Projekt Ekonomii

You might also like

Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 30

PROJEKT

LENDA: EKONOMI
KLASA: XIIA
PUNOI: GERTA AXHAMMI
UENDI ZEQJA
AMELA
Çfarë është Politika Monetare?

Banka e Shqipërisë është institucioni i vetëm në Republikën e Shqipërisë përgjegjës për


konceptimin, hartimin, miratimin dhe zbatimin e politikës monetare. Politika monetare përfshin një
bashkësi parimesh, masash dhe instrumentesh, nëpërmjet të cilave banka qendrore ndërhyn në
tregjet financiare dhe në ekonomi, duke synuar të përmbushë objektivin e saj të stabilitetit të
çmimeve.
Politika monetare hartohet në funksion të përmbushjes së objektivit kryesor të Bankës së
Shqipërisë: arritjes dhe ruajtjes së stabilitetit të çmimeve. Ajo përfshin ndërhyrjen dhe/ose
qëndrimin e Bankës së Shqipërisë ndaj tregjeve financiare për të arritur objektivin e saj kryesor.
Në tërësinë e saj, politika monetare përmbledh bazën ligjore (link) në të cilën mbështetet, kuadrin
teorik që përdoret për modelimin e saj, objektivin operacional të politikës monetare dhe kuadrin e
instrumenteve, të cilat përdoren për përmbushjen e tyre.
Objektivi kryesor i Bankës së Shqipërisë është
të arrijë dhe të ruajë stabilitetin e çmimeve.
VAZHDIMI…
• Teoria dhe praktika botërore sugjerojnë se qëndrueshmëria e çmimeve është kontributi më i madh që banka
qendrore mund të japë për të mbështetur rritjen afatgjatë ekonomike të vendit. Më konkretisht, nëpërmjet
garantimit të stabilitetit të çmimeve, Banka e Shqipërisë jep një kontribut direkt në ruajtjen e ekuilibrave
makroekonomikë të vendit, në uljen e primeve të rrezikut, në rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe në
përmirësimin afatgjatë të mirëqenies, si dhe në mbështetjen e stabilitetit të sistemit financiar.
• Në terma sasiorë, me stabilitet çmimesh Banka e Shqipërisë do të kuptojë mbajtjen e inflacionit të çmimeve
të konsumit në nivelin 3.0 për qind, në një periudhë afatmesme. Objektivi i inflacionit është ndryshimi
vjetor i Indeksit të Çmimeve të Konsumit, i matur dhe i publikuar nga INSTAT.
• Banka e Shqipërisë gjykon se, nëpërmjet ruajtjes së inflacionit rreth nivelit 3.0 për qind, politika monetare
do të vazhdojë të japë një kontribut pozitiv në zhvillimin e ekonomisë shqiptare.
Detyrat kryesore të Bankës së Shqipërisë janë
si më poshtë:
• a) Të hartojë, të miratojë dhe të zbatojë politikën monetare të Republikës së
Shqipërisë, në përputhje me objektivin e saj kryesor;
• b) të hartojë, të miratojë dhe të zbatojë regjimin e këmbimit valutor, si dhe
politikën e kursit të këmbimit të valutave në Republikën e Shqipërisë;
• c) të licencojë ose të revokojë këtë licencë bankave dhe të mbikëqyrë
veprimtarinë e tyre bankare, me qëllim që të sigurojë stabilitetin e sistemit
bankar;
• ç) të disponojë dhe të administrojë rezervat e saj valutore;
Janë dy lloj politikash monetare:

Quhet restriktive një politikë monetare që


Konsiderohet ekspansive një politikë monetare që
nëpërmjet rritjes së normës së interesit, redukton
nëpërmjet reduktimit të normës bazë të interesit
ofertën monetare në treg duke rritur koston e
synon të stimuloje ofertën monetare prej bankave
kredisë, dhe rrjedhimisht duke bërë më pak të
të nivelit të dytë drejt ndërmarrjeve dhe si
leverdisshme investimin dhe prodhimin. Politikat
rrjedhim, të stimulojë investimet dhe prodhimin e
monetare restriktive kanë objektiv kryesor të ulin
mallrave dhe shërbimeve. 
inflacionin ose të ngadalësojnë rritjen ekonomike
në rast-mbinxehjeje (si psh, rasti i Kinës në 2001).
Strategjia afatmesme e zhvillimit të Bankës së Shqipërisë 2022-2024
Vendimi i fundit i politikës monetare për normat e interesit ...
01.02.2023
NJOFTIM PËR SHTYP - Vendimet e politikës monetare
• Më 1 shkurt 2023, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e
Politikës Monetare. Pasi diskutoi mbi zhvillimet ekonomike e monetare në vend dhe mbi ecurinë e pritur
të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:
• të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.75%
• të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore në Bankën e Shqipërisë, në nivelin
1.75%
• të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë, në nivelin 3.75%
Kuadri operacional i Bankës së Shqipërisë

