Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 37

Receta

Magjistër i
farmacisë
Jehona Xheladini
Receta
Ështe dokument zyrtar, në të cilën mjeku jep
udhëzime për farmacistin për mënyrën e përgatitjes
dhe dhënies së barit.
Përshkrimi i recetës duhet të jetë i plotë dhe i
përpiktë nuk lejohen përmirësime dhe nuk mund të
shkruhet me laps. Receta shkruhet në gjuhën latine
me numra romak dhe numra arab, me numra arab
shprehet sasia e dozës së barit, kurse me numra
romak sasia e paketimeve per format farmaceutike:
tab, caps, pulvis, amp .
Fjala recetë rrjedh nga gjuha latine që dmth:
përshkrim, dispozitë, rregull.
Receta
 Ekzistojnë 3 lloje të recetave:
 1. Recetat magjistrale (Formulae magistrales)
 2. Recetat oficinale (Formulae officinales)
 3. Recetat për barnat e gatshme
Disa rregulla të shkruarjes së recetës

 Emrat e barnave shkruhen në gjuhën latine, në rasën gjinore


(genitiv)
 Në recetat magjistrale dhe oficinale sasia e substancës shënohet
me gram (g)
me numra arab dhe me presje decimale
 1.0 gramma unum 1 gram g
 0.1 decigramma unum 1 decigram dg
 0.01 centigramma unum 1 centrigram cg
 0.001 miligramma unum 1 miligram mg
 0.000001 micrograma unum 1 mikrogram
 1 gram (1g)= merret sa pesha e 1ml ujë të destiluar në C
. Në recetë shkruhen disa fjalë:
 cito = shpejt
 statim = menjëherë
 necesse et= është e domosdoshme
 non repetatur= të mos përsëritet
 verte= ktheje
Receta përbëhet prej këtyre pjesëve

Inscriptio
Invocatio
Ordinatio
Subscriptio
Signatura
Nomen medici
Inscriptio
Inscriptio është kreu i recetës në të cilën
gjenden të dhënat për organizatën
shëndetësore që e ka lëshuar recetën,
mënyrën e sigurimit shëndetësor të
pacientit, emrin e pacientit, numrin amë,
numrin e librezës shëndetësore, adresa e
pacientit.
. Inscriptio
Invocatio
Invocatio është pjesa më e shkurtër e
recetës, e cila shkruhet në anën e majtë të
recetës me shkurtesë Rp që do të thotë
recipe-merr
.

Invocatio
Ordinatio
Ordinatio është pjesa kryesore e recetes
në të cilën shkruhen bari, doza në gram
njësi internacionale në gram ose promil
me numra arab. Shkruhet në gjuhën latine
nuk lejohet kurrë far shkurtimi i emrave
sepse një gje e tillë shkakton gabime
fatale. Ordinatio shkruhet për të tri llojet e
ndryshme të barnave: magjistral, oficinal,
gatshëm
Ordinatio për bar magjistral
Në ordinatio emrat e barnave shkruhen në
gjuhën latine njëri mbi tjetrin me shkronjë
të madhe me rënditje në bazë të presjes
decimale
Acidi salicylici 2.0
Acidi benzoic 6.0
Ordinatio për barnat magjistral përbëhet
nga këto pjesë
A) Remedium cardinale- bari kryesor
bartës i veprimit farmakologjik
B) Remedium adjuvans- substanca
ndihmëse shëruese
Kjo substancë përforcon, potencon, rrit,
ndihmon, plotëson veprimin e barit
kryesor (veprim sinergjik) me barin
kryesor
.
C) Remedium corrigens- për të korrigjuar
shijen ose aromën e keqe të barit
Për të zbutur veprimin irritues lokal të
barit
Lehtëson pirjen e barit nga fëmijët
.
D) Remedium constituens-
I jep formën barit
Përcakton konzistencën
Përcakton sasinë e përgatitjes
Shërben si bartëse e substancave tjera
shëruese
Recetë magjistrale
Inscriptio
Invocatio
Ordinatio
-Natrii salicylatis 20.0 R.cardinale
-Natrii hydrogencarbonatis 10.00 R.adjuvans
-Aqua menthae piperitae 60.0 R.corrigens
-Aqua destillatae ad 300.0 R.constituens
Subscriptio
.
Misce fiat mixtura-
Da ad vitrum
Signatura
S- nga një lugë gjelle të pihet në çdo 4h
 Nëse dy ose më shumë substanca shkruhen në recetë në sasi
të njejtë atëherë numri i cili tregon sasinë e cdo substance
shkruhet në substancën e fundit me shkurtica ăă –anna partes
aquales në pjesë të barabarta

Ammonii chloride
Natrii benzoatis ăă 0.2
.
 Sasitë e shprehura në përqindje shkruhen me numra arab pranë
shenjës %.Përqëndrimi terapeutik tregon se sa gram të substancës
aktive gjenden në 100g të përgatesës.
 Kur mjeku nuk e cakton sasinë e vehikulumit, atëherë në ordinatio
pas emrit të vehikulumit , në vend të sasisë duhet shkruar:
quantum satis sa është e nevojshme q.s
 Nëse mjeku qëllimisht e tejkalon dozën maksimale terapeutike,
dozën e tejkaluar e shënon edhe me germa edhe (në kllapa)
shkruan një pikëçuditëse(!) dhe vërteton me nënshkrim dhe
faksimil pranë sasisë së shprehur me fjalë.
Ordinatio për bar oficinal
Së pari shkruhet forma e barit në rasën
gjinore pastaj emri i barit dhe sasia e tij
me shifra arabe me presje dhjetore.

Oculenti Cortisolonis acetatis 10.0


Ordinatio për bar të gatshëm
Së pari shkruhet emri i barit në rasën
emrore , forma farmaceutike dhe në fund
doza e barit
Hydrocyclin ung ă 5.0
.

