Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 14

Studimi brenda apo jashtë vendit

Punuan: Rosela Minja,


Mikela Bruçi,
Rexhina Met-hasani

Pranoi: MSc. Megi Xhumari

Tiranë: 31/05/2023
Hyrja Studimet brenda dhe jashtë vendit janë një temë e rëndësishme në
fushën e arsimit dhe zhvillimit personal. Zgjedhja e të ndjekurit
studimeve në një vend tjetër ose të qëndrosh në vendin tënd të
origjinës është një vendim i rëndësishëm që ndikon në jetën dhe
karrierën e individëve. Kjo temë sjell në vëmendje shumë aspekte
të rëndësishme si sfidat, përfitimet dhe ndikimet e studimeve në
një mjedis të ri.

Studimet jashtë vendit u ofrojnë studentëve mundësinë për të


përjetuar kulturën dhe sistemin arsimor të një vendi tjetër, të
mësojnë gjuhë të reja dhe të zhvillojnë aftësitë ndërkulturore. Kjo
përvojë e rrallë hap horizonte të reja, zgjerimin e perspektivave dhe
zhvillimin personal dhe akademik të studentëve.

Në anën tjetër, studimet brenda vendit janë një opsion i


rëndësishëm për studentët që dëshirojnë të përfitojnë arsimin e
lartë në vendin e tyre të origjinës.
Parashtrimi i problemit
Studimi brenda dhe jashtë vendit është një fenomen që ka shtuar
interesin dhe pjesëmarrjen e studentëve në nivel global.
Ndryshimet në arsimin e lartë, globalizimi dhe avancimi i
teknologjisë kanë bërë që studentët të kenë mundësi të zgjedhin
të studiojnë në vende të huaja ose të mbeten në vendin e tyre të
origjinës për të ndjekur studimet e tyre. Kjo zgjedhje vjen me sfida,
ndikime sociale, kulturore dhe ekonomike që ndikojnë në jetën e
studentëve dhe në zhvillimin e shoqërive të tyre.

Qëllimi i studimit
Qellimi i këtij studimi është të kuptojë përfitimet dhe sfidat që
lidhen me zgjedhjen e studentëve për të ndjekur studimet brenda
ose jashtë vendit.
Objektivat e studimit

1. Të identifikohen dhe analizohen arsyet kryesore qe i detyrojnë


studentët të largohen jashte vendit të tyre.

2. Identifikimi i sfidave dhe vështirësive që hasin studentet gjatë


studimeve.

3. Të analizohen ndikimet sociale, kulturore dhe ekonomike të studimeve


brenda dhe jashtë vendit.
Pyetjet kërkimore

1. Pse dëshironi të studioni jashtë vendit?

2. Cilat janë arsyet kryesore që ju shtyjnë juve të emigroni?

3. Nëse do të largoheshit, cilat do të ishin arsyet që do ta


shikonit rikthimin në Shqipëri si një alternativë?
Termat kyç
Studime brenda dhe jashtë vendit: Përkufizohet si zgjedhja e
studentëve për të ndjekur studimet në një vend të huaj ose të
qëndrojnë në vendin e tyre të origjinës për të përfituar arsimin e
lartë.

Zhvillim personal dhe profesional: Përfshin rritjen personale dhe


zhvillimin e aftësive individuale, si dhe avancimin e karrierës dhe
arritjen e objektivave profesionale.

Sfidat dhe vështirësitë: Përfshin vështirësitë dhe pengesat që


studentët mund të hasin gjatë studimeve brenda dhe jashtë vendit,
si mungesa e bashkëpunimit, probleme financiare, barrierat
gjuhësore dhe kulturore, dhe ndarja nga familja dhe mjedisi i njohur
Rishikimi i Literaturës
 Pavarësisht nga dëshira e madhe për të studiuar jashtë vendit,jo të gjithë të
rinjtë shqiptarë i kanë mundësitë për të realizuar një gjë të tillë. UNESCO
database tregon se në vitin 2017 vetëm 12.3% e studentëve shqiptar
studionin në vendet e zhvilluara të OECD-së.

 Dy vendet e para ku studionin studentët shqiptarë në vitin 2017, por me një


diferencë të theksuar midis tyre, ishin vendet fqinjë: Italia(59.4%) dhe
Greqia(6.9%).

 Kritz dhe Douglas (2018) duke analizuar migrimin e studentëve nga vendet në
zhvillim të Afrikës arrijnë në përfundimin se treguesi i mobilitetit është i lartë
në vendet që kanë një kapacitet të ulët terciar dhe
opsione të pakta studimi.
 Ndërsa sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe
Rinisë(MASR)numri i nxënësve në arsimin parauniversitar në Shqipëri që
mësojnë në shkollë gjuhën gjermane(si gjuhë e huaj e parë ose e dytë)ishte
12.678 vetë në vitin 2019,nga 6.400 që ishte në vitin 2012.

