E Drejta Romake Ligjerata e 9

You might also like

Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 21

E DREJTA ROMAKE

LIGJERATA E 9
E DREJTA E DETYRIMEVE

 E drejta obligatore romake eshte trashegimi me I rendesishem dhe mi I persosur juridik “ perpunim I sakte I te
gjitha marreveshjeve esenciale midis pronareve te zakonshem te mallit: shitjes dhe blerjes, huaperdorjes, huase,
kontrates dhe detyrimeve te tjera”.
 E drejta obligatore romake eshte pjese e te drejtes pronesore qe vepron inter vivos, per nga cilesia e permendur e
drejta obligatore nuk dallonte nga e drejta reale, pasi edhe e drejta reale eshte pjese e te drejtes pronesore.
 E drejta obligatore paraqet nje permbledhje te rregullave juridike me te cilat konstituohen te drejtat e subjekteve te
caktuara, te quajtura kreditore, qe nga personat e percaktuar sakte te quajtur debitore, te krokojne disa veprime, qe
ne fund te fundit kane karakter pasuror.
 E drejta obligatore paraqet nje permbledhje te rregullave juridike me te cilat rregullohen marredhenjet midis
kreditoreve, te autorizuar qe te krijojne veprime pronesore, dhe debitoreve te detyruar qe ti plotesojne kerkesat e
kreditoreve.
MARREDHENJET DETYRIMORE

 Maredhenjet detyrimore jane lidhje juridike qe na detyron ta paguajme ndonje send sipas dispozitave te drejtesise
se shtetit tone, perveç kesaj nd Digestat e Justinianit ruhet edhe definicioni I thelbit te marredhenjeve juridike, qe I
mvishet juristit te njohur Pulusit:
 “thelbi I obligatave nuk qëndron aty që ndonjë send ose ndonjë servitut ta bëjë tonin, por qëndron aty që tjetrin ta
detyrojë të na jape, tëjë diçka apo të prestojë diçka tjetër”.
a) Marredhenja detyrimore ka ekzistuar perher midis dy paleve: midis kreditorit dhe debitorit, kreditori ne baze te
marredhenjes detyrimore fitonte te drejten qe prej debitorit te kerkoje ti jape diçka, ti bëjë diçka ose ti prestoje
diçka tjeter dhe se debitori ishte I detyruar qe me kercenim sanksioni, ta plotesoje kerkesen e kreditorit.
b) Marredhenja detyrimore si marredhenje midis kreditoreve dhe debitoreve ne baze te se ciles kreditoret ishin te
autorizuar ndersa debitoret te detyruar per ndonje dare, facere dhe praestere.
c) Marreveshja detyrimore konstituohej ne momentin kur subjektete obligatave ne menyre te parashikuar juridike
hynin ne lidhje midis tyre perkitazi me objektin e karakterit detyrimor,.
SUBJEKTET E MARRËDHËNJEVE TË DETYRIMEVE

 Në çdo marrëdhënje detyrimore duhej të ekzistonin patjeter subjektet e detyrimit ose personat ne dobi te te cileve
ose ne kurriz te cileve ishte konstituuar detyrimi, personat ne favor te cileve figuronin detyrimet, quheshin
subjekte active te detyrimeve ose kreditor.
 Personat mbi te cilet binin ngarkimet detyrimore quheshin subjektet passive te detyrimit ose debitorit, zotesine e
plote dhe active dhe passive obligatore e kishin qytetaret romake sui juris, qe kishin zotesi veprimi.
 ACTIONES ADJECTICIAE QUALITATIS – ishin padite e dhena kreditoreve per aktivet e krijuara ne baze te
kontratave te lidhura me personat alien juris dhe sklleverit, te cileve patres familias ua kishn besuar ose
administrimin e lire te ndonje pjese te pasurise ose kryerjene puneve te caktuara sakte.
 ACTIO EXERCITORIA – sherbente per mbrojtjen e kreditoreve ne punet juridike te lidhura me personat alien
juris dhe sklleverit, te cileve pater familiasi ua kishte besuar komanden e ndonje anijeje dhe ushtrimin e te gjitha
puneve ne lundrim dhe tregtine tejdetare.
ACTIONES NOXALES

