Bedrie Isufaj 1

You might also like

Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 31

Universiteti i Tiranës

Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë


Departamenti i Gjeografisë
Master Profesionaal

Pozicioni gjeostrategjik i Shqipërisë dhe konflikti detar me


Greqinë

Punoi: Bedrie Isufaj & Pranoi: Prof. Dr. Albina Sinani


Bislim Gosturani
Tiranë, 2022
Abstrakt

Ky punim ka në themel te vet analizën e pozitës gjeostrategjike te Shqipërisë


bashkangjitur me nje temë mjaft të nxehtë siç është ndarja e detit me Greqinë.
Nëpërmjet kësaj analize është trajtuar roli i pozitës së Shqipërisë në zhvillimin
e rajonit si dhe mardheniet me vendet fqinje. Ne pjesën e dytë te keti punimi
është trajtuar gjerësisht çështje e detit me Greqinë. Konflikti detare mes dy
vendeve si dhe roli i gjykatës kushtetuese për këtë çështje. Qëllimi i këtij
punimi është që të ofroj per lexuesin një përmbledhje te gjere të pozitës së
favorshme të Shqipërisë, gje qe e ka ber përherë te lakmueshme për tu
pushtuar nga vendet fqinje. Ku jam ndalur se tepërmi në çështjen e ndarjes se
detit me Greqinë. Një temë mjaft e nxehtë që ka shum dritë-hije dhe paqartësi.
Per realizimin e këtij punimi jam mbështetur ne literatura te ndryshme
shqiptare si edhe intervistat e shumë diplomatëve dhe studiuesve shqiptare.
Përmbajtja
-Pozita Gjeostrategjike e Shqipërisë
-Disavantazhet e pozitës gjeografike
-Ndryshimet ndër vite
-Ndikimi i Shqipërisë ne rajon dhe mardheniet me vendet e rajonit
-Çështje e paqenë e detit dhe konflikti datar me Greqinë
-Roli i gjykatës kushtetuese
-Ishulli shkëmbor Barketa
-Ratifikimi i ligjit mbi ndarjen e detit
-Deti territorial i Shqipërisë -Pretendimet e Greqisë, çfarë humbet
dhe fiton Shqipëria-Roli i opinionit publik dhe aktualiteti.- Analiza dhe
rezultatet-Bibliograpfia
Hyrje
Shqiperia shtrihet ne gjeresine mesatare te hemisferes Veriore. Pozita gjeografike e tyre luan rol ne veçoritë e kushteve
natyrore dhe ka rendesi gjeopolitike, ekonomike dhe social-kulturore. Ndikimi ne veçoritë natyrore: Vendosja ne brezin
mesatar te hemisferes veriore, dalja e gjere ne Mesdhe dhe shtrirja drejt qendres se Ballkanit, krijojne kushte natyrore te
larmishme dhe te pershtatshme per jetese. Rëndësia gjeopolitike; Ne raport me hapesiren ballkanike, Shqipëria është
cilësuar si porte hyrëse ne Ballkan. Duke lidhur kështu perendimin me lindjen favorizuar nga prania e kryqezimit te
rrugëve qe lidhin Mesdheun Perendimor me vendet e Ballkanit dhe te Azise se vogel permes daljes ne Kanalin e Otrantos
dhe te Korfuzit.

Metodologjia dhe metodat e kërkimit

Metodologjitë kryesore të zgjedhura për të kryer këtë detyrë Keto informacione të mbledhura janë analizuar duke
janë historike, përshkrimore dhe analitike. bërë në përfundim një vlerësim kritik rreth këtyre
Është zgjedhur metoda përshkrimore duke qenë se “qëllimi marrëdhëneve.
kryesor i kësaj metode është të përshkruaj faktet, ngjarjet e të
dhëna ashtu siç janë”.
Në thelb të këtij hulumtimi është raportimi i ngjarjeve historike,
grumbullimit të të dhënave, informacineve, etj por pa i
influencuar apo transformuar ato.
Pozita Gjeostrategjike e Shqiperise

Gjeografë të shumtë si Stadtmyler, Cohen, Dean Rugg etj kanë pranuar faktin që Shqipëria në aspektin fiziko –
gjeografik, bart potencialet e nevojshme për të realizuar rolin e portës – lidhëse (gateway) midis detit Adriatik dhe
gadishullit të Ballkanit. Faktorët që kushtëzojnë një karakter të tillë janë:

• Kanali i Otrantos me largësinë më të shkurtër prej 75.5 km midis gadishujve Apenin dhe Ballkan.

