Grupi Dhe Ndikimi I Tij: Lënda: Psikologjia Sociale

You might also like

Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 15

GRUPI DHE NDIKIMI I TIJ

Lënda: Psikologjia Sociale


Temat
Çfarë është grupi?
Zhvillimi i grupit
Funksionimi i grupit
Efektet e grupit te individi
Grupi
Grupi përbëhet nga dy ose më shumë persona që
ndërveprojnë socialisht, të cilët kanë qëllime të
përbashkëta, kanë marrëdhënie të qëndrueshme, janë
disi të ndërvarur, si dhe e perceptojnë veten se janë në
fakt pjesë e grupit (Paulhus, 1984).
Anëtarët e grupit ndërveprojnë me njëri-tjetrin
Anëtarët janë të ndërvarur nga njëri-tjetri
Marrëdhëniet e tyre janë konsistente, të qëndrueshme
Grupi ka qëllim të përbashkët
Anëtarët e grupit e perceptojnë veten si anëtarë të grupit
Formimi i grupit
Arsyet e formimit të grupit:

Grupet na ndihmojnë të plotësojmë nevoja të


rëndësishme sociale/psikologjike (nevoja për
përkatësi, vëmendje dhe afeksion)

Grupet na ndihmojnë në arritje të qëllimeve


Zhvillimi i grupit
Fazat e zhvillimit të grupit:
I. Formimi: anëtarët njihen me njëri-tjetrin
II. Beteja: konfliktet në grup, anëtarët rivalizojnë për
rolet në grup
III. Normimi: krijohen perspektiva të përbashkëta se si
do të veprojë grupi; krijohen rregulla të caktuara
IV. Performimi: grupi përqëndrohet në realizim të
detyrave dhe qëllimeve
V. Shpërbërja: kur realizohen qëllimet, anëtarët nuk
kanë më arsye të mbeten në grupe
Funksionimi i grupit
1. Normat: përcaktojnë sjelljet e anëtarëve në grupe
2. Rolet: pozita, përgjegjësitë dhe detyrimet ndaj grupit
• Paqartësia e rolit (p.sh. prindërit e rinj, duhet të jenë
prindër, por edhe të vazhdojnë karrierën profesionale)
3. Kohezioni: forcat që i shtyjnë anëtarët të jenë pjesë e
grupit
Efektet e grupit te individi
1. Lehtësimi social
2. Humbja sociale
3. Deindividuimi
Lehtësimi social në grupe
A veproni ndryshe në prezencë të të tjerëve?
Norman Triplett (1898), eksperimenti me një skuadër
çiklistësh
Prania e të tjerëve çon në stimulim psikologjik, gjë që
shton rendimentin (lehtësim social)
Lehtësimi social ndodh gjatë bashkëveprimit
Lehtësimi social ndodh në praninë pasive (p.sh. ne
ngremë më shumë peshë kur vëzhgohemi nga të tjerët
sesa kur jemi vetëm)
Lehtësimi social
Përse ka raste kur prania e të tjerëve me tepër e
pengon sesa e lehtëson rendimentin?
Robert Zajonc (1965):
Reagimet zotëruese: sjellje instiktive ose të mësuara
Reagime jozotëruese: sjellje të ndërlikuara, që nuk
janë mësuar më parë
Pse stimulohemi nga prania e të tjerëve?
I. Prania e të tjerëve
Prania e të tjerëve nxit gjendje alarmi

II. Të kuptuarit e vlerësimit


Unë brengosem se tjerët më shikojnë dhe mund të
qeshin me mua

III. Shpërqëndrim të vëmendjes


Vëmendja e përqërqëndruar në dy e më shumë gjëra nxit
gjendje alarmi
Humbja sociale
Max Ringelman (1880-tat)
Kontributi i individit në grup më i vogël sesa në izolim
Njohur edhe si efekti i Ringelman-it
Shkaku i këtij efekti?
Mungesa e koordinimit
Humbja e motivimit
Humbja sociale
Alan Ingham dhe kolegët (1974)
Eksperimenti me tërheqjen e litarit
Bib Latane dhe kolegët (1979)
Grupi ndikon në reduktim të përpjekjeve të individit
Fenomeni – humbja sociale
Humbja sociale mund të evitohet:
Kontributi individual në grup identifikohet dhe vlerësohet
Detyra e performuar është e rëndësishme për individin
Përpjekja ime është e rëndësishme për sukses të grupit
Grupi do të ndëshkohet nga rezultati i dobët
Kohezioni i lartë grupor
Lehtësimi dhe humbja sociale
Deindividuimi (mosidentifikimi)
Reduktimi i kufizimeve ‘normale’ të sjelljes kur
njerëzit nuk mund të identifikohen
Deindividuimi (2)
Faktorët ndikues të deindividualizimit:
Madhësia e grupit
Anonimiteti fizik
Reduktimi i përgjegjësisë

You might also like