 Qysh me Dispozitat e ligjit te 12 tabelave, personat alien juris dhe sklleverit kishin zotesi passive obligatore, kur me
verpime anti ligjore kishin demtuar ndonje person, kur keta persona kishin bere delict me dijen e pater familiasit ose
sipas urdherit te tij, pater familiasi merrej kryes I drejtperdrejte I deliktit dhe ishte direct pergjegjes per zhdemtim.
 DETYRIMI NATYRAL – ose obligations naturales paraqitnin nje lloj te veçante te obligatave, sepse nuk kishin
mbrojtje te plote juridike: nuk mund te mbroheshin as me padi civile as me ato pretoriane.
 Pasojat themelore juridike e detyrimeve natyrale lindte pas pagimit vullnetare te borxhit natyral.
 PERFAQESIMI NE MARREDHENJET E DETYRIMEVE – ne Kohen e lashte ekzistonin pothuajse vetem
perfaqesuesit ligjor te emruar me testament ose sipas dispozitave direkte te ligjit ose me vendim te organeve shteterore.
 Megjithate ne perioden klasike, perpos perfaqesuesve ligjore, vepronin shume shpesh edhe perfaqesuesit e autorizuar
sipas kontrates per perfaqesim.
 Permbajtja e perfaqesimit ne te drejten romake barazohej plotesisht asnjehere me permbajtjen e perfaqesimit modern
ose te ashtuquajtur te drejteperdrejte me çrast perfaqesuesi vepron direct ne emer dhe per llogari te prokuredhenesit.
MARREDHENJET BASHKEDETYRIMORE

 Marredhenjet obligatore lidheshin zakonisht midis nje subjekti aktiv dhe nje tjetri pasiv te obligates, gjegjesisht
midis nje kreditori dhe nje debitori, mirepo nuk ishin te rralla as rastet kur qofte ne anen active qofte ne ate
passive te nje marredhenjeje te njejte obligatore te paraqiteshin disa persona.
 Ne raste te tilla ekzistonin te ashtuquajturat bashkedetyrime ose marredhenje bashkedetyrimore.
 DETYRIMET SOLIDARE – detyrimet solidare ose marredhenjet e pandashme bashke detyrimore ekzistonin
atehere kur ne anen e kreditoreve ose ne anen e debitoreve kishte shume persona,kurse çdonjeri nga kreditoret
kishte te drejte ta nxerrte tere aktivin kurse çdonjeri nga debitoret detyrimin qe ta paguaj tere borxhin.
 Detyrimet solidare ndaheshin ne disa grupe:

a) Kur marredhenjet bashkedetyrimore kishin per objekt te prestrimit nje sendte pandashem, detyrimet solidare
krijoheshin ipso jure,
b) Detyrimet solidare mund te krijoheshin edhe me kontrata, detyrimet solidare kontraktuese quheshin koreale.
PERMBAJTJA E MARREDHENJEVE TE DETYRIMEVE

 Ne baze te çdo obligate, lindte detyrimi I debitorit qe me kerkesen e kreditorit te beje diçka, Veprimi I debitorit ne
baze te kerkeses se kreditorit quhej veprim I detyrueshem ose prestim obligator.
 Pavaresisht nga çeshtja se a ishte fjala per detyrime in dndo in faciendo in non faciendo ose in patiendo çdo
prestim obligator duhej doemos ti plotesonte disa kushte esenciale ne menyre qe te shfaqej ne pergjithesi si
prestim I marredhenjeve obligatore, kushtet ishin keto:
a) Prestim obligator duhej patjeter te ishte I mundshem, si te mundshem konsideroheshin ato prestime, realizimi I te
cilave nuk ishte ne kundershtim me ligjet fizike.
b) Prestrimi obligator nuk bente te cenonte ndjenjat morale,
c) Prestrimi obligator nuk bente te ishte antiligjor apo I ndaluar juridikisht.
d) Prestrim obligator, duhej patjeter te ishte I caktuar ose bile I caktueshem.
e) Prestrimi obligator duhej patjeter te ishte I vlersuar ne te holla.
DETYRIMET E NDASHME DHE TE PANDASHME