• Vija bregdetare e Adriatikut që dallohet për larminë e gjireve dhe kepeve të shumtë.

• Cektësia e bregdetit të Adriatikut me mundësi zbarkimi të lartë.

• Drejtimi lindje – perëndim në rrjedhjen e poshtme e të mesme dhe drejtimi juglindje – veriperëndim në rrjedhjen
e sipërme të luginave të lumenjve Mat, Shkumbin, Seman e Vjosë, lehtëson depërtimin nga bregdeti i Adriatikut
për në brendësi të qendrës së Ballkanit.
• Zhvillimi i projektit " Korridori i VIII" apo siç njihet në formulimet perëndimore Korridori paneuropian VIII. Është
një aks komunikacioni nga Shqipëria përmes Maqedonisë së Veriut për në Bullgari. Duke lidhur portin e
Adriatikut me Detin e Zi.
Fatkeqësisht shfrytëzimi i këtyre faktorëve u dominuar nga varesia e fuqive te huaja të cilat kishin rolin e
pushtuesit ne vendin tone, duke penguar levizjet iniciuese.
Disavantazhet e pozites gjeografike

Shqipëria me një pozitë gjeografike të privilegjuar, krahas me të edhe pozitë gjeostrategjike mjaft të
rëndësishme. Ka qenë urë kaluese ndërmjet perëndimit e lindjes, ndaj aty janë ndërtuar rrugë me rëndësi
ekonomike e strategjike. Përgjatë ketyre rrugëkalimeve te mëdha, forcat pushtuese kenë mundur të futen
lehtë, qoftë kur kan qenë fise nomade, me kope bagëtishe dhe kuaj, qoftë kur kan qenë fuqi te mëdha me
vetura, kamionë dhe tanke. Pozita e këtillë ka ndikuar tek popujt sllavë e grekë, fqinj të popullit shqiptar, në
të kaluarën duke formuar shtetet e tyre, duke synuar vazhdimisht në grabitjen sa më tepër të trevave
shqiptare. Jo vetëm kaq, interes për këto treva në të kaluarën kanë pasur edhe Fuqitë e Mëdha. Pozitën e
këtillë e kanë shfrytëzuar, Perandoria Romake, Bizantine , Osmane dhe ajo Austro-Hungareze. Synimi i tyre
ka qenë për shfrytëzimin e pasurive natyrore, për okupimet e mëtutjeshme në drejtim të lindjes dhe për
kontrollimin e rrugëve të rëndësishme tokësore dhe detare që lidhin perëndimin me lindjen.

Punoi: Bedrie Isufaj


Ndryshimet nder vite

Si rezultat e këtyre pushtimeve, Shqipëria ne mënyrë te padrejte, ka humbur rreth 69% te territorit të saj. Ne
konferencën e fshehtë te Londrës, me vendim të Fuqive të Mëdha u lan jashtë territorit të Shqipërisë, Kosova,
Çamëria, Plava, Gucia, Shkupi, Tetova, Janina etj... Duke u ndarë ne 4 shtete, Greqi, Serbi, Maqedoni dhe Mal te Zi.
Siperfaqja e banuar me shumicë shqiptare në vitin 1878 ka qenë 91400 km katrorë dhe me një popullsi prej 2 milion
e 450 mije banore. Mali i Zi po ashtu, ne vitin 1878 ka qenë një shtet shumë i vogël me rreth 4405 km katrorë,
ndersa tani Mali Zi gëzon nje sipërfaqe prej 13800 km katrore. Nëse llogarisim territorin serb nga Pashalliku i
Beogradit dhe Principata e Serbisë, në total ka qenë 37500 km katrore. Sot kemi nje Serbi me sipërfaqe 88361 km
katror, por që fatmirësisht humbi Kosoven e cila sot është e pavarur. Ndërsa Greqia ne vitin në vitin 1878 para
luftës së pare ballkanike ka patur nje siperfaqe prej 4750 km katror, e ndërsa sot kemi nje Greqi me 132000 km
katror.

