Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 33

UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA “

FAKULTETI I EDUKIMIT

Programi i studimit: Master i Mësimdhënies Lëndore me Specializim në Fizikë

TEZA MASTER
Rëndësia e punës praktike në të kuptuarit e fenomeneve optike në shkollat e mesme të larta

Mentori:
Kandidatja:
Prof. Dr. Zeqir Shaqiri
Almedina Basha

Prishtinë, dhjetor 2022


HYRJE

 Mësimdhënien e “mirë“ e kemi të vështirë ta përcaktojmë, ndërsa mësimdhënia “e suksesshme”


mund të vërtetohet. Mësues i suksesshëm është ai që është në gjendje ti realizojë qëllimet dhe
objektivat e programit. (Musai, 2014).
 A po përdoren metodat efikase, mësimdhënia bashkëkohore?! A janë të pajisura shkollat me
laboratorë ?! A janë të përgatitur mësimdhënësit për mësimdhënien bashkëkohore dhe punën
praktike e laboratorike që kërkohet ?! A përdoren mjaftueshëm demonstrimet e ndryshme në të
kuptuarit e dukurive fizike dhe zbatimin e tyre?!
 Duke e ditur se optika si degë e fizikës, është njëra ndër fushat multi aplikative dhe shumë e
rëndësishme e fizikës, shpreha interesimin të di nëse shkollat tona janë të pajisura me laboratorë
ku mund të kryejnë eksperimente mbi fenomenet optike, si dhe a po i zbatojnë këto demonstrime
dhe eksperimente mjaftueshëm.
 Andaj, zgjodha të përgatis mbrojtjen e Tezës Master me temën : Rëndësia e punës praktike në të
kuptuarit e fenomeneve optike në shkollat e mesme të larta.
Formulimi i problemit dhe qëllimi i hulumtimit

 Qëllimi kryesor i hulumtimit është përgatitja e nxënësve për punën


eksperimentale, zhvillimi i të menduarit kritik, si dhe kontributi i vetë nxënësit
në të nxënit efektiv të dijes duke vendosur gjithmonë nxënësin në qendër sipas
kërkesës së Kurrikulës.

 Fokusi kryesor i këtij hulumtimi është rritja e shkallës së të kuptuarit të


fenomeneve optike përmes punës laboratorike dhe eksperimentale si dhe
zbatimin e tyre në praktikë. (MASHT, 2016)
Pyetja e hulumtimit dhe hipoteza

Pyetja kryesore :
1. Çfarë rëndësie ka puna praktike në të kuptuarit e fenomeneve optike në SHML? 

Nënpyetjet :
2. Sa përdoret puna praktike në të kuptuarit e fenomeneve ?

Hipotezat e hulumtimit janë:


Hipoteza 1: përdorimi i punës praktike lehtëson dhe ndihmon të kuptuarit e fenomeneve optike.
Hipoteza 2: mësimdhënësit përdorin demonstrime, shembuj praktik dhe laboratorin për të sqaruar
fenomenet optike.
SHQYRTIMI I LITERATURËS

 Literatura ngërthen në vete libra dhe artikuj të ndryshëm shkencorë nga autorë vendas
dhe të huaj dhe kjo literaturë e përzgjedhur më ka shërbyer për grumbullimin dhe
përmbledhjen e njohurive në temën e përzgjedhur të hulumtimit.

 Fokusi kryesor i të mësuarit të fushës shkencat e natyrës është zhvillimi dhe konsolidimi i
të kuptuarit të fenomeneve natyorore dhe botës përmes koncepteve në lëndët: biologji,
kimi, fizikë, gjeografi dhe astronomi që mësohen si lëndë të veqanta për nivelin e tretë të
arsimit.

 Nxënësit duhet të mësojnë, zhvillojnë dhe konsolidojnë, njohuritë, shkathtësitë,


qëndrimet dhe vlerat lidhur me metodat, proceset dhe përdorimin e shkencës në jetën e
përditshme dhe në nivele të tjera të ngritjes profesionale. Ata duhet të inkurajohen të
kuptojnë se si shkenca mund të përdorët për të shpjeguar se çka ndodh rreth tyre dhe ti
analizojnë shkaktarët. (MASHT, 2016).
Rëndësia e punës praktike dhe laboratorike në mësimdhënie dhe mësimnxënie të shkencës

“Shkenca pa praktikë është si të notosh pa ujë”

