E Drejta Romake Ligjerata e 11

You might also like

Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 21

E DREJTA ROMAKE

LIGJERATA E 11
DELIKTET SI BURIME DETYRIMESH

 Terma delictum kishte domethënje të gjerë, tragonte çdo veprim antiligjor që sanksionohej me ndonjë denim apo
me disa pasoja të tjera negative, që kërcënoheshin kryesit të veprimit antiligjor apo delikuentit.
 Sipas sanksionit të parashikuar kundër delikuentëve, deliktet ndaheshin në delicta publica dhe delicta private.
 Delicta publica ose crimina apo vepra penale ishin veprimet antiligjore të sanksionuara me ndonjë të keqe fizike,
që I kërcënohej trupit të kryesit, ose me gjobë në të holla, që pagohej në dobi të arkës shtetërore.
 Si delicta publica, zakonisht trajtoheshin ato veprime antiligjore të cilat sipas pasojave dhe me intensitetin e tyre
paraqitnin rrezik të madh shoqëror.
 Delicta private ishin të gjitha veprimet antiligjore që sanksionoheshin ose me shpagimin e demit të bërë ose me
shpagimin e shumfishtë të demit të bërë ose me poena private, apo me gjobë në të holla të cilën delikuenti
detyrohej t’ja paguante të dëmtuarit.
ELEMENTET E DELIKTEVE PRIVATE
 Qysh në ligjin 12 tabelave delicta private merreshin si cënime antiligjore të interesave të mbrojtura të qytetarëve
romakë, të sanksionuara me poena private, që delikuenti ishte I detyruar t’ja paguante të dëmtuarit.
 Për krijimin e çdo delikti këkohej realizimi I disa kushteve që e përbënin thelbin e deliktit dhe që shfaqeshin si
pjesë përbërëse apo elemente të delikteve, elementet e çdo delikti ishin këto:
a) Që të shkaktohej një delict duhej të kryhej ndonjë veprim I jashtëm(delicta in commissione).
b) Që të shkaktohej një delict duhej që veprimi I bërë I jashtëm të nxjerrë ndonjë pasojë, me të cilën cënoheshin
vlerat e mbrojtura juridike material dhe personale të të dëmtuarit.
c) Që të shkaktohej një delict, duhej që midis veprimit të kryerjes dhe pasojës së shfaqur, gjegjësisht cënimit të
vlerave material dhe imateriale të tjetrit të ekzistojë lidhja kauzale apo neksusi kauzal.
d) Që të shkatohej një delict duhej që veprimi I kryerjes të jetë antiligjor.
e) Që të shkaktohej një delict, duhej që aktori I veprimit të kryerjes të ishte I vetëdijshëm apo bile që të ishte I
vetëdijshëm për pasojat e veprës së tij
f) Që të shkatohej një delict privat, duhej të sanksionohej me poena private apo me zhdëmtim në shumë të njëfishtë
apo të shumfishtë.
KARAKTERISTIKAT E DETYRIMEVE DELOKTORE
 Obligatat që buronin nga deliktet dallonin për disa hollësi nga obligatat që buronin nga kontratat, dallimet rridhnin
nga karakteristikat e delikteve si veprime antiligjore, me të cilat cënoheshin interest e mbrojtura të qytetarëve
romakë dhe u shfaqën shumë qartë në efektin e padive deliktore me të cilat mbroheshin të dëmtuarit.
a) Obligatat deliktore ishin të pakalueshme dhe të patrashëgueshme, ndërsa obligatat nga kontratat, me përjashtim të
marrëdhënjeve të rralla obligatore të lidhura intuit personae ishin edhe të kalueshme edhe të trashëgueshme.
b) Kur me rastin e kryerjes së deliktit cënoheshin shumë persona, obligatat deliktore shkaktonin përgjegjësinë
kumulative apo detyrimin e çdo delikuenti(kryesve, bashkëkryesve, nxitësve, ndihmësve) që të paguante tërë
poena private.
c) Obligatat deliktore ishin noksale, Pater familiasi përgjigjej në bazë të parimeve të përgjegjësisë noksale për të
gjitha deliktet e personave alien juris apo të skllevërve, gjersa këta persona gjendeshin nën pushtetin e tij.
d) Obligatat deliktore, me përjshtim të delikteve të jus civile të lashtë, parashkrueshin në afat të shkurtër prej një viti,
ndërsa obligatat kontraktuese ishin të përhershme dhe parashkrueshin në afate të gjata.
e) Obligata deliktore shuheshin ipso jure me anë të marrëveshjes së zakonshme për faljen e cënimit të bërë, ndërsa
obligatat kontraktuese në rastet të tilla shuheshin ope exceptionis.
NDARJA E DELIKTEVE PRIVATE