Punoi: Bedrie Isufaj


Ndikimi I Shqiperise ne Rajon

Shqipëria duke qenë një shtet me popullsi jo sllave në Gadishullin e Ballkanit ka marrë një vëmendje mjaft të gjerë nga
ShBA dhe vendet perëndimore duke dobësuar kështu ndikimin Rus ne rajon e cila nëpërmjet vendeve me popullsi sllave
ka synuar te mbaj flamurin e pansllavizmit në Ballkan. Qeveria aktuale e Shqipërisë ka përcaktuar tre objektiva të
politikës së jashtme të Shqipërisë në rajon dhe përtej tij. Së pari, në qendër të misionit të saj është mbrojtja e
interesave kombëtare, parandalimi i konfliktit dhe kontributi në garantimin e stabilitetit demokratik të rajonit. Pare në
tërësi çështja shqiptare sot paraqet një rol të rëndësishëm gjeopolitik dhe gjeostrategjik në Ballkan. Falë politikës dhe
diplomacisë shqiptare të mbështetur nga aleati i yne strategjik ShBA dhe shtetet Europes Perëndimore, shqiptarët sot
janë një faktor i rëndësishëm në gjeopolitikën e Ballkanit dhe zgjedhja e çështjes shqiptare është më afër se kurrë, kur
kemi parasysh ndikimet politike të faktorit politik shqiptar në Kosovë , Shqipëri dhe veprimi i forcave politike në Mal të
Zi, Maqedoni si dhe ne Luginën e Preshevës, si pikë strategjike dhe gjeopolitike ku kalon rruga kryesore nëpër
Maqedoni në drejtim të Greqisë. Sot nga 7 vende të Ballkanit perëndimor tre prej tyre kanë kryeministra Shqiptare
(Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi).
Ndikimi i faktorit Shqiptar në gjeopolitikën ballkanike është evident për shkak te shtrirjes se tyre në 6 shtetet kryesore
të Ballkanit; (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Greqi, Mal të Zi, Serbi-Lugina e Preshevës).

Punoi: Bedrie Isufaj


Mardheniet me Maqedonine

Qeveria shqiptare ishte nje nga shtetet e para qe njohu Maqedoninë në prill te vitit 1993. Shqipëria shikoi ekzistencën e
një Maqedonie të pavarur si të rëndësishme për interesat shqiptare dhe mbajtjen larg të Greqisë dhe Serbisë së
Mollosheviç-it. Por diskriminimi i shqiptarëve në te gjitha sferat e jetës shoqërore shkoj duke u rritur sidomos pas
pavarësisë së Maqedonisë. Për shkak të represionit sistematik nga ana e sistemit, ideja për kryengritje të shqiptarëve
kulminoi me konfliktin e armatosur në fillimin e vitit 2001. Lufta në Republikën e Maqedonisë ishte një konflikt i
armatosur ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK-së) dhe Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë (ARM-së) i cili
filloi më 22 janar të vitit 2001 dhe përfundoi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit më 13 gusht 2001. Rreth një e
katërta e popullsisë së Maqedonisë përbëhet nga shqiptarët, çka bën që influenca e Shqipërisë në një periudhë krize të
fortë politike dhe tensionesh etnike në Maqedoni, të ketë implikime në zhvillimet e brendshme dhe politikën e jashtme të
Maqedonisë. Kjo mund të vërehet edhe në një numër akuzash gjatë vitit 2017 për përfshirjen e Shqipërisë në punët e
brendshme të vendit. Në mars të vitit 2017, zyrtarë të Maqedonisë pretenduan se Shqipëria po përpiqej të promovonte
axhendën e saj të politikës së jashtme, duke nxitur ndryshimet kushtetuese në Maqedoni, duke e njohur gjuhën shqipe si
gjuhën e dytë zyrtare të vendit. Me një vendim historik, ne janar te vitit 2018, gjuha shqipe u zyrtarizua në Maqedoni dhe
u bë gjuhë e dytë zyrtare. Duke zgjidhur kështu ngërçin e hershem të përdorimit të shqipes në institucionet zyrtare.