 Eksperimentet dhe puna praktike luajnë një rol qendror në shkencat e edukimit. Në
përgjithësi, si mësuesit ashtu edhe nxënësit kanë një qëndrim shumë pozitiv ndaj punës
praktike: atyre "u pëlqen të bëjnë eksperimente". (Haagen-Schutzenhofer & Joham, 2018).
 Me metodën eksperimentale ne mund të përsërisim dukurinë sa herë të duam dhe sipas
nevojës eksperimenti mund të zhvillohet në kushte të ndryshuara, gjë që jep mundësi të
mëdha për hulumtime të hollësishme të dukurisë. (Skenderi & Maliqi, 2005)
 Sipas (Schwarz, 2009) eksperimentet në fizikë mund të klasifikohen në 4 aspekte:
vëzhgimi, matja, vetë eksperimenti dhe roli epistemologjik i eksperimentit - e
ashtuquajtura metoda eksperimentale.
 Aktivitetet praktike efektive iu mundësojnë nxënësve të krijojnë një urë lidhëse mes
asaj që e shohin dhe e prekin (hands-on), dhe ideve shkencore që shpjegohen nga
vëzhgimet e tyre (brains-on). Për ti bërë këto lidhje është mjaft sfiduese, por puna
praktike që i bën këto lidhje të qarta është shumë e suksesshme. (Millar, 2004).

 Trajnimi i vazhdueshëm i mësuesve është i nevojshëm në mënyrë që mësuesi të jetë në


gjendje të inovojë në klasa, të stimulojë motivimin dhe interesin e nxënësve duke
zbatuar teorinë dhe praktikën, në mënyrë që studentët të asimilojnë më mirë
përmbajtjen, duke e lidhur atë me jetën e tyre të përditshme. (Soares, Campos, Tomas,
Pereira, & Roehrs, 2016).

 Për të siguruar suksesin e punës praktike, studiuesit e mëhershëm rekomandojnë që


administrata e shkollave ti furnizojnë shkollat e tyre me të gjitha pajisjet e nevojshme,
dhe materialet shpenzuese për të lehtësuar punën praktike për shumicën e njësive
mësimore në shkencë.
 Ata poashtu e shohin të rëndësishme që ti lejojnë nxënësit ti hartojnë disa nga
eksperimentet e tyre (aktivitet me në qendër nxënësin) pasi kjo siguron që ata të mos
ndjekin thjesht vetëm udhëzimet e mësimdhënësit. Me në qendër mësuesin mësimi
mund të jetë i mërzitshëm për nxënësit dhe mund të ndikojë në përfitimet e punës
praktike, pra studiuesit rekomandojnë që studime të mëtejshme të shqyrtojnë
ndikimin e kësaj metode në efikasitetin e punës praktike. (Shana & Abdulibdeh,
2019)

 Asnjë lëndë shkencore nuk është e plotë nëse nuk përfshin punë praktike nga
nxënësit. Arritjet e shkencës moderne janë kryesisht për shkak të zbatimit të metodës
eksperimentale. “Të mësuarit duke bërë“ është një parim i vjetër arsimor, e vërteta e
cila nuk mund të mohohet. (Wadhva, 2007).
Të nxënit e fizikës nëpërmjet punës praktike

 Në mësimin e fizikës, eksperimenti është një mjet i domosdoshëm. Kjo nuk pasqyrohet vetëm në
tekstet shkollore por edhe në çdo literaturë për didaktikën e fizikës. Eksperimenti konsiderohet
gjithmonë si një mjet me shumë qëllime që sjell vlerë të lartë për të mësuarit. (Nguyen, Ngoc,
Krause, & Le, 2019)

 Drita për njeriun është kusht i domosdoshëm për punë, na mundëson që të orientohemi lehtë
në hapësirë, të shkruajmë, të lexojmë, të shikojmë televizorin, si dhe mjet i fuqishëm për
studimin e botës përreth.Fizika është shkencë eksperimentale, sepse të gjitha teoritë e saja
mbështeten në eksperimente dhe së bashku me përvojën shërbejnë si kritere të vetme të
vërtetësisë së tyre. (Shaqiri, 2020).

 Qëllimi i kësaj çante veglash është të ndihmojë në kuptimin e disa fenomeneve optike që mund të
duken të vështira. Prandaj, eksperimentet e sugjeruara thjeshtojnë shumë kuptimin e tyre.
 Eksperimenti 1 Eksperimenti 2

 Vendosim projektorin dioptrik në Fillimisht, matni diametrin e sferës së drurit


tavolinë; vendosim sferën e drurit me me ndihmën e vizores. Ndizni projektorin dhe
mbajtës 30cm larg nga projektori. vendosni sfer ën e drurit me bisht përballë tij,
Sigurohemi që sfera është e vendosur rreth 20 cm nga llamba. Vendosni ekranin e
saktë përballë hapjes së projektorit prej bardhë përballë sferës së drurit. Siç mund të
nga buron drita. Sigurohemi poashtu që shihet, sa më e madhe distanca nga llamba, aq
dhoma të jetë e errët. më e madhe hija që e projekton sfera e drurit
në ekranin e bardhë. Pastaj, vendosni ekranin
e bardhë 40 cm nga llamba. Matni diametrin D
të hijes së sferës në ekran.

