Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 9

Cilët janë shkaktarët më të mëdhenj, të ndotjes së lumenjve dhe ujërave në

Shqipëri?
Ujërat sipërfaqësore në të cilat përfshihen lumenjtë, me degët e tyre, dhe detet kanë
probleme të shumta të cilat vijnë nga shkaqe nga më të ndryshme. Ndotjet
shkaktohen nga mbetjet urbane dhe nafta. Ndotjet janë shumë të mëdha, por askush
nuk ja di vlerën ujit i cili është burimi më i madh i jetës. Sipas studimeve, uji është
vital për njerëzit dhe të gjitha format e jetës. Uji mbulon 71% të sipërfaqes së Tokës:
96.5 % është në oqeane, 1.7% në ujëra nëntokësore, 1.7% në akull. Vetëm 2.5% e ujit
të Tokës është ujë i pijshëm 98.8% e këtij uji është në akull dhe ujëra nëntokësore.
Më pak se 0.3% e ujërave të freskët është në lumenj, liqene dhe atmosferë. Në botë,
afërsisht, 1 miliard njerëz kanë mungesë uji, 2.5 miliardë njerëz kanë mungesë
kushtesh sanitare. Është llogaritur që në vitin 2025, gjysma e popullsisë së botës do
të përballet me krizën e ujit të pijshëm. Ndotja e ujit të pijshëm është problem i
madh, që duhet përballur me profesionalizëm dhe përkushtim. Në botë sot, në çdo
20 sekonda vdes një fëmijë nga përdorimi i ujit të ndotur për të pirë. Shqipërinë e ka
bekuar Zoti për burime ujore. Po fatkeqësisht nuk ka një menaxhim të përshtatshëm
ose në disa vende nuk ka asnjë lloj trajtimi Sipas statistikave 60% e popullsisë
furnizohen nga burimet natyrale ujore.
Ndotja urbane
Lumenjtë kanë ndotjen më të madhe nga të gjithë ujërat e tjerë tokësor. Pasi shtimi i mbetjeve nga mbipopullimi në
qytete. Urbanizimi i rajoneve dhe zmadhimi i qyteteve metropole, zhvillimi i industrisë, intensifikimi i bujqësisë kanë
sjellë shtimin e madh të mbeturinave urbane dhe industriale, të cilat janë të llojeve të ndryshme dhe, zakonisht, janë
helmuese. Mbetjet gazore nga djegiet hidhen në atmosferë. Aktualisht shfaqen probleme gjeologjike me
grumbullimet e mbetjeve, sepse këto depozita të mbeturinave vazhdimisht veprojnë mbi sistemet natyrorë. Mbetjet e
lëngëta sot përpunohen, pastrohen dhe pas kësaj derdhen në lumenj ose madje depozitohen në rezervuarë
nëntokësorë, në thellësi të mëdha.  Mbetjet urbane përbëjnë aktualisht një nga problemet mjedisore më të preftë dhe
të pazgjidhura në Shqipëri. Ato përbëjnë një faktor me rrezikshmëri të lartë për ndotjen e ujerave dhe dëmtimin e
ekosistemit. Zonat urbane kanë potencialin të ndotin ujin në shumë mënyra. Vërshimet nga rrugët përmbajnë varja
gome, metale të rënda, si dhe ndotës të tjerë që vijnë nga automobilat. Ujërat e zeza ose të patrajtuara mirë, mund të
kenë në përbërjen e tyre një sasi shumë të vogël të oksigjenit të tretur, si dhe një nivel të lartë të ndotësve, të tillë siç
janë bakteret fekale koliforme, nitratet, fosfori, kimikatet, si dhe baktere të tjera. 
Edhe në kanalizimet e trajtuara mire mund te këtë sasi të lartë të nitrateve. Ujërat nëntokësore dhe ato sipërfaqësore
mund të ndoten nga mbetjet toksike, rrjedhja e karburanteve ose nga hedhjet e qëllimshme të substancave të
rrezikshme. Më i ndotur rezulton se është bregdeti i Adriatikut dhe një pjesë e Jonit, të cilët kanë në vetvete mbetje
organike dhe urbane. Cilësia e ujërave, dëmtimi i fund detit, derdhja e vazhdueshme e ndotjeve urbane të cilat dashje
pa dashje grumbullohen në det dhe kjo bën që uji te popullohet me objekte të ndryshme plastike. Këto të fundit kane
filluar të zhdukin vlerën e diversitetit . Kjo ka bërë që shumë specie ujore të rrezikojnë zhdukjen. 
Masakër në Shkumbin dhe në Kir
Kudo nëpër shtratin e këtij lumi gjenden mbeturina që përbëjnë rrezik serioz jo vetëm për ujin por edhe për banorët e
qytetit të Shkodrës. Mbeturinat e qytetit nuk grumbullohen me në vendin e caktuar por shkarkohen të gjitha në brigjet e
lumit. Zgjidhjet e kësaj ndotjeje përfshijnë gjetjen e mënyrave të qëndrueshme për zonën urbane për të reduktuar
varësinë e saj nga të dyja problemet: ndotësit dhe sasia e ndotësve qe ajo prodhon, dhe për këtë duhet të riciklohen
ndotësit para se ata të kontaminojnë tokën, ujin, apo ajrin. Parandalimi i ndotjes në zonat urbane është kryesisht një
detyrë e publikut. Njerëzit duhet të jenë të informuar në lidhje me mënyrat e duhura për deponimin e mbeturinave.
Sensibilizimi është një mënyre efektive për të marrë mesazh të gjithë.