 Deliktet private romake ndaheshin kryesisht sipas dy bazave: në bazë të natyrës së vlerave që ishin cënuar dhe në
bazë të kohës kur ishin shfaqur.
 Në bazë të natyrës së vlerave që ishin cënuar, deliktet ndaheshin në delikte me të cilat cënoheshin vlerat pronësore
dhe në delikte me të cilat cënoheshin vlerat pronësore dhe në deliktet me të cilat cënoheshin vlerat personale të
individëve: integriteti trupor, liria, nderi, morali.
 INJURA – sipas dispozitave të ligjit 12 tabelave injura ishte çdo cënim I vlerave material dhe personale të tjetrit
që nuk ishte I sanksionuar me ndonjë dispozitë të veçantë.
FURTUM

 Sipas dispozitave të ligjit 12 tabelave furtumi ishte delict që do të thoshte cënim i pasurisë së huaj krahas me
nxjerrjen e njëkohëshme të dobisë për delikuentin.
 Furtum manifestum apo vjedhja publike ishte çdo sulm kundër pasurisë së huaj të lyejtshme me çrast delikuenti
ishte zënë në vendin e ngjarjes ose drejtperdrejtë pasi I kish marrë sendet.
 Furtum nec manifestum apo vjedhja e fshehtë ishte çdo sulm kundër pasurisë së huaj që përfundonte me marrjen e
fshehtë të sendit të huaj të luajtshëm,
 Furtum conceptum apo vjedhje e zbuluar ekzistonte kur te ndonjë person kontrollimit të bërë para dëmitarëve,
gjendej sendi I vjedhur, Furtum oblatum apo vjedhja e mveshur ekzistonte kur sendi I vjedhur I mvishej dikuj dhe
kur e gjenin te ai.
 Furtum lance et licio ishte vjedhje e zbuluar pas kontrollimit solemn, kjo ngjante kur personi I dyshimtë nuk
lejonte kontrollimin e rregullt para dëshmitarëve, kur kontrollimi kishte sukses personi në shtëpinë e të cilit
gjendej sendi, pavarësisht se a e kishte bërë ai vjedhjen apo I nvishej pergjigjej per frutum manifestum.
VARIAE CAUSARUM FIGURAE SI BURIME DETYRIMESH
 Kontratat duke I llogaritur edhe pacta dhe deliktet ishin burime themelore të obligatave, pos kësaj, obligatat e të drejtës
romake buronin edhe nga “proprio quodam jure ex variis causarum figuris” në ndonjë mënyrë të veçantë me lloj-lloj
shkaqesh juridike.
 KUPTIMI I KUAZIKONTRAKTIT SI BURIM DETYRIMESH - Quasicontractus apo kuazikontraktet ishin burime
të obligatave që ndryshonin esencialisht prej delikteve, por që u përngjanin pak kontratave. U perngjanin kontratave
nga se krijoheshin ne baze te pajtimit te supozuar te vullnetit te paleve ne marreveshje obligatore.
 NEGOTIORUM GESTIO – apo inkompetenca për të kryer punët e huaja ishte në kuazikontrakt, që lindte midis
negotiorum gestorit apo inkompetentit që të kryejë punët e huaja dhe dominus negotii apo personave puna e të cilëve
ishte bërë pa marrëveshje paraprake dhe pa kurrfarë detyrimi juridik.
 Çdo negotiorum gestio duhej të kishte patjetër këto elemente:

1. Puna e ndërmarrë prej anës së negotiorum gestorit duhej të ishte patjetër e huaj – negotium alienum.
2. Puna e ndërmarrë prej anës së negotiorum gestorit duhej të ishte patjetër me vetë inisiativë.
3. Puna e ndërmarrë prej anës së negotiorum gestorit duhej të ishte patjetër e dobishme për dominus negotii.
4. Puna e ndërmarrë nga negotiorum gestor duhej të bëhej patjetër cum animo obligandi.
COMODITIONIS SINE CAUSA
 Grupin më të rëndësishëm të kauzikontrateve e përbëjnë rastet e pasurimit pa bazë juridike, të sanksionuara me condictiones sine causa
apo padi të ashpra me të cilat kërkohej kthimi I sendeve nga personat që I mbanin pa bazë juridike.
 Teoria e pasurimit pa bazë juridike, që nisi në kohën e drejtës klasike, përfundoi në kodifikimin e Justinianit, në kodifikimin e Justinianit
rastet e pasurimit pa bazë juridike ndaheshin në disa lloje:
a) Rasti i pare ndër condictiones sine causa, si quheshin raste e pasurimit pa bazë juridike, ishte condictio indebiti, condictio indebiti
shërbente për mbrojtjen e personit I cili I kishte paguar dikujt borxhin, edhe pse nuk kishte borxh.
b) Condictio causa data causa non secuta ose condictio ob causam datorum shërbente për mbrojtjen e personave të cilët I kishin dhënë
dikujt diçka apo I kishin bërë diçka, duke detyruar që edhe ajo diçka të jape apo të bëjë kur kundërveprimi I premtuar kishte dështuar.
c) Condictio ob turpem vel ob injustam causam – shërbente për mbrojtjen e personave që I kishin dhënë dikujt diçka që të mos bëjë ndonjë
vepër antiligjore apo imorale, të cilën nuk guxonte ta bënte sipas normave ekzistuese të moralit dhe sipas dispozitave ekzistuese juridike.
d) Condictio ob causam finitam shërbente për mbrojtjen e personave të cilët I kishin dhënë dikujt ndonjë send me qëllim të caktuar saktë,
kur ai qëllim më vonë binte poshtë.
e) Condictio furtive shërbente për mbrojtjen e personave të cilëve kishin vjedhur, por hyri edhe odio furum, për shkak të urrejtjes ndaj
hajdutëve.
f) Condictio sine causa në domethënjen e përgjithshme përfshinte të gjitha rastet e pasurimit pa bazë juridike, ndër sa në domethënjen e
veçantë apo të ngushtë, vetëm ato raste që nuk përfshiheshin nga asnjëri prej kondiksioneve të përmendura.
QUSIDELICTA SI BURIM DETYRIMESH
 Quasidelicta ishin burime obligatash të ngjajshme me deliktet, në grupin e veçantë sistematik u përfshinë në kohën e
Justinianit, karakteristikat themelore e të gjitha kuazidelikteve ishte paligjshmëria.
 Sipas kësaj karakteristike, kuazideliktet dhe marrëdhënjet obligatore që burojnë prej tyre ishin të njëllojshme me deliktet
dhe marrëdhënjet obligatore që buronin nga deliketet. Delktet nuk mund të ekzistonin kur I kishte bërë personi që nuk
përgjigjej, kafsha, apo sendi, ndërsa kuazideliktet ekzistonin edhe në rastet e tilla.
 Kuazideliktet më të njohura ishin:

a) Sipas ligjit 12 tabelave gjyqtari I cili me qëllim e kishte gjykuar gabimisht kontestin, dënohej me vdekje.
b) Actio de positis vel suspensis ishte padi që mund ta ngrente çdo qytetar romak, që në ndërtesat anës rrugëve publike kishte
vërejtur gjëra që ishin gati të binin dhe mund të plagosnin kalimtarët.
c) Actio de effuses vel dejectis ishte padi e qytetarit që ishte plagosur nga ndonjë send I hedhur prej shtëpisë, kur nuk mund të
konstatohej se kush e kishte hedhur sendin.
d) Actio adversus nautas, caupones et stabularios shërbente për të nxjerrë zhdëmtimin e demit që ua kishin shkaktuar
shfrytëzuesve të anijeve, të haneve dhe të shtallave publike personat që ishin në shërbim te pronarët e këtyre ndërmarrjeve.
e) Në kuazidelikte bënte pjesë edhe përgjegjësia e pater familiasit për dëmet e shkatuara nga personat alien juris, skllevërit
dhe kafshët. Kjo quhej përgjegjësi noksale apo përgjegjësi de pauperize.
BURIMET TJERA TË DETYRIMEVE
 Në raste të veçanta, kur premtimet e njëanshme ishin dhënë në dobi të ndonjë tempulli, në dobi të shtetit ose në dobi të
ndonjë personi që ishte kompetent të bënte ndonjë prestim, premtimet e njëanshme mund të bëheshin burim I
obligatash.
 Premtimet e njëanshme në dobi të ndonjë tempulli quheshin votum, votumi apo amaneti ishte premtimi I debitorit se do
të bëjë ndonjë prestim në dobi të tempullit të ndonjë perëndi, nga premtimi I këtillë lindte detyrimi, që mund ta
realizonin klerikët e tempullit me anë të gjyqit.
 DETYRIMET E PRONARIT TË SENDEVE – Çdo pronar I sendeve, I cili nuk kujdesej për kufizimet ligjore të së
drejtës pronësore, mund të shtrëngohej nga persona të autorizuar që ose të mos ndërmarrë veprime të caktuara ose tu
lejojë fqinjëve përzierjen e drejtëpërdrejtë në sendet e veta.
 DETYRIMET E POSEDUESVE TË SENDEVE – Çdo posedues I sendit ishte I detyruar të lëshohet në kontest me
personin që pohonte se sendi I takonte atij apo se mbi atë send kishte ndonjë të drejtë reale,
 DETYRIMET MIDIS ANËTARËVE TË FAMILJES DHE MIDIS PATRONËVE DHE KLIENTËVE – Sipas
dispozitave të së drejtës familjare brenda familjes romake lindnin detyrime të shumta pronësore midis prindërve dhe
fëmijëve, midis burrit dhe gruas, si dhe midis të afërmve të ndryshëm të tjerë.
 Detyrimet e krijuara I përkitnin në radhë të pare të drejtës së alimentimit, administrimit të sendeve të përbashkëta etj.
SIGURIMI I AKTIVEVE
 Në marrëdhënjet obligatore, kishte rëndësi të madhe që kreditorët të jenë të sigurtë se debitorët do t’i kryejnë si
duhet dhe me kohë prestimet që i kishin borxh. Mënyra e përgjithshme e sigurimit të detyrimeve me sanksione apo
me padi që parashikoheshin si mjet për mbrojtjen e kreditorëve për çdo detyrim konkret.
 Garantimet e veçanta nga ana e debitorit apo nga ana e disa personave të tjerë, që u jepeshin kreditorëve për t’i
siguruar se do t’ua paguajnë borxhet në rregull dhe me kohë, përfshinin ose dhënjen e disa sendeve ose premtimet
e veçanta të dhëna prej debitorit apo personave tjerë.
 KONTRATA E PENGUT – ishin sigurimet më të shpeshta reale të kreditorëve nga ana e debitorëve, ky sigurim
dihej edhe në të drejtën më të lashtë romake dhe u ruajt gjer në kohën e Justinianit.
 KAPARI – Në të drejtën klasike dhe postklasike romake u recipua zakoni I popujeve të lindjes, sidomos me rastin
e kontrates mbi shitblerjen, qe njera nga palet t’i jape tjetres ndonje send apo nje shume te vogel te hollash si
shenje se kontrata është lidhur me të vërtetë.
 Sendi I dhënë apo shuma e paguar e të hollave quhej kapar apo , kapari kishte rëndësi konfirmative ( arra
confirmatoria), pala që kishte dhënë kaparin, ruante të drejtën që të heqë dorë nga kontrata, dukej ja lënë kaparin
bashkëkontraktuesit në emër të dënimit kontraktues.
SIGURIMI PERSONAL I KREDITORËVE NGA ANA E DEBITORËVE

