Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 4

Tema: 20 nëntori.

Dita ndërkombëtare
e fëmijëve
• E themeluar nga Kombet e Bashkuara në vitin 1954, Dita Nderkombëtare e
Fëmijëve synon të promovojë mirëqenien e fëmijëve kudo, të parandalojë çdo
formë dhune apo abuzimi ndaj tyre, si dhe te inkurajoje mirekuptimin
ndermjet femijeve ne gjithe boten.Gjithashtu në 20 nëntor 1959 Asambleja e
Përgjithshme e Kombeve te Bashkuara ka miratuar Deklaraten e te Drejtave te
femijes dhe konventen e te Drejtave te femijes me 1989.Dhuna tek fëmijët
mbetet ende një fenomen global i përhapur. Fatkeqësisht, ky fenomen mbetet
një problem serioz edhe për Shqipërinë, duke u kthyer në një rrezik që pengon
zhvillimin, shëndetin,mirëqenien, të drejtat themelore, dinjitetin e fëmijëve
dhe të ardhmen e tyre e të vendit.

Punoi: Sindi Balla


• Në këtë kuadër, Ministria e Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me përfaqësues të
shoqërisë civile ka hartuar dhe po zbaton planin kombëtar të veprimit "Stop Dhunës në
Shkolla", me synim parandalimin e fenomenit të dhunës në të gjitha shkollat e vendit.
Ministria e Arsimit dhe Sportit, të gjithë nxënësit, mësuesit, prindërit dhe çdo qytetar në
vend të mos hezitojnë të denocojnë do lloj akti dhune i cili cënon të drejtat themelore dhe
te shtrenjta te fëmijëve tanë, por edhe të bëhen pjesë e rëndësishme e përfshirjes së tyre
në promovimin dhe zbatimin e ketije plani veprimi , i cili tanime i eshte shperndare te
gjitha shkollave ne vend .

Punoi: Megi Refugjati


• Nevoja për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve buron nga fakti se ata paraqesin një grup
shoqëror shumë të ndjeshëm që shumë lehtë mund jetë pre e keqtrajtimit dhe dhunës. 
Sipas OKB-së, fëmijët janë të ekspozuar ndaj dhunës, eksploatimit, viktimizimit të
përditshëm nga të rriturit, por edhe ndaj urisë, sëmundjeve dhe mungesës së kushteve
socio-ekonomike për një jetë të shëndetshme dhe aktive në shtetet të cilat konsiderohen
si të varfra, ose në vendet në zhvillim.Të gjithë fëmijët dhe të rinjtë i kanë të drejtat e
njëjta – kanë të drejtë për shkallën maksimale të mundshme të shëndetit, të drejtë për tu
shkolluar falas, liri për ta shprehur mendimin e tyre dhe për tu dëgjuar. Fëmijët dhe të
rinjtë kanë të drejtë për edukim të mirë. Prindërit e tyre dhe edukatorët e tjerë nuk duhet
të përdorin dhunë, t’i keqtrajtojnë dhe t’i keqpërdorin fëmijët.

Punoi: Erin Shehi

You might also like