• Politika monetare e Bankës së Shqipërisë hyri në një fazë të re interesante, në


fundin e vitit 2000, kur u hoq dorë përfundimisht nga përdorimi i
instrumenteve të drejtpërdrejta të kontrollit monetar. Për një kohë relativisht të
gjatë, prej rreth 8 vitesh, zbatimi i politikës monetare iu besua dy instrumenteve
kryesore, të cilat në vetvete ishin thjesht dy vendime administrative të Bankës
së Shqipërisë. Këto vendime konsistonin në rritjen e kufizuar të tepricës së
kredisë nga ana e bankave tregtare si dhe në detyrimin që kishin bankat me
kapital shtetëror për të respektuar nivelin minimal të normës së interesit për
depozitat me afat në lekë, të shpallur nga ana e Bankës së Shqipërisë.
• Në tremujorin e tretë të vitit 2000, reagimi i
bankave nuk po ndiqte më uljet e vazhdueshme
të përqindjes administrative, nga ana e Bankës
së Shqipërisë. Në këto rrethana u mor në
konsideratë, një rikonceptim i tërë kuadrit
operacional të deriatëhershëm, dhe u vendos që
politika monetare e Bankës së Shqipërisë të
bazohej vetëm në aplikimin e instrumenteve të
tregut. Më konkretisht, u vendos që roli i
përqindjes bazë në ekonomi t'i jepej, normës së
përqindjeve të marrëveshjes së riblerejes
(repove), transaksione këto që do të
zhvilloheshin në ankande të rregullta javore, të
cilat do të mbaheshin nga ana e Bankës së
Shqipërisë.
Le të analizojmë në mënyrë më të detajuar
secilin prej instrumenteve që përdor Banka e
Shqipërisë për zbatimin e politikës monetare. 
Tavanet e kredise
perfaqesojne metoden me te thjeshte per te
kufizuar huate bankare dhe si rrjedhoje, edhe
oferten monetare. Banka Qendrore vendos kufij
te siperm per huate qe mund te japin bankat e
nivelit te dyte. Natyrisht keto kufij (pra, keto
tavane), nuk jane te pandryshueshem, por
ndryshimin e tyre mund t’a beje vetem Banka
Qendrore, ne perputhje me objektivat e saj.
Disavantazhi i ketij instrumenti qendron ne
faktin se shuma e huase percaktohet nga Banka
Qendrore dhe jo nga forcat e tregut.
Operacionet e tregut te hapur
• perbejne instrumentin me te rendesishem ne duart e
Bankes Qendrore. Keto operacione perfaqesojne shitjen
ose blerjen e letrave shteterore me vlere (bono thesari,
obligacione etj) ne tregun e hapur. Kjo behet me qellim
qe Banka Qendrore te ule ose te rrise rezervat e
bankave. Shitja ose blerja e letrave shtetrore me vlere
behet me vendim te organit perkates te Bankes
Qendrore, ne funksion te objektivave qe kerkohen te
arrihen. P.sh, ne qofte se mendohet qe inflacioni po rritet
dhe kerkohet ulje e tij, atehere Banka Qendrore
nepermjet organit perkates vendos qe te shese letra me
vlere, me qellim qe te pakesoje rezerven monetare te
bankave, duke shtrenguar kushtet e kredise.
Kredia ne zbritje
• eshte nje instrument tjeter ne duart e Bankes Qendrore.
Banka Qendrore mund t'u jape hua bankare. Keto hua i
quajme rezerva te huajtura. Efekti i ketij instrumenti ne
drejtim te rezervave ne depozitat bankare eshte me pak i
sakte se instrumenti paraarrdhes, sepse Banka Qendrore
nuk mund te percaktoje me saktesi sa kredi do te marrin
bankat. Ajo vetem i rrit ato nepermjet ndryshimit te
perqindjes se zbritjes (normes se diskauntit), e cila
perfaqeson interesin qe paguajne bankat per kredine qe
marrin nga banka qendrore. Kur kjo e fundit deshiron te
rrise oferten monetare, nxit marrjen e kredive duke ulur
perqindjet e zbritjes. Por ajo nuk i detyron dot bankat te
marrin kaq apo aq kredi.
Rezervat e kerkuara
• Sic eshte vene ne dukje me siper, Banka Qendrore
vendos nje norme te detyrueshme te rezervave qe