Punoi: Bedrie Isufaj


Mardheniet me Malin e Zi 

Republika e Shqipërisë, zyrtarisht e ka njohur Malin e Zi më 12 korrik të vitit 2006. Marrëdhëniet diplomatike
mes dy shteteve janë vendosur më 1 gusht 2006. Gjatë dy viteve të fundit, qeveria shqiptare ka ndërmarrë një sërë
iniciativash dhe përpjekjesh për të rritur rolin dhe ndikimin e saj midis minoritetit të shqiptarëve etnikë të Malit të
Zi. Kjo kurbë e përpjekjeve për të ndikuar në faktorin shqiptar të Malit të Zi arriti kulmin në vitin 2016, përpara
zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të Malit të Zi, kur tre partitë kryesore të shqiptarëve në vend u
dakordësuan për të formuar një koalicion që do të rriste përfaqësimin e tyre parlamentar dhe do të intensifikonte
përpjekjet për garantimin e të drejtave të minoritetit shqiptar. Ne prill te vitit 2022 president i Malit te Zi u zgjodh
nje Shqipetar.

Punoi: Bedrie Isufaj


Mardheniet me Serbine

Shqipëria dhe Serbia janë padyshim protagonistët gjeopolitikë në Ballkanin Perëndimor. Të dyja vendet kanë
pasur rol vendimtar në proceset politike rajonale dhe kanë qenë antagonistë gjatë dekadave që pasuan rënien e
komunizmit. Dy vendet kanë bërë kohët e fundit përpjekje thelbësore në disa fronte të politikës së tyre të
jashtme për të kapërcyer të kaluarën dhe për të përmirësuar marrëdhëniet në disa fronte. Por kjo nuk do të
thotë se interesat e tyre gjeopolitike përkojnë medoemos me njëra-tjetrën, sidomos për çështjen e Kosovës, rolit
të Shqipërisë dhe shqiptarëve në rajon, apo edhe perceptimit të ndryshëm për rëndësinë e NATO-s dhe
projektimin e saj gjeostrategjik në rajon. Përpjekjet e bashkëpunimit janë nxitur e mbështetur më tej nga Procesi
i Berlinit, i cili njeh dhe pranon se normalizimi i marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Serbisë ka rëndësi kyçe për
ruajtjen e stabilitetit të rajonit. Çka është më e rëndësishme, të dyja vendet kanë kuptuar kufizimet e politikave
nacionaliste, ndërsa Shqipëria ka ndërmarrë një sërë hapash përtej marrëdhënieve klasike te fqinjësisë së mirë
në rajon.

Punoi: Bedrie Isufaj


Mardheniet me Kosoven

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë të shkëlqyeshme dhe vëllazërore. Bashkëpunimi dypalësh
udhëhiqet nga interesi kombëtar për të thelluar ndërveprimin politik, ekonomik, social dhe kulturor dhe për të
avancuar procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, si projekt themelor përbashkues i hapësirës shqiptare në
shërbim të paqes, stabilitetit dhe begatisë së saj. Thelbi i prejardhjes etnike mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe
Kosovës si dhe interesat për bashkëpunim mes dy popujve dhe qeverive përbëjnë një rrafsh mjaftë bashkë
punues në të gjitha fushat mes të dyja vendeve. Në rrafshin politiko-dioplomatik, shteti i Shqipërisë dhe
diplomacia e tij ka qenë mjaftë aktive për njohjen e Republikës së Kosovës, përmes lobimit dhe të gjitha formave
dhe kapaciteteve të mundshme brenda kornizave të lejueshme. Në nëntor te viti që lam pas qeveritë e e dy
vendeve mbajtën mbledhjen e përbashkët të radhës, nga ku nënshkruan 15 marrëveshje, përfshi këtu dhe
dakordësimin për të lehtësuar ndjeshëm kalimin në kufijtë e dy vendeve të të njëjtit komb. Nga ku pritet qe se
shpejti qarkullimi i shqiptarëve në të dyja shtetet do të bëhet pa nevojën e kontrolleve në kufi. Vendin e kontrollit
do ta zëvendësojë një sistem kamerash, të cilat do të regjistrojnë hyrjet e daljet e shqiptarëve.

