E Drejte Administrative 3

You might also like

Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 40

E drejte administrative

LEKSION III
Literatura

E drejta administrative / pjesa pergjithshme, Ermir


Dobjani
E Drejta administrative, Zejnullah Ballanca
Legjislacioni
Kushtetuta
Kodi i Procedurave administrative
Ligji “Per vetqeverisjen vendore”
Ligji “ Per rregullat e etikes ne administraten publike”
etj
Jurisprudenca e gjykates se larte dhe asaj Kushtetuese.
ORGANET DHE INSTITUCIONET E
ADMINISTRATES
SHTETERORE/PUBLIKE NE
REPUBLIKEN E SHQIPERISE
Organ publik sipas Kodit te Prc. Administrative

PIKA 6 E NENIT 3 Përkufizimi i “organit publik”


“Organ publik” është
çdo organ i pushtetit qendror, i cili kryen funksione administrative,
çdo organ i enteve publike, në masën që ato kryejnë funksione
administrative;
çdo organ i pushtetit vendor që kryen funksione administrative;
çdo organ i Forcave të Armatosura, për aq kohë sa kryejnë
funksione administrative,
si dhe çdo person fizik ose juridik, të cilit i është dhënë me ligj, akt
nënligjor ose çdo lloj forme tjetër, të parashikuar nga
legjislacioni në fuqi, e drejta e ushtrimit të funksioneve
administrative publike.
Sipas perkufuzimit organe te administrates publike jane:

Organet e pushtetit qendror si; Presidenti, Kryeministri, Ministrat, drejtuesit


e institucioneve te pavarura Kushtetuese si Avokati i Popullit, Kryetari i
Kontrollit te Larte te Shtetit, drejtuesit e institucioneve te tjera qendrore te
ngritura me ligj si Inspektori i Pergjithshem i ILDKPI, Avokati i Shtetit..
Organet e pushtetit vendor si kryetari i komunes ose i bashkise, prefekti etj
Organet e Forcave te Armatosura, si dhe cdo strukture tjeter, punonjesit e se
ciles gezojne statusin e ushtarakut, sic jane komandantet e reparteve
ushtarake,te policise ushtarake etj drejtori i sherbimit informativ shteteror
etj. Te gjithe keta persona jane organe te administrates publike kur kryejne
funksione administrative.
Organet e enteve publike si psh keshilli kombetar i radio televizionit publik
shqipetar, anetaret e entit rregullator te energjise (Ere), Entit Rregullator te
Telekomunikacioneve (Ert), Kryesia e Dhomes Kombetare te Avokatise, te
Noterise etj.
1.Cdo organ i pushtetit qendror, i cili kryen funksione administrative

Organet e pushtetit qendror qe jane ne pergjegjesine apo varesine e


Keshillit te Ministrave (Qeverise) dhe ku ben pjese edhe vete Keshilli i
Ministrave, si dhe Kryeministri, Ministrat por edhe drejtuesit e
institucioneve shteterore qendrore si p.sh Drejtori i Sherbimit Informativ
te Shtetit apo Drejtori i Pergjithshem i Arkivave, Drejtori i Pergjithshem i
Policise se Shtetit, Drejtori i Pergjithshem i Doganave, Drejtori i
Pergjithshem i Tatimeve, etj.
Organet e pushtetit qendror qe klasifikohen si institucione kushetuese apo
te parashikuara nga Kushtetuta apo te krijuara me ligj te posacem, kur
kryejne funksione administrative. Ne kete nengrup mund te futen Kuvendi
i Shqiperise, Presidenti i Republikes, Avokati i Popullit, Kryetari i
Kontrollit te Larte te Shtetit qe jane drejtuesit e institucioneve te pavarura
qe jane parashikuar nga Kushtetuta apo edhe Komisioneri kunder
Diskriminimit, Komisioneri per te Drejten e Informimit dhe Mbrojtjen e te
Dhenava Personale, ILKDPKI-se etj qe jane krijuar me ligj te posacem.
2.Cdo organ i pushtetit vendor qe kryen funksione
administrative