20c
m

  20c
m
20c
m  
METODOLOGJIA E HULUMTIMIT

Popullacioni dhe mostra

Shkollat që kanë qenë pjesë e këtij hulumtimi janë:

Shkolla Nr. i nxënësve Nr. i mësimdhënësve

Gjimnazi “Frang Bardhi” Mitrovicë 40 2

Gjimnazi “Ismail Qemali” Kamenicë 40 2

Gjithsej 80 4
Instrumentet për mbledhjen e të
dhënave

 Metodat që janë përdorur në këtë hulumtim janë: metoda sasiore, cilësore, metoda
statistikore, metoda e vëzhgimit dhe metoda e analizës teorike. Të dhënat janë grumbulluar
përmes pyetësorëve dhe intervistave, meqë rast hulumtimi do të jetë studim i përzier.

 Përdorimi i sa më shumë metodave të mundshme dhe të përshtatshme për hulumtimin e


dhënë na dërgon drejt një hulumtimi cilësor dhe frytdhënës.
Rezultatet

 Nga ky hulumtim pas mbledhjes së të dhënave, përpunimit dhe analizës së tyre kemi
kuptuar se puna praktike është shumë e rëndësishme në të kuptuarit e dukurive të
fizikës, me theks të veçantë të dukurive optike.

 Gjatë zhvillimit të këtij hulumtimi kemi identifikuar se sa arrihet kuptimi i drejtë i


koncepteve themelore dhe dukurive optike gjatë punës eksperimentale dhe
demonstrimeve, ku janë verifikuar njohuritë dhe paraqitur grafikisht, janë sistemuar
rezultatet e eksperimentit dhe tabelat.

 Kështu, kemi verifikuar që përdorimi i eksperimenteve dhe demonstrimeve ndihmon në


të kuptuarit e fenomeneve optike.
ANALIZA E TË DHËNAVE DHE
REZULTATET

Pyetësori për nxënësit


 

 Pyetësori me nxënës është kryer në dy shkolla, shkolla e mesme e lartë “Frang Bardhi” nga
komuna e Mitrovicës dhe shkolla e mesme e lartë “Ismail Qemali” nga komuna e Kamenicës.
Pyetësori është realizuar me nga 40 nxënës në secilën shkollë përkatëse, nga 20 nxënës nga secila
paralele.

Shkolla Nr. i nxënësve Klasa/Paralelja

SHML “Frang Bardhi” Mitrovicë 40 XII/9, XII/15

SHML “Ismail Qemali” Kamenicë 40 XII/1, XII/4

Gjithsej 80 XII
Pyetja e parë: A ju pëlqen ti përdorni eksperimentet gjatë zhvillimit të njësisë mësimore?

18

16

14

12

10

0
A. Shumë B. Ndonjëherë C. Pak D. Jo
SHML "Frang Bardhi" XII/9 SHML "Frang Bardhi" XII/15 SHML "Ismail Qemali" XII/1 SHML "Ismail Qemali" XII/4

Nga kjo pyetje nënkuptojmë se nxënësit e të dy shkollave me 71.25% janë përgjigjur se ju pëlqen shumë ti
përdorin eksperimentet gjatë zhvillimit të orës mësimore.
Pyetja e dytë: A mendoni se përdorimi i punës praktike ju ndihmon shumë në të kuptuarit
e fenomeneve optike?

18

16

14

12

10

0
A. Pajtohem plotësisht B. Pajtohem pjesërisht C. Nuk pajtohem aspak D. Nuk e di

SHML "Frang Bardhi" XII/9 SHML "Frang Bardhi" XII/15 SHML "Ismail Qemali" XII/1 SHML "Ismail Qemali" XII/4

Pra, që të dyja shkollat me 78.75% ishin të pajtimit se përdorimi i punës praktike ndihmon shumë në
të kuptuarit e fenomeneve optike.
Pyetja e tretë: A mendoni se të mësuarit e fizikës përmes demonstrimeve dhe
eksperimenteve është më atraktiv ?

20

18

16

14

12

10

0
A. Pajtohem plotësisht B. Pajtohem pjesërisht C. Nuk pajtohem aspak D. Nuk e di

SHML "Frang Bardhi" XII/9 SHML "Frang Bardhi" XII/15 SHML "Ismail Qemali" XII/1 SHML "Ismail Qemali" XII/4

Pra, nga kjo kuptojmë se nxënësit nga të dy shkollat me 82.5% kanë qenë të pajtimit se të mësuarit e
fizikës përmes demonstrimeve dhe eksperimenteve është më atraktiv.
Pyetja e katërt: A mendoni se zhvillimi i njësisë mësimore përmes metodave virtuale
duke i parë eksperimentet në projektor, laptop etj. është më atraktiv ?