Ndotja nga nafta


Në përmasa globale ndotësi më i madh i ujërave është nafta. Ajo mund të derdhet në ujëra detare por dhe ato
lumore me mjete transportuese të naftës në rast të avarive, ose duke shpërlarë mbeturinat e naftës nga
rezervuarët e tankerëve. Nafta e derdhur në ujin e detit mjaft vështirë mund të zbërthehet me rrugë
biologjike,bakteriale dhe fotokimike. Nafta shpërndahet në sipërfaqe të detyrave, duke penguar shkëmbimin e
gazrave në mes të ujit dhe atmosferës. Rreziku i incidenteve që shkaktojnë ndotjet e mjedisit detar nga nafta
ose lëndë të tjera të dëmshme është i madh. Ndërsa risqet janë të mëdha, kërkohet përcaktimi i një politike dhe
strategji për reagimin ndaj rrjedhjeve të naftës ose të lëndëve të rrezikshme dhe helmuese në det.
 Shumë nga lumenjtë që kanë ndotje të lartë si shkarkim të tyre kanë detet. Kj gjë sjell një transportim nga
lumenjtë në dete, duke përhapur më shumë ndotjen dhe duke sjell pasoja negative si në ekologji ashtu edhe në
turizëm. Pjesa më e ndotur është pjesa e Veriut deri në Shqipërinë e Mesme, pasi aty dhe ndotja është shumë e
madhe lumenjve. Një nga zonat më të ndotura në Shqipëri është zona e Gotullës, ku papastëria është ne nivele
alarmante si pasoje e mbeturinave që derdhen në këtë plazh nga prurjet e lumenjve Droje dhe Ishëm. Ndotja e
lartë e mjedisit duket se po venit këtë zone të virgjër, e cila prej kohesh nuk ka njohur qoftë edhe një ndërhyrje të
vetme nga instancat përkatëse. 
Lumi i Gjanicës.

Lumi i Gjanicës, degë e Semanit, është lumi me ndotjen më të rëndë


në Shqipëri. Menjëherë pas burimit ai ndotet rëndë me mbeturina me
origjinë nafte dhe nënprodukte të saj nga sipërfaqja naftënxjerrëse e
Marinzë–Patos dhe, gjithashtu, prej Uzinës së Përpunimit të Naftës
në Ballsh. Duke kaluar mes qytetit të Fierit, përpara se të bashkohet
me Semanin në të shkarkohen mbeturinat urbane, duke e bërë ujin e
tij pa asnjë formë jete. Krahas demit në florën dhe faunën natyrore
ujore, përdorimi i ujit për vaditje dhe blegtori është me rrezik.

Do të duhej të mjaftonte kaq që autoritetet përkatëse të nisnin një plan të detajuar masash për të rehabilituar lumin
Gjanica. Por duke pare heshtjen e tyre, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, nisur edhe nga shqetësimi i ngritur nga
qytetarët dhe media, ndërmori verifikim të situatës në terren. 
Nga monitorimi i ekspertëve tanë (më datë 03.08. 2017 ) rezultoi se në lumin Gjanica derdhen mbetjet e
hidrokarbureve të kompanisë Armo dhe subjekteve të tjera që veprojnë në atë zonë. Ndër të tjera nga monitorimi
u arrit në këtë përfundim:
Rezultoi se niveli i ndotjes së Lumit Gjanicë është shumë i lartë dhe gjendja paraqitet alarmante, si në pjesën që
i përket Bashkisë Fier, ashtu edhe të Bashkisë Mallakastër. Burimet e ndotjes së lumit janë hidrokarburet,
mbetjet urbane të ngurta dhe të lëngëta që shkaktohen përgjatë gjithë rrjedhës së lumit nga industria e
shfrytëzimit dhe përpunimit të naftës, veprimtaritë private, banorët por edhe nga ndërmarrjet e grumbullimit dhe
përpunimit të mbetjeve të bashkive respektive. Gjithashtu, u konstatuan shkarkime të ujërave të zeza nga dy
përrenjtë që realizojnë grumbullimin e ujërave të zeza të qytetit të Ballshit, të cilat shkarkohen të papërpunuara
në shtratin e Lumit Gjanicë, duke rritur shkallën e ndotjes së tij fizike, mikrobiologjike dhekimike, ndërsa aroma
e këtij lumi ishte shumë e rëndë.

Por tashmë ky rrezik i ka kapërcyer kufijtë e qytetit të Fierit, ku për hir të së vërtetës Bashkia ka një projekt të
veçantë për rehabilitimin e lumit, në të cilin përfshihet edhe marrja e masave kundër ndotjes së tij. Diku tjetër po
troket një katastrofë e mundshme mjedisore. Dhe ajo është zona e Mallakastrës ku kalon gjithashtu lumi
Gjanica.

You might also like