Kryetari i Bashkise
Kryetari i Keshillit te Bashkise apo i Keshillit te
Qarkut, kryeinspektori i Inspektoriatit ndertimor
vendor etj,..
Cdo organ i forcave te armatosura per aq kohe sa
kryejne funksione administrative

Shefi i Shtabit te Pergjithshem te Forcave te


Armatosura te Republikes se Shqiperise,Komandanti
i Tokesore, Komandanti i Forcave Ajrore,
Komandanti i Forcave Detare etj.
Keto tre grupe si me lart, duke qene se bejne pjese ne
administraten shteterore/publike jane me te lehta
per tu identifikuar dhe do te shtjellohen me hollesi,
sepse keto organe perbejne edhe pjesen me te madhe
te organeve te administrates publike.
Cdo organ i enteve publike, ne masen qe ato kryejne
funksione administrative

Senatet
Rektoratet
Dekanatet etj te universiteteve private, organet
drejtuese te urdherave profesionale, te dhomave
kombetare te noterise, avokatise etj
Cdo person fizik ose juridik, te cilit i eshte dhene me ligj, akt nenligjor ose cdo
lloj forme tjeter, te parashikuar nga legjislacioni ne fuqi, e drejta e ushtrimit
te funksioneve administrative publike.

Cdo person fizik: qe vepron si punonjes i policise se shtetit


apo i policise bashkiake, inspektoret e ndryshem si ata te
tatim taksave, te mbrojtjes se mjedisit, te
pyjeve,nepunesit e gjendjes civile qe jane pjese e
Drejtorise se Pergjitshme te Gjendjes civile, por qe
kryejne funksionet prane cdo bashkie etj. Pra duhet te
themi se, ne kete nengrup,bejne pjese te gjithe ata
individe qe jane te lidhur ne maredhenie punesimi me
institucionet shteterore, si dhe qe jane pjese e
strukturave organizative ne varesi hierarkike nga organet
e pushtetit qendror apo nga organet e pushtetit vendor.
Cdo person juridik, publik apo privat qe ushtron
funksionet vete-rregulluese ne fushen e profsioneve te
rregulluara, te krijuara me ligj apo qe u eshte dhene e
drejta e ushtrimit te ketyre funksioneve dhe ne baze te
legjislacionit ne fuqi vendosin per te drejtat,
detyrimet dhe interesat e ligjshme te personave si dhe
cdo rast tjeter kur ligji parashikon shprehimisht
nxjerrjen e nje akti administrativ.
Psh.Dhoma Kombetare e Noterise dhe dhomat e
noterise prane rretheve gjyqesore qe ushtrojne
funksione veterregulluese te cilat japin ndaj notereve
edhe masa disiplinore si verejtje,verejtje me
paralajmerim per shkarkim apo edhe gjobe.
 Cdo person privat qe i eshte dhene e drejta per te
ushtruar funksione, detyra ose kompetenca
publike dhe qe ne bazete legjislacionit ne fuqi,
vendosin per te drejtat, detyrimet dhe interesat e
ligjshme te personave si dhe cdo rast tjeter, kur
ligji parashikon shprehimisht nxjerrjen e nje akti
administrativ.
 P.sh permbaruesi gjyqesor privat
 Eksperti kontabel i regjistruar ose kontabilisti i
miratuar.
Cdo person juridik qe eshte publik apo privat,kur
ofron sherbime publike dhe vendos mbi te drejtat
dhe detyrimet e perdoruesve te sherbimit.
Sherbim publik eshte nocioni themelor qe perbehet
nga dy elemente:
1. Interesi i pergjithshem
2. Ekzistenca e nje organi publik ose nje institucioni.
Llojet e organeve te administrates publike:
Sipas menyres se formimit te organeve administrative shteterore publike
sipas menyres se formimit; I)+ II)
I) Organe administrative, krijimi apo formimi i te cilave parashikohet nga
Kushtetuta. Psh organe te parashikuara ne kushtetute
Organe e administrates shteterore/publike te cilat quhen organe
administrative kushtetuese
Presidenti i R.Sh, Keshilli i Ministrave, Kryeministri, ministrat, kryetari i
bashkise.
Organe te adm. Shteterore/publike te cilat quhen organe administrative te
parashikuara nga Kushtetuta.
Avokati i Popullit, Kryetari i Kontrollit te Larte te Shtetit etj.
Organe administrative te permendura nga Kushtetuta Psh
Kryetari i akademise se shkencave, rektori i uniersitetit…
Parimi i ushtrimit të ligjshëm të diskrecionit