duhet te mbaje cdo banke tregetare, e cila quhet
norme e rezerves se kerkuar. Kjo i siguron asaj
mundesine e kontrollit te ofertes monetare. Vecoria e
ketij instrumenti eshte se cdo ndryshim sado i vogel i
rezerves se kerkuar, con potencialisht ne nje ndryshim
shume te madh te ofertes monetare. Banka Qendrore
perdor normen e rezerves se kerkuar si mjet per te
ngushtuar ose zgjeruar diapazonin e shumefishimit te
parase, per nje njesi shtese te depozitave bankare.
Tregu monetar dhe mekanizmi i politikes
monetare !
• Ndikimi i politikes monetare ne variablat kryesore makroekonomike realizohet
nepermjet nje mekanizmi te caktuar, ku nje vend qendror ze tregu monetar. Tregu
monetar perfshin nje bashkesi institucionesh ku realizohet shitja dhe blerja e letrave
afatshkurtera me vlere. Letrat me vlere jane dokumente qe perdoren per te vertetuar
pronesine ndaj aktiveve te ndryshme dhe paraqiten si aksione, obligacione, bono thesari,
etj. Letrat me vlere jane afatshkurter dhe afatgjate, ne varesi te maturimit te tyre. Ato
letra me vlere qe kane afat maturimi deri ne nje vit quhen afatshkurtera, kurse ato me
afat maturimi mbi nje vit quhen afatgjata. Tregu monetar ndryshon nga institucionet e
tjera financiare, si bursa e aksioneve, etj. te cilat jane te vendosura ne nje vend te
caktuar, sepse ai perbehet nga nje rrjet i gjere komisioneresh (shitesish dhe bleresish).
Dy jane kategorite kryesore te tregut monetar:
 kerkesa dhe oferta per para.
 Bashkeveprimi i kerkeses dhe ofertes per para ne kete treg percakton
sasine e parase dhe normen e interesit te ekuilibrit.
 Kerkesa per para shpreh marredhenie midis sasise se kerkuar per para dhe
normes se interesit, duke supozuar konstante gjithe faktoret e tjere qe
ndikojne ne sasine e parase qe deshirojne te mbajne njerezit.
 Kerkesa per para, sic ka theksuar Kejnsi, mbeshtetet ne tre motive : a)
Motivi i transaksioneve
Ky eshte motivi kryesor i mbajtjes se parase. Blerjet e te mirave dhe
sherbimeve ne jeten e perditeshme kerkojne qe nje sasi parash te mbahet
si para e gateshme (para ne dore). Ne te kunderten, duhet shkuar ne
banke per terhequr para sa here qe behet ndonje blerje duke harxhuar
keshtu kohe. Pra, kostoja oportune e mosmbajtjes se parase ne dore eshte
e konsiderueshme.
b) Motivi mbrojtes
Paraja mbahet si para e gatshme edhe per t'u siguruar ne rast ngjarjesh te
paparashikuara, qe kerkojne te behen blerje te paplanifikuara.
c) Motivi i spekullimit
Paraja mbahet edhe per te shmangur humbjet qe vijne nga mbajtja e
letrave me vlere. Ky motiv lidhet me ata njerez qe blejne letra me vlere
here pas here. Luhatjet qe vihen re ne cmimet e letrave me vlere i nxisin
njerezit qe t’i shesin ato dhe te mbajne para, kur mendojne qe cmimet e
tyre do te pesojne renie dhe te blejne perseri kur mendojne se cmimet e
tyre do te rriten .
• Sasia e parase qe deshirojne te mbajne njerezit varet nga tre
faktore kryesore: niveli i cmimeve, GNP real dhe norma e
interesit. Duke i marre faktoret e tjere tepandryshueshem,
marrdheniet midis normes se interesit dhe sasise se parase qe
kerkohet te mbahen ne dore, jepen nepermjet kategorise se
kerkeses per para. Lidhja sasi e kerkuar e parase-norme
interesi eshte nje lidhje inverse, dmth me rritjen e normes se
interesit bie sasia e kerkuar per parate
Grafikisht kerkesa per para do te jepej nga
figura 1a. Kerkesa per para mund te
zhvendoset djathtas ose majtas ne varesi te
ndryshimit te faktoreve qe me siper i
supozuam konstante, p.sh rritja e GNP real e
zhvendos djathtas kerkesen per para, sepse
