Download as ppt, pdf, or txt
Download as ppt, pdf, or txt
You are on page 1of 57

Kontabiliteti i kostos dhe

kontabiliteti i menaxhmentit
në mjedisin biznesor

Kapitulli 1
Ligjërata 1
1-1
Zanafilla e kontabilitetit të dyfishtë
• Historia e kontabilitetit fillon kur njerëzit mësuan që të
shkruajnë (regjistrojnë) veprimtarinë e tyre ekonomike.
• Regjistrimet e hershme financiare datojnë qysh në kohën e
Babilonisë, Asirisë dhe Sumerisë përkatësisht para 7.000
viteve, në kohën kur tregtarët e mbretërive në mes të lumenjve
të Tigrit dhe Eufratit regjistronin me përpikëri shitjet,
shpenzimet dhe inventtarin e mallit përkatësisht të korrave
dhe bagëtisë.
Zanafilla e kontabilitetit të dyfishtë
• Në mes të mileniumit të 4-të dhe 3-të p.k, liderët në pushtet dhe
priftërinjtë në Iranin e lashtë kishin njerëz që mikëqyrnin
çështjet financiare.
• Në Godin Tepe dhe Tepe Jahja, argumentet që janë përdorur për
llogarimbajtje në formë të dorëshkrimeve nga balta, u gjetën në
ndërtesa që kishte dhima të mëdha për ruajtjen e të lashtave.
Zanafilla e kontabilitetit të dyfishtë
• Gjatë mijëvjeçarit të parë p.e.s, zgjerimi i tregtisë dhe biznesit
ka zgjeruar edhe rolin e kontabilitetit.
• Fenikasit e vjetër shpikën një alfabet fonetik «ndoshta për
qëllime të kontabilitetit»
• Ka prova se një individ në Egjiptin e lashtë ka mbajtur titullin
«kontrollor i shkrimeve»
• Praktikimi i kontabilitetit ishte i ndikuar edhe nga Roma
antike siç dëshmohet nga «veprat e Augustit hyjnor» si dhe
nga Perandoria Persiane,

1-4
Zanafilla e kontabilitetit të dyfishtë
• Shembull edhe më i detajuar dhe kompleks i përdorimit të
kontabilitetit është regjistruar gjatë udhëheqjes së kalifatit të
dytë Islam nga Umer Ibn el-Hatabi.
• Sistemi kontabël i Umerit u shfrytëzua me disa ndryshime nga
udhëheqësit mysliman gjer në kohën e Perandorisë Osmane.

1-5
Zanafilla e kontabilitetit të dyfishtë
• Libri i parë i shkruar mbi kontabilitetin “Della Mercatvra et del
Mercante Perfetto” ishte shkruar nga ekonomisti kroat Benedetto
Cotrugli nga Duborovniku më 1458 por nuk u botua gjer më
1573.
• Për këtë arsye të mosbotimit, Luca Pacioli llogaritet si theme-lues
i kontabilitetit.
Zanafilla e kontabilitetit të dyfishtë

Luca Pacioli
Luca Pacioli botoi librin e parë
Zbulues i kontabilitetit të
të kontabilitetit, dyfishtë më 1494

Libri, përveç kontabilitetit, për-


mban edhe aritmetikë,

Ai bëri konstatimin e parë mbi


kontabilitetin e dyfishtë sipas të
cilit “pasuria është e barabartë
me detyrimet plus të drejtat”
Defino kontabilitetin
Definicioni i kontabilitetit
është
Kontabiliteti Identifikon
sistem i cili

Regjistron

informatat
Relevante Komunikon
që janë

Të besueshme
Për të ndihmuar
shfrytëzuesit për marrjen e
Të vendimeve më të mira
krahasueshme
Definicioni i kontabilitetit
Komponentë kyçë të këtij definicioni janë:

Sasiorë Ka të bëjë me numrat

Fokusohet në dimensionin financiar të


Financiarë biznesit
Si në aspektin teorik ashtu edhe në atë
praktik. Kjo do të thotë se rregu-llat e
Të shfrytëzueshëm kontabilitetit përherë janë bazu-ar në
kornizën teorike konceptuale.
Informacionet e kaluara mund të jenë
Për vendimmarrje të dobishme nëse kanë ndikim në
vendimmarrjen për të ardhmen.
Objekti dhe lënda e kontabilitetit

