeve, për të cilat lidhet kontrata;

b) kohën e lidhjes së kontratës;

c) rrethanat shoqëruese të lidhjes së kontratës,

ç) kushte të tjera të kontratës ose kontratë tjetër, nga e cila është


e varur.
Kushti i panegociuar veçmas
Neni 27 (2) LMK
• Një kusht do të konsiderohet si i panegociuar veçmas, kur ai ka
qenë hartuar më parë nga tregtari dhe, si pasojë, konsumatori nuk
ka qenë në gjendje të ndikojë në përmbajtjen e kushtit, veçanërisht
në tekstin e kontratës standarde, të formuluar më parë.

• Në rast se disa aspekte të kushtit ose një kusht specifik kanë qenë
të negociuara veçmas, nuk përjashtohet zbatimi i paragrafit të parë
të pikës 2 te pjesa tjetër e kontratës, nëse një vlerësim i
përgjithshëm i kontratës tregon se ajo është një kontratë
standarde e formuluar më parë.
Kontratë standarde?

Neni 687 KC
• Në kontratat e përfunduara duke nënshkruar
modularë ose formularë, që synojnë të
disiplinojnë në mënyrë uniforme marrëdhënie
kontraktore të caktuara, kushtet e shtuara tek
këta modularë ose formularë kanë përparësi ndaj
kushteve fillestare të modularëve e formularëve
të sipërpërmendur, sa kohë që nuk përputhen me
ato, edhe pse nuk kanë qënë shfuqizuar.
essencalia dhe accidentalia negocii

• Neni 27 (3.1.)
• Vlerësimi i natyrës së padrejtë të kushteve nuk lidhet
as me objektin kryesor të kontratës, as me
përshtatshmërinë e çmimeve ose pagesave të
mallrave apo shërbimeve të furnizuara, për sa kohë
këto kushte janë hartuar në një gjuhë të qartë e të
kuptueshme.
Lista e Zezë -Neni 686 (3) KC:

Nuk krijojnë efekte juridike ato kushte të cilat vendosin në dobi të atij që i ka
përgatitur ato më përpara,
- kufizime për përgjegjësinë,
- mundësinë për t’u tërhequr nga kontrata,
- për të pezulluar zbatimin e saj,
ose që caktojnë ndaj palës tjetër:
• afate dekadence,
• ose kufizime ndaj së drejtës për të bërë prapësime,
• Kufizime ndaj lirisë kontraktore në marrëdhenie me të tretët,
• kushteve të arbitrazhit ose shmangies nga kompetencat e organeve
gjyqësore,

përveç kur janë miratuar veçmas me shkrim nga pala tjetër.


Lista e Zezë - Neni 27 (4) LMK:
shembuj….
• a) përjashtojn ose kufizojnë përgjegjësinë ligjore të shitësit ose furnizuesit, për shkak të
vdekjes së konsumatorit ose dëmtimit personal të ti, si pasojë e një veprimi ose
mangësie të tregtarit;

• b) përjashtojnë ose kufizojnë në mënyrë të papërshtatshme të drejtat ligjore të


konsumatorëve përballë tregtarit ose palës tjetër, në rast të një mospërmbushjeje,
tërësore ose pjesore, apo përmbushjeje të pamjaftueshme nga tregtari të çdo detyrimi
kontraktual, përfshirë të drejtën e zgjedhjes së kompensimit të borxhit ndaj tregtarit
kundrejt çdo pretendimi, që konsumatori mund të ketë kundër tij;

• c) e bëjnë një marrëveshje detyruese për konsumatorin, ndërsa furnizimi i shërbimit


nga tregtari është subjekt i një kushti, realizimi i të cilit varet vetëm nga ai vetë;