Punoi: Bedrie Isufaj


Mardheniet me Greqine

Marrëdhëniet shqiptaro-greke zënë një vend të rëndësishëm në diplomacinë shqiptare. Këto marrëdhënie kanë
patur uljet dhe ngritjet e tyre në vite me shume dritë-hije dhe paqartësi. Dy fqinjët e kanë patur të vështirë
bashkëjetesën e mirë për një kohë të gjatë, pasi pala greke ka pretenduar gjithmonë se territoret në jug të
Shqipërisë përbëjnë Vorio-Epirin dhe janë me kombësi greke.Po ashtu edhe cështja e ligjit të luftës, ajo e
Çamëve dhe Arvanitasve, e Himarës dhe se fundi ajo e kufirit detar e kanë bërë të vështirë arritjen e finalizimit
të këtyre marrëdhënieve. Megjithatë Shqipëria dhe Greqia po ecin drejt një kapitulli të ri .Ka vullnet politik dhe
shpresë nga të dyja palët se do të zgjidhen ҫështjet që kanë tensionuar dhe helmuar marrëdhëniet mes tyre për
shumë vjet. Greqia është investitori më i madh i huaj në Shqipëri dhe partneri kryesor tregtar. Së bashku me
Italinë, Greqia ka mbështetur fuqimisht integrimin euro-atlantik shqiptar siç është hyrja e Shqipërisë në NATO në
2009. Dhe në vitin 2014 nën presidencën e Greqisë, Shqipërisë ju dha statusi per kandidat per ne Bashkimin
Europian. Bashkëpunimi midis dy qeverive dhe sektorit të biznesit ekziston në fusha të shumta si tregu, energjia,
ushtria, turizmi dhe kultura, me projekte të mëdha dy-anëshe si Gazsjellësi Trans-Adriatik.Perspektiva europiane
e Shqipërisë, paqja dhe stabiliteti në rajon janë objektivat drejt këtij kapitulli.

Punoi: Bedrie Isufaj


Çështja e paqenë e detit dhe konflikti datar me Greqinë

Çështja e detit nuk ka ekzistuar kurrë në marrëdhëniet shqiptaro-greke. Nëse ajo do të kishte qenë çështje, ajo do të
ishte trajtuar gjatë 80-90 viteve, qysh nga 1914, kur u vendosën për herë të parë marrëdhëniet diplomatike mes dy
shteteve. Ajo nuk ka ekzistuar as në kohën e kulmit të konflikteve midis Shqipërisë dhe Greqisë; as në 1949 që u shkua
deri në prag të konfliktit të armatosur, dhe as pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 1971 midis dy
vendeve. Pra, është një çështje, që nuk ka ekzistuar. Kjo çështje doli befas në vitin 2009 me nënshkrimin e marrëveshjes
mes dy qeverive të asaj kohe. Në atë kohë Shqipëria dhe Greqia nënshkruan Paktin Detar për të përcaktuar Zonat
ekskluzive ekonomike dhe ndarjen e detit. Marrëveshja u mbajt e fshehtë për nga ana e të dhënave të saj, por pak kohë
pas firmosjes së saj mediat shqiptare e denoncuan atë duke nxjerrë shkeljet. Një rol shumë të madh për të sqaruar
opinionin publik në denoncimin e kësaj marrëveshje ka luajtur koloneli në pension Myslim Pashaj. Koloneli Pashaj faktoi
se ky pakt i jepte Greqisë shumë më tepër hapësirë detare nga sa i takonte, në kurriz të Shqipërisë. Më pas Partia
opozitare e ka dërguar këtë marrëveshje në Gjykatën Kushtetuese e cila e rrëzoi me lehtësi me rezultat unamim, pasi
veç problematikave të lëshimit të hapësirës detare ndaj fqinjëve kishte edhe parregullsi ligjore, siç ishte mosmarrja e
autorizmit nga Presidenti i Republikës.