• Kontabiliteti është grup i koncepteve dhe tekni-


kave përmes që përdoren për të matur dhe rapor-
tuar informacionin kontabël të një njësie ekono-
mike.
• Kontabiliteti është disciplinë që merret me mble-
dhjen, përshkrimin, klasifikimin dhe komuniki-
min e rezultateve financiare.
Objekti dhe lënda e kontabilitetit

1. Të mbajë regjistrin e të dhënave në mënyrë specifike,


2. Të mbrojë pronarët e biznesit,
3. Të përcaktojë fitimin apo humbjen operative,
4. Të përcaktojë pozitën financiare të biznesit,
5. Të lehtësojë vendimmarrjen racionale,
6. Të sistemojë informacionin.
Llojet e kontabilitetit

1 - 13
Kontabiliteti financiar
• Kontabiliteti financiar ka të bëjë me informacionin
kontabël, që, përveç se përdoret nga drejtimi i njësisë
ekonomike, kryesisht, u komunikohet edhe përdoruesve
të jashtëm të informacionit. Kontabiliteti financiar është
ajo pjesë e sistemit të kontabilitetit që merret me matjen
dhe raportimin e gjendjes financiare dhe të rezultatit të
biznesit gjatë një periudhe të caktuar, në përputhje me
standardet ndërkombëtare të raportimit financiar
(SNRF).

1 - 14
Kontabiliteti financiar

• Kontabiliteti financiar fokusohet në sigurimin e


informa-cioneve financiare hisorike që nevojiten për
përgatitjen e pasqyrave financiare e të cilat plotësojnë
nevojat e inves-titorëve, kreditorëve dhe shfrytëzuesve
tjerë të jashtëm.
• Pasqyrat financiare janë të përdorshme edhe për
menaxh- mentin për planifikim dhe kontrollim të
operacioneve.

1 - 15
Katër pasqyrat bazike financiare
Pasqyra e rrjedhjes së Pasqyra e fitimeve të mbajtura
të parasë
Bilanci i gjendjes Pasqyra e të ardhurave

Pasqyrat financiare përmbledhin aktivitetet


financiare të biznesit.
Kontabiliteti financiar

Fokusi i tij është në palët e jashtme.


Matë dhe regjistron transaksionet biznesore.
Ofron pasqyrat financiare të bazuara në SNRF.

1 - 17
Kontabiliteti i menaxhmentit

Matë dhe raporton informacionet financiare


dhe jo financiare që ndihmojnë menaxherët
të marrin vendime për të plotësuar
qëllimet e organizatës

Fokusi i tij është në palët e brendshme.

1 - 18
Kontabiliteti i menaxhmentit

• Kontabilitet për:
 Planifikimin në biznes – Biznesi duhet të planifikoj për të
qenë i suksesshëm. Çfarë do të thotë të planifikosh? Do të
thotë të mendosh përpara, të vendosësh mbi kursin e
aksionit me qëllim të arritjes së rezultateve të dëshiruara.

 Planifikimi duhet t’i përfshijë të gjitha nivelet:

 Strategjik, afatmesëm, afatshkurtër


(buxheti)
Kontabiliteti i menaxhmentit
 Kontabilitet për:

 Kontrollin – sistemi i KM është i strukturuar në


atë mënyrë që informacionet janë të krijuara nga
secila “qendër përgjegjësie”

 Një qendër përgjegjësie është një njësi e organiza-


tës e udhëhequr nga menaxheri që është
përgjegjës për operacionet dhe performansën e
asaj njësie.
Kontabiliteti i menaxhmentit
 Kontabilitet për:

• Marrjen e vendimeve – KM krijon informacione të


shfrytëzueshme për vendimmarrje. Menaxhmenti
duhet të merr vendime të ndryshme me qëllim të
drejtimit të biznesit. Disa nga vendimet kryesore janë:
Prodho apo blej, prano apo mos prano një porosi
speciale, puno apo jo në një turn të ri, fikso apo jo
çmimin shitës, vendime mbi shpenzimet kapitale,
optimalizimi i produktit mix etj.
Llojet e kontabilitetit

Financiar Menaxherial
• Ofron informacione për • Ofron informacione për
shfrytëzues të jashtëm shfrytëzues të brendshëm
• Në përputhje me SNRF • Nuk është në përputhje
me SNRF
Financiar kundrejt menaxherial