 Një mjet shumë I forte për mbrojtjen e kreditorëve ishin stipulations poenae apo stipulimet mbi kontraktimin e
dënimit, të cilin do ta paguante debitori kur nuk e kryente detyrimin në rregull dhe me kohë.
 SIGURIMI I KREDITORËVE NGA ANA E PERSONAVE TË TRETË – KONTRATA E GARANCISË - janë ato
kontrata që krijohen midis kreditorit të një detyrimi primar dhe personave të cilët u ishin zotuar kreditorit se
detyrimin ekzistues do ta paguajnë ose në vend të debitorit, ose në mënyrë solidare me debitorin, ose ne vend te
debitori nuk e paguan vetë.
 Në rastin e pare, garantët vinin në vend të debitorit dhe vetëm ata ishin të detyruar ta paguajnë borxhin; në rastin
e dytë kreditori ishte I autorizuar të kërkojë nxjerrjen e aktivit ose prej debitorit kryesor ose prej grantit, ndërsa në
rastin e tretën kreditori ishte I autorizuar ta kërkojë nxjerrjen e aktivit prej garantëve vetëm atëherë kur nuk
kishte pasur sukses ta nxjerrë aktivin nga debitori kryesor.
a) Në të drejtën e lashtë romake ishte shumë I përhapur intercesioni privat, intercesioni privat dilte në bazë të
kontratës ose në bazë të disa veprimeve procesuale, raste të intercesionit të këtillë quheshin vadiatura, praediatura
ose garancia procesuale.
b) Intercesioni komulativ apo garancia për detyrime të huaja të njohë kohe dhe solidare me debitorin kryesor u shfaq
në të drejtën romake kur doli stipulimi.
c) Pozita e rëndë e sponzorëve apo garantëve në kontratën mbi garancinë, të lidhur në formë të sponsios, doli si e
pabazë sepse bënte të pamundur, të lidhur në formë të sponsios, doli si e pabazë sepse bënte të pamundur çdo
lidhje të kontratës mbi garancinë, pra edhe vijimin e rregullt të punëve kreditore.
d) Zbutja e madhe e pozitës juridike të garantëve, që u duk në kohën e republikës, bëri që tani kreditorët nuk donin
të lidhnin kontrata mbi garancinë, pasi në bazë të kontratave të reja nuk merrnin sigurim të madh se me të vërtetë
do të mund ta nxirrnin aktivin.
e) Në kohën e Justinianit kontrata mbi garancinë rregullohej në mënyrë krejt të re, forma e lidhjes së kontratave ishte
vetëm fide jussie, në bazë të kontratës mbi garancinë krijohej I ashtuquajturi intercesioni supsidiar, gjegjësisht
kreditori ishte I autorizuar të kërkonte nxjerrjen e aktivit nga garantët vetëm kur nuk kishte pasur sukses të nxjerrë
nga debitori kryesor.
SHUARJA E DETYRIMEVE

 Marrëdhënja obligatore, ishte marrëdhënje midis kreditorit dhe debitorit në bazë të së cilës kreditorit kishte të
drejtë të kërkojë, ndërsa debitori kishte detyrë ta kryej prestimin e caktuar.
 Marrëdhënja e aktivit dhe e borxhit shuhej në atë moment kur ndërpritej e drejta e kreditorit që të kërkojë, ose bile
detyrimi I debitorit që ta kryej prestimin që e kishte borxh, kjo bëhej me fakte juridike të cilat konsideroheshin si
mënyra të shuarjes së marrëdhënjeve obligatore.
 Faktet relevante juridike që bënin të hsuheshin marrëdhënjet obligatore ishin të llojllojshme, dallonin edhe sipas
kohës së krijimit, edhe sipas llojeve të obligatave edhe sipas efektit që prodhonin.
 MËNYRA E SHUARJES SË DETYRIMEVE ME EFEKT IPSO JURE – Detyrimet e krijuara me kontrata të
vjetra formaliste duhej të shuheshin patjetër në mënyrë përkatëse formaliste, - shuarja e marrëveshjeve në formën
siç janë krijuar.
PAGIMI I DETYRIMIT

 Mënyra më e thjeshtë dhe natyrore e shuarjes së detyrimeve, si thoshin juristët roomakë ishte solution – pagimi,
apo kryerja e prestimit që ishte borxh, kjo mënyrë e shuarjes së marrëdhënjeve obligatore ishte korrelative me
formën reale të lidhjes së kontratave.
 Per shuarjen e detyrimeve me solucion debitori duhej ta kryente prestimin që e kishte borxh, apo të bënte atë që I
kishte premtuar kreditorit.
 Pagimi I detyrimit duhej të kryhej patjetër në kohën e kontraktuar, nëse palët nuk kishin kontraktuar kohën për
kryerjen e prestimit, vlente rregulla se detyrimi I debitorit lind në momentin e lidhjes së kontratës.
 DATIO IN SOLUTUM – Në të drejtën klasike romake lejohej që palët të kontraktojnë të ashtuquajturën facultas
alternative, në raste të tilla debitori mund të lirohej prej detyrimit, kur kreditori në vend të asaj që me të vërtetë I
kishte borxh, I jepte ndonjë send tjetër, që kreditori e merrte me kusht që detyrimi të shuhej.
 Dhënja e këtillë e ndonjë sendi tjetër, në vend të pagimit të borxhit, quhej datio in solutum voluntaria dhe
shërbente si mënyrë e shuarjes së detyrimit ipso jure.
PËRTËRIMI I BORXHIT

