Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 14

SHENDETI MENDOR

Stresi dhe ankthi tek adoleshentet


Pjestaret e grupit: KLEA DUDA, TERJANA MOLLA, SARA BASHOLLI, DAJANA
ELMASLLARI, DAVID KUQO, GENARD HOXHALLARI, ERSI MARKO, KESJANA
TARELLARI, FJORDI CELA, ILIR BUFI
Stresi
◦ është përgjigja e një organizmi ndaj një stresi të tillë si një gjendje
mjedisore. Stresi është metoda e trupit për të reaguar ndaj një gjendjeje
të tillë si një kërcënim, sfide ose pengesë fizike dhe psikologjike. Janë dy
hormone që një individ prodhon gjatë një situate stresuese, këto janë të
njohura si adrenalina dhe kortizoli.  Stimujt që ndryshojnë mjedisin e një
organizmi reagojnë nga sisteme të shumta në trup. Tek njerëzit dhe
shumica e gjitarëve, sistemi nervor autonom dhe boshti hipotalamik-
hipofize-adrenal,  janë dy sistemet kryesore që i përgjigjen stresit. 
Shkaktaret e stresit
◦ Rrethanat që shkaktojnë stresin janë quajtur stresorë. Stresorët
ndryshojnë në ashpërsi dhe kohëzgjatje. Për shembull, përgjegjësia e
kujdesit për një prind të sëmurë mund të jetë një burim i vazhdueshëm i
stresit të madh, ndërsa bllokimi në një trafik të rënduar mund të
shkaktojë stres afat-shkurtër. Disa ngjarje, të tilla si vdekja e një të
afërmi, janë të vështira për të gjithë.Por në situata ndryshme, individët
mund të përgjigjen ndryshe për të njëjtën ngjarje, çfarë është stresuese
për një, nuk eshte per nje tjeter.
Simptomat e stresit
◦ Shfaqja e Akneve
Kjo ndodh sepse kur njerëzit janë të
stresuar, kanë tendencën të prekin fytyrën
më shpesh se zakonisht. Kjo përshpejton
përhapjen e baktereve dhe shfaqjen e
puçrave.
◦ Dhimbjet e kokes
◦ Studimet konfirmojnë se një ngjarje
stresuese pasohet nga një dhimbje e fortë e
kokës. Sa më shumë ngjarje të tilla të ketë
në harkun kohor të një muaji aq më shumë
dhimbje koke do të përjetojë një i rritur.
◦ Dhimbjet Kronike
Nivelet në rritje të kortizolit, hormoni kryesor
i stresit shkaktojnë dhimbje të shumëfishta
e kronike.
◦ Mungesë Energjie Dhe Pagjumësi
Lodhja kronike dhe rënia e nivelit të energjisë janë simptoma të përhapura të stresit. Stresi prish
edhe cilësinë e gjumit dhe shkakton pagjumësi.
◦ 
◦ Oreksi
Stresi ka një ndikim të fortë tek oreksi. Njerëzit e stresuar mund të përjetojnë humbje të tij ose një
dëshirë të pajustifikuar për ushqim. Në përiudha stresuese, njerëzit mund të humbasin ose të
shtojnë në peshë në mënyrë të menjëhershme.
◦ 
◦ Depresion
Stresi kronik ka një rol kontribues në shfaqjen e depresionit. Ky fundit prek më shumë adoleshentët
dhe gratë. Sa më stresuese të jetë jeta juaj, aq më të shpeshta do të jenë episodet e depresionit.
◦ Rrahje Të Shpeshta Zemre
Stresi e bën zemrën të rrahë më
shpejt dhe më fort. Raste të tilla
vërehen tek adoleshentët dhe
studentët të cilët situatat
stresuese i kalojnë në shkollë
ose me moshatarët e tyre.
◦ 
Ankthi
◦ Ankthi është
ndjenja që keni kur
jeni të shqetësuar
ose të frikësuar për
diçka. Është një
ndjenjë e
natyrshme,
njerëzore e frikës
ose panikut.
◦ 
◦ 
◦  
Simptomat e ankthit te pergjithshem
- simptomat fizike
◦ Rrahje të shtuara të zemrës;
◦ Frymëmarrje e shpejtë ;
◦ Djersitje e tepërt;
◦ Ndjesi e të ftohtit/nxehtit në trup;
◦ Drridhje; 
◦ Mpirje;
◦ Ndjesi e të vjellit;
◦ Dhimbje barku;
◦ Mungesë fuqie;
Ankthi- simptomat emocionale