Financiar Menaxherial
• Fokusi i jashtëm • Fokus i brendshëm
• Për të organizatën • Segmentar apo divizional
• Historike • Rrjedhëse/të projektuara
• Sasiore • Sasiore/cilësore
• Monetare • Monetare dhe jomonetare
• Të verifikuara • Të kohëpaskohshme
• SNRF • Përfitimi tejkalon kostot
• Regjistrim formal kontabël • Regjistrim kontabël formal dhe
joformal
Kontabiliteti i kostos
• Referencat e hershme të kontabilitetit të kostos në llogaritë e
fermës së Robert Loder-it në vitet 1610-1620.
• Përpjekje sporadike në Britani të Madhe dhe SHBA për të
instaluar sistemet e përllogaritjes së kostos më 1805.
• Koncepti i kostos primare i përdorur rreth vitit 1875 nga disa
industrialistë,
• Libri i parë i botuar mbi kontabilitetin e kostos më 1913 në
New York nga Nicholson.

1 - 24
Kontabiliteti i kostos
Ofron informacione si për kontabilitetin
e menaxhmentit ashtu edhe për atë financiar.
Matë dhe raporton të dhënat
financiare dhe jo financiare
Kontabiliteti i kostos është si një lloj ure në
mes të kontabilitetit të menxhmentit
dhe kontabilitetit financiar

1 - 25
Kontabiliteti i kostos
• Kontabiliteti i kostos - ofron informata për kontabilitetin e
menaxhmentit dhe kontabilitetin financiar. Kontabiliteti i
kostos matë, analizon dhe raporton informatat financiare
dhe jofinanciare në lidhje me koston e burimeve të sigu-
ruara ose të përdorura në një organizatë.
• Kalkulimi i kostos së produktit është funksion i kontabi-
litetit të kostos që u përgjigjet nevojave të vlerësimit të
inventarit në kontabilitetin financiar dhe nevojave të kon-
tabilitetit të menaxhmentit në marrjen e një vendimi për-
katës.
Kontabiliteti i kostos
• Kur kontabiliteti i kostos përdoret për të qenë në
përputhje me objektivat e kontabilitetit financiar, ai
matë dhe përcakton kostot në përputhje me SNRF-të.
• Kur përdoret për qëllime të brendshme, kontabiliteti
i kostos ofron informacione për kontabilitetin e
menaxhmentit të cilat nuk është e thënë të jenë në
përputhje me SNRF-të.
Kontabiliteti i kostos
• Kjo ndërlidhje e kontabilitetit të kostos me
kontabilitetin financiar dhe kontabilitetin e
menaxhmentit, i orienton këto dy sisteme drejt
artikulimit, përkatësisht drejt krijimit të një rrjeti
të përbashkët informacionesh me qëllim të
marrjes sa më të drejtë të vendimeve.

1 - 28
Raporti në mes të kontabilitetit financiar,
të menaxhmentit dhe kontabilitetit të
kostos
Kosto e
produktit

Kontabiliteti Kontabiliteti i Kontabiliteti i


financiar kostos menaxhmentit
Kontabiliteti i kostos
Janë disa objektiva të kontabilitetit të kostos që mund të përmblidhen në
sa vijon:
•Të përcakton koston e produktit për njësi, p.sh., koston për kilogram,
koston për litër, koston për ton etj.,
•Të ndihmon në përcaktimin e çmimit shitës.
•Të ndihmon në kontrollin e kostove dhe zvogëlimin e tyre,
•Të ndihmon në lokalizimin e humbjeve, inefiçiencës dhe shtigjeve tjera
dëm­tu­e­se të lajmëruara në procesin prodhues,
•Të ndihmon në prezantimin e të dhënave të rëndësishme ndaj me­na­xh­
mentit me qëllim të marrjes së vendimit.

1 - 30
Kontabiliteti i përgjegjësisë

•Kontabiliteti i përgjegjësisë është sistem i cili


mat rezultatet e secilës qendër përgjegjësie dhe
krahason ato rezultate me disa rezultate të
pritshme apo të buxhetuara.
•Janë katër lloje kryesore të qendrave të
përgjegjësisë:
 Qendra e kostove
 Qendra e profitit
 Qendra e investimeve
10-32

Kontabiliteti i përgjegjësisë

Qendra e Qendra e Qendra e


kostove profitit investimeve

Qendrat e
kostove, profitit
dhe investimeve,
të gjitha janë Qendra të
qendra të përgjegjësisë
përgjegjësisë
Qendra e kostove
• Një segment në të cilin menaxherët kanë
kontroll mbi kostot, por jo mbi të ardhurat
dhe investimet.