 Përtërimi borxhit apo novation ishte kontratë verbale që kishte për qëllim shuarjen e ndonjë detyrimi ekzistues
duke krijuar borxh të ri, në çdo novacion krijohej detyrimi I ri sepse shuhej I vjetri.
 Që novation të shërbente si mënyrë e shuarjes së detyrimit të vjetër për shkak se ishte krijuar I riu, duhej të
plotësonte këto kushte:
a) Midis detyrimit të vjetër I cili shuhej dhe detyrimit të ri që ishte krijuar duhej patjetër të ekzistonte uniteti I
prestrimit që ishte borxh.
b) Detyrimi I vjetër I cili shuhej dhe detyrimi I ri që ishte krijuar, duhej patjetër të ndryshonin diqysh, duhej të
ekzistonte doemos aliquid novi.
c) Në çdo novacion duhej të ekzistonte patjetër edhe animus novardi, gjegjësisht vullneti I shprehur I palëve që
detyrimi I vjetër të shuhet mu pse ishte krijuar I riu.
d) Çdo novacion I lidhur në rregull në formë verbale, në idem debitum me aliquid novi me animus novandi kishte dy
pasoja themelore: shuhej detyrimi I vjetër me te gjitha aktivet akcesore.
e) Lloj I veçantë I novacionit ishte e ashtuquajtura novation necessaria apo përtërimi I domosdoshëm I borxhit.
COMPENSATIO

 Compeatio apo kompenzimi I borxhit,


 Në të drejtën e lashtë romake kompenzimi mund të bëhej vetëm me marrëveshjen e palëve, në të drejtën klasike
ekzistonte kompenzimi vullnetar, ligjor dhe gjyqësor.
 Justiniani e pranoi institucionin e kompenzimit të krijuar gjatë kohës së të drejtës klasike dhe I dha këtë
përmbajtje:
 Të gatshme për kompenzim ishin të gjitha detyrimet, me përjashtim të aktiveve mala fide dhe aktiveve të
depozitarëve.
 Detyrimet që duhej kompenzuar duhej të ishin patjetër reciproke, të njëllojshme, likuide apo të qarta dhe që të
caktohen lehtë.
 Kompenzimi nuk ekzistonte midis detyrimit të paditur të maturuar dhe kundër kërkesës e cila duhej të maturojë.
MËNYRAT JO AQ TË RËNDËSISHME TË SHUARJES SË
DETYRIMEVE IPSO JURE
 Përpos rasteve të përmendura të shuarjes së detyrimeve, ekzistonin edhe shumë mënyra të tjera që vepronin ispo jure.

a) Contrarius consensus ishte mënyrë e shuarjes së detyrimeve që buronin nga kontrata konsensuale, detyrimet e lidhura me marrëveshje të thjeshtë
zgjidhen me marrëveshje të kundërt.
b) Obligatat e kushtëzuara dhe të afatëzuara pushonin ose kur plotësohej kushti ose kur skadonte afati për të cilin ishin kontraktuar.
c) Me marrëveshje të thjeshtë për faljen e borxhit shuheshin të gjitha marrëdhënjet obligatore të krijuara me delikte dhe të gjitha marrëdhënjet
obligatore nga kontrata bonae fidei.
d) Njëra nga mënyrat e shuarjes së detyrimeve ipso jure ishte edhe confusion apo rasti cum in eadem persona jus stipulatoris promittentisque deventi
– kur mbi të njëjtin person shkrihej edhe aktivi I kreditorit edhe borxhi I debitorit.
e) Detyrimet me natyrë lucrative që figuronin dare certam rem shuheshin edhe atëherë kur kreditori në ndonjë mënyrë tjetër lucrative kishte nxjerrë
objektin e detyrimit dhe jo me veprimine debitorit.
f) Detyrimet shuheshin edhe me shkatërrimin aksidental të objektit të prestrimit, kur ishte fjala per detyrimet qe kishin per objekt sendet e caktuara
in speciae.
g) Vdekja e palëve në marrëdhënjen obligatore vepronte si mënyrë e shuarjes së detyrimeve deliktore, ndërsa prej atyre kontraktuese vetëm të
obligatave intuit personae.
h) Obligatat shuheshin në emër të dënimit për shkak të përdorimit të vetëmbrojtjes së palejuar dhe per shkak te perdorimit te vetembrojtjes se
palejuar dhe per shkak te cedimit te aktivitetit ad potentiores.
i) Detyrimet pushonin edhe nga moskryerja e gjate apo parashkrimi.
SHUARJA E DETYRIMEVE OPE EXEPTIONIS – PACTUM DE NON
PETENDO

