ILUMINIZMI

You might also like

Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 10

ILUMINIZMI

Punoi:Eralda Ndreu
OBJEKTIVAT
• Cfare eshte iluminizmi?
• Cila eshte periudha historike kur u
zhvillua kjo levizje kulturore dhe
shkaqet qe ndikuan?
• Cilet jane iluministet e pare ?
• A vazhdoni iluminizmi ne ditet e
sotme?
Cfare
eshte
iluminizmi
• Iluminizmi ishte një lëvizje kulturore dhe filozofike që u përhap
në Evropë nga fillimi i qindvjeçarit të XVIII gjerë në Revolucionin
francez, që u skalit nga përpjekja e çlirimit nëpërmjet arsyes nga
mendimi, nga këmbëngulja dhe përfytyrimi, paragjykimet
dhe ideologjitë e trashëguara dhe pranimi i diturisë së re të fituar.Ky
shekull u quajt "Shekulli i artë".Iluministët ishin dijetarë dhe
thirreshin filozofë.Iluminizmi lindi në Angli e Francë, e më vonë u
përhap në të gjithë evropën.Fjala iluminizëm do të thotë ndriçim.
Cila eshte periudha historik kur u
zhvillua kjo levizje kulturore
• Rilindja shënoi një hapje ndaj kulturës përparimtare botërore nga
më të mëdhatë që kishte njohur kultura shqiptare deri atëherë.
Ishte koha kur kombi shqiptar vendosi lidhje më të dendura me
idetë dhe kulturën përparimtare të popujve të tjerë, përfitoi nga
thesari i kulturës së Perëndimit dhe sidomos nga Rilindja
Evropiane, nga iluminizmi i saj. Pikërisht nën ndikimin e këtyre
faktorëve të rinj u formuan mendimtarët, ideologët dhe iluministët
shqiptarë të epokës së Rilindjes.
• Përhapja e dijeve, e arsimit dhe e kulturës kombëtare, që përbënte
një nga drejtimet kryesore të Rilindjes e të iluminizmit shqiptar,
vlerësohej nga mendimtarët rilindës si një nevojë që shtronte
zhvillimi ekonomik, shoqëror e kulturor i vendit, si një kusht i
domosdoshëm i përparimit material e shpirtëror të kombit shqiptar.
Rilindësit e kuptuan këtë nevojë historike dhe iluminizmi i tyre i
shërbente plotësimijt të kësaj kërkese të shoqërisë shqiptare. 
• Përhapja e kulturës dhe e arsimit kombëtar do të ndihmonin në emancipimin
e popullit shqiptar nga fanatizmi, prapambetja, intoleranca e nga dasitë
fetare, të mbjella nga sundimtarët osmanë. Por iluminizmi shqiptar kishte
disa tipare dalluese në krahasim me atë të vendeve të tjera, duke përfshirë
këtu edhe vendet fqinje, që diktoheshin nga gjendja e kombit shqiptar në
Perandorinë Osmane dhe nga politika e saj diskriminuese. Duke zbatuar
parimin fetar në përcaktimin e përkatësisë etnike të popullsisë, qeveria
osmane nuk e njihte kombësinë shqiptare, të cilën e ndante, sipas besimit
fetar, në tri pjesë, që ajo i quante të ndryshme: myslimane, ortodokse dhe
katolike. Si pasojë, sipas sistemit mesjetar e obskurantist të “miletit” (të
kombësisë), të vendosur nga sulltanët osmanë, për turqit myslimani shqiptar,
si i çdo kombi tjetër, ishte turk, ortodoksi grek e katoliku latin (italian).
Shkaqet qe ndkiuan ?
• Fazat që shtyën deri tek iluminizmi ishin:
• Zbulimi i Amerikës
• Rilindja
• Reformacioni fetar
• Pas këtyre ngjarjeve filozofia është
subjektiviste kërkimi i Zotit behët nga vetë
individi. Rryma e kundërt e iluminizmit është
romantizmi.
• Iluminizmi ka qenë një lëvizje e borgjezisë evropiane në periudhën e
përgatitjes dhe të kryerjes së revolucioneve të shek. XVIII-XIX. Ai
drejtohej kundër rendit feudal dhe kulturës së tij, kundër obskurantizmit
mesjetar e të gjitha formave të ideologjisë së prapambetur dhe përpiqej
për përhapjen e arsimit e të diturisë. Jehona e këtij iluminizmi të vendeve
evropiane, ashtu si ajo e ideve të mëdha të Revolucionit francez të 1789-
s dhe të revolucioneve të 1848-s që tronditën Evropën, u ndie edhe në
Shqipërinë e atëhershme, u pasqyrua në ideologjinë dhe në programin e
Rilindjes Shqiptare. Shumë nga udhëheqësit e Lëvizjes Kombëtare
Shqiptare (në mënyrë të veçantë ideologët e Rilindjes) ishin frymëzuar
nga këto ide përparimtare të revolucioneve evropiane dhe patën nxjerrë
mësime prej tyre. Të panumërt ishin gjithashtu shqiptarët, madje edhe
disa nga rilindësit e njohur, që kishin marrë pjesë në revolucionet
kombëtare të shteteve fqinje, në ato grek, rumun e serb, si edhe në
revolucionet e vendeve të Evropës. Këta u bënë të ndërgjegjshëm se
idetë e këtyre revolucioneve duhej të përhapeshin e të përqafoheshin
edhe nga shqiptarët.
Kush e
themeloi
iluminizmin
A vazhdon iluminizmi ne ditet e
sotme?

JO

You might also like