II) Organet administrative krijimi apo formimi i te cilave nuk


parashikohet nga Kushtetuta por parashikohet nga nje ligj i posacem.
a) Organet administrative krijimi apo formimi i te cilave nuk
parashikohet nga Kushtetuta por parashikohet nga nje ligj i
posacem.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Komisioneri kunder Diskriminimit,
Komisioneri per te Drejten e Informimit
b) Organe te parashikuara me nje ligj te posacem por qe ngritja e tyre percaktohet apo
autorizohet nga vete ligji qe te behet me akte nenligjore.
Psh cdo inspektoriat shteteror krijohet me ligj por menyra e funksionimit dhe
kompetencat krijohen me vkm
Llojet e organeve te administrates shteterore nese jane ne varesi te
qeverise ose jo.

I) Organet publike adminstrative ose ndryshe


administrata shteterore nen pergjegjesine e K.M.
p.Sh Ministrat
Drejtuesit e institucioneve ne varesi te Kryeministrit,
drejtori i sherbimit informativ shteteror
Drejtuesit e institucioneve ne varesi te ministrave……
II) Organet publike administrative jasht varesise se
K.M
Presidenti, avokati i popullit, klsh, kqz, Ildkpki
Llojet e organeve sipas shtrirjes tokesore

1) Organet qendrore te adm publike jane ato ,


veprimtariae te cilave shtrihet ne te gjithe territorin
e R.sh . Per pasoje aket qe nxjerrin organet
qendrore te adm sjellin pasoja juridike pa asnje
kufizim ne te gjithe territorin e R.Sh
2) Organet lokale ose vendore te adm publike
veprimtaria te cilave shtrihet ne nje siperfaqe e
caktuar tokesore te vendit (bashki & qarqe)
Llojet e organeve e adm publike sipas kompetencave te tyre

 Organe te administrates publike me kompetenca te pergjithshme


 Organe te administrates publike me kompetenca te posaçme.
Llojet e organeve te administrates publike sipas
struktures

Organe kolektive te adm publike jane ato perberja e te


cilave formohet prej disa personash fizike, te cilet qe
te gjithe, te marre se bashku si nje teresi e vetme,
paraqiten me cilesine e organit administrativ.
Organe individuale ose monokratike: quhen ato te cilat
me cilesine e organit administrativ paraqitet nje
person fizik i vetem,
Llojet e organeve sipas burimit te financimit

Organe administrative buxhetore jane ato te cilat


financohen nga buxheti i shtetit
Organe administrative ne llogari ekonomike
 Presidenti i Republikes.
Neni 86 i Kuhtetutes se R.SH
Ai eshte kryetari i shtetit dhe perfaqeson unitetin e
popullit.
Si pjese e pushtetit legislativ: pervec akteve
individuale ai mund te kryeje disa ne raste te
vecanta, disa kompetenca qe i takojne Kuvendit. Kjo
ndodh ne rastet kur Kuvendi e ka te pamundur
mbledhjen e tij per shkak te gjendjes se luftes,
presidenti mund te nxjerre akte qekane fuqine e
luftes, te cilat duhet te miratohen nga Kuvendi me
mbledhjen e tij te pare.(neni 176)
Duke iu referuar dispozitave te Kushtetutes qe jane ne fuqi dhe kompetencave
qe ai ka mund te themi se ai afrohet me shume me pushtetin ekzekutiv.
Psh.Presidenti emeron Kryetarin e Keshillit te Ministrave (kryeministrin) dhe
anetaret e qeverise, therret sesionin e pare te legjislacionit te Kuvendit,
cakton daten e zgjedhjeve, ushtron te drejten e vetos vetem nje here per ligjet
qe Miraton Kuvendi, pranon letrat kredenciale per perfaqesuesit diplomatik
te shteteve te huaja ne vendin tone, miraton kerkesat per dhenie ose lenie te
shtetesise shqiptare, ushtron te drejten e faljes, shpall gjendjen e
jashtezakonshme, nxjerr dekrete me karakter individual.
Me propozim te kryeministrit, mund te emeroje ose shkarkoje nga detyra
anetarer e qeverise.. Jep grada ushtarakeve madhore etj
Presidenti ka te drejte tekerkoje mendimin dhe te dhena me shkrim nga
drejtuesit e institucioneve shteterore per ceshtje qe kane te bene me detyren
e tyre.
Te gjitha cka thame me lart i japin presidentit nje peshe jo te vogel ekzekutive
gjate ushtrimit te funksioneve te tij.
Aktet qe nxjerr Presidenti i Republikes ne
ushtrimin e funksioneve te tij krahas akteve qe
jane rezultat dhe shprehje e drejtimit politik,
nxjerr ake individuale me karakter
administrativ.Me aktet me karakter
administrativ perfshihen Dekretet per
shkarkimin nga detyra te prokurorve si mase me
karakter disiplinor.
Vendimi i Gjykates Kushtetuese nr.25 date
13.02.2002 (Disktutim dhe referenc)
Keshilli i Ministrave