Ordinatio për
bar të gatshëm
Subscriptio
është pjesa e recetës e cila përmban
udhëzime se në cilën formë duhet dhënë
bari( pluhur, tretësire, pomadë) dhe si jepet
bari në kuti, shishe apo tubë
Shkruhet në rasën kallëzore(akuzativ)
Subscriptio për barnat magjistrale
“Misce”- përziej (M.)
“fiat”- të bëhet (f.) ose “fiant”-të bëhen
Pra “Misce fiat” shkurtesa (M.f)
Pas tyre shkruhet forma e barit
Psh. Misce fiat unguentum
Misce fiat solutio
Udhëzimi për mënyrën e paketimit
 “Da”-jep ose “Detur”- jepni
“Dentur”- të jepen (shkurtesa=D)
 Pastaj shkruhet forma e paketimit
 Da ad vitrum= jep në shishe
 Da ad vitrum nigrum= jep në shishe të errët
 Da ad scatulam= jep në kuti
 Da ad sacculum= jep në qeskë
 Da ad vitrum sub. Signo veneni= jep në shishe me
shenjën e helmit
 Da ad vitrum collo amplo= jep në shishe me grykë të gjërë
 Da ad vitrum guttatorium= të jepet në shishe pikatore
.
 Nëse shkruhet numri i dozave, shënohet:
 “Da tales doses”= jep në doza të tilla (shkurtesa= D.t.d)
pastaj shënohet numri i dozave= me shifra romake dhe
në kllapa shkruhet edhe me germa në gjuhën latine.
 Psh. Da tales doses Nr. X (decem) ose
 D. t. d. Nr. X (decem)
 Nëse është dhënë sasia e tërë e substancës dhe ajo
duhet ndarë në doza të barabarta e shkruajmë
“Divide in partes aequales”= ndaje në doza të barabarta
shkurtesa (div. in. d. aeq)
Subscriptio për bar të gatshëm
 Këtu shkruhet sasia e paketimeve origjinale me numra
romaik dhe fjalë latine
 Da scatulam originalem Nr. 1(unam)
Da lagenum originalem Nr. 2( duo)
Kohët e fundit llojllojshmëria e paketimeve origjinale si
dhe përsosshmëria e ambalazhit e vështirëson gjetjen e
barit adekuat prandaj në shumicën e rasteve shkruhet
Da occlusionem praeformata= jep në paketime origjinale
.

Subscriptio
Signatura
Signatura është pjesë e recetës e cila
përmban udhëzimin për mënyrën e
përdorimit të barit. Signatura duhet të jete
e shkruar në gjuhën e pacientit dhe duhet
nga ana e farmacistit qe t’i sqarohet
pacientit
.

Signatura
.
 Nëse pacienti dëshiron vetë të dozojë barin duhet të
dijë se :
 1 lugë kafe përmban 5ml
 1 lugë gjellë përmban 15ml
 1 gotë raki përmban 50 ml
 1 gotë ujë përmban 150-200ml
 1ml tretësirë ujore përmban 20 pika
 1ml tretësirë vajorë përmban 40 pika
 1ml tretësirë alkoolike përmban 50-60 pika
Nomen medici
është pjesa e fundit e recetës që përmban
emrin dhe mbiemrin e mjekut faksimilin dhe
nënshrkimin e tij, vula e organizatës, data e
dhënies së recetës.
Recetat akute: vlejnë deri 3 ditë
Recetat kronike: vlejnë 30 ditë që nga
përshkrimi i recetës.
Pas kësaj plotësohet pjesa nga farmacisti me
datën e dhënies së barit, vulën e organizatës,
nënshkrimi dhe faksimili i farmacistit.
.

Nomen medici
Shkurtesa për format farmaceutike

Tableta= tab, tbl


Kapsula= caps
Pluhura= pulvis
Tretësira= sol
Kremra= cream
Supozitorët= supp
Vaginaletat= vag
Suspensionet= susp
Shurupet= sir
Xhelet= gel
Tabletat eferveshente= Eff
Oribletat= orib
Detyra
1.Të shkruhet një recetë në formë të gatshme për tableta 50mg diclofenak, e
njejta të merret dy herë në ditë pas ushqimi.
Rp/
Diclofenac, tab ă 50mg
Da scatulam originalem N.1(uno)
S 2x1 pas ushqimi

2. Tëshkruhet një recetë në formën magjistrale për tretësiren e acidit borik
3% dhe aqua destillatae 100ml, për përdorim të jashtëm tre herë në ditë
Rp/
Acidi borici 3g
Aqua destillatae 100g
Misce fiat solutio
Da ad vitrum
S 3x ne ditë për përdorim të jashtëm
.
3. Tëshkruhet një recetë oficinale të pluhurit karbon medicinal (Carbo
medicinalis) në sasinë 100g, të merret 3 herë në ditë nga një lugë të kafes.
Rp/
Pulvis, Carbo medicinalis ă 100.0
Da ad sacculum
S 3x në ditë nga një lugë kafe

4. Të shkruhet një recetë për bar të gatshëm, për barin esomeprazol 20mg
në formë të kapsulave, terapia të përdoret dy herë në ditë para ushqimi.
Rp/
Esomeprazol, caps ă 20mg
Da scatulam originalem N.1(uno)
S 2x1 para ushqimi
.
5. Tëshkruhet një recetë për suspensionin
amoxicillin 250mg/5ml, në formë të
gatshme të jepet çdo 8h nga 2.5ml
Rp/
Amoxicillin, susp ă 250/5ml
Da lagenum originalem N.1(uno)
S 3x2.5ml cdo 8h
.
Faleminderit!

You might also like