rritet sasia e transaksioneve qe duhet te bejne
njerezit ne nje kohe te dhene, ose me rritjen e
inflacionit (nivelit te cmimeve ) rritet sasia e
parase qe duhet per te realizuar te njejtin
vellim transaksionesh, prandaj kerkesa per
para zhvendoset djathtas.
Nga ana tjeter, ne tregun monetar perballe
kerkeses per para qendron oferta e parase ,
te cilen ne analizen tone e marrim te dhene,
pra, te pavarur nga norma e interesit,
perderisa sic kemi sqaruar ajo
percaktohet nga banka qendrore ne nje
moment te dhene (figura 1b.)
Eshte e qarte qe pika e prerjes se
kerkeses me oferten per para
tregon ekuilibrin e tregut monetar,
te cilit i pergjigjen norma e
interesit e ekuilibrit dhe sasia
perkatese e parase (figura 1c).
VAZHDIMI…
• Ekuilibri i perfaqesuar nga pika E0 eshte nje ekuiliber i qendrueshem. Po te
supozonim norma me te larta interesi se kjo, do te kishim nje teprice te
ofertes se parase dhe njerezit do te tentonin te blinin letra me vlere per
shkak te kostos se larte te mbajtjes se parase, duke shkaktuar rritjen e
cmimit te letrave me vlere. Rritja e ketij te fundit, do te conte ne uljen e
normes se interesit duke e cuar ate tek niveli i ekuilibrit. Ekziston nje lidhje
inverse ndermjet cmimit te letrave me vlere dhe normes se interesit (rritja e
njeres eshte e lidhur me uljen e tjetres). E kunderta do te ndodhe per norma
interesi me te uleta se ajo e ekuilibrit.
Le te shohim se si ndryshon ekuilibri ne tregun
monetar kur ndryshojne kushtet qe e
percaktojne ate.
Se pari, le te shohim si ndikon zbatimi i nje
politike monetare te caktuar ne tregun monetar.
Supozojme se banka qendrore mendon te ndjeke
nje politike te shtrenguar monetare, per te ulur
inflacionin e larte egzistues. Per kete ajo redukton
oferten monetare, e cila con ne nje teprice kerkese
per para, keshtu qe njerezit do te fillojne te shesin
aktivet e tyre (letrat me vlere) per te plotesuar kete
kerkese. Shitja e aktiveve do te conte ne uljen e
cmimit te tyre, pikerisht per shkak te rritjes se
ofertes se ketyre aktiveve, duke rritur normat e
interesit, derisa te arrihet ne nje ekuilber te ri, ku
kerkesa per para eshte e barabarte me oferten
monetare. Sipas figures 2 do te kishim
zhvendosjen e ofertes monetare nga S ne S' dhe te
ekuilibrit nga E ne E'. Si rrjedhim, kemi rritje te
normes se interesit nga io ne i'.
Keshtu ne qofte se marrim parasysh nje
politike monetare shtrenguese do te kishim :
• 1. Banka qendrore nepermjet instrumenteve te saj, si p.sh shitja e letrave me vlere,
redukton rezervat ne sistemin bankar.
• 2. Ndermjet hallkave te sistemit bankar ky reduktim zvogelon oferten monetare.
• 3. Zvogelimi i ofertes monetare con ne rritjen e normes se interesit ne tregun monetar.
• 4. Norma e larte e interesit do te nxise reduktimin e shpezimeve private dhe shteterore
vecanerisht te investimeve, sepse rritet kostoja e financimit te tyre.
• 5. Reduktimi i shpenzimeve, con ne uljen e nivelit te GNP, te punezenies dhe te
inflacionit .
PRA

–Banka e Shqiperise Banka e Shqipërisë është institucioni i vetëm në Republikën e


Shqipërisë përgjegjës për konceptimin, hartimin, miratimin dhe zbatimin e politikës
monetare. Politika monetare përfshin një bashkësi parimesh, masash dhe
instrumentesh, nëpërmjet të cilave banka qendrore ndërhyn në tregjet financiare
dhe në ekonomi, duke synuar të përmbushë objektivin e saj të stabilitetit të
çmimeve.Politika monetare hartohet në funksion të përmbushjes së objektivit
kryesor të Bankës së Shqipërisë: arritjes dhe ruajtjes së stabilitetit të çmimeve.
FALEMINDERIT..!

You might also like