Administrata shteterore nen pergjegjesine e Keshillit te Ministrave


dhe funksionet e saj
Perkufizim: Administrata shteterore eshte aparati organizaiv dhe
profesional qe i sherben interesit publik me paanesi, duke
zbatuar legjislacionin ne fuqi, duke kryer sherbimet publike dhe
duke haruar dhe zbatuar politikat e pergjitheshme shteterore.
1.Funksioni organizativ (aparati organizativ dhe profesional) i cili
ne vetvete permbledh strukturat (godinat) dhe mjetet materiale,
strukturat organizative dhe njerzit qe punojne ne administrate.
2.Kuptimi funksional qe i sherben interesit publik me paanesi duke
zbatuar legjislacionin ne fuqi duke kryer sherbimet publike dhe
duke hartuare zbatuar politikat e pergjithshme shteterore.
Organet e kesaj administrate nen pergjegjesine e Keshillit
te Ministrave

Kryeministri
Ministrat/Ministri
Drejtuesit e institucioneve ne Varesi te Kryeministrit ose ne
varesi te ministrave
Drejtuesit e njesive te drejtperdrejta te ofrimit te sherbimve
Drejtuesit e agjensive autonome
Prefektet

Organet e kesaj administrate shteterore jane personat fizike


(kryeministri apo ministri et) ose nje grup personash fizike (Keshilli i
Ministrave), te veshur me pushtetin qe i ka dhene Kushtetuta dhe ligji,
si dhe me autoritetin publik per te realizuar funksionet administrative
perktese.
Administrata shteterore nen pergjegjesine e Keshillit te
Ministrave perbehet nga keto institucione:
Kryeministria
Ministrite
Institucionet ne varesi te Kryeministrit ose ne varesi te ministrave
Njesite e drejteperdrejta te ofrimit te sherbimeve
Agjensite autonome
Administrata e Prefektit

Institucionet e Administrates Shteterore jane bashkimi i strukturave


materiale, qe jane ndertesat, pajisjet dhe mjetet materiale monetare me
strukurat organizative te institucionit, te perbere nga personat fizike qe
jane nen perdorimin, drejtimin, udheheqjen dhe mbikqyrjen e personave
fizike, te cilet jane organe publike te veshur me pushetin qe ja ka dhene
Kushtetuta dhe ligji per te realizuar funksionet administrative perkatese.
Neni 3 Parimet e organizimit dhe funksionimit të administratës shtetërore
Ligji 90/2012 “Per organizimin dhe funksionimin e administrates shteterore”