 Pactum de non petendo ishte marrëveshje joformale në bazë të së cilës kreditori ja falte debitorit borxhin ose në
tërësi, ose pjesërisht ose përkohësisht ose përherë, falja e borxhit në tërësi quhej pactum in rem, ndërsa pjesërisht
transactio.
 Falja e përkoshme e borxhit ishte pactum de non petendo ad tempus, ndersa ajo e përhershme pactum de non
petendo perpetuum.
 LITIS CONTESTATIO IN JUDICIA IMPERIO CONTINENTIA – në kontestet e zhvilluara sipas dispozitave të së
drejtës honorare nuk kishte atë rëndësi s novation necessaria, parimi “ne bis in idem” krijonte exception rei in
judicium deductae ose exception rei judicatae,
 Me kete kundershtim te debitorit refuzohej padia e kreditoreve.
PASOJAT E MOSKRYERJES SE DETYRIMEVE – MATURIMI I
DETYRIMEVE

 Detyrmiet që nuk ishin as të afatizuara as të kushtëzuara maturoheshin në momentin e krijimit, detyrimet e


afatizuara dhe te kushtezuara maturoheshin pas skadimit te afatit apo plotesimit te kushtit te parashikuar.
 Pasojat themelore e maturimit te detyrimeve ishte e drejta e kreditorit te kerkoje kryerjen e prestrimit qe ishte
borxh pa rrezik qe te refuzonte per shkak te plus petition tempore.
 FUQIA MADHORE – Kur kryerja e detyrimeve ishte e pamundshme për shkak të veprimit të ngjarjeve natyrore
te cilave nuk mund t’u përballojë njeriu, detyrimi I debitorit që ta kryej prestrimin e premtuar shuhej here-here:
debitor secures est.
 I tërë dëmi e goditte debitorin: species perit cui debetur, kur ishte fjala per detyrimet qe kishin per objekt sendet e
pazevendesueshme.
 Kur ishte fjala për detyrimet të cilat për objekt kishin sendet e caktuara in genere, detyrimi nuk shuhej, gjersa të
ekzistonte mundësia të gjendeshin patjetër sendet që ishin objekt prestimi. Këto ishin rregullat mbi të
ashtuquajturën fuqi madhore apo vis major.
VONESA E KREDITORIT
 Vonesa e kreditorit apo mora creditoris ekzistonte kur kreditori kishte refuzuar pa arësye kishte bërë të
pamundshme që debitori ta kryej në rregull dhe me kohë prestrimin e premtuar.
 Nuk kishte vonesë kreditorit kur kryerja e ofruar nuk I përgjigjej të gjitha kërkesave për solucionin e drejtë: kur
nuk ofrohej në shumën e kontraktuar, në kualitetin e kontraktuar, në kohën e kontraktuar dhe në vendin e
kontraktuar. Pasojat themelore e vonesës së kreditorit ishte zvogëlimi I përgjegjësisë së debitorit.
 VONESA E DEBITORIT – vonesa e debitorit apo mora debitoris shfaqej kur debitori me faj të tij nuk e kryente
prestrimin që kishte borxh, shkalla e fajita të debitorit në disa detyrime caktohej në mënyra të ndryshme.
 Që të shfaqej vonesa e debitorit, përveç fajita të debitorit kërkohej edhe sa vijon:

a) Nuk mund të kishte vonesë debtor kur nuk ekzistonte detyrimi I mbrojtur juridik, detyrimet e mbrojtura juridike
ishin të gjitha detyrimet që buronin nga kontrata, deliktet dhe variae causarum figurae.
b) Që të kishte vonesë debitori, nevojitej të ekzistonte detyrimi I maturuar.
c) Që të shfaqej vonesa e debitorit, nevojitej që kreditori të kërkojë kryerjen.
d) Debitori I cili me fajin e tij as pas thirrjes se kreditorit nuk e plotesonte detyrimin e maturuar, te mbrojtur
juridikisht, I shtrohej pasojave negative te mora debitoris.

You might also like