 Obligatat e ndashme ishin ato prestimi I te cilave mund te kryhej “pro parte rata” nga shume persona po qellimet e
kreditoreve te mos rrezikohen, keto ishin zakonisht obligatat qe objekt kishin ndonje send te ndashem. Detyrimet e
pandashme ishin ato qe kishin objekt ndonje sen te pandashem.
 DETYRIMET E CAKTUARA INDIVIDUALISHT DHE GJENERIKISHT – detyrimet, prestimet e te cilave ishin
mbi sende te caktuara individualisht ose sendet te caktuara in specie, quheshin obligata te caktuara individualisht.
 DETYRIMET MOMENTALE DHE TE PERHERSHME – obligata momentale ishin ato kur prestimi duhej te
kryhej me nje dhenje, nje veprim nje mosveprim ose nje durim unik nga ana e debitorit, detyrimet e perhershme
ose sukcesive ishin ato qe e detyronin debitorin te beje diçka perher, ose qe ti jape kreditorit perher diçka.
 DETYRIMET ALTERNATIVE DHE FACULTAS ALTERNATIVA – Obligata alternative ose obligatat me
marreveshje plotesuese mbi te ashtuquajturen facultas alternative., obligata alternative ekzistonin kur qysh me
rastin e lidhjes se obligates caktoheshin dy ose me shume prestrime prej te cilave duhet kryer vetem nje.
ZHDEMTIMI

 Kreditori te cilit debitori nuk ja kishte kryer ne rregull prestimin e premtuar, ne Kohen e kontraktuar dhe ne
vendin e kontraktar, kishte te drejte te kerkonte zhdemtimin.
 Rregullat themelore mbi percaktimin e lartesise se zhdemtimit si dhe rregullat mbi pergjegjesine e debitorit per
shkak te moskryerjes se detyrimeve kontraktuese dhe pergjegjesine e delikuenteve per shkak te demtimeve
antiligjore te vlerave te huaja, ishin te ndryshme.
a) Pergjegjesia e debitorit per shkak te moskryerjes se prestimeve kontraktuese, ne te drejten e lashte vleresohej
objektivisht: debitori ishte I detyruar ta shpaguante demin pa marre parasysh shkaqet qe e kishin penguar te
kryente veprimin e premtuar, gjegjesisht.
b) Zhdemtimi ose dhenja e ekuivalentit personit te demtuar, pas parovimit te lex Aquilia, filloi te shfaqet edhe si
sanksion I veprimeve antiligjore, me te cilat cenoheshin interest material te personave te ndryshem.
KAMATA

 Kamatat (usurae, foenus) te kontraktuara ne marredhenjet e llojllojshme obligatore, e rritnin esencialisht lartesine
e prestimit primar te debitorit, kamata e te drejtes se lashte mund te caktoheshin ose ne shuma paushale ose ne
perqindje te borxhit kryesor.
 Lartesia e kamatave ishte e perkufizuar gjer ne ligjin 12 tabelave, me kete ligj lejohet si shkalle maksimale te
kamates usuare unciariac ose dyfishimin e borxhit kryesor gjate nje viti,
 Pas shume ligjeve te cilat ose e ndalonin kamaten ne pergjithesi ose e percaktonin maksimumin e kamates,
Justiniani percaktoi se kamatat e rregullta jane 6%, ne huate detare 12%, ne huate tregtare 8%, ndersa ne huate qe
I jepnin “ilustres personae” 4%.
 Justiniani e ndaloi edhe anatocizmin, gjegjesisht te llogariturit e kamatave mbi kamata, si dhe marrjen e
metejshme te kamatave, kur shumat e inkasuara te kamates kalonin Shumen e borxhit kryesore.
BURMET E DETYRIMEVE