1. Administrata shtetërore organizohet dhe funksionon sipas parimeve të: unitetit dhe hierarkisë; llogaridhënies;
dekoncentrimit; qartësisë në përcaktimin dhe shpërndarjen e përgjegjësisë; ekonomisë, efiçencës dhe efektivitetit,
si dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të administratës shtetërore.
2. Sipas parimit të unitetit dhe hierarkisë, administrata shtetërore organizohet në mënyrë të atillë që çdo organ,
institucion apo njësi administrative, është në varësinë dhe i raporton një organi, institucioni apo njësie
administrative, eprore.
3. Sipas parimit të llogaridhënies, çdo organ, institucion apo njësi administrative i nënshtrohet drejtimit dhe
mbikëqyrjes nga organi epror përkatës, si për veprimtarinë e vet, ashtu edhe për atë të organeve, institucioneve
apo njësive administrative vartëse.
4. Sipas parimit të dekoncentrimit, kryerja e funksioneve administrative, që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me personat
privatë, organizohet për t'u kryer sa më afër tyre, me qëllim lehtësimin e aksesit të tyre në informacion, në
shërbimet publike, si dhe një pjesëmarrjeje të përshtatshme në procedimin administrativ, sipas ligjit.
5. Sipas parimit të qartësisë në përcaktimin dhe shpërndarjen e përgjegjësive, ndarja dhe caktimi i funksioneve dhe
detyrave administrative, ndërmjet organeve, institucioneve dhe njësive administrative, duhet të jenë specifike, të
shmangin mbivendosjen, të jenë transparente dhe të bëhen publike në mënyrë të përshtatshme.
6. Sipas parimit të ekonomisë, efiçencës dhe efektivitetit, caktimi dhe shpërndarja e përgjegjësive, si dhe organizimi i
administratës shtetërore duhet të sigurojnë efektivitetin në kryerjen e funksioneve dhe detyrave, efiçencën në
arritjen e objektivave të politikave të miratuara, si dhe ekonominë në përdorimin e të mirave dhe fondeve publike.
7. Sipas parimit të bashkëpunimit, organet, institucionet dhe njësitë administrative, si dhe nëpunësit publikë, në të
gjitha nivelet e administratës, bashkëpunojnë ndërmjet tyre, si dhe me organet e institucionet e pavarura, për
arritjen e objektivave ligjorë që u janë besuar, në përputhje me ligjin.
Keshilli i Ministrave

 Neni 95 i Kushtetutes se R.SH


1. Këshilli i Ministrave përbëhet nga Kryeministri, zëvendëskryeministri
dhe ministrat.
2. Këshilli i Ministrave ushtron çdo funksion shtetëror, i cili nuk u është
dhënë organeve të pushteteve të tjera shtetërore ose të qeverisjes
vendore.
Keshilli i Ministrave formohet dhe shkarkohet nga organi me i larte i
pushtetit legjislativ, Kuvendi ose thene ndryshe Parlamenti. Si i tille e
ushtron veprimtarine e tij ekzekutive e vendimarrese vetem ne baze dhe
zbatim te Kushtetutes dhe ligjeve e akteve juridike te nxjerre nga organi
me i larte i pushtetit ligjevenes i cili eshte Kuvendi.
Aktet juridike te Keshillit te Ministrave (V.K.M-të) jo vetem jane te
detyrueshme per te gjithe organet e tjera te administrates publike por
kane fuqi juridike me te larte se aktet e tjera nenligjore te a.d.m publike.
Karakteristikat e Keshillit te Ministrave

Organ Kolektiv (kolegjial) i administrates


shteterore.
Këshilli i Ministrave përbëhet nga Kryeministri,
zëvendëskryeministri dhe ministrat.
Sipas shtrirjes tokesore: K.M eshte organ qendror i
administrates shteterore dhe aktet normative qe
nxjerr sjell pasoja te detyrueshme per te gjithe
organet e tjere te a.d.m shteterore/publike.
K.M ka kompetenca qe kane karakter te
pergjithshem qe dmth perfshihet veprimtaria e
ekzekutive urdherdhenese ne te gjithe deget dhe
fushat e administrates shteterore.
Mbledhjet e K.M