12-33
Qendrat e përgjegjësisë

Inputi Procesi Outputi

Qendra e kostove
Kontrollon
vetëm këtë
Kontabiliteti i përgjegjësisë për
qendrat e kostove

Qendrat e kostove në Universitet


Universiteti Fakulteti
Dept. i financave
Fakulteti Fakulteti
Juridik
Ekonomik
Fakulteti i
Arteve

Dept. i Marketingut
Dept. i menaxhmentit
Informacionet për vlerësimin sektorial

Llojet e informacioneve të kontabilitetit të


ofruara varen nga ajo se a është sektori . . .

Qendër e Qendër
kostove e të ardhurave

E vlerësuar sipas E vlerësuar sipas


aftësisë për të aftësisë për të krijuar të
kontrolluar kostot ardhura dhe tejkalimin
e shpenzimeve
Qendra e të ardhurave

• Një segment në të cilin menaxherët


kanë kontroll mbi të ardhurat dhe
kostot por jo ndaj fondeve investuese.
• Qendra e të ardhurave në mënyrë
strikte është e definuar si njësi orga-
nizative që është përgjegjëse për kriji-
min e të ardhurave dhe ka kontroll
ndaj përcaktimit të çmimit shitës apo
kostove të buxhetuara.

12-37
Qendra të të ardhurave
mund të jenë divizionet,
departamentet apo produktet
Qendrat e përgjegjësisë

Inputi Procesi Outputi

Qendra e të ardhurave
Kontrollon këto
Qendra investuese

Një segment në të
cilin menaxherët
kanë kontroll mbi
kostot, të ardhurat
dhe investimet në
aseteve operuese

12-40
Qendrat e përgjegjësisë

Inputi Procesi Outputi

Qendra e investimeve
Kontrollon këto
Struktura organizative dhe kontabilisti i
kostos dhe menaxherial
• Roli i kontabilistëve të kostos dhe të menaxhmentit në
një organizatë, është ai i mbështetjes dhe i punës në
grup. Ata ndihmojnë personat që janë përgjegjës në
arritjen e objektivave bazë të një organizate.
• Pozitave që kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për
objektivat bazë të organizatës u referohemi si pozita të
linjës, ndërsa
• Pozitave që kanë natyrë mbështetëse dhe që kanë një
përgjegjësi jo të drejtpërdrejtë në objektivat bazë, u
referohemi si pozita të stafit.
Raporti i pozicionit në linjë dhe
pozicionit të stafit

Kontabiliteti

Kontabiliteti i Kontabiliteti Kontabiliteti Auditori i


taksave financiar menaxherial brendshëm

Kontabiliteti i Menaxhimi i
kostos kostos

Menaxhimi i
investimeve

Menaxhimi i
aktiviteteve

1 - 43
Raporti i pozicionit në linjë dhe
pozicionit të stafit
Pozicioni i linjës ka të bëjë Pozicioni i stafit përkrahë
drejtpërsëdrejti me dhe asiston te pozicioni i
arritjen e objektivave bazë linjës.
të një organizate.
– Shembull: Mbikëqyrësi i – Shembull: kontabilisti
prodhimit në një ndërmarrje menaxherial në një
prodhuese ndërmarrje prodhuese
Mashtrimet dhe etika profesionale

• Mashtrimet përfshijnë përdorimin e një pune për përfitime


personale me paramendim dhe drejt keqpërdorimit të ase-
teve të punëdhënësit.
• Kontabilistin menaxherial, në rastet më të shpeshta e për-
fshijnë mashtrimet financiare. Ato janë veprime që keq-
interpretojnë, me qëllim, performancën e një raporti apo
pasqyre financiare të një kompanie si dhe kushtet financiare
të saj.
• Ato varirojnë nga më të lehtat, si ndryshimet në parashi-
kimet kontabël, e deri te më të rëndat, njohja apo vlerësimi
mashtrues i të ardhurave false.
Mashtrimet dhe etika profesionale

• Janë disa lloje të skemave të mashtrimeve, por, që të gjitha


mashtrimet:
• Bëhen për të ofruar përfitim direkt apo indirekt për
punonjësit,
• Shkelin detyrimet e punonjësit ndaj punëdhënësit,
• I kushtojnë punëdhënësit me para,
• Janë sekrete.
Rëndësia e etikës profesionale