 Menyrat e konstituimit te lidhjeve obligatore midis kreditoreve dhe debitoreve quheshin burime te obligatave.
 Burime obligatash ishin te gjitha faktet juridike qe kishin pasoje lindjen e marredhenjeve obligatore, faktet e
ketilla ose facta juridical ndaheshin ne ngjarje natyrore dhe ne veprime njerezore.
 Ngjarjet natyrore, si burime te marredhenjeve obligatore krijonin obligata ne baze te dispozitave te rendit juridik
dhe pavaresisht nga vullneti I paleve.
 Veprimet njerezore si burime te marredhenjeve obligatore ndaheshin ne te lejueshme dhe te palejueshme, veprimet
e lejuara njerezore ose negotia juridical, apo punet juridike ndaheshin ne negotia juridical unilateralia, negotia
juridical bilateralia dhe negotia juridical multilateralia.
 Veprimet e palejueshme njerezore ose delicta, ndaheshin ne delicta publica dhe delicta private, delicta publica
(crimina) ose veprat penale nuk ishin vetëm burim I obligatave, deliktet private ishin ato veprime antiligjore qe
sanksionoheshin me shpagimin e demit te shkaktuar ose me poena private te cilin delikuenti detyrohej t’ja
paguante vete te demtuarit
KONTRATA SI BURIM DETYRIMI

 Burimi me I shpeshte I marredhenjeve obligatore ishin kontrata ose contractus. Kontratat ishin punët juridike të
dyanshme dhe të shumanshme, per krijimin e kontrates kerkohej te pakten pelqimi I dy personave me zotesi
juridike.
 Kontrata obligatore ose kontrata ishin burim obligatash dhe perfshinin akordimin e vullnetit te subjekteve me
zotesi juridike dhe te veprimit, te mberrujtur ne forme te parashikuar juridike, per lenden e gatshme qe te jete
objekt I prestrimeve obligatore.
 ELEMENTET E KONTRATAVE TE DETYRIMEVE – per krijimin e çdo kontrate obligatore kerkohej qe te
realizoheshin disa elemente pa te cilet nuk mund te kishte kontrate, ato elemente te kontratave pa te cilat nuk
mund te krijohet kontrata kurresesi, quheshin elemente themelore ose esenciale ose konstituive.
 Grupi I dyte I elementeve te marredhenjeve obligatore nuk ishte I domosdoshem per krijimi dhe ekzistimin e
kontraktit, kontratat mund te krijoheshin dhe te ekzistonin si juridikisht relevante dhe pa ekzistimin e disa
elementeve.
 Grupi i trete I elementeve te kontratave obligatore ishite grupi I elementeve jo te rendomta ose joesenciale.
ELEMENTET ESENCIALE TE KONTRATAVE TE DETYRIMIT
 Kontratat obligatore ose kontraktet ishin burime obligatash qe krijoheshin me marreveshje midis personave me
zotesi juridike dhe te veprimit, ne çdo kontrate apo kontrakt obligator, duhej patjeter te ekzistonin kater elemente
themelore ose esenciale ose konstituive:
1. Subjektet me zotesi juridike dhe te veprimit te kontrates;
2. Shprehja e akorduar e vullnetit te subjekteve te kontrates;
3. Objekti I pershtatshem per prestime obligatore dhe
4. Forma e parashikuar juridike per shprehjen e pelqimit te subjekteve;
 Çdo here kur nuk ekzistonte ndonje nga elementet e permendura, nuk mund te ekzistonte kontrata si burim
obligatash.
 SHPREHJA E AKORDUAR E VULLNETIT TE SUBJEKTEVE TE KONTRATAVE – Ishte nul çdo kontrate qe
nuk mbeshtetej ne marreveshjen e paleve, marreveshjet e paleve apo shrehja e akorduar e vullnetit te subjekteve te
kontrates quhej convention ose consensus.
 Kur lidhej çdo kontrate njera prej paleve duhej patjeter te merrte iniciativen qe kontrata te lidhej ne pergjithesi, pala e
cila kishte marre iniciativen ishte ofruesi, oferta per lidhjen e kontrates I printe bisedimeve.
GABIMI -LAJTHIMI
 Gabimi ose error ishte pasqyra e gabueshme per ndonje fakt te rendesishem kur lidhej nje pune juridike, juristet
romak mendonin se gabimi nxjerr pavlefshmerine e puneve juridike – nuk kamarreveshjemidis atyre qe gabojne.
 Qe te kishte rendesi juridike, gabimi duhej te plotesonte patjeter disa kushte: duhej te ishte patjeter tolerabilis,
essentialis dhe ti perkiste mosnjohjes se fakteve.
 Gabimi ishte tolerabilis ose I durueshem kur nuk mund ti mveshej moskujdesit te fundit te personit qe gjendej ne
gabim, gabimi I pafshehur dhe esencial mbi faktet e rendesishme per lidhjen e punes juridike apo error facti ndahej
ne disa lloje:
 Error in negotio ishte gabimi mbi thelbin dhe permbajtjen e punes juridike;
 Error in persona ishte gabimi mbi cilesite esenciale te bashkekontraktuesve ose mbi personalitetin e pales me te
cilen eshte lidhur puna juridike.
 Error in objecto ose error in corpore ishte gabimi mbi objektin e prestimit
 Error in substantia ishte gabimi mbi thelbin apo mbi qenjen e objektit te prestrimit, gjegjesisht mbi materien prej se
ciles ishte bere objekti ( bleresi mendon se po blene kupe floriri ndersa kupa floriri, ndersa kupa ishte praruar me
flori).
MASHTRIMI - DOLUSI

