Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 15

Leksioni 8

TRRJETAT GLOBALE KOMPJUTERIKE

Prof. Dr. sc. Ramadan Beqiri


RRJETAT GLOBALE KOMPJUTERIKE
2

Rrjetat globale kompjuterike kanë filluar të formohen në fund të viteve të


60-ta të shekullit të XX-të. Rrjeti i parë global kompjuterik është quajtur
ARPANet dhe u zhvillua në vitin 1969 nga Ministria Amerikane e Mbrojtjes
(ang. American Department of Defence). Rrjeti ARPANet së pari u përdor
për këmbimin e postës elektronike (ang. e-mail), dhe përfshinte disa
kompjuter të mëdhenjë (ang.main frame) të cliët kanë qenë të ndërlidhur
njëri me tjetrin.
Që nga paraqitja e parë e ARPANet, janë i zhvilluar shumë rrjete tjera
kompjuterike. Inetrneti bën lidhjen e kompjuterëve në mes veti që të
komunikojnë njëri me tjetrin, i njohur me emrin WAN.
Prof. Dr. sc. Ramadan Beqiri
Interneti
3

Interneti është paraqitur në vitet e 80-ta dhe të 90-ta të shekullit


të XX, por fillet e paraqitjes së tij janë në rrjetat globale
kompjuterike të cilat janë paraqitur në fund të viteve të 60-ta të
shekullit të XX (më sakt në vitin 1968).
Emërtimi internet ka këtë domethënie:
INTERnational NETwork.
Interneti është rrjeti më i madh në botë.

Prof. Dr. sc. Ramadan Beqiri


Zhvillimi i Internetit
4

Interneti është zhviliuar në një mjet efektiv për individët dhe ndërmarrjet
për të ofruar informata lidhur me produktet e tyre.
Përmes Internetit mund të:
Komunikoni. - të dërgoni e-mail porositë, dokumentet dhe të dhënat, të
merrni pjesë në konferencat elektronike.
Të qaseni në informata. - të kërkoni dokumente, baza të të dhënave në
biblioteka, katalogje, të lexoni broshura elektronike, libra apo konkurse
të merrni pjesë në diskutime të bashkoheni në diskutime interaktive në
grupe duke përdorur transmetimin e zërit.
Të furnizoheni me informata. - të transferoni fajllat dhe tekstin nga
kompjuteri programet kompjuteristike, grafikonet etj.
Të argëtoheni. - të luani video lojra, të shikoni video klipe, të ndëgjoni
muzikë, të lexoni gazeta dhe libra të ilustruara.
Prof. Dr. sc. Ramadan Beqiri
Qasja në internet
5

Fizikisht kycija në Internet bëhet në tri mënyra:


- me anë te modemit
- nga rrjeti lokal
- nga rrjeti digjitaI i sherbimeve të iniegruara
Modemi përdoret nëse duam të kyqemi në Internet përmes
linjës telefonike. Në këtë rast kompjuteri merr rolin e terminalit
të kyqur në kompjuerin qendror (ang. mainframe)
Nëse kompjuteri është pjesë e ndonjë rrjeti lokal qasja në rrjete
është e mundur nëpërmjet sistemit gejtvejë (ang. gateways), i
cili u mundëson rrjetave që të komunikojnë në mes veti.

Prof. Dr. sc. Ramadan Beqiri


...
6

Në qoftë se ekziston lidhja në rrjetin digjital të shërbimeve të


integruara, përkatësisht modemi ose lidhja telefonike digjitale
(ang. ISDN), qasja në Internet realizohet në mënyrë të
drejtpërdrejtë. Qasja e drejtëpërdrejtë në Internet paraqet nivelin
më të lartë dhe më të shtrenjtë të Iidhjes në Internet. Kjo mënyrë
e lidhjes në Internet lejon qasjen 24 orë në ditë.

Prof. Dr. sc. Ramadan Beqiri


Serviset e internetit, hulumtimi dhe gjetja
e të dhënave
7

Interneti si rrjetë e rrjetave është shembulli më i mirë i rrjetit me


vlerë shtesë. Serviset më të njohura të Internetit janë: World Wide
Web, posta elekironike (e-mail), lista dërguese, marrja e të
dhënave në distancë, puna në grup.
Interneti si rrjetë globale paraqet një fond të madh të informatave
vlera e të cilave praktikish është e pamatshme. Ekziston një numër
i veglave të cilat dallohen njëra nga tjetra por të cilat praktikisht
lehtësojnë hulumtimin dhe gjetjen e të dhënave në Internet.

Prof. Dr. sc. Ramadan Beqiri


...
8

Me rëndësi të veqantë për ndërmarrjen dhe menaxherët është aftësia e


Internetit e njohur si World Wide Web (www) e cila ofron rnundësi të
mëdha për kryerjen e biznesit. World Wide Web është një rrietë
kompjuterike e bazuar në Internet e cila lejon gë individët nga një
kompiuter të qasen në informatat e deponuara në ndonjë kompiuer tjetër.
Kështu, ata mund të shikojnë Web-sajtet, përkatësisht grupin e
dokumentave të cilët prezentojnë informatat me të cilat disponohet.
World Wide Web ka filluar të përdoret në vitin 1989 dhe ështe një sistem i
informatave të ndërlidhura të cilat jetojnë në Internet. World Wide Web
është një sistem me standarde të pranuara univerzale për gjetjen, furnizimin
dhe paraqitjen e informatave në një rrethinë të re të kompjuterizuar.
WWW paraqet servisin e rrjetit për organizimin e të dhënave të cilat ju
ofrohen shfrytëzuesve të Internetit në formë të dokumentit të hipermediave
(ang. Web pages).
Prof. Dr. sc. Ramadan Beqiri
Krijimi i web prezantimit
9