Punoi: Bislim Gosturani


Roli i Gjykates Kushtetuese

Marrëveshja e vitit 2009 me Greqinë u kundërshtua fuqishëm nga Partia opozitare e Shqipërisë e cila e
dërgoi çështjen ne Gjykatën Kushtetuese, duke renditur një ser akuzash dhe padrejtësisht në diskutimet e
fshehta per detin. Pas shqyrtimit, në vitin 2010 Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e shpalli të pavlefshme
juridikisht dhe antikushtetuese marrëveshjen Shqipëri-Greqi për zonat detare, pasi vendosi të deklarojë si të
papajtueshme me Kushtetutën projektmarrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë. Sipas
Gjykatës Kushtetuese, në projektmarrëveshjen në fjalë u konstatuan shkelje procedurale dhe substanciale që
bien në kundërshtim me Kushtetutën e vendit dhe Konventën e Tretë Ndërkombëtare të OKB-së për të
Drejtën e Detit të vitit 1982. Duke renditur nje ser ceshjtesh qe duhen ripare. Sipas Gjykatës, duhej të ishte
vlerësuar veçmas jo vetëm ndikimi i ishujve të banuar Lazareto, Erikuza dhe Othonoi, por edhe i vetë ishullit
kryesor të Korfuzit, pasi sipas gjykatës marrëveshja u jep (padrejtësisht) që të gjithëve efekt të plotë në
caktimin e vijës kufitare, duke i barazuar plotësisht me dheun kontinental të Shqipërisë.

Punoi: Bislimi Gosturani


Ishulli shkembor Barketa

Ndër konkluzionet kryesore që analizoj Gjykata Kushtetuese për çështjen e detit ishte trajtimi i masës
shkëmbore apo cekëtina Barketa. Ti cilit i ishte dhënë një efekt i plotë, duke e barazuar me dheun
kontinental shqiptar, pavarësisht se sipas gjykatës kemi të bëjmë thjesht me një masë të vogël
shkëmbore të pabanuar dhe pa jetë ekonomike, i cili ne batice zhytet dhe mezi duket. Për më tepër,
për vetë pozicionin e tij, ai ka ndikuar ndjeshëm në spostimin e vijës kufitare që ndan detin territorial
të të dy vendeve. Pozicionimi gjeografik, i Barketës është shumë i rëndësishëm për ta trajtuar si një
nga rastet kur “metoda e baraslargësisë” të çon në udhë qorre. Kjo metodë mund te çoj në
“pushtimin” paqësor të hapësirës detere te Detit Territorial të Shqipërisë. Barketa nuk eshte nje ishull
por nje pengese detare. Ishujt kane nje definicion tjeter ne baze te te drejtes nderkombetare bazar ne
te gjithe elmentet e tij madhesi, popullsi, aktivitet ekonomik dhe politik. Barketa konvencialisht ka
qen pranuar si një shenjë ku ishte vija ndarëse ndërmjet ujërave Greke me ato Shqiptare.

Punoi: Bislimi Gosturani


Ratifikimi i ligjit mbi ndarjen e detit

Sa i përket aspektit historik, dokumentet që sanksionojnë caktimin e kufijve mes Shqipërisë dhe Greqisë, janë që nga
Konferenca e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913, më pas protokolli i Firences më 27 janar 1925 për kufijtë mes
dy vendeve dhe akti përfundimtar i delimitimit të kufijve të Shqipërisë, hartuar dhe vendosur në Konferencën e
Ambasadorëve në Paris më 30 korrik 1926 dhe i firmosur nga përfaqësuesit e Shqipërisë, Greqisë dhe ish-
Jugosllavisë. Shqipëria e ka ratifikuar Konventën e Montego Bay në vitin 2003, ndërsa Greqia e ka ratifikuar në vitin
1995. Sipas kësaj konvente, që konsiderohet si "kushtetuta e së drejtës së detit", çdo shtet ka të drejtën e vendosjes
së një gjerësie mbi ujërat territoriale deri në kufirin që nuk kalon 12 milje detare, por konventa në fjalë parashikon
edhe përcaktime të tjera që rregullojnë e kufizojnë ushtrimin e kësaj të drejte. Pikërisht ky përcaktim shkakton edhe
debatet dhe interpretimet juridike mbi karakteristikat që kanë brigjet e Shqipërisë dhe Greqisë, dhe statusi dhe
specifikat që mund kenë disa ishuj grekë si ai i Korfuzit, Lazareto, Erikuza dhe Othonoi.