 Mashtrimi apo dolusi ishte qellimi qe te beje bashkekontraktuesin te kish nje pasqyre te rreme me qellim qe te
vendoste te lidhe ndonje kontrate, qe ishte e demshme per te, mashtrimi qe i bëhej me qëllim bashkekontraktuesit
arrihej me dinakeri, duke I ndryshuar dhe perzier faktet-calli-ditatibus, fallaciis et mashinationibus.
 Mjetet juridike per mbrojtjen e personave te mashtruar ishin: exeptio doli dhe action doli.
 FORCA DHE FRIKA – Vis dhe metus- forca ose dhuna ishte veprimi antiligjor mbi trupin e bashkëkontraktuesit
me qëllim që bashkëkontraktuesi të detyrohej fizikisht ta lidhte kontraten qe nuk e donte.
 Metusi ose frika paraqiste çdo kercenim antilogjor te bere me qellim qe bashkekontraktuesi te vendoste se do te
pranonte diçka, qe per ndryshe nuk do ta pranonte.
 Qe frika te ishte juridikisht relevante, duhej qe veprimet te cilat shkatonin friken te ishin pa tjeter antiligjore, duhej
patjeter te paraqitnin kercenim te madh, duhej patjeter te merreshin seriozisht, duhej patjeter te paraqitnin
kercenim te sigurte, duhej patjeter te paraqitnin kercenim te drejteperdrejte dhe duhej patjeter te paraqitnin
kercenim bashkekontraktuesit
OBJEKTI I KONTRATES

 Objektet kontrate mund te ishin te gjitha ato sende qe ishin objekt I prestrimeve te marredhenjeve obligatore ne
pergjtihesi, sipas ketij elementi, kontratat nuk dallonin prej marredhenjeve te tjera obligatore: ishin vetem njera
nga llojet obligatore.
 FORMA E KONTRATAVE – elementi I katert esencial I çdo kontrate ishte forma e kontrates, forma ishte njera
nga elementet me te rendesishme, sidomos kur e drejta e lashte romake mendonte se : forma dat esse rei – forma e
perben thelbin e sendit.
 Format e parashikuara per lidhjen e kontratave ishin te shumta ne te drejten e lashte kontratat lidheshin thjesht
formalisht.
 Fromat e kontratave ne drejten e lashte ishte gestum per aes et libram, kontratat me te degjuara te se drejtes se
lashte – mancipatio, nexum, fiducia – perpos formes per aes et libram, plotesonin nevojat e komunikimit
ekonomik dhe juridik.
 Kontrata konsideroheshin te lidhura ne momentin kur debitori pyetjes solemne te kreditorit, I pergjigjej solemnisht
se pranon detyrimin, forma reale e lidhjes se kontratave ishte dorezimi I thjeshte I sendit.
ELEMENTET JOESENCIALE TE KONTRATAVE
 Elementet me te rendesishme joesenciale apo akcidentale që mund t’i permbante lex contractus, ishin kushtet,
afatet dhe urdheresat.
 KUSHTET- kushtet ose condiciones merreshin si ngjarje te ardhshme dhe te pasigurta nga te shfaqurit apo te mos
shfaqurit e te cilave varej fillimi ose nderprerja e veprimit te puneve juridike ne pergjtihesi, sidomos e kontratave,
kushtet pra, ishin ato elemente joesenciale qe I shtoheshin kontrates sipas marreveshjes se paleve.
 Ne ate kohe u krijua edhe teoria mbi te ashtuquajturat kushte te drejta dhe jo te drejta.