18

16

14

12

10

0
A. Pajtohem plotësisht B. Pajtohem pjesërisht C. Nuk pajtohem aspak D. Nuk e di

SHML "Frang Bardhi" XII/9 SHML "Frang Bardhi" XII/15 SHML "Ismail Qemali" XII/1

Pra, nxënësit nga të dy shkollat me 72.5% janë përgjigjur se zhvillimi i njësisë mësimore përmes
metodave virtuale duke i parë eksperimentet në projektor, laptop etj. është më atraktiv.
Pyetja e pestë: A përdorni në shkollën tuaj shembuj praktik dhe eksperimente për të
kuptuar fenomenet optike?

0
A. Shumë B. Pjesërisht C. Pak D. Jo

SHML "Frang Bardhi" XII/9 SHML "Frang Bardhi" XII/15 SHML "Ismail Qemali" XII/1 SHML "Ismail Qemali" XII/4

Nxënësit nga që të dyja shkollat me 32.5% janë përgjigjur se ata i përdorin pak shembujt praktik dhe
eksperimentet për të kuptuar fenomenet optike.
Pyetja e parë: A keni laborator të fizikës në shkollën tuaj?

SHML “Frang Bardhi” Mitrovicë SHML “Ismail Qemali” Kamenicë


Mësimdhënësi 1: fatmirësisht po, në shkollën tonë ka laborator të Mësimdhënësi 1: në shkollën tonë jemi në mungesë të laboratorit
fizikës me jo aq shumë pajisje por të mjaftueshme. Mirëpo, duhet dhe si rrjedhojë shumë njësi mësimore nuk po mundemi ti
vazhdimit kujdes dhe furnizim të materialit shpenzues që elaborojmë në mënyrën e duhur, por vetëm duke spjeguar në
shpeshherë kemi mungesë. klasë. Ndonjëherë mundohem që me mundësitë që i kam të sjell
  ndonjë eksperiment që e punoj vetë e pastaj ua prezantoj nxënësve
në mënyrë që ata ta kuptojnë sa më mirë njësinë mësimore.
 
Mësimdhënësi 2: fatkëqësisht jemi në mungesë të laboratorit dhe
Mësimdhënësi 2: në shkollën tonë tash e pesë vite funksionon në mungesë të tij një klasë e cila nuk shfrytëzohet e kemi marrë në
laboratori dhe është i pajisur mjaft mirë, por së bashku me shfytëzim për të kryer ndonjë eksperiment të thjeshtë me mjete që
nxënësit mundohemi ta ruajmë dhe ta pasurojmë edhe më shumë. i përdorim edhe në jetën e përditshme. Është e vështirë sepse
Shpesh, nxënësit janë të interesuar të provojnë eksperimente edhe fizika është shkencë e atillë që ka për bazë eksperimentin si provë
në shtëpi e pastaj i performojnë në klasë gjatë ndonjë ore të dukurive fiizke, dhe kjo më sjell sfidë dhe shumë vështirësi
mësimore dhe kështu punimet më të mira i ruajmë në laborator gjatë zhvillimit të njësive mësimore.
duke ia përcjellë edhe gjeneratave të tjera.
 
Pyetja e dytë: Sa i përdorni eksperimentet dhe demonstrimet në të kuptuarit e dukurive
fizike ?

SHML “Frang Bardhi” Mitrovicë SHML “Ismail Qemali” Kamenicë


Mësimdhënësi 1: mundohem që ti përdor sa më shumë dhe në çdo orë Mësimdhënësi 1: pasi që jemi në mungesë të laboratorit është e
mësimore, dhe përveç demonstrimeve dhe eksperimenteve, sjelli pamundur që të performojmë eksperimente në çdo orë mësimore. Më
eksperimente edhe virtuale përmes laptopit dhe projektorit dhe kjo e bën shumë ju sjell demonstrime në klasë me mjete të thjeshta, ose ju dërgoj
orën mësimore më interesante dhe tërheqëse për nxënësit. Ata mundohen ndonjë link të videove në burime interneti që ata ti shikojnë pastaj në
që të sjellin prezantime të tilla edhe vetë dhe kjo ndikon që ti kuptojnë sa shtëpi dhe i diskutojmë në klasë duke iu dhënë sqarime shtesë.
më mirë fenomenet fizike.  
 