1. Mbledhja e Këshillit të Ministrave thirret nga Kryeministri ose, në mungesë dhe me porosi të
tij, nga Zëvendëskryeministri.
2. Në mbledhjet e Këshillit të Ministrave shqyrtohen projektaktet dhe çështjet e parashikuara në
rendin e ditës. Me miratimin e Kryeministrit në mbledhje shqyrtohen edhe çështje të tjera, që
nuk kanë lidhje me shqyrtimin dhe miratimin e projektakteve, të cilat nuk janë të përfshira në
rendin e ditës.
3. Mbledhja e Këshillit të Ministrave është e vlefshme kur janë të pranishëm më shumë se
gjysma e anëtarëve të tij.
4. Kur, për shkaqe të arsyeshme, ministri nuk mund të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të
Ministrave, atëherë ai duhet të njoftojë paraprakisht Kryeministrin dhe në vend të tij, me
miratimin e këtij të fundit, merr pjesë, pa të drejtë vote, zëvendësministri.
5. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave merr pjesë rregullisht, pa të drejtë vote, Sekretari i
Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Në raste të veçanta, sipas rëndësisë dhe problematikës së
çështjeve të përfshira në rendin e ditës, mund të ftohen të marrin pjesë edhe persona të tretë,
ekspertë.
Mbledhjet e jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave
1. Në raste të veçanta, Këshilli i Ministrave thirret në mbledhje të jashtëzakonshme nga
Kryeministri
Rendi i ditës mbledhjeve të Këshillit të Ministrave

1. Rendi i ditës i mbledhjeve të Këshillit të Ministrave përgatitet nga


Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, pasi këshillohet me
Kryeministrin.
2. Në rendin e ditës përfshihen projektaktet, të propozuar nga
anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe çështje të tjera, që
Kryeministri i çmon se duhen shqyrtuar.
3. Rendi i ditës dhe projektaktet, që do të paraqiten për shqyrtim në
mbledhjen e Këshillit të Ministrave, duhet t'u dërgohen anëtarëve të
Këshillit të Ministrave të paktën 2 ditë përpara datës së caktuar për
thirrjen e mbledhjes.
4. Çdo anëtar i Këshillit të Ministrave ka të drejtë të shfaqë në
mbledhje mendimin e vet dhe të ushtrojë të drejtën e votës për
projektaktet, objekt shqyrtimi.
Garantimi i paanshmërisë së anëtarëve të Këshillit të
Ministrave (Shmangia e konfliktit te interesave)
1. Anëtari i Këshillit të Ministrave nuk mund të marrë pjesë në
shqyrtimin e një çështjeje, nëse ka interes personal ndaj saj, ose në çdo
rast tjetër, kur vërtetohen arsye serioze njëanshmërie.
2. Kërkesa për të mos marrë pjesë në vendimmarrje për çështjen, objekt
shqyrtimi, i paraqitet Kryeministrit, kur anëtari ka dijeni, përpara
mbledhjes së Këshillit të Ministrave ose drejtpërdrejt në mbledhjen e
Këshillit të Ministrave, kur gjatë shqyrtimit të çështjes ai çmon se
paraqitet njëri nga shkaqet e parashikuara më lart
3. Kërkesa që një anëtar i Këshillit të Ministrave të mos marrë pjesë në
vendimmarrjen e një çështjeje, për të cilën ka interes personal, bëhet
edhe nga Kryeministri, kur ai ka dijeni për këtë gjë, ose kur
propozohet nga një anëtar tjetër i Këshillit të Ministrave.
Shqyrtimi i projektakteve

1. Këshilli i Ministrave, pas shqyrtimit të projektaktit në


mbledhje, vendos miratimin, miratimin me ndryshime,
shtyrjen për shqyrtim të mëvonshëm ose mosmiratimin.
2. Projektakti mund të tërhiqet nga propozuesi në çdo kohë,
deri para votimit të tij.
3. Aktet e Këshillit të Ministrave miratohen me shumicën e
votave të anëtarëve të Këshillit të Ministrave, me votim të
hapur.
4. Pas çdo mbledhjeje të Këshillit të Ministrave, Sekretari i
Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave harton një raport
përfundimtar për problemet e përgjithshme, të shqyrtuara
në mbledhje, i cili bëhet publik.
Programimi dhe raportimi

1. Anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe titullarët e institucioneve qendrore, në


varësi të Kryeministrit, dërgojnë pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të
Ministrave propozimet për programet analitike vjetore, të ndara në katërmujorë,
të projektakteve që do të paraqesin për shqyrtim në Këshillin e Ministrave.
2. Në bazë të propozimeve të dërguara, hartohen programet vjetore të Këshillit të
Ministrave, të bashkërenduara me programin e përgjithshëm të tij dhe me
programin ligjvënës të Kuvendit. Këto programe miratohen në mbledhjet e
Këshillit të Ministrave.
3. Njëri nga anëtarët e Këshillit të Ministrave, i caktuar nga Kryeministri,
bashkërendon programin ligjvënës të Kuvendit me programin politik të Këshillit
të Ministrave.
4. Anëtarët e Këshillit të Ministrave, periodikisht dhe në fund të çdo viti, u
paraqesin Kryeministrit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave
një raport për zbatueshmërinë e akteve, të miratuara nga Këshilli i Ministrave,
për fushat që mbulojnë dhe veprimtarinë që ata drejtojnë, në zbatim të programit
politik të Këshillit të Ministrave.
Procesverbali i mbledhjes

Në mbledhjet e Këshillit të Ministrave mbahet procesverbal,


ku shënohen data, vendi i mbledhjes, anëtarët që morën
pjesë, çështjet që u diskutuan, aktet që u shqyrtuan,
diskutimet e pjesëmarrësve, si dhe forma e rezultati i
votimit.
Procesverbali u paraqitet, përpara mbledhjes pasardhëse,
anëtarëve të Këshillit të Ministrave, nëse një gjë e tillë
kërkohet nga vetë ata. Në këtë rast, ata kanë të drejtë të
paraqesin vërejtje për përmbajtjen e tij, kur nuk është
pasqyruar saktësisht qëndrimi i tyre në mbledhje.
Procesverbali nënshkruhet nga Sekretari i Përgjithshëm i
Këshillit të Ministrave.
Hyrja në fuqi e akteve

Aktet normative, me fuqinë e ligjit, të Këshillit të Ministrave


botohen menjëherë në Fletoren Zyrtare. Vendimet e Këshillit të
Ministrave marrin fuqi juridike pas botimit në Fletoren Zyrtare. Për
vendimet me karakter normativ mund të caktohet si datë hyrjeje në
fuqi një datë tjetër nga ajo e botimit në Fletoren Zyrtare, ndërsa
vendimet me karakter individual hyjnë në fuqi menjëherë, por
botohen në Fletoren Zyrtare.
Udhëzimet e Këshillit të Ministrave dhe të ministrit marrin fuqi
juridike pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Urdhrat e Kryeministrit, të ministrit ose të drejtuesit të institucionit
qendror, në varësi të Kryeministrit ose të ministrit, hyjnë në fuqi
menjëherë, u njoftohen të interesuarve dhe shpallen, për të paktën
3 ditë, në një vend të dukshëm të institucionit përkatës.
Llojet e akteve

Llojet e akteve të institucioneve të pushtetit ekzekutiv janë:


a) akti normativ, që është akti që nxjerr Këshilli i Ministrave në zbatim të nenit 116 të
Kushtetutës;
b) vendimi me karakter normativ, që është akti nënligjor i Këshillit të Ministrave që
rregullon marrëdhënie të përcaktuara me ligj, duke vendosur rregulla të përgjithshme
sjelljeje;
c) vendimi me karakter individual, që është akti nënligjor i Këshillit të Ministrave, që
rregullon një marrëdhënie konkrete, ose që u drejtohet një ose disa subjekteve,
individualisht të përcaktuara, të së drejtës;
ç) udhëzimi, që është akti nënligjor i Këshillit të Ministrave, i ministrit ose drejtuesit të
institucionit qendror, në varësi të Kryeministrit ose të ministrit, me karakter shpjegues, që
shtjellon me hollësi të gjitha urdhërimet e ligjit ose të vendimit të Këshillit të Ministrave;
d) urdhri, që është akti nënligjor i Kryeministrit, i ministrit ose drejtuesit të institucionit
qendror, në varësi të Kryeministrit ose ministrit, që ka karakter të brendshëm, që mund të
vendosë rregulla sjelljeje, të përgjithshme, ose mund të rregullojë një marrëdhënie
konkrete.
 