a) Kushtet te drejta ishin ato kur fillimi apo nderprerja e veprimit te ndonje kontrate vareshin nga shfaqja ose
mosshfaqja e ndonje fakti qe do te dilte dhe ishte I pasigurte, me fjale tjera qe kushti te ishte I pasigurte:
 1. kontraktimi I ndonje fakti qe do dilte dhe qe ishte I pasigurte; 2. fakti I kontraktuar mund te parashikohej si fakt
qe duhet te shfaqet si fakt qe s’ben te shfaqet; 3. shfaqja ose mosshfaqja e faktit te kontraktuar duhej te varej ose
nga fuqite natyrore ose nga veprimi I njerezve dhe 4. nga te shfaqurit ose te mosshfaqurit e faktit te kontraktuar
duhej varej fillimi ose nderprerja e veprimit te kontrates se lidhur.
 Kushtet positive ishin ato kur fillimi ose ndërprerja e veprimit të ndonjë ngjarjeje te ardhshme dhe te pasigurte.
 Kushtet kauzale ose te rastit ishin ato kur shfaqja apo mosshfaqja e ngjarjes se ardheshme dhe te pasigurte varej
ekskluzivisht nga fuqite natyrore apo veprimet e njerezve qe nuk ishin te interesuar ne kontraten konkrete.
 Kushtet suspensive apo shtyrese ishin ato kur fillimi I veprimit te punes juridike shtyhej gjer ne te shfaqurit apo te
mosshfaqurit e ndonje ngjerje te ardheshme dhe te pasigurte,
b) Kushtet jo te drejta ishin ato kur fillimi ose nderprerja e veprimit te ndonje pune juridike lidheshin me disa ngjarje
qe kane qene te percaktuara ose te pamundshme ose te palejuara moralisht dhe juridikisht.
 Kushtet e percaktuara ishin ato kur veprimi I ndonje pune juridike lidhej me shfaqjen ose me mosshfaqjen e
ndonje ngjarje fare te pacaktuar.
 Kushtet e pamundshme ishin ato kur palet e lidhnin fillimin ose nderprerjen e veprimit te ndonje pune juridike me
ngjarjen e cila sipas ligjeve natyrore ishte e pamundshme,
 Kushtet antiligjore dhe imorale ishin ato kur fillimi dhe nderprerja e veprimit te disa puneve juridike lidheshin me
shfaqjen apo me mosshfaqjen e disa ngjarjeve te ardhshme dhe te pasigurta antiligjore apo imorale.
 Kushtet e parashikuara juridike, ishin ato te cilat rendi juridik I konsideronte si elemente te kontrates se caktuar.
AFATET
 Afati apo dies eshte ngjarja e ardheshme dhe e sigurte nga shfaqja e se ciles, varet fillimi ose nderprerja e
veprimit te ndonje pune juridike ne pergjithesi dhe sidomos te kontrates. Me fjale te tjera afati eshte perioda e
kohes qe e ndan momentin e lidhjes se punes juridike nga momenti I fillimit apo I nderprerjes se veprimit te tij.
 Computatio naturalis kerkonte qe koha te numerohet prej ore ne ore, me rastin e numerimit te kohes sipas sistemit
computation civilis merreshin vetem ditet e plota, te cilat llogariteshin prej mesnate ne mesnate.
 Si dite e pare e afatit llogaritej dita e ngjarjes e si dite e fundit po qe se ishte fjala per fitimin e te drejtave, dita e
pafundit e afatit te kontraktuar, sepse perdorej rregulla, dita e filluar llogaritet sikur ka kaluar,
 Me rastin e llogaritjes se afateve sipas muajve çdo muaj llogaritej si periode e kohes prej 30 ditesh ndersa rastin e
llogaritjes se afateve sipas vjeteve, çdo vit caktohej si periode prej 365 ditesh.
 URDHERESAT - ose modusi si element sekondar I puneve juridike, dallonte shume edhe prej kushteve edhe prej
afateve, urdheresa ose modusi ishte element sekondar te cilin urdheruesi ja shtonte puneve juridike lucrative inter
vivos dhe mortis causa duke detyruar urdhermarresin qe I merrte dobite e dorezuara ta kryeje ndonje prestim.
 Urdhermarresi duke I pranuar dobite nga puna themelore pranonte edhe urdherin dhe detyrohej te kryente, padia
per kryerjen e urdherit ishte ose acio prescripti verbis ose condictio causa non secuta.
PAVLEVSHMERIA E KONTRATAVE