Punoi: Bislimi Gosturani


Deti Territorial i Shqiperise

Duhet theksuar fakti se Gjykata e Hages e ka percaktuar nje her si territor Shqiptar pjesen e detit me Greqine
per te cilin ka mos marrveshje. Duke ju referuar incidentit te Korfuzit ne 1946 me Floten Britanike, e cila gjat
nje patrullimi afer territorit shqiptare ra ne minat e vendosura nga sistemi komunist. Ku aty eshte diskutuar
nese ka qen ne territor shqiptar apo ne territorin grek. Nga ku rezultoi me pas si territor shqiptar. Duke denuar
keshtu shqiperine per incidentin. Gjithashtu pala Greke nuk zbaton parimet e konventes Montego Bay. Se pari,
ajo si vije baze merr vijat bregdetare te ndryshme dhe jo sipas parimit te konventes. Se dyti pala Greke nuk
njeh prarimin e EKITESE dhe te ndershmerise por kerkon tu jape ishujve Othonoi, Erikuza dhe Lazareto status
te njejte me kontinentin. Pra problemi i vertete i ceshtjes se detit nuk eshte ne gjirin e korfuzit dhe ne ndarjen e
ujerave aty. Pavarsisht pretendimeve Greke per shkembin barkada qe synon qe matjet ti filloje nga aty. Ceshtja
kryesore eshte ajo e ishujve Othonoi, Erikuza dhe Mathraga. Nese keta ishuj marrin efekt te plote, marrin jo
vetem 12 milje detare ujra territoriale por edhe shelf kontinetal dhe zone eskluzive ekonomike duke i humbur
keshtu Shqiperise siperfaqe shume te madhe detare.

Punoi: Bislimi Gosturani


Pra problemi i vertete i ceshtjes se
detit nuk eshte ne gjirin e korfuzit
dhe ne ndarjen e ujerave aty.
Pavarsisht pretendimeve Greke per
shkembin barkada qe synon qe
matjet ti filloje nga aty. Ceshtja
kryesore eshte ajo e ishujve Othonoi,
Erikuza dhe Mathraga. Nese keta
.
ishuj marrin efekt te plote, marrin jo
vetem 12 milje detare ujra
territoriale por edhe shelf kontinetal
dhe zone eskluzive ekonomike duke i
humbur keshtu Shqiperise siperfaqe
shume te madhe detare.

Punoi: Bislimi Gosturani


Pretendimet e Greqisë, çfarë humbet dhe fiton Shqipëria

“Greqia do të zgjerojë kufijtë e saj detar në 12 milje” ka deklaruar kështu kryeministri grek Kyriakos
Mitsotakis, gjatë seancës parlamentare të mbajtur ne gusht te vitit 2020. Gjithashtu edhe Kryeministri
Shqiptar u tregua shumë i guximshëm të theksonte fort te drejtën e Greqisë për tu zgjeruar ne 12 Milje,
duke harruar kështu interesin kombëtar dhe të drejtat e Shqipërisë. Sipas konventës së Montego Bay ku
bejne pjese te dyja vendet, çdo shtet ka të drejtën e vendosjes së një gjerësie mbi ujërat territoriale deri në
kufirin që nuk kalon 12 milje detare, por konventa në fjalë parashikon edhe përcaktime të tjera që
rregullojnë e kufizojnë ushtrimin e kësaj të drejte. Ne parim Greqia mund ta ketë te drejte por jo ne rastin
me Shqipërinë duke qenë se distanca mes dy vendeve është me pak se 24 milje detare.
Sipas pretendimeve të palës greke, në rastin me te keq, Shqipëri humbet rreth 13000 kilometër katrorë si
dhe i bëhen dhuratë Greqise zona ekonomike ekskluzive dhe shelfi kontinental. Nga ana tjetër nëse vendimi
i gjykatës ndërkombëtare do jete ne favor te shtetit tonë, Shqipëria ne këtë rast nuk përfiton asgjë por ruan
keto sipërfaqe dhe zonat ekonomike ekskluzive bashkë me shefin kontinental. Ngritja e kësaj çështjeje nga
ana e Shqipërisë nuk është në kurriz te asnjë shteti tjetër por mbrojtja e interesave te saj dhe territorit te
vendit.