Krijimi i web prezantimit mbulon:


- Analizën e materjalit: të cilin ndërmarrja planifikon ta përdor për të
realizuar Web prezentimin.
- Krijimin dhe rregullimin e identitetit grafik të ndërmarrjes
- Arkitekturën Web prezentuese dhe sistemin drejtues
- Regjistrimin e domenit dhe hapjen e e-mail porosisë
- Realizimin fizik të Web prezentimit interaktiv të multimediumit
- Instalimin e prezentimit në Web server me ISP (ang. Internet
Service Provider)
Regjistrimin e Web prezentimit në disa makina Web hulumtuese

Prof. Dr. sc. Ramadan Beqiri



10

Mirëmbajtjen e Web prezentimit siq janë:


Freskimi i të dhënave të bëhet nga ndërmarrja.
Ndryshimet e kërkuara ( të cilat përfshijnë më shumë njohuri
programuese duhet të bëhen nga Web kontraktuesit)
Realizimi fizik i prezentimit interaktiv dhe të multimediumit
përmban:
Lidhjet (tekstuale dhe grafike), animacionet, flesh animacionet
(animacionet e shpejta)
Versionin e sajteve, përkrahjen e bazës së të dhënave dhe çdo
gjë tjetër që mund ta bëjë prezentimin më interesant, me
kualitativ dhe më atraktiv.

Prof. Dr. sc. Ramadan Beqiri


...
11

Për këtë duhet të: negocohet lidhur me elementet fillestare:


1. Kërkesat e përgjithshme estetike
2. Qasjen multilinguistike (të vendoset se në cilat dhe në sa gjuhë do të
bëhet prezentimi)
3. Të organizohet përmbajtja (çka duhet të përmbaj Web prezanntimi)
4. Mënyra e prezantimit
5. Dizajnimi (kreu, prapavija, ngjyrat)
6. Faqet shtesë
7. Lista e e-mailave (të njoftohen shfrytzuesit për ngjarjet e reja)
8. Vendi i Iokcionit
9. Lidhjet e mundshme
10. Kërkesat tjera specifike
Kështu do të keni një Web prezentim i cili do të plotësoj shumë kerkesa:
do të hulumtohet lehtë, do të jetë informues dhe do të hapet shpejtë.
Prof. Dr. sc. Ramadan Beqiri
Fazat e zhviIIimi të rrjetave kompjuterike
12

Posta elektronike (angi. Electronic Mail) ose e-mail së bashku me


WWW paraqet formën më të shpeshtë të afarizmit informatik në rrjetë.
Posta elektronike ka eleminuar dërgimin kiasik të porosive dhe bisedave
telefonike duke mundësuar komunikim me pjesë të ndryshme të
ndërmarrjes, me individ, me partner afarist, dhe institucione në pjesë të
ndryshme të rruzullit tokësor.

Prof. Dr. sc. Ramadan Beqiri


Intraneti dhe ekstraneti
13

Kualiteti i shërbimeve të Internetit dhe dobitë e ofruara nga ai kanë bërë


që shumë kompani dhe subjekte afariste të zhvillojnë rrjetat e tyre private
duke përdorur filozofinë e Internetit. Është fjala për rrjetat private ku
aplikohen standarde të komunikimit të njëjta me ato të Internetit.
Intraneti (ang. Intranet) funksionon në menyrë të ngjajshme dhe
kompatibile me Internetin. Ndërmarrjet mund të përdorin standardet e
rrjetave dhe Web teknologjinë për të krijuar rijetat private të quajtura
Intranet.
Intraneti është një rrjetë e brendshme kompjuterike në ndërmarrje e cila
mund të sigurojë qasje në të dhënat në ndërmarrje. intranetet mund të
krijojnë aplikacione të rrjetit të cilat mund të startohen nga sektorët e
ndryshëm të ndërmarrjes. Intraneti është rrjetë private e cila është e
mbrojtur nga vizitorët përmes sistemit mbrojtës.
Prof. Dr. sc. Ramadan Beqiri
Ekstraneti
14

Disa ndërmarrje iu Iejojn individëve dhe ndërmarrjeve tjera të jashtme


të kenë qasje të kufizuar në Intranetet e tyre. Intranetet private të cilat iu
lejojnë qasje shfrytëzuesve të jashtëm quhen Extranete (ang. Exranet).
Ektraneti përbëhet nga disa rrjeta të pavarura private dhe funksionon
sipas principeve të Internetit.
Ekstranetet janë veqanërisht të dobishme për lidhjen e ndërmarrjeve me
konsumatorët apo partnerë afarist. Përdoren për këmbimin elektronik të
të dhënave, per të siguruar qëndrueshmërinë e produkteve, kohën e
dërgesës.
Shembull:
Blerësit e autorizuar mund të lidhen në Intranetin e ndërmarrjes për të siguruar
informata lidhur me shpenzimet e produkteve dhe vetitë e tyre. Ndërmarrjet
mund të përdorin sistemin mbrojtës për të siguruar se qasja në të dhënat e tyre
interne është e kufizuar, e sigurt dhe vetëm nga personat e autorizuar.
Prof. Dr. sc. Ramadan Beqiri
Pyetje
15

You might also like