 Një studim i financuar nga Westminer Foundation for Democracy(WFD)


lidhur me koston e emigrimit të të rinjve shqiptarë vlerësonte se kostoja e
përgatitjes së një personi në Shqipëri në vitin 2018 me edukim primar ishte
6.041 Euro, me edukim sekondar ishte 9.267 Euro dhe me edukim tercial
ishte 18.283 Euro.
Metodologjia e Përdorur

 Metoda kërkimore e përdorur:Ky është një studim me


model eksplorues mbi studimim brenda apo jashte
vendit. Është përdorur metoda cilësore e mbledhjes së të
dhënave.

 Popullata e studimit dhe kampionimi i përdorur: Duke


qenë se ky punim ka për qëllim të kuptojë sfidat dhe
përfitimet që lidhen me studimim brenda apo jashte
vendit janë intervistuar të rinjtë e grupmoshës 18-25
vjeç. Kampionimi i përdorur është ai i qëllimshem.
Karakteristikat e popullatës

1- Të gjithë studentët e përzgjedhur e kishin shprehur një herë dëshirën


për të studiuar jashtë vendit.

2- Grupmosha qe mori pjesë në studim ishte (18-25 vjeç)

3- Në studim morën pjesë 4 vajza dhe 3 djem Gjithsej në studim moren


pjesë 7 studentë.
 Instrumenti Kërkimor i përdorur

Instrumenti Kërkimor i përdorur në këtë rast është Intervista e strukturuar, e cila ështe formuluar nga
vetë ne. Përpara formulimit të pyetjeve është bërë një kërkim paraprak në internet për informacione të
përgjithshme, më pas I kemi formuluar pyetjet për intervistën së bashku me anëtarët e grupi.

 Metoda e mbledhjes së të dhënave dhe analiza e të dhënave.

Metoda qe është përdorur për mbledhjen e te dhënave është ajo cilësore. Të dhënat në këtë punim janë
cilësore. Intervista është shpërndarë në mënyrë individuale, gjatë pushimit të orëve.
Analiza e të dhënave

1. Si ndiheni emocionalisht në vendin tuaj?


Emocionalisht ndihen mirë se këtu kanë familjen, shoqërinë, por i
shqetëson ekonomia e ulët në Shqipëri, pagat e larta, punësimi.

2. Çfarë mendojnë të afërmit tuaj që jetojnë jashtë shtetit për emigrimin?


Të afërmit kanë një opinion shumë të mirë, shprehen të kënaqur me pagat,
punësimin si edhe me studimin atje, pra ata ja sugjerojnë largimin jashtë
shtetit.

3. Çfarë mendimi kanë prindërit/miqtë, A e mbështesin edhe ata


zgjedhjen tuaj?
Familja dhe miqtë janë shumë mbështetës për zgjedhjet e tyre, gjithashtu
edhe në lidhje me largimin e tyre për studime.
4. Pse dëshironi të studioni jashtë vendit?
Studimet jashtë shtetit mund t’iu hapin dyer të reja në karrierë, diploma njihet
më shumë është ndërkombëtare, dhe cilësia e studimit është më e lartë.

5. Çfarë ju motivon juve për të studiuar jashtë vendit?


Të afërmit duke i’u treguar rreth studimeve që kanë ndjekur dhe se sa mundësi
punësimi kanë pasur.

6. Cilat janë 3 arsyet kryesore që ju shtyjnë juve të emigroni?


Arsyeja studimet, kultura e re, mundësi për karrierën, eksplorime i vendeve të
reja.

7. Çfarë prisni në të ardhmen nga shteti shqiptar që mund t’ju vij në ndihmë
juve për shkollimin, punësimin dhe qëndrimin në vendin tuaj?
Nga shteti Shqiptar në të ardhmen presin që të ofrojë mundësi punësimi për të
gjithë, rritje të pagës si edhe arsim falas.
Referencat:
• Brooks, R., Waters, J. (2011) StudentMobilities, Migration and theInternationalisation of
Higher Education.Basingstoke: Palgrave Macmillan.
• Cela A., Kamberi G., (2019) RiniaShqiptare [Eng: Albanian youth]2018/2019. F. Ebert
Foundation.
• Danaj E., Gendered experiences ofinternational student migration: the caseof Albania.
General, Place & Culture, 2019
• Deliu E., Studentet shqiptare jashte,potenciali e perspektiva e tyre komunitet-krijuese.
Revista Arsimi Sot dhe Neser, Nr.3, faqe. 29-30, 2007.
• EUROSTAT., Key Figures on englamentcountries. 2017 Editions.
• Gèdeshi, I., Black, R. (2006) From BrainDrain to Brain Gain: Mobilising Albania'sSkilled
Diaspora, A policy paper for theGovernment of Albania. UNDP, Tirana.
• Gèdeshi, I., King R. (2018) New Trends inPotential Migration from Albania. Tirana: F.Ebert
Foundation.

You might also like