 
Mësimdhënësi 2: po patjetër që mundohem të sjell risi dhe eksperimente Mësimdhënësi 2: me mundësitë që i kemi mundohemi në maksimum të
nga më të ndryshmet në klasë në bazë të kushteve të laboratorit por edhe sjellim eksperimente në klasë dhe të ndërlidhim njësitë mësimore me
mundësive të mia. Interesimi është më i lartë gjatë demonstrimeve dhe shembuj nga jeta e përditshme. Është me rëndësi që nxënësit të kuptojnë
eksperimenteve, kjo sjell rezultat të kënaqshëm si në suksesin individual pse dhe si ndodhin dukuritë fizike, si dhe të kenë njohuri për
të nxënësit ashtu edhe në atë të të gjithë nxënësve. funksionimin e pajisjeve dhe aparaturave që një ditë të jenë në gjendje ti
realizojnë vetë ato dhe të përdorin në praktikë.
 
Pyetja e tretë: A janë të interesuar nxënësit për të kryer eksperimente?

SHML “Frang Bardhi” Mitrovicë SHML “Ismail Qemali” Kamenicë


Mësimdhënësi 1: nxënësit shprehin interesim shumë të madh për të kryer Mësimdhënësi 1: nxënësit janë shumë entuziastë dhe shprehin interesim të
eksperimente. Ata ndjejnë shumë kënaqësi dhe habi kur i shohin dukuritë lartë për zhvillim të eksperimente, mirëpo në mungesë të laboratorit nuk po
fizike në natyrë të sjellura në klasë. Vazhdimisht kërkojnë që të kryejmë kemi mundësi çdoherë të zhvillojmë eksperimente. Vazhdimisht bëjmë
eksperimente bashkë si dhe ti kryejnë ata vetë dhe kjo më sjell kënaqësi kërkesë për laborator, sepse interesimi i nxënësve është shumë i madh por
edhe mua si mësimdhënës kur shoh se ata janë të lumtur për orën e fizikës. edhe mua do të ma lehtësonte punën si mësimdhënës i një lënde shkencore.
   
Mësimdhënësi 2: nxënësit janë shumë të interesuar për të zhvilluar Mësimdhënësi 2: ata janë shumë të interesuar dhe duke e ditur se nuk po
eksperimente dhe demonstrime në klasë. Shpesh më thonë se mezi e presin kemi shumë mundësi, shpesh shprehin vullnetin dhe interesimin të sjellin
orën e fizikës sepse ju mëson gjëra të reja dhe interesante. Kjo sjell edhe në ndonjë eksperiment në klasë të cilin e kanë provuar në shtëpi, por edhe
ngritje të cilësisë së njohurive të nxënësit dhe unë jam shumë e kënaqur që prezantime të ndryshme virtuale të cilat i prezantojnë vetë dhe me
shkolla jonë ka mundësi dhe që iu sjell eksperimente të ndryshme në klasë. asistencën time ora bëhet mjaft interesante. Mua më vjen shumë mirë që
  ata kanë dëshirë dhe vullnet dhe kjo më ka shtyer që vazhdimisht të bëj
kërkesë për tu pajisur me laborator të fizikës të cilin uroj të ndodhë sa më
shpejtë.
 
Pyetja e katërt: Si ndikon zhvillimi i eksperimenteve në zhvillimin e të menduarit kritik të
nxënësve ?

SHML “Frang Bardhi” Mitrovicë SHML “Ismail Qemali” Kamenicë


Mësimdhënësi 1:zhvillimi i eksperimenteve ndikon shumë pozitivisht në Mësimdhënësi 1:natyrisht që ndikon shumë në zhvillimin e të menduarit
zhvillimin e të menduarit kritik të nxënësëve sepse rrit aftësinë kreative të kritik, sepse kështu rrit aftësinë për të menduar qartë dhe në mënyrë
tyre, rrit aftësinë e të kuptuarit të njësive mësimore dhe ndikon në vetë- racionale (të arsyeshme), për të zgjidhur probleme dhe për të reflektuar
reflektim, duke qenë në gjendje të krijojnë vlera dhe qëndrime. vetë mbi atë eksperiment që e shohin vetë apo edhe që e realizojnë vetë.
  Kështu rrit edhe aftësitë krijuese dhe imagjinatën, si dhe mënyrën e të
  shprehurit të mendimeve duke krijuar kështu mendime dhe qëndrime
  personale.
Mësimdhënësi 2: shkenca kërkon përdorim kritik të arsyes gjatë zhvillimit  
të eksperimenteve dhe konfirmimit të teorisë, prandaj sigurisht që Mësimdhënësi 2:nxënësit në ditët e sotme mësojnë në mënyra të
zhvillimi i eksperimenteve ndikon në zhvillim të të menduarit kritik të ndryshme prandaj edhe mësimdhënia efektive përmes eksperimenteve,
nxënësit. E kjo ndikon direkt në zhvillimin e shkathtësive oratorike dhe të demonstrimeve e formave të tjera rrit zhvillimin e të menduarit kritik.
prezantimit duke qenë në gjendje që nxënësi të analizojë strukturën logjike Zhvillimi i eksperimenteve ndikon që nxënësit të krijojnë mendime, të
të një teksti. analizojnë, të zgjidhin problemet në mënyrë logjike dhe racionale, që do të
  thotë të krijojnë një këndvështrim mbi një dukuri, problem a çështje të
caktuar dhe të rrisin imagjinatën. Andaj edhe zhvillimi i eksperimenteve
është shumë i rëndësishëm.
 