• Sjellja etike është veçanërisht e rëndësishme për kontabilistin,


pasi besueshmëria e informacionit kontabël varet nga
ndjeshmëria e atyre që përgatisin, raportojnë dhe kontrollojnë
këtë informacion.
• Zakonisht personat që merren me këto çështje, duhet të bazohen
rreptësisht në kodin e mirësjelljes profesionale, i cili kod duhet
bazuar në tri parime themelore:
1. Në integritetin e personit që përgatit, raporton dhe kontrollon
informatat e kontabilitetit,
2. Në objektivitetin e informatave të përgatitura, të raportuara dhe
të kontrolluara,
3. Në pavarësinë profesionale të personit që përgatit, raporton ose
kontrollon informatat.
Rëndësia e etikës profesionale
• Të bazuarit në këto tri parime themelore, mundëson që:
– Të mënjanohen gabimet e vogla etike,
– Të fokusohemi në reputacionin tonë afatgjatë, qoftë si
menaxherë ose kontabilistë,
– Të përgatitemi për të pritur të përjetojmë konsekuenca
personale për mbajtjen e pozicionit etik.
Rëndësia e etikës profesionale
 Praktikat e kontabilitetit etik ndërtojnë raporte të besueshme,
produktive dhe të sinqerta me shfrytëzuesit e informatave
kontabël
 Shumë kompani dhe organizata profesionale, siç është Instituti i
Kontabilistëve menaxherial (IMA), ka shkruar kodin e etikës i cili
u shërben të punësuarve si udhërrëfyes

Kodi i mirësjelljes për


kontabilistët menaxherial
Rëndësia e etikës profesionale
• Kodin e mirësjelljes profesionale e ka zhvilluar fillimisht
Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve (IFAC) gjatë viteve
‘20 të she­kullit të kaluar.
• Revidimi i fundit i kodit është bërë në vitin 1998. Po ashtu, të
gjitha organizatat që zbatojnë dekretin e Sarbanes-Oxley të
vitit 2002, duhet të caktojnë një kod etike.
• Një studim i kryer nga Deloitte & Touche dhe revista Corporate
Board Members në vitin 2003, tregon se 83% e korporatave të
studiuara kishin vendosur kode formale të etikës, 98% ishin të
pajtimit me faktin se një program etike është pjesë e
rëndësishme e drejtimit të një korporate dhe 75% e atyre me
kod etike ishin duke monitoruar zbatimin e saj.
Përmbledhje e standardeve të etikës
Kontabilistët menaxherial duhet të përballen me katër standarde të etikës

Ruajtja e Ruajtja e
kompetencës informacioneve
profesionale konfidenciale

Ruajtja e Kryerja e detyrave


integritetit me objektivitet
Etika profesionale
Përcjellja e ligjeve aplikative,
rregulloreve dhe standardeve

Ruajtja e
kompetencës KOMPETENCA
profesionale

Përgatitja komplete dhe e qartë e


raporteve pas analizave të duhura
Etika profesionale
Të mos zbuloj informata
konfidenciale derisa legalisht të mos
obligohet

Të mos
shfrytëzohen
informatat
KONFIDENCIALITETI
konfidenciale për
avantazhe
personale
Të sigurohet se vartësia nuk i
zbulon informatat
Etika profesionale

Shmangia nga konflikti i


interesave dhe konsultimi i
të tjerëve në konflikt
potencial
Të mos
shkatërroj
objektivat INTEGRITETI
legjitime të
kompanisë
Njohja dhe komunikimi i
kufizimeve personale dhe
profesionale
Etika profesionale
Shmangia e aktiviteteve që
mund ndikojnë në
përmbushjen e detyrave

Përmbajta Refuzimi i
ndaj dhuratave në
aktiviteteve që INTEGRITETI favor të
mund të ndikimit të
diskreditojnë mundshëm
profesionin
Komunikimi i informatave jo
të favorshme si dhe atyre të
favorshme
Etika profesionale
Komunikimi i informatave të
drejta dhe objektive

OBJEKTIVITETI

Paraqitja e të gjitha
informatave që mund të jenë
të dobishme për
menaxhmentin
Fund i kapitullit 1

1 - 57

You might also like