Punoi: Bislimi Gosturani


Roli i opinionin publik dhe aktualiteti

Në Shqipëri opinioni publik ashtu si dhe ne shtete te tjera, është shumë i ndjeshëm ndaj çdo çështje që prek
interesat kombëtare, rendin publik etj. Rasti i ndarjes se detit me Greqinë është rasti me i mire ku reagimi
publik dha frytet e veta. Reagimi i shumë intelektualëve dhe diplomatëve shqiptarë ishte i madh dhe dhan
nje kontribut shumë të madh per denoncimin e merreveshjeve te fshehta me Greqinë. Si në marrëveshjen e
vitit 2009 po ashtu edhe ne vitin 2014 kishte shumë paqartësi ne bisedimet per detin. Diplomati Shaban
Murati jep nje analizë të gjerë rreth çështjes se detit me Greqinë duke denoncuar paaftësinë e diplomacisë
shqiptare dhe po ashtu shkeljet e kasaj marrëveshje. Gjithashtu ish koloneli Myslym Pashaj ishte i pari që ne
vitin 2009 denoncoi fuqishëm marrëveshjen e detit. Duke u ber protagonist i shum studiove televizive. Është
e rëndësishme te theksohet se opinioni publik është totalisht kundra kësaj marrëveshjeje qe ne fakt prek
interesat kombëtare. Fal ksaj trysnie nga opinioni publik te dyja marrëveshjet janë anulluar dhe çështja ka
shkuar ne gjykaten ndërkombëtare.

Punoi: Bislimi Gosturani


Analiza dhe Rezultate
Gjatë punës time ne këtë punim duke lexuar dhe analizuar literaturë te ndryshe si dhe hulumtime ne
portalet mediatike arrita ne keto rezultate:

• Shqipëria ka një pozitë shumë te favorshme gjeostrategjike ne Gadishullin e Ballkanit duke shërbyer si
porte hyrëse dhe si ure lidhese mes Lindjes dhe Perendimit.

• Pavarësisht kësaj pozite gjeostrategjike te favorshme historia është treguar e padrejtë me ne,duke
humbur rreth 69 % te sipërfaqes se mëparshme. Duke qen rast unikal ne bote, qe kufizohemi me trojet
tona.

• Shqipëria gëzon mardhenie te mira me vendet e rajonit dhe roli i saj ka ardhur duke u rritur sferën
gjeopolitike

• Shteti Grek edhe pse vend i BE dhe më i fuqishëm se Shqipëria, nuk do ta ketë privilegjin që të
përfitojë gjitha pretendimet e tij. Kjo pasi mund te krijohet precendet edhe për shtetet e tjera, të
cilet do të bazoheshin ne këtë rast per te kerkuar zgjerimin e territoreve të tyre.
• Dy çështjet që mund te diskutojnë Greqia dhe shqiptaria per detin janë zona ekonomike ekskluzive dhe shelfi
continental dhe jo te diskutohet per detin territorial

• Duke marrë parasyshe faktin që fill pas marrëveshjes se vitit 2009 Shqipëria u anëtarësua ne NATO dhe
pas marrëveshjes se vitit 2014 Shqipëria mori statusin e vendit kandidat. Arrijmë ne përfundim se Qeveria
Greke është duke ber një lojë shumë te piset në këmbim te nje vote pro ndaj Shqipërisë.

• Marrëveshja e detit duhet te zgjidhet me ndihmën e ndërkombëtarëve dhe jo me marrëveshje te fshehta.


Bibliografia

- “Gjografia Politike e Shqiperise ne Tranzicion ” Eqerem Yzeiri

- “Deti Midis Shqiperise dhe Greqise” Shaban Murati

- “Dritehije Shqiptaro Greke” Ndricim Kulla

https://www.youtube.com/watch?v=GwkFqcXB93w&t=1460s
https://www.youtube.com/watch?v=uNyrFKq6MEI&t=2171s
https://
www.aa.com.tr/sq/analiz%C3%AB/c%C3%ABshtja-e-detit-mes-shqip%C3%ABris%C3%AB-dh
e-greqis%C3%AB-nga-marr%C3%ABveshja-e-rr%C3%ABzuar-tek-pritja-p%C3%ABr-n%C3%
AB-hag%C3%AB/2129836

https://sbunker.net/op-ed/71377/marreveshja-detare-me-greqine-dhe-arsyet-e-nulifikimit/
http://gazetashqiptare.al/2018/03/19/libri-i-ri-shaban-murati-enigmat-dhe-pergjigjet-per-ceshtjen-
e-detit/

You might also like