Pyetja e pestë: Sa është e rëndësishme puna praktike në të kuptuarit e fenomeneve optike ?

SHML “Frang Bardhi” Mitrovicë SHML “Ismail Qemali” Kamenicë


Mësimdhënësi 1: përdorimi i punës praktike e bën shumë më të lehtë të Mësimdhënësi 1: edhe pse në pamundësi për të sjellë eksperimente të
kuptuarit e fenomeneve optike. Nëse nxënësi e sheh me sy se si ndodh p.sh ndryshme, mundohem të sjellë gjithmonë shembuj në fushën optike sepse është
reflektimi i dritës ai do ta kuptojë shumë më qartë sesa vetëm nga aspekti një pjesë e fizikës që pothuajshe në të gjitha njësitë mësimore kërkon
teorik. Prandaj, është shumë e rëndësishme nëse ne mundohemi që të sjellim sa demonstrime e shembuj, dhe nuk mund të sqarohen më mirë ndryshe. Kjo sepse
më shumë shembuj në klasë sepse kjo e lehtëson shumë jo vetëm të kuptuarit e njësitë si reflektimi, përhapja drejtvizore e dritës, qelqi, pasqyrat, thjerrat,
fenomeneve optik për nxënësit por edhe punën tonë si mësimdhënës. mikroskopi janë njësi që nxënësit i kuptojnë shumë më mirë kur i shohin dhe i
realizojnë vetë ato. Prandaj, është shumë e rëndësishme përdorimi i tyre.
 
Mësimdhënësi 2: është shumë e vështirë të realizosh në çdo orë mësimore
Mësimdhënësi 2: puna praktike është shumë e rëndësishme sepse në shumë
eksperimente, dhe shumë sfiduese për mua sepse fusha e optikës nuk mund të
raste disa njësi mësimore nuk mund të zhvillohen aq mirë pa përdorur shembuj,
zhvillohet ndryshe. Dhe në mungesë të kushteve, shpesh sjell demonstrime të
demonstrime e eksperimente. Sidomos në fushën e optikës, ku kemi të bëjmë
vogla ose përmes laptopit ndonjë video në klasë e kjo luan rol shumë të
direkt me dritën e që kemi pafund shembuj të cilët mund ti sjellim në klasë.
rëndësishëm në rritjen e të kuptuarit të fenomeneve optike, sepse ata shohin
 
direkt dhe janë në gjendje të nxjerrin vetë përfundime dhe të krijojnë mendimet
e veta.
V. DISKUTIMI DHE KONKLUDIMET

Diskutim

 Pas analizës së pyetësorëve dhe shqyrtimit të intervistës i rikthehemi edhe një herë pyetjes kryesore
të hulumtimit: Çfarë rëndësie ka puna praktike në të kuptuarit e fenomeneve optik në SHML ?
 Nga analiza e pyetësorëve dhe shqyrtimit të intervistës vijmë në përfundimin se 78.79% mendojnë
se puna praktike është shumë e rëndësishme në të kuptuarit e fenomeneve optike.
 Nëse analizojmë pyetjen: A përdorni në shkollën tuaj shembuj praktik dhe eksperimente për të
kuptuar fenomenet optike? Shohim se nxënësit e gjimnazit “Ismail Qemali” nga komuna e
Kamenicës janë përgjigjur me 10% në opsionin a) Shumë, dhe me nga 37.5% në opsionet b)
Pjesërisht dhe c) Pak, që do të thotë se ata i përdorin pak shembujt praktik, demonstrimet dhe
eksperimentet.
 Por, edhe gjimnazi “Frang Bardhi” nga komuna e Mitrovicës edhe pse kishin laborator të fizikës,
me vetëm 35% u përgjigj se i përdorin shumë shembujt praktik në të kuptuarit e fenomeneve
optike, rezultat ky që nuk është mjaft i kënaqshëm.
 Nga të dy shkollat, në pesë pyetjet e pjesës së dytë që iu dedikuan fushës së optikës, nxënësit e të
shkollave u përgjigjën saktë me 59.75% që do të thotë se ata i kuptojnë konceptet themelore të optikës.