Komitetet ndërministrore & Grupet e punës me ekspertë

 Grupet e punës me ekspertë për hartimin e strategjive, të politikave, të


studimeve ose të projektakteve të veçanta krijohen me urdhër të Kryeministrit
ose të ministrit për ministritë përkatëse. Ekspertë mund të caktohen edhe
persona, që nuk punojnë në administratën shtetërore. Shpërblimi i ekspertëve
të grupeve të punës përballohet nga fondet e Buxhetit të Shtetit ose të ndihmës
së huaj për atë qëllim, ndërsa masa dhe mënyra e pagesës së shpërblimit
përcaktohen me urdhrin përkatës të Kryeministrit.
 Komitetet ndërministrore janë organe konsultative të Këshillit të Ministrave, ku
diskutohen paraprakisht politikat, çështjet e rëndësishme të veprimtarisë
ekzekutive, si dhe projektaktet e një rëndësie të veçantë. Komitetet
ndërministrore kryesohen nga Kryeministri. Në raste të veçanta dhe me
miratimin e tij mund të kryesohen nga Zëvendëskryeministri ose ministri i
fushës përkatëse. Ngritja, përbërja, fusha e veprimtarisë që shqyrtojnë dhe të
ftuarit në mbledhjet e tyre, përcaktohen me urdhër të Kryeministrit.
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave

Sekretari i Përgjithshëm ushtron këto kompetenca:


a) organizon dhe asiston në mbarëvajtjen e mbledhjeve të Këshillit të Ministrave;
b) ndjek procesin e vendimmarrjes së Këshillit të Ministrave të Ministrave, që nga
paraqitja e projektakteve për shqyrtim e derisa aktet marrin fuqi ligjore, në kuptim të
Kushtetutës;
c) kthen, në bazë të argumenteve ligjore, projektaktet e paraqitura për shqyrtim, kur ato
bien në kundërshtim me Kushtetutën ose me ligjin;
ç) i parashtron Kryeministrit përputhshmërinë e projektakteve të propozuara me
legjislacionin në fuqi dhe me programin politik të Këshillit të Ministrave;
d) përgatit, pas këshillimit me Kryeministrin, programet afatshkurtra dhe afatmesme të
veprimtarisë së Këshillit të Ministrave; d
h) drejton aparatin e Këshillit të Ministrave për të përmbushur funksionin mbështetës të
veprimtarisë së Këshillit të Ministrave;
e) administron buxhetin dhe është titullar i entit prokurues të Kryeministrisë.
Këshilli i Ministrave ose Kryeministri mund t'i caktojnë Sekretarit të Përgjithshëm edhe
detyra të tjera.
Nenshkrimi i akteve qe nxjerr K.M

 Sekretari i Përgjithshëm i K.M drejton procesin e nenshkrimit te akteve te Keshillit


te Ministrave dhe shperndarjen e tyre. Ato siglohen nga anetari propozues I k.M dhe
nenshkruhen nga Kryeministri Brenda 5 diteve nga dita e mbledhjes.
 S.P drejton prrocesin e pergatitjes e te nenshkrimit te akteve te K.M, shperndarjen
e tyre tek organet dhe institucionet me te interesuara dhe dergimin per botim ne
Fletoren Zyrtare. Po keshtu projektligjet dhe projekt dekretet e shqyrtuara e te
miratura ne K.M I dergon ne Kuvend ose tek Presidenti I Republikes se Shqiperise.
 Te gjithe keto akte paraprakisht duhet te siglohen nga anetari propozues I Keshillit
te Ministrave dhe te nenshkruhen nga Kryeministri, Brenda 5 diteve nga dita e
mbledhjes perkatese kur jane shqyrtuar. Sekretari I Pergjithshem, ne bashkepunim
me ministrine propozuese, drejton proçesin e pergatitjes perfundimtare para
nenshkrimit te akteve te K.M te miratuara, me ndryshime ne mbledhjen e K.M

You might also like