◦ Shqetësim;
◦ Nervozizem në rritje;
◦ Frika e humbjes së kontrrollit;
◦ Frikë se mos çmendet ose vdes papritur;
Ankthi- simptomat e njohjes( konjitive)
◦ Probleme me perqendrimin;
◦ Vështirësi për të fjetur (pagjumesi);
◦ Ngadalësim i proceseve njohëse;
◦ Gabime në të gjykuar;

Ankthi- simptomat e sjelljes


◦ Shmangie nga situatat që i sjellin ankth;
◦ Izolim; 
Llojet e crregullimeve te ankthit
◦ Ankthi është një pjesë kryesore e disa çrregullimeve të ndryshme si:
◦ Çrregullim paniku: përjetimi i një atak paniku në mënyrë të vazhdueshme;
◦ Fobi: frikë e tepruar nga një objekt, situatë specifike;
◦ Çrregullim i ankthi social: frikë ekstreme për tu gjykuar nga të tjerët në situata sociale;
◦ Crregullim obsesiv- kompulsivmendime irracionale të përsëritura që ju drejtojnë të
kryeni sjellje specifike, të përsëritura;
◦ Çrregullimi i ankthit të ndarjes: frika e të qenit larg shtëpisë ose të dashurit tuaj;
◦ Crregullimi i ankthit te pergjithesuar;
◦ Crregullimi i stresit post- traumatik: ankthi pas një ngjarje traumatike;
Disa nga faktoret qe mund te rrisin rrezikun
e zhvillimit te nje crregullimi ankthi:
◦ Trauma
◦ Fëmijët e abuzuar, dhuna ose dëshmitarë të ngjarjeve traumatike, janë në rrezik më të
lartë për të zhvilluar një çrregullim ankthi në një moment të jetës. 
◦ Stresi për shkak të një sëmundjeje
◦ Një sëmundje serioze mund të shkaktojë shqetësime të rëndësishme për çështje të tilla si
trajtimi dhe e ardhmja.
◦ Grumbullimi i stresit
◦ Një ngjarje e madhe ose grumbullim i situatave të vogla stresuese të jetës mund të
shkaktojë ankth të tepruar – për shembull, një vdekje në familje, stresi ne pune ose
shqetësim i vazhdueshëm për financat.
◦ Personaliteti
◦ Njerëzit me disa lloje personaliteti janë më të prirur ndaj çrregullimeve të
ankthit sesa të tjerët
◦ Droga ose alkooli
◦ Përdorimi i droges ose alkoolit ose nga varesi të tjera mund të shkaktojë ose
përkeqësojë ankthin
Trajtimet per ankthin
◦ Psikoterapia
◦ Teknikat e relaksimit dhe keshillimi nga psikolog ndihmojnë për të kuptuar
gjendjen dhe për të përmirësuar reagimin emocional
◦ Trajtimi mjekësor
◦ Medikamentet që përdoren zakonisht për të trajtuar ankthin përfshijnë ilaçet
kundër depresionit dhe qetësuesit.
◦ Ata punojnë për të ekuilibruar kiminë e trurit (crregullimet hormonale) për të
parandaluar episodet e ankthit dhe për të larguar simptomat më të rënda të
çrregullimit.

You might also like