• ç) lejojnë tregtarin për të mbajtur shumën e paguar nga konsumatori, kur ky i fundit
vendos për të mos e përfunduar ose përmbushur kontratën, pa parashikuar për
konsumatorin marrjen e kompensimit të një shume ekuivalente nga tregtari, kur ky i
fundit është pala që ndërpret kontratën;
Lista e Zezë
• d) i kërkojnë çdo konsumatori, i cili nuk arrin të përmbushë detyrimin e tij, të
paguajë si kompensim një shumë të lartë joproporcionale;
• dh) autorizojnë tregtarin të prishë kontratën, mbi bazë të lirë të të vepruari, kur një
lehtësi e tillë nuk i është dhënë konsumatorit, ose lejon tregtarin të mbajë shumën
e paguar për shërbimet ende të pafurnizuara nga ai, kur është vetë tregtari që prish
kontratën;
• e) i mundësojnë tregtarit t’i japë fund kontratës për një kohëzgjatje të pacaktuar, pa
njoftim të arsyeshëm, me përjashtim kur ka bazë të rëndësishme për ta bërë këtë;
• ë) zgjasin automatikisht një kontratë, që ka një afat kohor të caktuar, kur
konsumatori nuk është shprehur ndryshe, kur afati i fundit kohor, që i lihet
konsumatorit për të shprehur dëshirën për moszgjatje të kontratës, është i
paarsyeshëm;
• f) detyrojnë konsumatorin të mos anulojë kushtet, me të cilat ai nuk ka mundësi
reale për t’u bërë i njohur, përpara përfundimit të kontratës;
Lista e Zezë
• g) i mundësojnë tregtarit të ndryshojë kushtet e kontratës në mënyrë të njëanshme, pa një arsye të vlefshme, që
specifikohet në kontratë;
• gj) i mundësojnë tregtarit të ndryshojë, në mënyrë të njëanshme, pa një arsye të vlefshme, çdo karakteristikë të
mallit ose shërbimit që është për t’u ofruar;
• h) parashikojnë për çmimin e mallit të përcaktohet në kohën e shpërndarjes ose lejojnë shitësin e mallit apo
ofruesin e shërbimit të rrisë çmimet, për të dy rastet, pa i dhënë konsumatorit të drejtën e ndërsjellë për të
anuluar kontratën, nëse çmimi përfundimtar është shumë më i lartë se çmimi, për të cilin ishte rënë dakord kur
kontrata ishte përfunduar;
• i) i japin tregtarit të drejtën për të përcaktuar nëse malli ose shërbimi i ofruar është në përputhje me kontratën
ose i japin atij të drejtën ekskluzive për të interpretuar çdo kusht të kontratës;
• j) kufizojnë detyrimin e tregtarit për të mbajtur angazhimet e marra nga agjenti i tij, ose i bëjnë angazhimet e tij
subjekt të pajtimit me një formalitet të veçantë;
• k) detyrojnë konsumatorin të përmbushë të gjitha detyrimet e tij, ndërsa tregtari nuk përmbush detyrimet e tij;
• l) i japin tregtarit mundësinë të transferojë të drejtat dhe detyrimet e tij, sipas kontratës, kur kjo mund të
shërbejë si pakësim i garancive për konsumatorin, pa pëlqimin e këtij të fundit;
• ll) përjashtojnë ose pengojnë të drejtën e konsumatorit të ndërmarrë veprime ligjore ose të ushtrojë çdo
kompensim tjetër ligjor, veçanërisht duke i kërkuar konsumatorit të paraqesë mosmarrëveshjet ekskluzivisht në
arbitrazh të pambuluar nga dispozitat ligjore, duke kufizuar padrejtësisht të dhënat në dispozicion për të, ose
duke i ngarkuar konsumatorit barrën e provës, e cila, sipas nenit 12 të Kodit të Procedurës Civile, i bie palës tjetër
të kontratës.
• m) ndryshojnë kushtet e kontratave të kredisë, veçanërisht metodën/metodologjinë e përllogaritjes së
normës së interesit dhe elementet e saj, pa marrë më parë pëlqimin e konsumatorit.
Kërkesat për transparencë
• Neni 28 (1) LMK
• Në rastin e kontratave, ku të gjitha ose disa kushte që u ofrohen
konsumatorëve janë të shkruara, atëherë këto duhet të kenë një
formulim të kuptueshëm në gjuhën shqipe dhe një paraqitje të qartë
e të dallueshme. Shkrimi i përdorur të jetë “Times New Roman”, me
madhësi të karakterit të shkrimit, të paktën 10. – Alvarez ECJ C-
226/12
Contra proferentem – interpretimi kundër
hartuesit
• Neni 688 - KC
Në çdo rast, kushtet e përfshira në kushtet e përgjithshme të kontratës
apo në modularë e formularë, që kanë qenë dhënë prej njërës nga palët
kontraktuese, kur ka dyshim, interpretohet në dobi të palës tjetër.
Neni 28 (1) LMK
• Në rastin e kontratave, ku të gjitha ose disa kushte që u ofrohen
konsumatorëve janë të shkruara, atëherë këto duhet të kenë një
formulim të kuptueshëm në gjuhën shqipe dhe një paraqitje të qartë e
të dallueshme. Shkrimi i përdorur të jetë “Times Neë Roman”, me
madhësi të karakterit të shkrimit, të paktën 10. Në rast se ka dyshime
rreth kuptimit të kushtit të kontratës, atëherë interpretimi është në
favor të konsumatorëve

You might also like