Enzimat

You might also like

Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 9

ENZIMAT

Punoi: Rijad Burrniku XII-3


Prof.:Arlinda Krivanjeva
Muaji Nëntor 2022
PERMBAJTJA
• 1. Definicioni mbi enzimat.
• 2. Struktura e enzimave.
• 3. Funksioni i enzimave.
• 4. Veprimi i enzimave.
• 5. Avantazhet e përdorimit të enzimave në industrine ushqimore.
• 6. Industritë e përdorimit të enzimave.
DEFINICIONI MBI ENZIMAT
• Enzimat janë proteina që funksionojnë si katalizatorë, që do të thotë se janë substanca që
kanë vetinë të shtojnë shpejtësinë e reaksioneve kimike pa u shndërruar. Në fakt, ato mbeten
të pandryshuara në fund të reaksionit në të cilin kanë marrë pjesë. Çdo qëlizë e qenieve te
gjalla shfrytezon enzimat për te funksionuar në mënyre të rregullt në organizëm. Përderisa
enzimat jane selektive , çka do të thotë që ato ndahen ne disa lloje , ato mund të jenë
katalizues të vetëm disa prej reaksioneve kimike. Një rast i veçante ku enzimat bëhen
përbërëse të reaksionit janë reaksionet që zhvillon ARN ose ndryshe ribozomet e
organizmave , tek e cila enzima lidhet si çelesi me drynin me ribozomin e caktuar per ti
dhënë atij karakteristikë dhe funksion të veçantë.
• Enzimat mund të ndikohen nga një sërë molekulash :
1) Deaktivuesit: Të tillë janë drogat dhe helmet , të cilat sapo bien në kontakt me enzimen e
deformojnë ose shkatërrojne ate duke ulur aktivitetin enzimatik.
2) Aktivuesit: Të tillë janë sapunët , te cilet nën efektin e enzimave të caktuara jobiologjike , i
japin ndihmëse sapunit në heqjen e njollave nga rrobat , duke fuqizuar reaksionin e pastrimit.
STRUKTURA E ENZIMAVE
• Më poshtë vihet re një figurë e një enzimë që gjendet në trupin e njeriut , perkatësisht të një
anhidriti karbonik. Sfera në qendër është Zink , i cili eshte koo-faktor në veprimtarinë e enzimës.
• Enzimat janë proteina sferike të cilat lidhen ne vargje aminoacidesh , me struktura me përbërje
të ndryshme. Janë pikërisht struktura që kanë dhe lidhja e aminoacideve qe i bëjnë të kenë
karakteristika te ndryshme. Katalizimi bëhet nëpërmjet disa elementeve te enzimave në këtë
strukturë që duhen koo- faktore. Shumica enzimave për nga gjatësia e tyre , dalin më të mëdhenj
në përmasa se sa elementet e reaksionit prandaj zakonisht vetem 3-4 aminoacide veprojnë nga e
gjithë enzima ne reaskion.
FUNKSIONI I ENZIMAVE
• Si të gjithë katalizatorët funksioni enzimave është që të ulë Energjinë e
Aktivizimit , që do të thotë se reaksioni do të ndodhë më lehtë dhe me
vrrullshëm.
• Si rezultat produktet përfitohen më shpejt dhe gjendja e ekuilibrit të
reaksionit vendoset në fraksione te kohës.Për këtë logjikisht kuptohet se
reaksionet që përdorin enzimat janë mijra herë më të shpejtë se
reaksionet e thjeshta pa katalizator. Enzimat si katalizatorë nuk
konsumohen dhe as marrin pjesë ne ekuilibrin kimik te reaksionit , ato
thjeshte ndihmojnë veprimin e tij. Enzimat sot njihen të shërbejnë si
katalizatorë në rreth 4000 reaksione kimike dhe kjo falë ndarjes se tyre
specifike ne shumë lloje enzimash.
REAKSIONI ME DHE PA ENZIMA
VEPRIMI I ENZIMAVE
• Që një enzimë të funksionojë duhet te kombinohet (qoftë edhe për një kohë të shkurtër ) me
një substrat.Në shumicën e rasteve forcat qe mbajnë të lidhur enzimën me substratin janë
jokovalente, të tilla si :
• Lidhja hidrogjenore
• Lidhja jonike
AVANTAZHET E PËRDORIMIT TË
ENZIMAVE NË INDUSTRI USHQIMORE
• Nuk janë toksike.
• Janë natyrale,në kuptimin që kemi mundësi ti aktivizojmë dhe ti Çaktivizojmë.
• Jane aktive në përqëndrime të vogla të substratit.
• Mund të kontrollojmë një sërë reaksionesh.
• Përdoren si indikatorë/katalizatorë në reaksione specifike.
• Japin sasi te vogël të nënprodukteve.
INDUSRITË E PËRDORIMIT TË
ENZIMAVE
• Të shtuara në ushqimin e kafshëve 7%
• Në procesin e pijeve 7%
• Në industrinë tekstile 13%
• Të shtuara në detergjentë 49%
• Në proceset ditore 14%
• Të tjera 10%

You might also like