 Te gjitha kontratat e lidhura nuk ishin te plotefuqishme, te plotfuqishme ishin vetem ato kontrata kur realizoheshin
te gjitha elementet e dosmosdoshme, apo te gjitha ato kontrata kur kishin marre pjese palet me zotesi juridike dhe
veprimi.
 Sipas intenzitetit te pavlefshmerise, kontratat ndaheshin ne joekzistuese ne ato qe ishin apsolutisht nul dhe ne ato
relativisht nul, kontrata joekzistuese ishin te gjitha ato kontrata kur nuk respektoheshin rregullat mbi formen e
kontrates.
 Kontrata apsolutisht nul ishin ato qe permbanin mungesat te tilla per te cilat gjyqtari ishte I detyruar te kujdesej
zyrtarisht.
KLASIFIKIMI I KONTRATAVE
 Te gjitha kontratat kishin nje karakteristike te perbashket: ishin pune te dyanshme juridike, karekteristika tjera ndryshon,
per shkak te karakteristikave te ndryshme jane ndare ne disa lloje:
a) Sipas te drejtave dhe detyrimeve te cilat rezultonin nga kontrata e lidhur, kontratat u ndane ne kontrata te njeanshme, te
dyanshme e jo te barabarta dhe ne kontrata te dyanshme, kontrata te njeanshme ose contractus unilateralis ishin ato kur
njera pale ishte vetem kreditor ndersa pala tjeter debitor, ndersa kontrata te dyanshme ishin ato kur qysh ne momentin e
kontraktimit krijoheshin nga dy active dhe nga dy detyrime.
b) Sipas asaj se ne dobi te kujt ishin lidhur kontratat, keto ndaheshin ne lucrative dhe ne oneroze, lucrative ishin kontratat e
lidhur nuk ishte e detyrueshme ti jepte shpagimin pales tjeter.
c) Sipas asaj se a dukej nga kontrata vete pse e kishin lidhur kontraten palet apo kjo nuk mund te shihej nga kontrata, ato
ndaheshin ne kauzale dhe apstrakte, absrakte ishin ato kontrata ku nuk dukej pse ishin lidhur ato kontrata nga palet edhe
pse ishte I qarte se cili ishte borxhi, kontrata kauzale ishin ato kur nga kontrata vete shihej shkaku juridik causa, qei
kishte shtyre palet te lidhnin kontraten.
d) Sipas menyrave te mbrojtjes juridike, kontratat ndaheshin ne kontrata sticti juris, te mbrojtura me kondicione dhe padi te
veçanta.
e) Sipas forms kontratat ndaheshin ne kontrata formaliste te se drejtes se lashte dhe kontrata verbale, reale dhe konsensuale
te se drejtes klasike dhe postklasike.

You might also like