 Rezultatet e treguara në këtë hulumtim janë një fakt i rëndësishëm që mbështesin hipotezën e
parashtruar, dhe tregojnë se kjo hipotezë është e vlefshme dhe qëndron.

 Krejt në fund, është e rëndësishme të theksojmë se nga ky hulumtim shihet se mësimdhënësit kanë
motiv dhe vullnet për punë praktike me nxënës pavarësisht kushteve që ata i kanë. Nga katër
mësimdhënësit vërtetuam se ata mundohen të sjellin në klasë shembuj nga më të ndryshmit, duke u nis
nga shembujt më të thjeshtë deri tek ato eksperimente që kryhen në laboratorë.

 Pra, nga hulumtimi vijmë në konkludimin se jo të gjitha shkollat janë të pajisura me laboratorë, dhe ne
kërkojmë që shkollat të bëjnë vazhdimisht përpjekje për furnizimin me to në mënyrë që të ngritet
cilësia e njohurive të nxënësve.
Përfundim

 Fizika është shkencë egzakte që studion natyrën dhe dukuritë që ndodhin në të. Si e tillë, ajo për bazë ka
eksperimentin si provë të teorisë e që do të thotë se fizika është e mangët nëse mbështetet vetëm në teori. Ajo bëhet e
plotë si shkencë vetëm atëherë kur pjesës teorike i bashkangjitet eksperimenti, demonstrimi, prova apo faktet e gjalla.
 Përdorimi i punës praktike, demonstrimeve dhe eksperimenteve sjell progres në zhvillimin e të menduarit kritik të
nxënësit. Kur ata i shohin në mënyrë virtuale nga afër se si ndodhin fenomenet fizike, apo ti provojnë edhe vetë ti
realizojnë ato, ata do të jenë në gjendje të krijojnë vetë qëndrime dhe vlera të ndërtuara nga faktet.
 Të dhënat e mbledhura na japin një pasqyrë të përgjithshme të shkollave në vendin tonë. Edhe pse numër i vogël i
nxënësve, këto rezultate janë të mjaftueshme që ne të nxjerrim disa sugjerime/rekomandime që do të jenë të
nevojshme për një mësimdhënie sa më efektive, si dhe për përdorimin e punës praktike në Shkolla të Mesme të
Larta.
 kryesor i këtij hulumtimi ishte të dimë rëndësinë e përdorimit të shembujve praktikë, eksperimenteve e
demonstrimeve, të shohim nëse shkollat janë të pajisura apo jo me laboratorë dhe nëse po përdoret mjaftueshëm puna
laboratorike dhe eksperimenatle në shkolla.
 Konstatojmë gjithashtu se përdorimi i punës praktike luan rol shumë të rëndësishëm dhe mundohet të gjejë lidhjen
mes koncepteve themelore dhe jetës së përditshme.
Rekomandimet

Nga të dhënat e mbledhura në këtë hulumtim dhe analizës së tyre, mund të japim disa rekomandime:

 Të ngritet cilësia e mësimdhënies dhe mësimnxënies. Mësimdhënësit të ndjekin trajnime dhe seminare të ndryshme.
 Të pajisen shkollat me laboratorë të fizikës. Gjithashtu, të furnizohet vazhdimisht laboratori me material shpenzues.
 Të përdoren sa më shumë shembujt praktik dhe eksperimentet në klasë.
 Të pajisen shkollat me pajisje të teknologjisë së fundit, si projektorë, laptopë, TV, etj.
 Të rishikohen tekstet shkollore, të bëhet analiza e tyre në mënyrë që ti përshtaten sa më shumë lëndës dhe njësive
mësimore.
 Të përdoren metodat, teknikat dhe strategjitë e ndryshme nga ana e mësimdhënësve duke i përshtatur ato me njësinë
mësimore në mënyrë që të rritet motivi dhe interesimi i nxënësve për njohuri të reja.
 Mësimdhënësit të ndihmojnë nxënësit, duke iu dhënë sqarime shtesë qoftë edhe jashtë orës mësimore.
 Të krijohet grupi shkencor në shkolla ku nxënësit kanë mundësinë të shfaqin interesimin dhe njohuritë e tyre për
shkencën, të realizojnë punime të suksesshme dhe të jenë kreativ.
Shtojcat:

A. Pyetësori për nxënës


B. Intervista me mësimdhënës
SHTOJCA A

Pyetësori për nxënës; pjesa e parë


  
Emri i shkollës_____________________Vendi_________________Klasa__________
 
Të nderuar nxënës, ju ftoj që me vetdëshirën dhe vullnetin tuaj të plotë pa asnjë presion, të merrni pjesë në plotësimin e këtij pyetësori shumë të rëndësishëm për mua. Qëllimi i këtij
pyetësori do të përdoret vetëm për hulumtim për mbrojtjen e tezës Master dhe për asnjë qëllim tjetër.
Hulumtimi im ka të bëjë me përdorimin e punës praktike dhe eksperimentale në të kuptuarit e fenomeneve optike. Pjesëmarrja juaj është plotësisht anonime, andaj ju lutem përgjigjuni
me njërën nga opsionet që ju mendoni se është e saktë apo e drejtë.
 
1. A ju pëlqen ti përdorni eksperimentet gjatë zhvillimit të njësisë mësimore ?

a) Shumë b) Pjesërisht c) Pak d) Jo

2. A mendoni se përdorimi i punës praktike ju ndihmon shumë në të kuptuarit e fenomeneve optike ?

a) Pajtohem plotësisht b) Pajtohem pjesërisht c) Nuk pajtohem aspak d) Nuk e di

3. Të mësuarit e fizikës përmes demonstrimeve dhe eksperimenteve është më atraktiv.

a) Pajtohem plotësisht b) Pajtohem pjesërisht c) Nuk pajtohem aspak d) Nuk e di

4. Zhvillimi i njësisë mësimore përmes metodave virtuale, duke i parë eksperimentet në projektor, laptop etj. është më atraktiv.

a) Pajtohem plotësisht b) Pajtohem pjesërisht c) Nuk pajtohem aspak d) Nuk e di

5. A përdorni në shkollën tuaj shembuj praktik dhe eksperimente për të kuptuar fenomenet optike ?

a) Shumë b) Pjesërisht c) Pak d) Jo


Pyetësori për nxënës; pjesa e dytë

A mendoni se është e saktë shprehja; rrezet e dritës përhapen në mënyrë drejtvizore :

a) Pajtohem plotësisht b) Pajtohem pjesërisht c) Nuk pajtohem aspak d) Nuk e di

Gjatë rënies së rrezes së dritës në ndonjë pasqyrë të rrafshët rrezja rënëse dhe rrezja e reflektuar qëndrojnë në të njejtin rrafsh vertical ndaj rrafshit të pasqyrës dhe formojnë kënde të njejta me
normalen e lëshuar në pikën e reflektimit. ( dukuria në figurë ).
Çka paraqet ky ligj :
a) ligji i përhapjes drejtvizore të dritës

b) ligji i reflektimit të dritës

c) ligji i thyerjes së dritës

Si quhet dukuria e zbërthimit të dritës së bardhë (polikromatike) në komponente njëngjyrëshe:

a) devijim i dritës

b) difraksion

c) dispersion i dritës

9. Çka quajmë amplitudë :

a) largësinë maksimale të grimcës nga pozita ekuilibruese

b) qfarëdo largësie nga pozita ekuilibruese

c) koha për të cilën kryhet një lëkundje e plotë

10. Çka paraqet shprehja :

a) indeksin absolut të thyerjes së dritës

b) zmadhimin e miksroskopit optik

c) ekuacionin e pasqyrave sferike konkave


SHTOJCA B

Intervistë me mësimdhënës
 
Të nderuar mësimdhënës të lëndës së Fizikës. Pjesëmarrja juaj në këtë bashkëbisedim është e rëndësishme për mua për
mbrojtjen e tezës së masterit dhe ka të bëjë me rëndësinë e punës praktike në të kuptuarit e fenomeneve optike në shkollat
tuaja. Të dhënat tuaja personale si emri dhe mbiemri do të mbeten anonime apo do të bëhen publike sipas dëshirës tuaj.
 

1. Si është të jesh mësimdhënës i Fizikës dhe sa vite përvojë pune keni ?


2. A ka pësuar ndryshime mësimdhënia gjatë kohës sa keni punuar ju ?
3. A keni laborator të fizikës në shkollën tuaj?
4. Sa i përdorni eksperimentet dhe demonstrimet në të kuptuarit e dukurive fizike ?
5. A janë të interesuar nxënësit për të kryer eksperimente ?
6. Si ndikon përdorimi i eksperimenteve në zhvillimin e të menduarit kritik të nxënësit ?
7. Çfarë metoda dhe shembuj praktik përdorni më shumë gjatë orës mësimore për sqarimin e dukurive optike ?
8. Çfarë përgatitje profesionale keni dhe a mendoni se zhvillimi professional i mësimdhënësve është i nevojshëm për
zhvillimin e eksperimenteve dhe demonstrimeve në lëndën e Fizikës ?
9. Cilën metodë të mësimdhënies e preferoni më shumë, tradicionalen apo bashkëkohoren ?
10. Sa është e rëndësishme puna praktike në të kuptuarit e fenomeneve optike ?
Ju falemnderit për vëmendjen!

You might also like